Eglantina Gjermeni: Pse PS është një alternativë qeverisëse e besueshme

11 Dhjetor 2011, 11:12Politika TEMA

Në kryesinë e re të Partisë Socialiste në listën  veçantë të grave, u votua dhe deputetja Eglantina Gjermeni e angazhuar në pak vite brenda PS-së, por që ngjiti shpejt në krye të drejtimit të saj me votimin e fundit në Asamble. Gjermeni jep për gazetën “Tema” intervistën e parë pas zgjedhjes në kryesi, duke komentuar gjithashtu përbërjen e këtij forumi. Sipas zonjës Gjermeni zgjedhjet e fundit brenda partisë që nga delegatët e deri tek kryesia e sekretariati e kanë forcuar këtë parti dhe tashmë ajo është gati të përballet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Duke drejtuar komisionin e përzgjedhjes së emrave që kandidojnë për detyrën e Avokatit të Popullit, emër që me consensus duket se i është lënë opozitës pasi kërkon 84 vota për tu zgjedhur në Kuvend, ajo thotë se ka qenë një process përzgjedhës tepër demokratik. Nga 12 emrat që janë përzgjedhur si kandidatë potencialë pas aplikimeve të hënën do të jetë séance dëgjimore në PS nga komisioni i ngritur posaçërisht për këtë gjë, i cili kryhesohet nga zonja Gjermeni. Më tej deputetja socialiste komenton kursin e ri politik të PS-së në Kuvend dhe pogramin e ri politik të kësaj partie.

Intervistoi: Blerina Gjoka

 

Zonja Gjermeni, urime për zgjedhjen në kryesinë e re të PS-së në një ekip ku donimojnë “të vjetrit” që kanë ruajtur pozitat e tyre e të rinjve të ardhur për herë të parë, ku bëni pjesë dhe ju. Si ndiheni në një ekip të tillë?

 

Ju falenderoj për urimet. Eshtë vërtetë një vlerësim dhe përgjegjësi për mua. Lidhur me pyetjen tuaj, dua të them që unë e shikoj Partinë Socialiste si një parti që ka burime njerëzore dhe potenciale intelektuale të mëdha, të gjinive, moshave, profesioneve, eskpertizave të ndryshme.  Unë nuk mundem që t’i ndaj anëtarët e kryesisë, apo edhe të Partisë Socialiste në kategori “të vjetër” dhe “të rinj”. Natyrisht, një pjesë të mirë i konsideroj si anëtare dhe anëtarë  që kanë kontribuar më gjatë dhe më shumë, por kjo për mua konsiderohet vlerë dhe pasuri e Partisë Socialiste. Kombinimi dhe përfshirja e anëtarëve të rinj  në kryesi, duhet parë si diçka pozitive, që nuk është se ndodh për herë të parë në Partinë Socialiste. Partia Socialiste ka treguar vazhdimisht që është e hapur për përfshirë në radhët e saj anëtarë të rinj, që kanë ardhur nga fusha të ndryshme, duke treguar që është një parti dinamike, gjithëpërfshirëse dhe demokratike. Kontributi i të ardhurve më vonë në Partinë Socialiste, nuk fillon me përfshirjen në këtë parti. Secili/a ka dhënë një kontribut modest në një fushë të caktuar dhe kjo është një nga arsyet pse është ftuar të kontribuojë në  këtë parti.  Unë kam më pak se 3 vite që jam angazhuar në politikë, si deputete e Partisë Socialiste dhe jam ndjerë e mirëpritur, e vlerësuar edhe konkretisht në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare, edhe e votuar. Jam e sigurt që kombinimi i përvojave, energjisë, perspektivave të ndryshme, mund të ndikojnë vetëm pozitivisht në ekipin e kryesisë së Partisë Socialiste.

 

Disa analistë mendojnë që ky ekip nuk është frymëzues. Sipas jush a është ky ekipi që “frymëzon” fitoren e ardhshme të zgjedhjeve?

Mendoj që Partia Socialiste po tregon se është një alternativë qeverisje për shqiptarët. Këtë gjë po e bën  paralelisht përmes tre elementëve kryesorë. Së pari, pëmres paraqitjes së një programi politik të Partisë Socialiste që u lançua në 5 nëntor 2011, program i cili përmes një procesi diskutimi, përmirësimi e pasurimi do të kthehet në program qeverisës. Së dyti, përmes zgjedhjes së strukturave të saj, duke krijuar hapësira dhe mundësi për kontributin e gjithsecilit. Së treti, përmes politikave të saj, politika të cilat synojnë hapjen e saj, takimet me qytetarët, konsiderimin e periudhës që tani deri në zgjedhjet e 2013, si një proces intesiv pune , duke e bërë axhendën e Partisë Socialiste axhendë të qytetarëve.

Asnjë nga këta elementë nuk duhet të merren në mënyrë të shkëputur, sepse janë pjesë e të tërës, konkretisht, Partisë Socialiste dhe aksionit të saj politik.

 

 Zonja Gjermeni, ju u zgjodhët nga lista e veçantë e grave, pasi PS po zbaton kuotën e 30 për qindshit të përfshirjes së gruas në forume. Çfarë mendoni për këtë gjë? Sa e nevojshme është përcaktimi me kuotë dhe jo konkurenca në të njëjtën listë me burrat?

 

Sërish më duhet të theksoj që Partia Sociliste është e vetmja parti që e ka respektuar dhe zbatuar një përqindje të pjesëmarrjes së grave në strukturat e saj vendimarrëse, edhe përpara se të aprovohej Ligji për Barazinë Gjinore në shoqëri. Në kuadrin, kur kjo kuotë është përcaktuar në ligj, duhet respektuar dhe zbatuar nga të gjitha partitë politike dhe institucionet shtetërore të zgjedhura apo të emëruara.

Nuk mendoj që gratë kanë frikë apo nuk ndihen të sigurta që të kandidojnë burrat. Përvoja ka treguar se gra që janë, apo kanë qenë  deputete të Partisë Socialiste, kanë kandiduar dhe kanë fituar në fushata elektorale me sistemin maxhoritar me konkurentë burra, pra asgjë nuk është a pamundur. Unë mendoj që partitë politike, ashtu si edhe vetë shoqëria shqiptare kanë nevojë të emancipohen, të kuptojnë që pjesëmarrja e grave në vendimmarrje nuk është një lëshim që i bëhet grave, por është një e drejtë e tyre njerëzore, e drejta e pëfaqësimit, e cila për arsye të faktorëve socialë, kulturorë, ekonomikë nuk ka gjetut akoma zbatimin e duhur.

Pikërisht mekanizmi i kuotës gjinore, që është në fakt një masë e përkohshme, siguron një minimum pjesëmarrjeje dhe përfaqësimi në vendimmarje, duke synuar  një masë kritike ndikuese në vendimet që merren. Për sa kohë ekzistojnë pabarazitë gjinore dhe streotipet gjinore, kuota vlerësohet edhe nga përvoja e vendeve të zhvilluara, si një hap përpara për demokratizimin e shoqërisë  dhe krijimin e mundësive të barabarta për të dyja gjinitë në sferën publike, padyshim dhe në vendimmarrje.

 

 Kursi i ri politik i Partisë Socialiste e ka futur grupin tuaj parlamentar në një sfidë të të fortë opozitare në Kuvend. Ju e provuat oponencën me protesta, grevë urie dhe jashtë Kuvendit, ndërsa tani po provoni oponencën e debatit për ligjet, vendimet e sjelljen e qeverisë. Ku ndiheni më fort opozitare, ose ku ndiheni më e dobishme si deputete e PS-së?

 

Në një shoqëri demokratike, opozita ka një rol të rëndësishëm jo në bashkëqeverisje, por në evidentimin e problemeve dhe ofrimin e alternativave. Demokracitë funksionale i krijojnë opozitës mundësi reale për të shprehur alternativa, si dhe i krijojne mundësi reale realizimit të standarteve demokratike që ajo sjell apo dëshiron të vendosë. Situata politike në Shqipëri, mungesa e standardeve demokratike në zgjedhje, niveli i lartë i korrupsionit, mungesa e shtetit të së drejtës, kriza ekonomike dhe politike, janë faktorë që kanë kushtëzuar qëndrimin e opozitës në këto vite. partia Sociliste ka përdorur të gjitha mjetet demokratike për të shprehur protestën e saj për të gjitha problemet që përmenda më lart. Kjo përvojë e luftës politike në këto 3 vite, ka qenë padyshim një përvojë e re, sfiduese dhe që më ka mësuar shumë.  Secila pjesë e aksionit politik të PS-së ka qenë element që ka pasur rëndësinë e vet dhe e kam të vështirë t’i shkëpus nga njëra tjetra.  Padyshim që debati parlamentar supozohet të jetë më i efektshëm dhe më dobiprurës, por ama në kushtet kur opozita respektohet, i merren në konsideratë alternativat, nuk denigrohet dhe fyhet, pra kur ekziston një demokraci parlamentare.

 

 

Zonja Gjermeni ju jeni një sociologe me profesion dhe  e angazhuar për të drejtat e fëmijëve e grave. Duke iu referuar programit të ri të PS-së, për të cilin ju keni punuar, çfarë parashikon ai për çështjet sociale konkretisht?

 

Programi i ri i Partisë Socialiste është një program që i përgjigjet nevojave reale të qytetarëve shqiptarë. Jo rastësisht procesi i hartimit të këtij programi ka filluar përmes vlerësimit të gjendjes reale të qytetarëve shqiptarë, problemeve me të cilat përballen, si dhe duke gjetur rrugë e mundësi për t’i parandaluar apo trajtuar këto probleme.

Shoqëria shqiptare po përballet me probleme të mprehta sociale të tilla si: varfëria, papunësia, dhuna në familje,  probleme të cilat prekin pjesën më të madhe të shqipatëve dhe për të cilat qeveria po bën pak ose aspak për t’i adresuar. Programi i Partisë Socialiste jep qartazi mundësi edhe alternativë zhvillimi, që i përgjigjen realitetit shqiptar, si dhe që kërkojnë ndërtimin e një shteti social me dhe për qytetarët. Punësimi dhe lufta ndaj varfërisë konsiderohen si thembra e Akilit, sepse ndikojnë drejpërdrejtë në jetën e qytetarëve dhe në mirëniden e tyre. Vendoja dhe deklarimi i minimumit jetik për qytetarët shqiptarë, është një tjetër element thelbësor i programit social. Programe proaktive për hapjen e vendeve të punës, për formimin profesional, dhjetëfishimi i  fondit publik për punësimin, konsiderohen si pika kyce të programit. Shërbime sociale të aksesueshme dhe cilësore për qytetarët në përgjithësi dhe për grupet vulnerabël në vecanti. Përfitimi i lejes së shtatëzanisë për të gjitha nënat që sjellin në jetë fëmijë, sidoqoftë hsitoria e tyre e punësimit. Pension të sigurtë për 75 vjecarët, pavarësisht historisë së tyre të punësimit. Konsiderimi i dhunës në familje si vepër penale, mendoj është ajo cka duhet vërtetë sot, kur shikojmë rritjen e rasteve të dhunës dhe krimit në familje. Bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe funksional me shoqërinë civile duke e konsdieruar si partnere në procesin e zhvillimit të demokracisë në Shqipëri. Këto që sapo përmenda, janë disa nga prioritetet sociale të programit të Partisë Socialiste.

Siç e theksova dhe më lart, ky program po pasurohet dhe do të marrë trajtat e një programi qeverisës duke përfshirë edhe mendimet e sugjerimet e grupeve të interesit, qytetarëve, strukturave të Partisë Socialste, profesionistë të fushave të ndryshme.

 

5 komente në “Eglantina Gjermeni: Pse PS është një alternativë qeverisëse e besueshme”

  1. votuesi says:

    Engla vete nuk frymezon,eshte e vaket.pa energji dhe duket sikur e kane marre me zor aty

  2. Ramy says:

    Ahh Gjermeni gjermeni eshte veshtire ti bindeni popullin per nje qeverisje te mire, pas ish qeverisjes katastrofale, parazite , hajdute, kriminale.
    NUk ka harruar populli se si e katandiset vendin duke vjedhur secili per vete, prandaj zonja Gjermeni mos u lodhe kot se PS eshte parti e djegur ne shqiperi.

    1. M says:

      Zonja Gjermeni mos e genjeni vehten. Mos dilni te thoni me mburrje se populli i beson socialistet, sepse keshtu i irritoninjerezit. Ju lutem mesoni te beni politike, te arrini ti beni njerezit qe t’iu pranojne ne mendjet dhe zemrat e tyre. Pas gjithe ketyre zhgenjimeve populli eshte bere skeptik. Ju jeni edhe sociologe ne diplome e duhet ta dini me mire, se eshte shume e gabuar te mendosh qe nje njeri jo shume te shkolluar e te pa ditur mund ta genjesh lehte, mos u gaboni se do te jete nje humbje fatale. Zonje edhe nje femije i vogel fare edhe me budallai i gjithe budallenjve te kupton kur e perkedhel jo me zemer. Prandaj futuni ne popull, lerini minifundet e kollaret, por mbathni opingat e mos mbani fjalime tek fukarenjte se ata i harrojne shpejte.Beni mire ti degjoni, madje me vemendje se keshtu edhe do kuptoni se nuk jane aq budallenj. Mos u lodhni hiç perpara pasqyres, per te provuar intonacionin e zerit, se dashuria per njerezit o eshte ne zemer o nuk eshte fare. Nuk jemi duke ju pritur si fitimtare, se çoç do beni per ne,sepse seici jeten e tij e ka mbi shpatulla, dhe e ka pasur edhe ne diktature (e kemi mbijetuar me sukse), por duam t’iu ndihmojme, qe ju te jeni vertete nje alternative per vendin.Nuk mund tu votoje njeri me besimin se do beni nje shtet serioz neser, nese u degjojne, tek e komentoni njeri-tjetrin rruge me rruge e vend me vend. Ju e dini se leksioni numer nje per nje person qe inspiron te behet politikan eshte: “No Koment”
      faleminderit

    2. zonjen gjermeni dhe te shoqin ladin kryetarin e lagjes e njeh mire shkodra te hapen dosjet e shikoni me vjen keq per partine socialiste une jam socialist por sdo votoj kurre per gjermenet

    3. EDMOND ABDYLI says:

      Pershendetje
      Nuk e di se i informuar jeni mbi PROGRAMIN E RI per te cilin z.nj Gjermeni eshte shprehur duke cituar ceshtje per te cilat kjo qeveri ndoshta i ka thjeshte permendur por qe nuk e di apo nuk do ta di rendesine e tyre, pra ketu flasim per ceshtje te cilat prekin ne menyre te drejt per drejte c’do banor te ketij vendi per probleme jetike sociale pjese e te cilave jane siper permendur, pra po flasim per nje qeverisje te re e cila shkon drejt e ne thelb problemit te qytetarit duke e degjuar ate duke marre sygjerime prej tij per te arritur te nxjerri rezultate per nje jete optimale per te dhe krijimin e nje standarti jetese sociale qe me te vertete mund te themi evropiane.
      Nejse concepti SOCIAL ne kete qeveri nuk ekziston ose eshte i keq interpretuar sipas stilit kapitalist.
      Pra sot kjo qeveri flet per integritet Evropian e cila bie ne kontradite te forte me gjendjen reale sociale te ketij vendi.
      E pra n.q.s arrihet te kuptohet sado pak qellimi i ketij programi atehere automatikisht do te kuptoni se sa te ndryshem jeni nga ne, sepse vazhdoni akoma me termat e 20 viteve me pare si:(hajdut, kriminel) e te tjera si keto te cilat tregojne qarte zhvillimin intelektual dhe objektivat e kesaj qeverie ajo e te akuzuarit te tjereve per paaftesite e veta, por kjo shume shpejt do te ndryshoje dhe sinjalet e para i moret heren e fundit.
      Gjithe te mirat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje