Lëvizja Mjaft ka përgatitur dy studime mbi punën e Qeverisë shqiptare me buxhetin nga viti 2006 deri në 2010, si dhe punën dhe transparencën e ministrive bazuar në ligjet që veprojnë në vend.
Nga konkluzionet e “Mjaft” del qartë se qeveria shqiptare ka punuar vetëm në një linjë: të bëjë premtime të parealizueshme. Ndërkohë që ministritë nuk kanë qënë shumë bashkëpunuese me organizatën.
“Bie në sy mungesa e dukshme e gatishmërisë së disa ministrive për të ndihmuar në realizmin e këtij Publikimi, duke mos ofruar Planin e Integruar, në mungesë të së cilit ka mbetur pa u pasqyruar një pjesë e veprimtarisë ligjore të disa ministrive. Kërkesat për marrjen e këtij dokumenti, hartimi dhe raportimi i të cilit është detyrim ligjor i Ministrive që prej vitit 2007, kanë qenë për vitin 2009 vetëm kërkesa zyrtare 1 drejtuar njëkohëshit Ministrive të Linjës dhe Këshillit të Ministrave, i cili është edhe autoriteti ligjor përgjegjës për miratimin e këtyre planeve”, thuhet në studimin e “Mjaft”.
Konkluzionet e “Mjaft” për monitorimin e buxhetit
1- Realizimi faktik i buxhetit të shtetit për vitin 2010 është krejt i ndryshëm nga programi i qeverisë, gjë që më shumë se sa mospërmbushje e premtimeve mund të interpretohet si premtime jorealiste, të cilat asnjë qeveri nuk mund t’i përmbushë.
2- Buxheti i shtetit është nën rrezik konstant për rritje të deficitit dhe borxhit publik për shkak të parashikimeve më tepër optimiste se sa është e logjikshme nga ana e qeverisë.
3- Kriza ekonomike dhe financiare botërore ka sjellë uljen e normave të rritjes ekonomike të Shqipërisë, gjë që duhet të sjellë një ndryshim thelbësor të popullatës mbi atë çfarë është e mundshme në terma makroekonomikë. Premtime të tilla si rritja e pagave dhe pensioneve me mbi 10 për qind, në kushtet kur rritja ekonomike pritet të jetë rreth 4 për qind për të ardhmen e afërt, janë sot shumë larg realitetit.
4- Qeveria shqiptare nuk e përdor kodin e praktikave të mira buxhetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
5- Mënyra e analizimit të kostove dhe përfitimeve nga ndryshimet në legjislacion është shumë larg praktikave më të mira.
6- Hapësira kushtetuese që i jep mundësi qeverisë të marrë vendime me fuqinë e ligjit (akte normative) po kthehet në një hapësirë spekulimi të vazhdueshëm nga ana e qeverisë, me të cilën shmanget miratimi i ligjeve sipas mënyrës së zakonshme, shmanget debati mbi to dhe mbi të gjitha, përdoret për çështje të cilat nuk mbartin urgjencën e nevojshme për të justifikuar ndërmarrjen e një akti normativ.
7- Efikasiteti i përdorimit të mekanizmit të borxhit publik dhe efekteve të borxhit në ekonomi është tërësisht i pashpjeguar.
Normal se s’ka kontroll se ata bejne sikur qeverisin ndersa keta te tjeret bejne sikur protestojne, pune shqiptaresh……….
E thene nga Mjaft-i kjo tingellon zbavitese.Une deri me sot jam ende e paqarte nga kush sponsorizohet kjo levizje?Per se ka lindur kjo levizje?C’program e c’qellim ka?Perse vazhdon ende te quhet levizje asnjeanese?Kush do jete anetari tjeter qe do ndjeki Erjon Veliaj ne orientimin e tij politik “asnjeanes”sigurisht?Kete here ja vlen te thuhet vertete te Mjaft!Me plot kuptimin e fjales.
DEA
mire e ke ti,me pelqejne njerezit e zgjuar,por kur kane dhe karakter dhe interesa te qarta,aq me shume te lartesohen.
Keto pyetje qe shtron ti jane vertet shume te rendesishme dhe kane lidhje me interesin tone kombetar.Cfare na duhet ne cfare ben qeveria? ajo po punon vetem per interesat e shqiptareve dhe te kombit ne pergjithesi.
Ja,p.sh.,mua me mjafton te shoh vetem kete foto ku eshte i madhi S.Berisha dhe sidomos nje intelektual i shquar,nacionalist si z.G.Pollo qe ta bej gjumin rehat.
gjithe te tjerat jane llafe.Ja,p.sh. nga komenti yt del qarte qe ti nuk je thjesht nje rruspije,por dicka me shume.
urime
Me pak kerkim do kuptoni kush e sponsorizon.
SOROS!
Nese sponsorizimet e Soros-it te sigurojne ate tenor jetese qe ka patur Erjon Veliaj kur ka qene ne krye te kesaj levizjeje dhe qe sot gezojne te tjere anetare te saj atehere mendoj qe Sorosi duhet te jete me perzgjedhes aty ku vendos te sponsorizoj.
Mjafti ka bere shume monitorime ne Parlamentin shqiptar. Pse nuk permend buxhetin e ketij institucioni, i cili rritet nga viti ne vit duke shtuar punonjes , duke blere pa kufi dhe duke bere dhe ribere salla parlamenti. Makinat e deputeteve duhet te hiqeshin qe ne vitin 2004-2005, pse u hoqen kaq vone ne vitin 2010.Sa riparime dhe mbi riparime dhe rikonstruksiome sallsh dhe zyrash jane bere, pse projektohen dy parlamente te reja dhe sa kane kushtuar. Si jane procedurat.Pse u larguan me dhune 60 punonjes dhe drejtues te administartes se parlamnetit, sa kane fitur nga keta gjyqet per rikthim ne pune, sa eshte vlera qe do demshperblehen te larguarit nga puna .Pse jane shtuar punonjesit e administrates se parlamentit , si jane futur keta njerez ne pune, a jane zbatuar rregullat e satusit nepunesit civil, apo jane te gjithe nga Shkodra dhe te aferm te politikaneve? si jane kryer procedurat. Kush e ka pergjegjesine. Pse jane rritur shpenzimet ne parlament edhe pasi jane hequr 130 shofere dhe jane hequr 130 makina. Ku vajten makinat qe u shiten. Duhen bere keto analiza dhe duhet te dihet, kush i bleu dhe sa i bleun. mjafti dhe te gjithe kane shume materiale per te bere transparence.