Rama: Saliu është për të ardhur keq, e ka lexuar “Kurbanin”. Metën e besoj, ai nuk lexon

11 Dhjetor 2011, 15:14Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste , Edi Rama ka promovuar librin e tij më të fundit “Kurban” në qytetin e Sarandës. Rama është shprehur nga Saranda se në këtë libër flitet edhe për qytetin e Sarandës.

Rama i është drejtuar kryeministrit Berisha ku ka theksuar: “Saliu është për të ardhur keq, ai e ka lexuar librin “Kurban”. Ndërsa nuk ka lënë pa përmendur dhe kreun e LSI-së Ilir Metën për të cilin thotë se, “Iliri tregon të vërtetën kur thotë s`ka lexuar librin, nuk lexon ai”.

Kryesocialisti është shprehur se Tirana, i vetmi kryeqytet në botë që kishte një shesh dhe e bëri kodër. “Në libër është Shqipëria si e shoh dhe si mund të bëhet. Në Sarandë dhe në Shqipëri nuk ka shtet. Ka rënë trau kryesor i një shoqërie demokratike. Drejtësia është dorëzuar përpara etheve për para. Veprimtaria pa leje është pjesë e një vizioni obskurantist. Ky vizion obskurantist është ai që udhëheq ata që drejtojnë Shqipërinë”, ka deklaruar Rama.

Pas fjalës, Rama ka dhëne edhe autografe në librat që kishin të pranishmit.

 

7 komente në “Rama: Saliu është për të ardhur keq, e ka lexuar “Kurbanin”. Metën e besoj, ai nuk lexon”

  1. Seref says:

    Ahhahahahahaahha sa i madh. Meten e ze libri, i priten gjunjet. Bark e te vjella

    1. EDIRUCI says:

      SI THOTE RAMA? TE GJITHE ATA QE LEXOJNE KURBANIN JANE PER TE ARDHUR KEQ? META QENKA ME FAT…SIPAS RAMES.

  2. Ferdinand Pone says:

    Mua dhe Ilir Metes, po te elxonim libra nuk na trashej qafa dhe koka. ne lexojme vetem tendera dhe ceqe bankare, librat ia kemi lene Sali Gomarit

    1. EDIRUCI says:

      AI SALIU, KUR DON JU CON NE GJYKATE, NE BURG, NE FERR…

      NDERSA JU MBETENI NE MESHIRE TE FATIT… TRASHNI QAFEN,,,

  3. EDI RAMA LARGOHU SE SHKATROVE SHQIPERINE says:

    OR EDI ENDE MERRESH ME ATE KURBANIN TEND;NUK KE FAJ SE NE OPOZITE DO JESH TERE JETEN TENDE

    1. fule says:

      Shpellaret se duan librin dhe liderin perendimor, duan lider tip Taulau Kryetar i fisit, rymxhym

  4. Latif Dreqi says:

    Ne kete pike nuk pajtohem hic me Ramen..Nga “politikani” apo ai qe qeveris nuk ka pse presim edhe kulturen, dijen, njohurite shkencore etj etj..Ne vuajme shume nga “prof.dr” ne politike..Ka nje teze te Fuges per kete pune e cila me duket e sakte..Une nuk pretendoj qe nje politikan te jete edhe shkencetar, edhe njohes i kultures, historise,poliglot etj etj..Mua kjo pak me hyn ne xhep. Nese do e bente kete punen e politikes mire e bukur, atehere sdo me duhej hic arsimimi i tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje