Rritja e lartë ekonomike ka qenë treguesi i trumbetuar nga të gjitha qeveritë në Shqipëri si suksesi më i madh ekonomik.
Në dhjetëvjecarin e fundit, ekonomia shqiptare është rritur mesatarisht me 5.5 deri në 6 për qind në vit, në dukje një nga normat më të larta në rajon. Por a ka mjaftuar ky ritëm i zhvillimit, të rrisë mirëqënien e shqiptarëve njëlloj si fqinjët e tyre në Ballkan? Te dhenat e Fondit Monetar Ndërkombëtar, tregojne sa janë rritur të ardhurat për frymë në rajon sipas standardit të fuqisë blerëse krahasuar me vitin 2000.
Shqipëria edhe pse ka shifrën më të lartë të rritjes ekonomike, qytetaret pasurohen më ngadalë se sa fqinjët e saj, vec Bosnjës së zhytur në konflikte etnike dhe destabilitet të zgjatur politik. Sipas FMN-së disa nga vendet fqinje kanë mundur që gjatë këtij dhjetëvjecari të rritësin mirëqënien e qytetareve të tyre deri në dy herë më shumë se Shqipëria edhe pse kanë patur rritje më të ulët ekonomike. Ekspertët thonë se e vetme, shifra e rritjes ekonomike nuk e tregon gjithë të vërtetën dhe ky fenomen, në dukje paradoksal, ka disa arsye.
Së pari është niveli i ulët i të ardhurave fillestare. Shqipëria doli nga komunizmi si vendi më i varfër, me të ardhurat për frymë që ishin vetëm 800 dollarë. Së dyti, mirëqënia e shqiptarëve gërryhet nga rritja e cmimeve, e cila është më e lartë se ajo e rajonit.
Ndërsa arsyeja e tretë lidhet me ritmet e rritjes së popullsisë. Duke përfshirë këta faktorë, një grup profesorësh në fakultetin e ekonomisë ndërmorrën një studim, ku gjetën se rritja 6 për qind e lë mbrapa Shqipërinë. Sipas tyre, që qytetarët shqiptar të pasurohen njëlloj si fqinjët në rajon duhet që rritje ekonomike të jetë paktën mbi 7 për qind. 20 vjet pas rënies së komunizmit Shqipëria, që doli nga izolimi si vendi më i varfër në rajon vazhdon të jetë sërish e fundit dhe sipas FMN do të mbetet e tillë të paktën edhe për një dekadë tjetër.
Kriza frenon pasurimin
Dhjetëvjecari i kaluar ka qenë një nga periudhat më të mira për ekonomitë në zhvillim. Të ardhurat për frymë janë rritur me ritmet më të shpejta në histori. Në Kinë dhe Indi pasuria e qytetarëve është dyfishuar gati në cdo 5 vjet për shkak të bumit ekonomik të këtyre vendeve.
Në disa vende të rajonit, koha e dyfishimit të të ardhurave mesatare është luhatur nga 8 deri në 15 vjet, ndërsa në Shqipëri u deshën 12 vjet, që të ardhurat të rriteshin nga 3900 në 7800 dollarë. Por këto ritme ishin, përpara se ekonomia të goditej nga kriza.
Tani që rritja ekonomike ka rënë, mirëqënia e qytetarëve do të rritet shumë më ngadalë në të gjithë botën. Sipas “The Economist”, në botë kanë mbetur vetëm pak ekonomi të cilat kanë gjasa të dyfishojnë të ardhurat mesatare për qytetarët e tyre brenda një dhjetëvjecari. Kina dhe India janë dy prej tyre, ku parashikohet që me këtë rritje ekonomike të ardhurat të dyfishohen respektivisht për 7 dhe 9 vjet. Ndërsa për Shqipërinë, e cila aktualisht ka një rritje ekonomike dy herë më të ulët se përpara krizës, me vlerësimet e fondit monetar do të duhen 20 vite të tjera që qytetarët të shohin të ardhurat e dyfishuara sërish, gati njëlloj si vendet e zhvilluara. /TCH
Parashikimet e fondit monetar jane te bazuara te e kaluara dhe e tashmja, pra mbeten vetem parashikime, pasi Fondi Monetar nuk ka magjistar qe te predikoje te ardhmen.
Ajo qe eshte me e rendesishmja nuk eshte fakti se kur dyfishojme pasurine, por si do te ndahet pasuria e fituar.
Nese shqiptaret do te kalojne nga 7800euro/vit ne 20000€ per 5 vjet dhe pjesa me e madhe e ketyre te ardhurave shkon ne 5% te popullsise, kjo nuk ka asnje lloj interesi per 95% te pjeses tjeter.
Shqiperia ka nje shanc te madh se ka kohe qe dhe pse eshte hudhehequr nga njerez medioker, ka arritur te kete nje zhvillim prej 5.5% – 6% ne vit.
Nese vitet e ardheshme, Shqiperia drejtohet nga njerez qe do te dine te reformojne ekonomine, te thyejne nje pjese te monopoleve ekonomiko-politike, parashikimet e FMN-se do te skadojne shume shpejt.
Dale burra!
1.keto nuk jane te ardhura por GD per fryme
2. Nga e shpifet kete shifer ? sepse GDP eshte rreth 11-12 miliard $ pra duke qene 3 milion rezident i bije jo me shume se 4000 4 per fryme. Prandaj a na thoni kush e jep kete shifer, se eshte mire ti dime budallenjt, qe rruges tu shmamgemi.
Meqe shifrat e mesiperme jane te genjeshtra edhe konkluzionet jane te tilla qofte kur perdoren nga pedagoge te fakultetit ekonomik qe pranojne te bejne “studime” mbi te dhena false.
Prodhimi,prodhimi dhe vetem prodhimi sjell rritje reale ekonomike dhe mireqenje.Kesaj te vertete te thjeshte,sa me afer ti qasemi aq me shume do te kemi shanse prosperimi.Kete se them une ,e thote Kina,India,,,,te gjitha ato vende qe jane futur ne tregun boteror,seriozisht,me prodhimin e tyre e jo si tek ne qe qeverite qe vijne e shkojne kane si qellim te tyre te pengojne e te shkaterrojne inisiativen e prodhimit kudo qe ajo reziston nga njera ane,e te krijojne te gjitha incentivat per bisneset e tyre importuese qe thithin perbindshem parane ne treg nga ana tjeter.Ne nuk kemi qeveri,ne nuk kemi shtet,,,,sado “studime” me bla bla te na serviret perdite nga media.
FMN-ja thote se kinezet dhe hindianet jane bere dy here me te pasur se pese vjet me pare. Qe ne permasa reale do te thote se para pese vitesh hanin nje tas me oriz ne dite, tani hane dy tasa. Kush ka shkuar dhe i ka pare keto vende si jeton popullata jashte qendres se metropoleve do te deziluzinohet nga pamja e realitetit ne krahasim me fantazine e shifrave dhe perqindjeve pasuruese te FMN-se. Ne Kine akoma hane qente dhe minjte e rruges, ndersa ne Hindi akoma eshte reale kasta e mut-pastruesve. Ne te dy keto shtete Kapitali Perendimor ka hedhur putrat e tij me investime gjigande, sepse krahu tejmase i lire i punes, eshte mjaft i disiplinuar. Po bere greve te varin ne litar tek sheshi. Po nuk zbatove planin te therrin ne publik dhe te bejne kurban. Per te pare te tjeret. Pushimet dhe lejet e zakonshme jane shfaqje e huaj. Ndersa kerkesat per rrijtje page mund te mendohen vetem nga pronari. Keshtu keto shtete kane arritur per pese vjet nga nje tas oriz ne dite ne dy tasa. Per fryme popullsie. Ndryshe miliardat ne dollare fitim nga prodhimi kinez dhe hindian shkon atje ku duhet te shkoje. Pa pike gabimi. Pershembell tek amerikanet e FMN-se dhe Bankave te tjera qe te inkurajojne zhvillimin. Me kredite e leshuara. Deri ketu OK! Per kinezet dhe hindianet. Po per shqiptaret? Qe per te dyfishuar tasin e orizit do t’i duhen 20 vjet. Sipas parashikimeve te shifrave dhe perqindjeve famoze te FMN-se. Besoj se te gjithe shqiptaret nuk do te binin dakord me kete parashikim te zymte. Sepse vertet qe hidrocentralet jane po ata qe ishin para 20 vjetesh. Bile me keq. Sepse e derdhin ujin dhe permbysin qytete. Sepse vertet qe mineralet jane po kaq sa ishin edhe para 20 vjetesh. Bile me keq. Sepse minatoret vdesin si zogj pule ne galerite e thella, nderkohe qe minierat e tjera jane braktisur pothuaj fare. Sepse vertet qe bujqesia dhe blegtoria dhe toka nuk jane si ato qe ishin para 20 vjetesh. Bile me keq. Sepse ka mbetur djere dhe nga toka buke jane transformuar ne sheshe ndertimi. Sepse industria nuk ekziston fare sic ishte para 20 vjetesh. Bile me keq. Sepse vendi nuk prodhon dot asnje GOZHDE. Vetem fasoniste, plehra e mbeturina. Per ta ngulur ne mur dhe per t’ju mburur FMN-se: Ja cfare prodhonin shqiptaret para 20 vjetesh. Atehere ku i bazojne famozet e FMN-se te dhenat per pasurimin dyfish te shqiptareve pas 20 vjetesh? Po te hedhesh nje veshtrim te shpejte do ta gjesh edhe pergjigjen. LAZARATI or mik LAZARATI. EMIGRANTET or mik EMIGRANTET. Importi i PLEHRAVE te Botes or mik importi i PLEHRAVE, e perfundon nastradini ligjeraten e tij per sonte. Flini te qete dhe gjumin e embel, se FMN-ja ka thene qe neser do te zgjoheni pakez me te pasur se dje.