Pajisja me pasaporta biometrike ka qenë një detyrim për shqiptarët për të udhëtuar pa viza në Europë. Heqja e kufizimeve ishte një dhuratë në prag të Krishtlindjeve të vitit 2010. Pasaporta të tilla janë shumë të besueshme dhe një barrierë e fortë për kriminelët e terroristët për të penetruar në Europë nën emra fals. E vetmja mënyrë për t’iu shmangur sistemit është të bashkëpunosh me autoritetet shqiptare që lëshojnë pasaportat duke vjedhur identitetin e dikujt tjetër.
Për fat të keq kjo ka ndodhur në Shqipëri. pothuajse që nga fillimi, policia kufitare shqiptare dhe ato të Europës, kanë zbuluar individë me pasaporta biometrike shqiptare të rregullta pasi kanë ‘vjedhur’ identitetin e dikujt tjetër. Gjykuar nga ajo që paraqesin mediat shqiptare, diçka e tillë ndodh përditë.
Mbajtësit e pasaportave të tilla të falsifikuar variojnë që nga shqiptarët etnikë të Kosovës (ata akoma kanë nevojë për viza për të udhëtuar) deri tek shqiptarët, të cilëve iu është ndaluar të udhëtojnë në vendet evropiane. Identiteti i ri i ndihmon ata të udhëtojnë dhe qëndrojnë në Europë për 90 ditë pa asnjë vështirësi. Ka raste kur edhe kriminelë të dënuar ose individë të kërkuar janë pajisur me një pasaportë biometrike me identitet të ri, duke shmangur drejtësinë dhe duke lehtësuar aktivitetin e tyre kriminal në Europë dhe në Shqipëri. Mediat shqiptare si gazeta Investigimi (shkrim i Durim Sulës) dhe Bulevardi (shkrim i Dr.Idriz Tafa), kanë bërë publike provat se terroristë nga Jemeni ose elementë të Gardës Revolucionare të Iranit, të ashtuquajturit Quds Force, kanë pasaporta biometrike shqiptare me emra e mbiemra tipikë shqiptarë.
Zoti Armand Teliti, drejtor i Përgjithshëm i Zyrës së Gjendjes Civile, gjatë një seance në nënkomitetin e sigurisë të parlamentit shqiptar, duke iu përgjigjur deputetëve Gazmend Oketa dhe Gazmir Bizhga pranoi se autoritetet shqiptare kanë zbuluar mbi 500 raste të pasaportave biometrike të lëshuara për persona me identitet të vjedhur. Media shqiptare ka akuzuar direkt zotin Teliti si pjesë e këtij sistemi për lëshimin e pasaportave biometrike. Në disa raste ka pasur arrestime të punonjësve të shërbimit civil dhe të kompanisë Aleat në zona të thella. Raste të tilla janë nën gjyki8m ose kanë marrë dënime të vogla ose gjoba.
Askush përveç grupeve kriminale nuk e di sa është numri i pasaportave false që janë lëshuar. Po ashtu vetëm ata e dinë identitetin e mbajtësve. Sipas gazetës Investigimi, specialistë amerikanë të sigurisë po punojnë në mënyrë aktive me shërbimin sekret shqiptar për të identifikuar qytetarët iranianë të pajisur me pasaporta biometrike shqiptare. Gazeta citon burime brenda SHISH që e lidhin vrasjen e djegien e trupit të Isa Çopës, një zyrtar i lartë i SHISH (në fund të tetorit në rrethinat e Durrësit dhe porti kryesor i Shqipërisë) me çështjen e qytetarëve iranianë të pajisur me pasaporta biometrike shqiptare, të cilët kanë emër e mbiemër shqiptar.
Lus zotin qe te jen te verteta keto qe shkruhen,pse e them lus zotin qe te jen te verteta,sepse nqs ato jan sic shkruhen ateher at qe nuk mundi ta bej opozita dhe populli yn(frikacak)do ta bej amerika dhe saliu yn me pleherat e tij nuk do te dij ku te futet,sepse amirikanit nqs i shkel ne kallo ai nuk te fal dhe jo si populli yn qe mbasi qeveria e votave te vjedhura te sali qelbesires vrau 26 jete njerezish ne gerdec+4 jete njerezish ne 21 janar nuk mundi ta rrezoj dhe ta shporri kriminelin nga vendi,por pret qe saliu te iki vet,prandaj lus zotin se te jete per ne(popullin)dhe opoziten saliu nuk iken nga pushteti derisa ta mari zoti(qe ishalla e marte nje ore e me pare)
un lus zotin te mos shkoj kurr perpara shqipria me keto gjera qe ben,lus zotin edhe kto viza evropa ti bllokoj per shqiprin,lus zotin edhe popullin e pafajshem ne shqipri zoti ti ndihmoj ,shqiptari living uk,
Kjo do te thote se nuk je Shqiptar dhe e ke gabim! Nuk mund te penalizohet nje popull i tere per ca morracake pa shtylle kurrizore qe shesin edhe nenen e tyre per ca Euro.
Fatkeqesia e ketij vendi eshte se morracaket dhe gjysem kotheret e opingat (te cilet nuk mund qe te behen kurre njerez) jane bere drejtora dhe ministra, sepse polarizimi politik ne Shqiperi nderhyn te shteti dhe e mbyt ate, duke vendosur militante, injorante dhe hajdute e kriminele ordinere ne institucionet shteterore, dhe kaq.
TEK NE SKANDALET NUK KANE TE SOSUR,POR KJO ESHTE SHUME E RENDE.TE LESHOSH PASAPORTA BIOMETRIKE ,ME IDENTITET TE RREME PER KRIMINLET APO AQ ME KEQ PER TE HUAJ,KJO ESHTE ME TE VERTETE SKANDALOZE DHE KETU KANE DORE DIREKT SHTETARE,PASI VLERA E KETYRE PASPORTAVE ESHTE TEPER E MAJME.PERSE TE MOS THEMI QE EDHE ISH SHIKASI KUMBARO DISPONON NJE PASAPORTE TJETR PERVEC ASAJ ANGLEZE DHE ASAJ TE SHAQA SHATRIT DHE TANI TE FSHIHET KU T’I DOJE E BARDHA ZEMER !? SE MOS I BIE N VESH KJO SALI BERISHES SE PASTAJ BEN NAMIN (!!!)
fallsifikime pasaportash ndodhin nuk eshte dicka e ralle dhe gjithmone do fallsifikohen polemikat jane te teperta ashtu sic kan fallsifikuar shqiptaret ne vitet e meparshme per te dale ne europe po bejne te tjeret sot
Qe ka punonjes te gjendjes civile te korruptuar as ka dyshim.Nuk mund te akuzosh pa fakte,qeverin si perkrahes apo dhenes te pasaportave terroristave te huaj.Kete mund ta beje nje njeri qe kerkon te fitoje duke fallsifikuar duke vene emrin e tije me foto te nje tjetri. I takon kompanise qe prodhon keto pasaporta te beje kujdes duke u lidhur me organet kopetente per verifikimin e dokumentave te aplikantit,sidomos kur ipen me kohe te shpejtuar per 2 dit, aty mendoj se mund te jete perfituar nga elemente te korruptuar.
Lus Zotin qe keto kriminelat morracake komentues te mesiperm te vdesin sa me pare.Albanian living in the United Kingdom.
perfundimisht jemi rraca me e poshter per lek edhe bythen ja lepijm njeriut ,ter bota na urren ,normal pashaporta behen fallc ne ter boten po jo aty ku sduhet ,shtet i vlliqur njerz te poshter ,
pune korrakesh,,,,ti iranos,ti alvanos,,,,,!!
100 vjet dhe akoma s’kemi shtet.
Mijera militant, kosovare,mafjoze jane paisur me pashaporta fallco,si ja futem Edi Rames ne 2008,2011,e si do tja fusim prap ne 2013, kush na i jepte pushtetin ne me ngjarjet e gerdecit,me z’bertheckat e Pangos, 21 janarin, shitjen e detit, shqipetaret s’jane te çemendur te votojne ate qe i vret, i vjedh i perdhunon.Nje nga format me produktive ishte fallsifikimi i pashaportave,qe sollem Lulin ne pushtet,te gjithe ata qe votuan pas ores 19te darkes e deri ne oren 01te nates pas orarit zyrtar te zgjedhjeve,gati 95%ishin me dokumenta fallco.Ato dokumenta s’u hodhen poshte, por shfrytezohen per perfitime te tjera,rrofte kontrabanda, dhe votohemi dhe fitojme.Ti bien legenit shqipetaret ,na kerkokan demokraci, te rine urte aty po su pelqen demokracia jone te thyejne qafen rruget i kane te hapura.Keshtu eshte vepruar me te 6 shtetet ballkanase ku jetojne shqipetare fatekeqesishte dhe ne shtetin AME.vetem kombi shqipetar nuk shumohet me gjithese bejne shume kalamaj,por i kane asimiluar regjimet si trojet por dhe popullesine.
Ky EDDY. Qè prototip kriminel. Fakti qè mbron krimin do tè thot qè èshtè kriminel vetè.
Alarmi i SHBA ndaj pasaportave për terroristë dhe opozita në “autobuz”
Nga Idriz Tafa
Deklarata e drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile, zotit Armand Teliti, e bërë në komisionin parlamentar të Sigurisë për një numër 300 deri në 500 raste për dokumente të falsifikuara, është paraqitur si shqetësim “nga disa aktorë të fushës së diplomacisë në Shqipëri”. Me gojën e vet, ministri i Brendshëm Bujar Nishani, ka pranuar publikisht se atij dhe qeverisë shqiptare u është tërhequr veshi nga ndërkombëtarët, kryesisht nga ambasadat e SHBA-së dhe BE-së, për faktin se me pasaporta biometrike janë pajisur dhe terroristë. Për këtë lexuesi mund të konsultohet dhe me organin zyrtar të partisë në pushtet. Për fat të mirë, duke qenë se gazetarët e RD-së nuk kuptojnë asgjë, e kanë botuar integral pohimin e Nishanit më 19 dhjetor 2011 para Komisionit parlamentar për Integrimin Europian. Ishte një seancë dëgjimore me ministrin e Brendshëm Bujar Nishani për ecurinë e procesit të liberalizimit të vizave. Por nëse RD-së i falej padituria, këtë nuk duhej ta shfaqnin deputetët e PS-së, të cilët kishin rast të sintonoheshin me shqetësimin global për rrezikun e terrorizmit. Ashtu sikurse euro-amerikanët shkuan te qeveria, të njëjtën gjë bënë dhe me opozitën. Mësohet se kësaj të fundit iu sugjerua të “kryqëzonte” Nishanin për deklaratat e Telitit, që bënë xhiron e botës nëpërmjet sajtit prestigjoz “analyst-network.com” në shkrimin e Gjergj Thanasit “Albanian biometric passports & Links to International Terrorist Rings” (Pasaportat biometrike shqiptare dhe lidhjet me bandat terroriste ndërkombëtare), për këtë shih dhe versionin shqip në të përditshmen “Tema” me titullin “Pasaporta me emra shqiptarë për Gardën Revolucionare të Iranit”, botuar më 12 dhjetor. Pikërisht këtij shkrimi i referohej Nishani, të cilit ia paraqitën si shqetësim “disa aktorë të fushës së diplomacisë në Shqipëri”.
Çuditërisht deputetët e majtë nuk drejtuan pyetje të drejtpërdrejtë nëse ministria e Brendshme ishte implikuar në pajisjen e terroristëve me pasaporta biometrike. Por kryetari i komisionit parlamentar të Integrimit Europian, Ditmir Bushati u kufizua me konstatimin se “ka disa deklarime të drejtorit të Përgjithshëm, zotit Teliti, në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, në datën 03.11.2011. A u përmbaheni këtyre deklarimeve apo ka evoluar situata, sepse në raportin që keni dorëzuar në këtë komision unë nuk gjeta një informacion të tillë, prandaj detyrohem t’u bëj referencë të dhënave që ka dhënë zoti Teliti?” .
Parë kaq ngushtë, ministri i Brendshëm Bujar Nishani pati komoditetin të deklaronte si pa gjë të keq: “Shpeshherë është tentuar të përdoret një deklaratë e drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile, zoti Teliti, të bërë në komision për një numër 300 deri në 500 raste për dokumente të falsifikuara. Fatkeqësisht, në cilësinë e ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë, po them se ky shqetësim është paraqitur nga disa aktorë të fushës së diplomacisë në Shqipëri, të cilët u janë referuar rasteve të tilla si shqetësime të ngritura nga aktorë politikë në Shqipëri. Natyrisht që janë sqaruar dhe për të sqaruar një herë e mirë edhe juve, të nderuar kolegë deputetë, si edhe opinionin publik, në këto 500 raste bëhet fjalë për të gjithë ata shtetas shqiptarë që kanë tentuar të aplikojnë në mënyrë të parregullt për dokument identiteti apo për pasaportë, çka do të thotë që një shtetas që mund të ketë aplikuar një herë më parë, ka tentuar të aplikojë përsëri me të dhëna të tjera, por e kanë dekonspiruar shenjat e gishtave që i ka depozituar herën e parë. Pra, ka 500 raste në tentativë nga qytetarë të ndryshëm, të cilët kanë tentuar të aplikojnë me të dhëna të rreme, të dyfishta apo të trefishta, por që sistemi i ka dekonspiruar. … edhe një herë, kërkoj të mos keqpërdoret më rasti i apo shifra 500, që ju e përmendët sot në komision, sepse ato janë raste kur ka pasur tentativë për të aplikuar për të dytën apo të tretën herë me të dhëna të ndryshuara, por vetë sistemi i ka denoncuar, duke dhënë sinjalin e alarmit, prandaj nuk është prodhuar asnjë dokument i njëjtë nga dy shtetas të ndryshëm, dy dokumente të ndryshme për një shtetas e kështu me radhë. Kjo është e pamundur të ndodhë në sistem sot e për gjithë kohën që ky sistem do të ekzistojë. Nga ana tjetër, unë u bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë që të mos ofrojnë informacione të pasakta dhe jokorrekte, të cilat nuk dëmtojnë qeverinë politikisht, por qytetarët shqiptarët dhe proceset e tyre përfituese.”
Por sjelljen “korrekte” të opozitës në komisionin parlamentar dhe përgjigjen po aq “korrekte” të qeverisë nuk i përtypin lehtë shërbimet inteligjente amerikane, që urdhëruan Nishanin t’i vinin hekurat një kosovari të ekstraduar nga Italia, jo thjesht se kishte pasaportë biometrike të rregulltë por me identitet të rremë. Ai kishte lënë gjurmët e gishtrinjve në një akt terrorist që po përgatitej kundër ushtarakëve amerikanë në bazën e “Bondsteel-it” në Ferizaj të Kosovës. Fatmirësisht u diktua dhe një nga autorët, ia kishte mbathur për në Itali, me një identitet fals.