Si dështoi plani i Leka Zogut për të rrëzuar Berishën nga pushteti në mars ‘94

10 Dhjetor 2011, 11:54Politika TEMA

Nga Guxim Alimani

Pas përzënies nga Atdheu më 20 nëntor 1993, Mbreti Lekë u mërzit seriozisht. Po aq zhgënjim u vu re tek emigracioni, kryesisht ai i vjetër politik për këtë akt aspak demokratik e atdhetar e lëre më njerëzor. Largimi i Leka Zogut irritoi natyrisht, së pari, legalistët e monarkistët, të cilët asokohe filluan realisht divorcin politik me PD-në, me gjithë butësinë që shfaqte “de jure” kryetari i P.L.L., z.Guri Durollari.

Në këto kushte mbreti Lekë thirri në mars 1994 një delegacion nga Shqipëria. Siç do t’u përshkruaj me vërtetësi në këto radhë, vizita e këtij delegacioni më shumë se një gjest kortezie apo çmallimi, ishte një mbledhje politike që në thelb përmbante një kundërvënie reale ndaj regjimit post-diktature të instaluar në Shqipëri. Duhet thënë se për arsye të largësisë, si dhe pamundësisë materiale, në Johanesburg të Afrikës së Jugut mbërriti një delegacion simbolik, por që në përbërje kishte jo pak domethënie. Konkretisht bënin pjesë këta zotërinj: 1. Abdi Baleta, deputet i Partisë Demokratike. 2. Kurt Kola – Kryetar i Shoqatës së ish të Përndjekurve dhe të burgosurve Politikë të Shqipërisë. 3. Sulejman Krasniqi – shkrimtar dhe personalitet i njohur i letërsisë historike me origjinë nga Kosova. 4. Arshin Rexha – Kryetar i Shoqatës Atdhetare – Politike Çamëria. 5. Guri Durollari, shqiptaro-amerikan, asokohe drejtues i Partisë së Legalitetit. 6. Ilia Terpini – Artist i Merituar, personalitet i njohur në fushën e artit dhe kinematografisë. 7. Ramiz Mena – pinjoll i njërit nga bajraqet më të njohura të Lurës, i përndjekur politik. 8. Ramiz Lushaj – personalitet i njohur në botën e gazetarisë, pronar e drejtues asokohe i gazetës “Dardania” 9. Lin Martini – një nga krerët e njohur të antikomunizmit në Shkodër, ish i burgosur politik, vëllai i mjaft të njohurve të Lëvizjes Demokratike në Shkodër, Viktor e Lek Martini 10. Skënder Dede, inxhinier i Fizikës Bërthamore, drejtues i rinisë pranë shoqatës së ish të përndjekurve politikë. 11. Guxim Alimani – (autori i këtij shkrimi) drejtues i shtypit monarkisto-legalist në Shqipëri, si dhe këshilltar i ministrit të Oborrit Mbretëror.

Pa përmendur bujarinë, me të cilen u pritëm, si dhe ekzotizmin e vizitës në kontinentin e largët, do të ndalem në mbledhjen disaditore të Johanesburgut. Mbledhja u drejtua nga vetë mbreti në Rezidencën e tij me asistimin edhe te ministrit të oborrit, z. Mulosmanaj dhe sekretarëve e ndihmësve të tjerë që shërbenin pranë tyre si z. Bram Well, zonja Ana Mari Zhoze etj. Mbledhja kaloi në tre faza dhe përfundoi me konkluzione e protokoll të nënshkruar nga të gjithë pjesëmarrësit. Faza e parë ishte njohja e mbretit dhe informimi me situatën politiko-ekonomike në Atdhe. Në unanimitet u konkludua se qeveria dhe shteti shqiptar nuk po arrinin të përmbushnin aspiratat demokratike të shqiptarëve, si dhe po demonstronin reminishenca të dukshme të sistemit komunist.

Faza e dytë e mbledhjes ishte vendimi për formatimin e të djathtës shqiptare mbi parime krejt të tjera nga ajo “e djathtë” që qeveriste asokohe vendin. Faza e tretë ishte faza teknike që përmbante nominacionin e strukturës së re politike, veprimi, financimi, si dhe mënyrën e aktivizimit politik të menjëhershëm. Formacioni u quajt Fronti i Djathtë Shqiptar dhe për këtë u hartua një rezolutë që do të merrte emrin Protokolli i Johanesburgut.

Pikat themelore të protokollit ishin si më poshtë:

– Bashkimi i forcave politike realisht të djathta pa Partinë Demokratike, e cila nominohej si një krijesë e Katovicës dhe nuk përmbushte parametrat minimal të përfaqësueses së djathtë shqiptare.

– Largimi nga pushteti i Berishës dhe qeverisë së tij si të pabesueshëm për të udhëhequr trazicionin post-diktature në Shqipëri.

– Ekspozimi agresiv politik i çështjes shqiptare kryesisht asaj të Kosovës dhe Çamërisë.

Mbreti Lekë ndonëse ishte ideatori i këtij formacioni politik, kërkoi te lihej jashtë nominimit si lider i Frontit të Djathtë, pasi që pozicioni i tij e kërkonte të qëndronte asnjanës politikisht dhe mbi palët. Me kthimin në Atdhe të delegacionit filloi energjikisht zbatimi i protokollit të Johanesburgut në të gjithë Atdheun. Në formacion përveç Partisë se Legalitetit mori pjesë Balli Kombëtar, Bashkimi Demokrat, Shoqata e të Përndjekurve, Çamëria, shoqata e ish-pronarëve, shoqata e ish-kulakëve etj., si dhe ish-deputetë të PD-së, Abdi Baleta dhe Petrit Kalakula. Por përfshirja e Partisë Republikane dhe të ndjerit Sabri Godo në këtë front (me iniciativën e z. Durollari), si dhe ndryshimi jashtë protokollit i emërtimit nga Front në Lidhje të Djathtë Shqiptare, ngjallën përnjëherë reagimin e z. Baleta e Kalakula, të cilët krijuan një organizëm të veçantë.

Kjo lëvizje e Baletës, ndonëse përkonte me protokollin e firmosur të Johanesburg e atrofizoi fuqinë e krijesës së djathtë politike të iniciuar nga Mbreti. Gjithsesi L.D.SH., ndërmori një aktivitet të dendur politik mjaft simpatik, por prania e Godos dhe lëvizjes së tij fluktuative e dëmtuan dhe e çuan atë në dështim. Përpos kësaj, pushteti i kohës u përgjigj me egërsi. Pikërisht në qershor 1994 u ndërmor një fushatë politiko-historike kundër Mbretit Zog nën maskën e rivlerësimit të imzot Fan Noli. Kjo fushatë drejtohej nga krushku i z. Berisha, z. Luan Malltezi. Shërbimi Sekret filloi presionet kundër individëve pro-monarkiste deri në forma antidemokratike të theksuara.

Në korrik të vitit 1994, u shtyp dhe u shpërnda me dhunë greva e urisë e Shoqatës së ish të burgosurve politikë, drejtuar nga Kurt Kola. Ky i fundit jo vetëm u dhunua e u privua nga liria, por edhe greva e tij dhe anëtarëve të Shoqatës u etiketua si vepër e Leka Zogut. Këtë do ta provonte zyrtarisht ish-kreu i parlamentit, z. Pjetër Arbnori. Pra, ku me dhunë e forcë, ku me taktikë e dredhi, protokolli i Johanesburgut u shua sikundër dhe tentativë e Mbretit Lekë për të rrëzuar Berishën nga pushteti. Kjo tentativë, si dhe të tjera ngjarje reale ku unë kam qenë dëshmitar, e pse jo edhe aktor, ma bëjnë shumë paradoksale e shpesh të pabesueshëm deri në qesharak, prononcimin e këtyre ditëve të z. Berisha. Dhëntë zoti të jetë një reflektim përmbysës i tij. Një i tillë reflektim është për t’u shënuar, nëse është e vërtetë. Kush njeh Dr. Berishën zor ta besojë.

 

23 komente në “Si dështoi plani i Leka Zogut për të rrëzuar Berishën nga pushteti në mars ‘94”

  1. arber says:

    Kush e njeh Berishen thote: Tani Mbret eshte Sali Berisha!
    Kush e njeh Leka Zogun II t’i thone: Mos shko per gjah, se do ta hash si Kosta Trebicka!

    1. krasniqi says:

      I nderuar Zotëri,
      Me keqardhje konstatoj se megjithë dëshirën e mirë që mund të keni pasur për të bërë një shkrim tërheqës, i keni dhënë artikullit një kahje përgjithësuese, sikur ta zotëronit të vëtetën absolute.
      Shkrimtari Sulejman Krasniqi, u ftua nga Leka Zogu për të marrë pjesë në delegacion pasi ishte një shkrimtar mjaft i lexuar i romanit historik, i preferuar nga Leka Zogu për retorikën dhe forcën argumetuese të fakteve historike.
      Ju keni qenë i pranishëm kur shkrimtari me të arritur, nuk u tregua puthadoras si një pjesë e mirë e delegacionit por i tha Zogut” zoti Lekë, deri sot kurrkujt nuk ia kam ngrënë bukën me hile, as juve. Dua të jem i sinqertë: më ndje, nuk e pëlqej sistemin demokratik, është sistem i tejkaluar…
      – Qofsh faqebardhë!uroi mbreti,-deri sot nuk kam takuar një joputhadoras si ju….”
      Për më shumë informacion rreth kësaj vizite dhe qëndrimit të Sulejman Krasniqit ju ftoj t’i referoheni jetëshkrimit të tij, botuar në Tiranë në të gjallë të autorit dhe një kopje e dërguar edhe Laka Zogut në të gjallë të këtij të fundit.
      Sulejman Krasniqi gjithë jetën e tij ka pasur vetëm një devizë CLIRIMIN E KOSOVES. Ai nuk i është afruar kurrë ndonjë partie politike dhe as nuk ka dashur të përmbysë ndonjërën( pa përjashtim)

      Pra ju lutem të keni respekt për imazhin dhe kujtimin e atyre që nuk janë më këtu për t’ju kundërshtuar.
      Familja Krasniqi

  2. fule says:

    Ne Johanesbug , Leka bente mire te mos kishte thirrur Abdi Baleten e Ramiz Lushajn, se eshte sikur te kishte thirrur delegatet e Sales.
    Fut ketu edhe plakun e lig nga Jugu, Sbari Godon, dhe normale qe kjo levizje do deshtonte.

  3. DuaPune says:

    Nqs shteti yne sot do ishte monarki, a do kishte qen Mbreti nje figure morale e forte per kombin tone? Se keta post-komunistat na kane nderuar fare.

  4. mamurrsi says:

    kjo tregon qy sal beresha eshte kryekomunisti me i terbuar nr shqiperi

  5. dritani says:

    ky prononcim eshte si thote populli: “si kofini pas te vjelit”
    ose
    po t’i referohesh nje filmi: “kur isha une ne Dardanele…”

    Gjithsesi eshte futja kot pasi “mbreti”, 3 vjet pas ketij takimi impotentesh, nuk u mor vesh se kujt ia tregonte ato pisqollat qe kishte ne brez. Flas per daljen e tij ne nje shesh te Europes ne fund te shekullit te 20-te me arme ne brez. (me sakte me 1997).

  6. qingji i perendise says:

    “mbreti leke ndonese ishte ideatori…kerkoi te lihej jashte…” kesaj i thone hidh gurin e fshih doren.

    monarket mos te kene merak se saliu po jua ngroh fronin me katrahuren qe keni bere te gjithe ne shqiperi;populli i mjere nga deshperimi do genjehet dhe votoje per ju dhe ne vend qe te shkoje perpara do kthehet 2000 vjet mbrapa. te shikojme se c’do thote franca dhe gjermania.

  7. bbb says:

    Ne teresi leka Zogu i shte nje karabush kokebosh dhe pa pjekuri politike per te udhehequr nje shtet. Me 3 korrik 1997 te gjithe njerzit e pane se ai ishte nje aventurier politik rrugesh. As behet fjale qe Leka Zogu te ket pasur ndonje program per te qeverisur kete vend. Ai me shume kishte nje instikt te merrte fronin mbreteror duke qene nje i etur per pushtet pavarsisht se skish kapacitete per tu bere lider…

  8. Zalua says:

    hahahahahaha o sa jam kenaq plako. Vazhdojne akoma perrallat me mbret ne kete mender vend. hahahahaha, leka zogu mbret, hahahahaha, cfare dordolecesh. beu i ca fshatrave te matit, tinzar dhe i ulet ca me shume se sali berisha, meqe ne pushtet e prune serbet dhe e mbajten shitjet qe i bente atdheut per karriken e mbretit, quhet akoma mbret. o sa kom qesh plako per gjithe keto budallalleqe qe dikush shkruan dhe dy tre vete i besojne. hahahahaha lek harabeli mbret.

    1. preng sherri says:

      ZALUA
      i madh,
      por jo vetem per te qeshur,eshte per te qare!
      duke ditur pastaj figurat kryesore te kesaj levizje ne Shqiperi…eshte thjesht kulmi!

  9. arian says:

    kush ua ka pa hajrin komunisteve

  10. Emigranti says:

    Jemi lindur e rritur ne nje vend ku qe ne te gjithe propoganden komuniste dhe postkomuniste filluar qe nga filmat e teatrot shqiptare e deri librat a shkolles legalistet e ballistet poraqitesh si dordolece e budallenj e komunistet njerez “inteligjente”, e te drejte. Prandaj nuk i ve shume faj nje pjese qe akoma shfryjne kunder momentit me kritik e me te ndritur te shtetit shqiptar (1924-1939). Po te pyesni ata qe e njohin ose dine per ate kohe do te dini te reflektoni.
    Keni degjuar kur na thoshin me te vjetrit per te lavderuar ndonje gje : “Te lumshin duart, qenka bere kjo gjelle si ne vaktit”. Dhe “vakti ishte pikerisht kjo kohe, qe kur e gjithe bota vuante nga kriza e madhe (1929-1932) tek ne viheshin themelet e shtetit shqiptar aq te deshiruar qe nga fitorja e pavaresise. Them kete pasi nga 1913 deri 1920, pra per 11 vjet Shqiperia ishte vend ku hynin e dilnin Fuqite e huaja, sidomos ato fqinje, te cilat kerkonin ta copetonin vendin tone, si dhe nga 1920-1924 drejtohej nga qeveri me jetegjatesi shume te shkurter.
    Mire te huajt, sidomos fqinjet tane nuk e duan dhe bejne propogande kunder monarkise ( pasi Mbreti quhej keshtu i te gjithe shqiptareve dhe ne parlamenin shqiptar kishte perfaqesues te te gjitha krahinave Shqiptare, pra edhe Kosove e Cameri ), nuk kuptoj pse ne mesin tone te kete kaq shume njerez te manipuluar nga politika Katoviciane qe te mos duan te miren e vendit tone qe po vuan kaq gjate edhe nga ky tranzicion i stergjatur.

    1. bbb says:

      Su paskesh qujt mbreti i te gjithe Sjhiptareve me 1942 kur Kosova e Cameriaa iu hoqen Shqiperis em 1913??? Na mbyten injorantet dhe genjeshtaret…Fare e ndyre mashtruesish…

    2. Zalua says:

      O zoti Emigrandos, nuk na ka manipuluar Dulla dhe as Salua se sot per fat jane te gjithe dokumentat hapur, por qe mender mbreti yt i ka bere te gjitha ato qe ja shkruante historia e Dulles se keto u mbeshteten ne dokumenta dhe jo ne llafet e Dulles dhe sojit e sorrollopit te tij. Nuk mundesh me qene edhe burre i mire edhe hajdut, nuk mundesh me qene edhe kombetare edhe te shesesh vendin, nuk mundesh me qene edhe mbret edhe kokrra e legenit qe iken si lepur, nuk mundesh me shti me top 101 here se te lindi cuni dhe mos qitesh nje pushke kur te erdhi Italia, o zoti Artikullshkrues. Hajd futi i tas pilaf dhe ngri nje shendet me uje per mbretin e ngordhur.

    3. Doktor Mortja says:

      emigranti
      periudhe e ndritur vertet!
      lope mbashe sa te dush e nuk ishte problem! po te doje me shkrujt naj leter,kishe priftin e hoxhen e fshatit,jo si ne kohe te xhaxhit,tu be shkollen me zor.E kush ja mori fitimin shkolles! atehere ne kohe te zogut beshe qejf or tej! mjaft me dit me shkrujt emrin tan e u bashe xhandar! dreken e hashe neper katund,ishe njeri me pushtet or tej.Deshe me shku jashte shtetit,mjaftonte pashaporta.Ne fakt kaloshin nja dy tre vjet derisa ta merrshe,por ja vlente.Nuk kishte vertet as hekurudha e as makina ,por pela e magjare kishte boll(Ne fakt prej ketyne te fundit kemi dhe ketu ne forum,por nuk e kam per ty)e te coshin deri ne Durres.Nje here ne vit kalonte trageti,por cfare feste.Vishin nga te gjitha fshatrat me pa tragetin(atehere e thirrnin Peshku si ba tym)dhe cfare feste.Ka pas zhvillim te madh atehere or tej.
      pershemblla,kishe problem me serbine,tak u conte Zogu e u falte naj katund apo qytet dhe i zgjidhte problemet me urtesi e qetesi.E ke pa tej dhe kryeministrin e sotem,Berishen,dhe ai i ngjan atij,por nuk po e lane kamunistet rehat.Keta kamunistat qenkan shqiptare shume te rrezikshem,por durim he burre.Ajo kohe po na mberrin ngadale e prape kena per tu kthy vendi i lumtur osman qe ishim njehere e nje kohe.
      te pershendes

    4. lorenci says:

      Emigrant ti me te vertete qe paske mbetur i tille sic e ke emrin. Mire ne qe jemi doktrinuar nga PPSH po ti nga cfare je doktrinuar???
      Po me thuaj pak si ka jetuar ky mut mbreti yt? Kush ja dha gjithe ata para te jetonte gjithe kohes pas punuar (pervec ndonje trafiku armesh)? Si i mbante residencat ne europe dhe afrike te jugut,me leket e kujt??? Meqe je dhe emigrant ti e di shume mire qe ne boten kapitaliste nuk te fale kush apo te dhuron para. Ky ku i morri? Ja fali i ati apo per ato vite te ndritura qe ti mi quan si te tilla kishte bere aq para sa te jetonte ky papunuar? meqe ne jemi doktrinuar keq dhe nuk e dime, mos valle kishte vjedhe gje ky tipi pasurin dhe gjakun e popullit???

    5. kodra pas bregut says:

      kodra pas bregut o kurbetli… e di ça jane? ja keto qe shkruan ti…. jepini vetes paqe a te mjere…. Kosova dhe Cameria nuk kane qene kurre pjese e shtetit Shqiptar, perveçse gjate Luftes II Boterore, kur erdhi xhaxhi Hitleri dhe u dha zemer shqiponjave qaferrjepura te Albanistanit.

  11. sa keq says:

    Gjynah more njerez, sa keq qe mbledhja e ketyre kokave te kombit nuk paska perfunduar ne rrezim te Berishes. Shume keq! Njerez si keta qe kane nenshkruar kete dokumentin i vine njehere ne 100 vjete Anglise, le me Shqiperise. Gjynah per Zotin.

  12. qingji i perendise says:

    @emigranti, gjithmone do ngelesh emigrant dhe nuk do e kuptosh kurre shqiperine.

  13. Epirioti says:

    EMIGRANTI ke 1 dokument SEKRET me 10pika Origjinali ne Arkivat e Serbise, dhe 2Kopjo te ketij Dokumenti 1 ne Arkivat e Italise dhe tjetra ne te Greqise e nenshkruar nga Zogu dhe 1 Monark Serb i quajtur MILOSHIQ, Jane bere edhe disa Shkrime Artikuj per kete dokument, mund ta kerkosh e lexosh Aty do te shohesh si heq dote Zogu nga Sovraniteti i Shqiperis falja e Shen Naumit etj etj Zogu duhej te Konsultohej dhe te mirte Pelqimin per cdo gje me Mbreterine Serbe, kjo u nenshkrua per arsye se Serbia mbeshteti Ushtarakisht dhe Financiarisht Zogun per te ardh ne pushtet dhe rrezimin e Qeveris Demokratike te Fan Nolit. Tung Plako

  14. Hamalli says:

    Epo kesaj i thone, te kesh dy byth; nje ta mbash e nje ta çash. Ramiz Lushaj paska shkuar te Leka Zogu, te ky i vdekur pa kallur, diku poshte Afrikes, nderkohe qe ka qene e vazhdon te mbetet byth e breke me Sali Berishen!
    Dava tropojanesh te pabese!

  15. mos u cudit says:

    hamalli, mos u cudit maloku sali berisha u vu nga serbet dhe me urdher te serbeve do i lere fronin malokut beduin…

    edi rama fle gjume ose dhe kur eshte zgjuar shkon per autografe, mjere populli ne duart e kujt ka ngelur.

    mire qe flasin njerezit neper forume per dallaveret e politikes po sa % e shqiptareve kane kompjutera?

    sa % e te rinjve kane mendjen tek ceshtjet poliktike te vendit? qekur erdhen sala dhe leka shqiperia eshte bere drog e gjalle prostitucion dhe mafie.

    edi vazhdon firmos libra ndersa lulka me salen i dhurojne parlamentin dhe bashkine beduinit afrikan.

  16. qytetar says:

    zonja fajon tha se ne shqiperi ka vetem nje ose dy medja te lira,
    kjo eshte arsyja qe ne nuk degjojme zera te tjere veç corbes se pergatitur ne zyrat e propagandes “neokomuniste te djatht”,qe fijet i kane pasur dhe i kane ne beograd.98% e shtypit dhe medjas vizive çfaqet me fjalet, opozita tha: dhe çorba mrapa, edi rama tha: corba mrapa si nje diversjon i studjuar dhe strukturuar per denigrimin e gysmes se popullsise.
    edi rama eshte zgjuar dhe deri tani ka vertetuar se fijet e ti shkojne nga perendimi te shkojme dhe ne drejt perendimit.(te bejm kujdes nga muhaxhiret)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje