“Kam bërë një veprim shumë të mirë. Jo vetëm pse i shpëtova jetën Sali Berishës dhe të tjerëve atë natë, por edhe pse shmangëm një kasaphanë”. Bajram Hidri e kujton mirë natën e 28 nëntorit 2000, kur bashkë me 10 persona të tjerë ishin brenda selisë së PD-së, e cila ishte rrethuar nga dhjetëra forca speciale të nisur me urdhër të ish-kryeministrit Ilir Meta, që të ndalohej me çdo kusht Sali Berisha. Momenti vendimtar ishte kur dy persona të armatosur donin të dilnin nga selia blu për t’iu përgjigjur me armë policisë speciale, por në këtë moment, Bajram Hidri, arrin t’i ktheje mbrapsht, duke shmangur gjakderdhjen.
Pse ishe me 28 nëntor 2000 te PD-ja?
Unë bashkë me militantë tjerë të PD-së isha për të protestuar për vjedhjen e votave të zgjedhjeve vendore, që ishin mbajtur në tetor. Aty mora vesh se është vrarë Syl Lusha, miku im dhe ai u vra ndërsa kishte veshur këmishën time, që ia kisha dhënë që kur ishim në një birucë te burgu 313, sepse ma kërkoi ngaqë i pëlqente shumë. Madje edhe sot i ati i Sylës e mban varur te shtëpia dhe thotë: “Është këmisha e Bajramit”. Natën e 28 nëntorit 2000 isha brenda në PD-në e rrethuar nga forcat policore që kishte dërguar aty kryeministri Ilir Meta. Unë rrija te zyra e ndjesë pastë Pjetër Arbnorit dhe atë natë fjeta të kolltuku i Pjetër Arbnorit.
Sa njerëz ishit brenda?
Ishim rreth 10 vetë dhe të gjithë po mendonim se kur do të hynim brenda forcat e policisë dhe të na vrisnin. Ishin dhjetëra forca policore me autoblinda, ndërsa Sali Berishën e mbajtën dy orë të rrethuar te “Ushtari i panjohur”. Niko Brahimaj i komunikoi akuzën: “Akuzohesh për kryengritje të armatosur ndaj shtetit”. Truprojat e Berishës i morën nëpër xhipa. Por atë natë unë i kam shpëtuar jetën Sali Berishës.
Si ia shpëtove?
Ja shpëtova se në momentin që forcat speciale u afruan te PD-ja, dy shokët e mi dolën të armatosur për tu kundërpërgjigjur. Por unë u dola përpara dhe i ndalova ata të dy, njëri prej të cilëve, pak kohë më parë shoqëroi edhe Edi Ramën në Tropojë, kur shkoi për takime. Pra ishte ndërhyrja ime, që iu shpëtua jeta Sali Berishës dhe drejtuesve të tjerë në PD, ndryshe do të ishte bërë kasaphanë. Por kjo ndodhi atëherë, sepse tani Berisha është bërë ortak me ata që donin ta vrisnin, ndaj sot p.sh. PD-ja në Elbasan merr vetëm 8 mijë vota, aq sa nuk ka marrë as në vitin 1997. Sot duhet t’i gjuash me armë PD-së që të marrësh ndonjë post, siç janë bërë drejtorë ata që e gjuajtën me armë në 1997-ën.
Çfarë bëtë brenda në PD, në kohë kur Berisha ishte dërguar nga forcat policore në Drejtorinë e Policisë?
Mbaj mend se u morën në telefon disa prej udhëheqësve të huaj të asaj kohe. Gjatë kësaj kohe ne ishim të rrethuar dhe skena të tilla unë nuk kish parë as në filma. Ne ishim brenda me drita të fikura, sepse nga tarracat e pallateve na ishin drejtuar armët me rreze lazër me pikë të kuqe, që të diktonin sapo të nxirrje kokën. Kemi patur një ankth të paparë. Me dhjetëra njerëz u masakruan vetëm pse kaluan në ato orë afër selisë së PD-së. Sot me vjen keq pse luftuam për disa horra, që nuk e dinin se ku ishte selia e PD-së.
Z.Hidri, cila ishte lidhja jote me Azem Hajdarin?
Azemin e kam patur mik shtëpie. Me të jam njohur që në fillim të viteve ’90, kur vinte në Elbasan për organizimin e mitingjeve dhe këtë shenjën e qepjes në gishtin e madh (tregon njërën dorë të operuar) e kam nga mitingu i madh që u bë këtu, kur u thye xhami i madh i kinemasë “11 nëntori” dhe hëngra shkopinjtë e policisë në kurriz. Aty ishin edhe Arben Demeti, Azem Hajdari, Preç Zogaj, Gramoz Pashko, pra shumica e nismëtarëve të krijimit të PD-së. Azemi ishte një prej idhujve të mi në politikën shqiptare. Ai nuk është më, sepse politika kështu qenka: në momentin që ngre kokën të këpusin, të vrasin. Sepse në momentin që Azemi ishte për të luftuar korrupsionin në PD, ata e përjashtuan, derisa pastaj i vunë dajakun, derisa e vranë.
Kur u takuat për herë të fundit me Azem Hajdarin?
Ishte 12 shtatori 1998, ditën e mitingut në Fier. Isha me katër shokë të tjerë. Aty u bë mitingu më i madh që ishte bërë ndonjëherë dhe PD-ja po riorganizohej dhe ashtu pushteti i PS-së nuk do ta kishte të gjatë. PD-ja e kishte afruar sërish Azemin se nuk kishte çfarë të bënte, duhej afruar më i miri. Pas mitingut në Fier, unë hipa në makinën e Azemit, deri në Rrogozhinë, në një “Alfa Romeo” të blinduar. Me atë makinë kishim hyrë edhe në Vlorë, në 3 prill 1998, për të bërë mitingun e parë, pas rebelimit të vitit 1997.
Çfarë ndodhi pas mitingut të Fierit?
Pas mitingut të Fierit unë zbrita në Rrogozhinë. Azemi më tha që të zbrisja sepse vetë do të vazhdonte për në Tiranë. Të nesërmen mora vesh, sepse askush s’më tregonte, që Azemin e kishin vrarë. Në mëngjes herët u nisa për në Tiranë dhe kam ndenjur aty.
Pyete se si ishte vrarë Azemi?
Pyeta dhe më thanë: “E nxorën në pritë”.
Kush e kishte nxjerrë?
E kishin nxjerrë nga brenda PD-së. E kishin marrë në telefon dhe i kishin thënë: “Dil Azem se është një benz i bardhë”. Del Azemi dhe vritet bashkë me rojen, shokun tim Besim Çerja. Ishte kurth, sepse është sikur e ke nxjerrë nga shtëpia. Unë di kaqm e nxorën në pritë, e vranë, dhe tani e qajnë.
Ti ishe njëri prej 24 të arrestuarve për 14 shtatorin. Kur të arrestuan?
Mua më arrestuan me datën 7 janar 1999 me akuzën për kryengritje të armatosur kundër shtetit. Sot ajo që më bën mua të ndihem shumë keq është se prokurori i asaj kohe është ministri i sotëm Nasip Naço. Mua më arrestuan në Elbasan, me forcat Renea. Më vunë thesin në kokë, tre “Iveco” me 30 policë me skafandra vetëm për mua, a thua se unë isha Xhevdet Mustafa, armik i popullit. Më çuan direkt para kryeministrisë dhe aty një nga shefat e policisë, më tha: “Z.Bajram Hidri, çfarë të premtoi Sali Berisha, që do të të bënte shef krimesh?”. “Jo, ia ktheva, unë mora pjesë në varrimin e Azem Hajdarit, që e vratë ju”. “Ashtu o kriminel”- më thanë e më çuan në rajonin numër 3, ku më priste Nasip Naço, prokurori më i tmerrshëm që kam parë në jetën time. Aty më erdhën forcat e policisë dhe me shkopa dhe këmbë karrikesh më rrihnin. Ata ishin tamam banditë dhe sot ata janë në krye të shtetit. Më treguan ca pamje filmike dhe më pyesnin: A je ti këtu? Më treguan disa pamje filmike, në një tank ku ishin 200 vetë. Aty dolën 5 tanke nga garda që i morën njerëzit, hipa edhe unë lart, kaq ishte problemi.
Ju e keni marrë pafajësinë?
Jo, sepse edhe sot pas kaq vitesh procesi gjyqësor nuk ka mbaruar akoma, dhe jemi bërë më keq se në gjyqin e Hagës. Kurse Ilir Meta, me një video me 700 mijë euro, po merr pafajësinë. Sot Sali Berisha është bashkuar me horrat, me banditët. Ne që i ruajtëm jetën, jemi hedhur te koshi i plehrave. Të paktën të mbyll çështjen tonë, nuk i kërkojmë gjë tjetër. Unë ende nuk kam marrë dënimin, edhe pse kam
ndenjur 13 muaj në birucë dhe 26 ditë në grevë urie për afatet e paraburgimit në burgun 313, në një birucë me Syl Lushën, derisa mu mbush goja me push. Ndërsa gardianët e burgut na thonin: “Ore kriminelë, akoma s’keni vdekur ju?”. Qëndrova në grevë urie derisa më çuan me urgjencë në spital forcat e RENEA-s.
Z.Hidri per ty dhe njerezit si ty nuk duhet ti vije keq kujt.Pse nuk ke guximin te thuash qe “SALI BERISHA ESHTE KRYEBANDITI E KRYE HORRI” por thua “Sot Sali Berisha është bashkuar me horrat, me banditët”. Sali Berisha ka qene dhe eshte i njejti llum. Sa per ju qe ju perdor si leter higjenike dhe pastaj u hedh tutje,shume mire ja u ben.Ju meritoni edhe me keq.
po ti na paske mare me qafe mor zoti hidri……..
pse si le kriminelet ta kishin zhdukur qe atehere te ligen nga shqiperia dhe sot do te ishim tjeter………….
do te ishte pastruar shqiperia dhe nga sala dhe nga meta……
Ky eshte nje nga shume te penduarit per verberine e tyre ndaj Partise. Do respektuar si burre sepse te pakten ka guximin dhe flet ndersa te tjeret heshtin.
Po cfare i penduari eshte ky? Ky edhe ne kete interviste po i lepihet Berishes. Pse nuk ben asgje te na shpetosh nga drejtesia – i lutet.
Po pse mor koqe kandari i ndalove ata te dy te qellonin? I kishe lene te qellonin e te provonin sa u vlente lekura. Do ishin vrare ca veta por do shpetonim nga ca plehra qe i kane zene fytin Shqiperise !!!
Me vjen keq o BAJRAM qe ke bere nje akt te shemtuar qe i ke shpetuar jeten nje vrasesi hajduti qe i ka braktisur te gjith shoket e tij me te ngushte ndersa per ty me vjen keq se ke vuajtur edhe burgun e Nasip Naços por saliu me vjen keq qe ta them e me vjen keq qe perdor kete fjalor por sali berishes nuk i bie fare ne men bajrami dhe ai per ty nuk pjerdh fare te perdori si mish per top e te braktisi si nje leck pa vler.E vertet apo jo o BAJRAM?
Dmth e pranon edhe vete. Ke marre pjese me arme kunder qeverise se asaj kohe e tani i lepihesh Berishes te te shpetoje. Jo mor kriminel, gjyqi i 14 Shtatorit, Gerdeci, vrasjet e 21 Janarit etj krime nuk do te mbyllen kurre. Dje u arrestua ne Australi nje 90 vjecar nazist hungarez se kishte vrare nje cifut ne kohen e luftes. Drejtesia nuk te fal. Nje dite edhe Berisha do ti shohe ato dyer e do te jape llogari per te gjitha krimet. KRIM ESHTE KRIM E NJE DITE NDESHKOHET.
Po kur te jesh debil kjo te gjen o Bajram, a shkon robi me mend ne koke te mbroje shtazen, kete pune e paske bo ti Bajram se aq ta ka pre truni, eh Bajram Bajram kot s’thone menja gjo e madhe………
pse po te duket i pafajshem?! ka be ate qe kane be perhere cubat ne historine shqiptare,i ka dal ne krah te fortit per te perfituar dhe ai thelen e rradhes,nuk ka be asgje per hater as se eshte burre i mire.
sot qe eshte ne hall,kerkon meshire nga beu i fshatit.
kemi nje menyre te menduari ne shqiptaret qe na ben vertet primitiv.
Dikur per te sha z.Enver Hoxha,permendnim vrasjen e Qemal Stafes,thjesht sa per te thene dicka dhe per tu duk interesant.NuK dua te zgjatem me me kete histori,por dua te kaloj tek dualizmi qe i behet sali berishes dhe azem hajdarit.Kemi te vrarin i cili papritur na behet hero!personalisht kam respekt deri ne momentin kur takohet me Ramiz Aline,por pastaj eshte gjithcka e zeze.Azemi eshte thjesht bashkepunetor i sales ne te gjitha te zezat qe i bene vendit.Tani,pse eshte vra Azemi,pse eshte prish me kapobanden e vet,e dine vetem ata vete,te tonat jane vetem supozime( Ndoshta njeri donte ti falte Shqiperine greqise,ndersa tjetri serbise)
Nje pyetje kisha per te pandehurin me siper.Po e quaj te pandehur sepse shpresoj qe nje dite te pergjigjet,a mund te na thote vetem nje(1) gje pozitive qe Azemi ka be per kete vend???????????????????????????????????
tjeter,ne kohen kur ishte gjalle,sherbetori i djallit Janullatos vihet ne krye te kishes shqiptare.Ka ndonje koment te Azemit ketu?
ne vitet kur ishte gjalle,trotuaret e Italise ishin plot me vajza shqiptare.Dini ndonje te denuar ne ate kohe per kete pune?
te gjithe e dime trafikun e turpshem te naftes ne drejtim te serbise.Azemi a kishte mundesi te bente dicka per ta ndaluar kete njolle te zeze dhe qe tregon qarte kotesine e te qenit tone komb? patjeter qe po,por nga ajo qe flitet,eshte se pikerisht ai ishte nje nga kokat e trafikut.
jemi turpi i botes dhe qenia jone shtet eshte pikerisht turp dhe e kote.
Ke shume te drejte. Ke harruar kontributin e te shoqes …
Ti paske pase respekt te pakten njehere per te (Azemin) kurse une s’kam pase asnjehere respekt as per ate as per shtazen e eger. Ky popull akoma nuk ka mesuar nga historia, deri sa te rrije duke votuar debilin e radhes qe bertet me shume keshtu do te vazhdoje, ne vend numero, dhe emisaret e Evropes kurve do te kene gjithmone nje vend debil ku te rrisin rrogat dhe dietat e tyre.
Ja ta them une nje gje pozitive per Azemin —
Azemi ishte dhe eshte i vetmi politkan shqiptar qe i Thyente Dhembet politkes greke
dhe nuk e lejonte te bente asnje hap rejt Shquperise
……….dhe eshte pikerisht kjo arsyeja qe e vrane Azem Hajarin
sepse Azemi me patriotizmin e tij e mbyti politken greke ne Shqiperi
—Po te ishte Azemi gjalle–Asnje spiun i grekut nuk do livadhiste neper Shqiperi
…….Asnje shkolle greke nuk do hapej,….asnje prift grek nuk do hynte ne Shqiperi,…..
–Po te ishte Azemi gjalle Fatos Nano do ishte ne burg per tradheti ndaj Atdheut…..
….Po te ishte Azemi gjalle ,ne politken shqiptare nuk do kishte
asnje spiun te grekut —Vertet ata ,spiunet e grekut, do ishin ne Shqiperi ,
por ne………..Burg.
—–Ndaj,per kete shkak kryesor u vra Azemi nga Bandidet e Nanos qe ishin veshur Police
–Dhe jashte ne kurth e nxori ai badigardi i Sales,
Izet Haxhia,
te cilin e kishin rekrutuar ata banditet police, qe PS-ja atehere
i kishte me shumice ne organet e policise
–Ja pra kjo ishte e mira e madhe qe kishte Azemi ,te cilen nuk e ka
asnje politkan sot -,ndaj edhe e vrane …..
——-Sala natyrisht e di qe e vrane njerezit e Nanos,por nuk ka si ti prishi maredheniet me greket –sepse cfare do qe te beje Azemin nuk e ngjall dot —
——-Por ,ama ,Saliu inatin ua nxjerr juve ne zgjedhje
—-Dhe ju kurre nuk keni per te fituar– –Urejtja e tij ndaj jush eshte e …….PAFUND,
Ai nuk ju lejon ju ti merni pushtetin me votime
— O socialista Sala ua mati koken me pe ,dhe ai pshstetin e le vetem me lufte ……
Ju nuk jeni te zote per lufte ,ndaj ai do jete gjithmone ne krye ….\
Ky qerozi ketu ka te drejte –por Saliu eshte tip Makiavelisti,
dhe i harron gjerat –per te rendesi ka vetem qellimi i tij …..Pushteti
Shume dakord. Bravo. Azemi ka qene nje cub i rendomte dhe kriminel. Njeri pa nivel dhe horr. Thjesht sepse donte te ikte komunizmi nuk e ben hero, apo edhe sepse e vrane.
Te duket pak ironike te thote ky tani qe Azemi po luftonte korrupsionin brenda PD-se!!! phhhhh…
Komenti i Preng Sherrit është më domethënësi në gjithë këta që kanë shkruar këtu.
Prenga ka shkruar vetëm për majën e akullnajës….
Të tjerat, ata që i kanë dy gramë tru i imagjinojnë…jo larg realitetit.
Fshati që duket sÇka nevojë për kallauz.
Paqe! Tingëllon bukur fort…por po e le gjarprin të vijë rrotull.. ai sapo t’i jepet mundësia do të helmojë.
Falet vetëm kur e ke nën kontroll. Në liri nuk ka kontroll.
Sillen të urtë derisa të gjejnë rastin.
Ke shpetuar ARMIKUN ME TE ZI TE SHQIPTAREVE!!!Tere jeten do te ngele ne TRU KRIMI I MADH,qe ke bere!!!Ne se ai BANDIT do te ishte qeruar qe atehere,DO KISHTE SHPETUAR SHQIPERIA!!!!AI ESHTE NJE GJARPER !!!!NUK KA ASNJE SHQISE NJEREZORE!!!ESHTE NJERIU ME I URRYER NDER SHQIPTARET!!!NE VARRIN E HITLERIT MUND TE VE LULE,NDERSA NE VARRIN E KETIOJ BANDITI DO BEJ SH….N!!!!
Sa mire qe ligjerojne komentatoret anonime. Po mire, kete kryebanditin kete mafiozin kete bishen qe quhet Sali, pse nuk dilni e ta vrisni JU qe kritikoni kete qe e ka mbrojtur? Si thoni e beni dot?
Po ua jap une variantin tim: JO, NUK E BENI DOT GJALLE NE BOTE JU! Sepse ju, edhe kur kritikoni Bajramin qe ka shprehur mendimin e vete publikisht, kritikat i beni me pseudonime. Pra dhe per te bere nje kritike ndaj nje ish sherbetori te Berishes dhiteni dhe fshiheni si struca pas nofkave tuaja. Masturboni online, se deri kaq e beni me zotesite tuaja, kete merite e keni, sua mohoj dot.
Po vere ti njehere emrin e te shohim sa trim qe je. Ne qe shkruajme shprehim indinjaten tone per nje pleher si Berisha e zagare si ky Bajrami e puna jote qe i kane shkuar ose i shkojne pas Berishes. C’donte ky zagar me Sali qenin ne 28 nentor te 1998? Sapo te merrnin haberin se ra komisariati i Tropojes, te merrnin me arme qeverine? Por ne ate kohe Ilir Meta u tregua burre e ia tregoi vendin Saliut e gjithe ketyre si puna juaj, packa se sot e ka menderosur me gjithcka.
Jepi Qezarit ate qe i takon, thote fjala latine.
Kur te vine mende nuk ti hane as qente.Me 97-n ti bashke me shoket e tu deshet te bombardonit Jugun me aeroplane, u armatoset me arme dhe donit te merrnit gjakun , shkatrruat , dogjet,turturuat njerez deri ne vrasje si Remzi Hoxha.
Ju u bete vegla qorre te Sali Berishes, dhunuat edhe idealet e dhjetorit, shkelet edhe mbi shoket tuaj sepse ashtu ju urdheroi Saliu.
Ashtu si ndihesh ti sot: i perdorur, i mashtruar, i genjyher, pa pune dhe ne varferi ndersa sheh me syt e tu cdo dite poshtrimin tend dhe nuk mundesh te hapesh gojen. Shume si ty nga Turpi heshtin sot!
Fatin tend e kane per ta gjet edhe gardistat qe vrane me 21 Janar dhe shume te tjere qe vodhen votat.
tipa te tille nuk i duhen as hasmit.profesioni i tij eshte vrases me pagese
naten,diten fle gjume.nqs do egzekutoja berishen dhe kete trap berishes
do ti beja favor do ta vrisja me plumb kurse kete ne karrike elektrike
duke ja marre shpirtin avash avash..akoma shet mend se e ka mik drog dillerin e lazaratit azem hajdarin i cili duke patur vellain ne sigurim
tallte bythen me studentet per demokraci ne 90′.
O ASKUSH.po flet ti me kete emer ASKUSH.NUK vihet emri o trap se saliu eshte VRASES dhe ka nje bataljon qe vetem vret,njerez qe e kane trurin te shplare si naziskinet e hitlerit edhe keta jane nazistet e saliut.Nuk e shan njeri Bajramin per çka thot por nga urrrrrrejtja qe kane per kriminelin kryeminister shfryjne edhe pak dufin me kete te mjere qe sot eshte pa vlere
O BAJRAM.
Edhe Ti je njè plehrè. Njèlloj si ata qè mbrojte dhe po vashdon tè mbrosh. Nga mènyra se si shprehesh se mbrojta Salin nè vitin 2000 nga arrestimi je njè plehrè. Nèse e arrestonte dhe e burgoste ti do mbajet koqet me dore. Se aq mundesi tè jepesh. Edhe Ti je si gjithè ata. Njè lloj krimineli por se nè çshkallè e di Ti. Me Ty dhe ustallaret e Tu, Shqiperia humbje e shkaterrim do njofi. IK O LEGEN I SALES
Ja 1 tjeter kriminel qe po na bo rolin e te VIRGJERESHES.
Kur s’te futen 1 plumb,atehere kur te arestuan,te lumte ty.
mos duhet qe te behem simpatizantei ndonje partie qe te me botoni komentet i mia une jam simpatizan i familjes time dhe punoj gjith diten per kushtet e tyre dhe nuk ju mungon asgje o mjerane.
Nuk je me shume se nje leter higjenike O Hider, keshtu kane qene dhe shoket e tu qe jane lepire pas mbreterve gangstere kushtu po perfundon dhe ti dhe te tjeret pas tyja. Keshtu do te perfundojne dhe ata qe i bene karshillek deputetit para dy ditesh, ata horra nuk kane ndonje ndryshim te madh nga ty. Duhet ti falenderosh qe te kane lene gjalle.
Selami
DHE TI ZOTERI QE GJYNAH TE QUHESH I TILLE,SOT C FARE KERKON?TI JE NJESOJ SI SALIU,U NGRITET ME ARME KUNDER SHTETIT DHE JA KU JENI,KURSE BABAI YT SALI VRAU NJERZIT NE PROTESTE ME DUAR NE XHEPA.TANI NA DEL E DEKLARON SE BERISHA ESHTE BASHKUAR ME HORRAT,POR MOS HARRO TI JE NJE I TILLE.PERSE ANKOHESH APO TA VARI BIDONIN SALIU DHE S TE DHA NDONJE KARRIKE DHE TY? NJEREZ TE TILLE S NJOHIN NDERSHMERINE,DINJITETIN POR RENDIN PAS KOCKAVE SI PUNA E QENVE
Nje artikull rreth nje briganti normal. Si shume nga ata qe ne 98 gjoja u ininjuan per Azemin dhe pastaj ju sulun dyqanit PACIFIC ne Tirane dhe e grabiten.
Po ai azemi vete pse nuk e thote asnje hapur qe ishte nje trafikant ordiner?
Ca shteti jemi qe mitizojme nje ordiner?
Nuk kam votuar asnjehere ne jeten time dhe nuk behem pjese e asaj maskerade.
Te bekofte zoti Bajram Hidri,
Ti e ke bere detyren tende, kjo PD te la ty dhe gjithe te djathtet e tjere qe kane luftuar me shpirt rugeve te shqiperise dhe botes.
Zoti mallkofte Sali Berishen qe u zhyt ne llum.
ti qenke armiki ma i madh i shqipvetar,te ishte vrar ky derr sot shqipria do ishte e lir
Zoti PRENG SHERI nuk do i hiqja asnje presje vertete as nje presje gjithe komentit tuaj N.qs je nga veriu do desha te perdorja nje shprehjen tuaj .Tu rrit ndera more burre!!!!!!!.Une nuk shoh as nje pendim te ky njeri, ku te vetmin problem qe ka eshte se pse akoma nuk thiret ,si ai bodigardi dje(qe shante deputetin TAHIRI) neper aksione .Keta jane ate mitingashet mobile qe Azemi dhe shoket e tij kishin shume nga mbrapa dhe i perdornin mish per top .Eshte ky dhe shume te tjere si ky qe i shpetuan 97 dhe ben ate qe ben ne 98.Ky eshte gjynahu i Fatos Nanos dhe disa te tjereve brenda PS, qe asnjehere njeriun qe ngriti avionet kunder jugut dhe keta horra qe guxuan te benin terror mbi popullin ,nuk i ulen asnjehere perpara drejtesise.
Ketu qendron dhe fatkeqesia e ketij vendit se kete vend e kane ne dore nje grusht bandash te cilat kane per qellim te zhvasin dhe ate pjese qe ka mbetur.Nuk pertyp dot nga disa politikane kur quajne vit te mbrapsht vitin 97 .Ky ishte viti kur populli i tha pushtetit NDAL BEG SE KA HENDEK.Kjo duhet te ndodhe tani sa s’eshte vone para se te shohim veten ne fund te gremines .Jam krenare per vitin 97 qe keta horra si ky Hidri e pane se si skishte dot as Azem e as HAJDAR qe te mbante dot pushtetin ,para nje zemerimi popullor .
KY BAJRAM HIDRI ESHTE NJE NGA ME TE POSHTURIT NE ELBASAN KY ESHTE NJE LEPER QE KA FRIK NGA HIJA E TIJ, KY PERSON BASHKE ME CA LEPRA TJER TE PUSIT QE LAHET VET NE ELBASAN SI GEZIM BILANI JANE NJERZIT QE SHKOSHIN NE QENDRA VOTIMI GODISNIN PLEQ PLAKA QE TE MOS VOTOSHIN NEPER ZGJEDHJE SE ISHIN TE MAJT KETO KANE SHUM LLOGARI PER TE DHENE POPULLIT NE ELBASAN.NEPER MITINGJE I MERRSHIN NJERZITV ME ZOR NGA SHPIA DUKE I BERE PRESJON.BASHKE ME GRUAN E TIJ QE PUNON NE GJENDJE CIVILE BESHIN FALLCIFIKIME NE LISTAT ZGJEDHORE ,DHE TANI NA HIQET SI I PENDUM SE KERKON NDO NJE VEN PUNE NJERI ME4 VJECARE PASTAJ MORI SHKOLLEN E PLEPAVE,KY NJERI BASHKE ME GEZIM BILANIN DO VIJ DITA QE DO VAREN TE RRAPI PER TE KEQIAT QE KAN BA NE ELBASAN.
o bita ti qe ke komentuar kete koment do te them nje gje, un i njoh keto te dy qe ke komentuar ti si bajram hidrin dhe gezim bilanin ,dhe keto jane heronj te demokracise por ti si i degjeneruer dhe i degraduar qeje nuk mer vesh nga demokracia ,lum elbasani qe ka njerez te vlerave dhe qytetrimit elbasanas.
KE MARRE NE QAFE NJI POPULL TE TERE ,O BAJRAM QE I PASKE SHPETUAR JETEN KETIJ KRIMINELI,PO CFARE FITOVE TI ME ATE PUNE..SOT NUK I DUHESH GJE MA .TI DHE SHUMEJU KA PERDOR SI ATO LETRAT NJE PERDORIMESHE DHE PASTAJ JU HEDHI NE KOSH ..TI KERKON FALJE DHE ASGJE TJETER NGA PRINCI JUAJ…POR TA DISH MIRE SE TE BESH GRUSHTE SHTETI ,TE MARRESH TANKET DHE TE TERRORIZOSH NJI POPULL TE BESH XHIRO NE MES TE KRYEQYTETIT NER SY TE GJITH BOTESME TANKSA TOPA APO MITROLOZA .ATHU SE JE TUJ BA XHIRO ME BICIKLETE DHE NE DORE MBAN NJE KITARE GABOHESH ..O BAJRAM O BAJRAM.TY DHE PRINCIT TEND ..BERISH-AL-SALIH VETEM GJYGJI JU PRET.KENI BERE SHUME KRIME O BAJRAM NUK BESOJ SE JE PENDUAR ,PO TU DHA RASTI A,PO PATI NEVOJE PRINCI JUAJ TI PERSERI DO JESH GATI SEPSE JE USHTARI I VDEKJES .PRANDAJ MOS U QAJ SHUME SE NUK I DHIMSESH ASKUJT..E.KUPTON..O ..BAJRAM..O ..BAJRAM
Paske pasur shok Azemin?! (“Me thuaj me cilin rri, te te them se cili je” thote populli) Azemi ka qene nje kriminel i lindur. Sosi atje ku qe nisur. Sa kohe qe qe bashke me Berishen, i vuri zjarrin Shqiperise. Madje, provoi t’i vinte sterkembesin edhe vet ustait te tij, Berishes. (Kujtoni futjen ne greven e urise, apo bashkimin me protesten e organizuar nga Sindikata e Pavarur, nga ku e hoqi zvarr bodigadri i Berishes. Sidoqofte, Azemi mori fundin qe meritonte.
Regjisori i tere te kqijave eshte Berisha, ndersa ju serish i lepiheni! Nasip Naço, qe kritikoni ju, ne qofte se qendron minister, qendron pikerisht se e mban Berisha, per te cilin ju nuk keni guxim te thoni qofte edhe nje gjysem fjale.
Sidoqofte, beni mire qe jepni interviste, se populli ka nevoje te mesoje sa me shume nga brenda PD-se dhe te kuptoje qart tere llojin e llumit te shoqerise, qe, ashtu se toku, gatoi e vazhdon te gatuaje kete çorbe qe na shtrohet perpara.
Bajram Hidri te lumt per kontributin qe ke dhene, ndersa heroi i popullit shqiptar Sali Berisha nuk besoj se ju ka harruar, por edhe polititka e ben te veten pasi qe per shkak te votave nganjeher duhet bere koalicion edhe me te keqin.
Ndersa ju kriminela qe po komentoni ju nuk jeni asgje tjeter vetem se leter higjenike e Fatos Nanos, Skender Gjinushit e Edvin Ramoviqit, qe e dogjet Shqiperine ne 1997 dhe tentuat qe ta digjni serish ne 2011, por kesaj here haset ne denimin e Zotit.
Shqiptaret e vertet per fat te keq kane mbetur jasht Shqiperise, ndersa aty brenda nuk gjen asgje tjeter perveq se kopila te Stalinit, Mao ce Dunit e te grekut.
Edhe nje here Bajram Hidri te lumt dhe mos u merzit per komentet e kopilva te ruseve, grekeve, kinezeve dhe serbeve.