Më shumë se 50 mijë persona kanë mbushur ditën e sotme rrugët e Moskës, duke shënuar protestën më të madhe në Rusi që prej rënies së Bashkimit Sovjetik.
Ata kanë dalë me parrulla kundër kryeministrit Vladimir Putin, të cilin e akuzojnë se ka vjedhur zgjedhjet.
Protesta janë zhvilluar edhe në disa qytete të tjera të Rusisë, por me një pjesmarrje më të vogël.
Protestat kanë bërë që policia ruse të arrestojë më shumë se një mijë persona, mes të cilëve edhe tribuni i luftës kundër korrupsionit, Alexei Navalny, i cili ndodhet në burgim.
Kryeministri Vladimir Putin nuk është përballur kurrë më parë me protesta kaq të mëdha, deklaron korrespondenti i BBC në Moskë, Steve Rosenberg.
Gjatë dekadës së tij në pushtet, fillimisht si president dhe më pas si kryeministër, ai është konsideruar si politikani më popullor dhe më i pushtetshëm në Rusi.
Por, siç ka thënë një protestues për rrjetin informativ britanik, Rusia tani ka hyrë në rrugën e ndryshimit dhe Putin nuk është më një figurë e përshtatshme për vendin.
Putin pas protestave të zhvilluara në Rusi, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara si nxitëse të tyre.
dhe maloku juaj nuk iken
eh seshte aq kollaj……….
qe lindja te behet si perendimi do 100 vjet……
ZGJOHU SHQIPTAR !!!!!!
edhe putini nuk vrau se protestuan,amerika i perkrah sepse po kerkojne ndryshim.po ne ne shqiperi perse amerika na thote dicka tjeter?
SHqiptari ka rene ne gjume letargjik….mos ka uji ndonje ilac brenda???? ne paskemi qene dele ne mes te stanit ku barinjte me shkopin e ture ruajne kush ngre koken e qellon….
i kerkoj putinit te vij ne shqiperi dhe te marr eksperience nga saliu
Historia ka vertetuar qe VETEM REVOLUCIONET I PERMBYSIN DIKTATURAT, por ne 90-ten u be nje eksperiment, pasi Shtete Diktatoriale te Europes Lindore premtuan shume per nje kalim paqesor te sistemit. Por eksperienca e ketyre 20 vjeteve tregoi te kunderten, qe diktatura nuk hoqi dore nga veset e saj,prandaj detyrimisht do te kemi FATKEQESISHT REVOLUCION, duam s`duam Ne dhe qe fatkeqesisht do t`i kushtoje shume popujve te lindjes.Zoti na ruajt nga diktaturat dhe diktatoret.
Pse ore gjithe ajo moske 50mije persona ka per proteste, po PD kur ishte ne opozite nxirrte ne sheshin e skenerit 1 milione persona. Epo amerika do te ndryshoje putin se nuk i vete pas avazit kurse berisha gjithmone ua ka dhene ato qe duan pse duhet ta nderrojne apo qe te gezoheni ju? Nuk e morret vesh se “demokracia shqiptare” per francen vlen me pak se firimi nga shtija e 5 helikoptereve. Jemi shnderruar ne republike bananesh pa banane. Rrnoft liria, rrnoft demokracija.
ne shqipetaret nuk dalim ne demastrata se nuk paguan njeri ke parasysh qa debilash jane keta shoket e mi???????????????????.
Shihni standartet e dyfishta te OSBE. Ne Moske nuk ka “kernacke” shqiptare tip Wohlfarhrt, ndersa ne Tirane fatkeqesisht e kemi nje.
Zgjedhjet ne Rusi deklarohen nga OSBE-ja “jo te drejta dhe demkoratike, me manipulime monstrueze”. Dhe shkaqet sipas kesaj oragnizate jane nga me te ndryshmet, si “votues qe paskan votuar 40 here me karta te ndryshme votimi, kuti votimi te mbushura plot pa filluar votimi, presion ndaj zyrtareve buxhetore per te votuar partine e Putinit, et,etj.
Dhe te gjitha keto jane verejtur nga 300 vezhgues te OSBE!
Imagjino c`fare eshte bere ne stepat e Kamcatkes dhe Krasnojarskut, imagjino se c`eshte bere ne republikat e Dagestanit dhe tartare!
Skenare qe per ne jane teper, teper te njohura.
Putini yne ka helmuar boten me metodat e tij, por nje gje tjeter dua te them:
Perse kernacka e OSBE ne Tirane dhe vete OSBE nuk veprojne me te njetjin standarte si ne Rusi a diku tjeter?
Perse e ngre zerin aq fort zonja Clinton per keto manipulime monstruoze ne Rusi, ndersa japono-meksikani yne tek rruga “Elbasanit” do dialog Rama-(Putino)Sali?
Duket qarte qe kane hyre mire ne garruzhden e ndyre shqiptare, mbushur me kernacka milonash dhe milirdash shperndare neper Grossrucker, Tom Ridger, Cantrimaner, Dauler dhe Wohlfarter.
Arsye tjeter nuk mund te gjesh. Turp e faqe e zeze per keta “ngrenes kernacaksh dhe rrufites birrash”
Ne fakt ke shume te drejte.Shansi i korruptimit eshte shume me i madh ne Shqiperine “e vogel e te varfer”se sa ne Rusine “e madhe e te pasur”.E c’eshte kasta e pjeses me te madhe te me te pasurve te botes lidhur direkt me Putin,perpara kastes se milionereve tane??? Kernackat tona milionere jane shume me te shijshme se sallata ruse miliardere me burime te pafundme natyrore…Me falni,po pak llogjike ne kete mes jo eee…???
Me gezon fakti qe me paske dhene te drejte ne fillim te replikes, por nuk me gezon ajo pasthirrma e gjate ne fund te replikes qe ngjason me jehonat malokiane ardhur nga shpellat nga pushkataret qe marrin gjak.
Po kjo nuk eshte tema jone.
Tema jone eshte ajo paralele qe hiqet midis zgjedhjeve ne nje vend te madh sic eshte Rusia dhe ne nje vend te vogel sic eshte Shqiperia.
Zgjedhje atje, zgjedhje ketu. Metodat e vjedhjes? Te njejta.
Mbush ketu kuti votimi, mbush edhe atje. Voto 10-40 here nje person ketu, voto dhe atje 10-40 here. Bej presion mbi buxhetore ketu, bej dhe atje. Hap shkollat ne dite pushimi atje per te evituar shkuarjen e nxenesve ne demostrata atje, ler mesimet per te ndjekur idiotizmat e Jozi Topallit ketu, etj etj.
Ke arritur deri aty moj Dea qe ve edhe logjiken time ne dyshim. Vere, eshte e drejta juaj. Por nje gje dua te them. Ne jete jam mesuar te mos flas roma per toma si shume ketu, por i permbahem vetem fakteve dhe shume replikues kete qendrim timin e vleresojne. Edhe tani po te flas me fakte, por sera juaj as fakte, as prova nuk merr parasysh, pra do ta kem te kote edhe kete radhe te replikoj, megjithate po e marr kete mundim edhe njehere.
(Ju ju bind vetem mbledhja diteve te merkura e logut te burrave ne Kullen e Kryetarit te fisit ku brockullat me arrore dhe shegore, me Zvicer me det dhe Norvegji me pyje ju ngazellen dhe ju rrit ne gjak hormonet e lumturise duke ju cuar deri ne orgazem.)
Korrupsioni nuk ka mates e nderuar, ate nuk e mat as me madhesi vendi dhe as me meter. Korrupsioni ndodh ne cdo nivel nga pastruesja e spitalit e deri tek Kryeministri. Sipas vendit dhe kuvendi.
E dyta, nuk e ul vetem Putini te korruptoje zyrtare te niveleve tip Grossrucker dhe Tom Ridger, as Dauler dhe Fazllicer se potencen e ka ku e ku ne krahasim me kete tonin. Eshte lufte dinozauresh moj zonjushez, jo lufte milingonash. Besoj se me kuptove dhe nuk po e zgjas me kete teme.
Nj gje po shtoj. Ne samitin e dhjetorit te 2010 ne Astana te Kazakistanit kancelarja Merkel e ftuar ne kete samit mori fjalen dhe tha disa gjera jo dhe aq te kendshme per OSZE. Lexo te lutem:
” OSZE ka shum per te bere, per tu bere vertet nje forum kooperativ mbi bazen e demokracise dhe te lirise”
Kaq mjafon, se eshte thene teper, teper shume. Pyet edhe kernacken e Tiranes nese do ta vertetosh kete fjale timen.
Sa per dijeni e di kush e kishte presidencen e saj ne 2010? KAZAKISTANI i Nazarbajevit. A eshte absurde kjo?
Kur po ky Nazabarjev i fiton zgjedhjet me 95%, nuk genjej me 95% dhe si per cudi edhe atje del personazhi Groosruck dhe bekon ate farse, sikur te kete ngrene dy kernacka me birre Korce?
Pyete dhe per kete kernacken e Tiranes.
Me OSBE kam eksperiencat e mia, qe nuk dua ti bej publike ne kete forum, por nje gje te them me saktesi, ajo organizate ka nje nam jo dhe aq te kendshem per vete menaxhimin qe i ben situatave ne bote. Besoj se ishte nje replike me gjykim te ftohte.
Mbremje te kendshme.
Mos e vrisni shume mendjen,beni nje llogari te vogel.
Sa milion eshte Moska, dhe sa brekgrisur dalin ne proteste,
perfundimin nxirreni vete.
Kete standart jetese qe ka Rusia tani nuke ka pasur qe kur eshte krijuar si shtet.
Isha para 2 muajesh, dhe cfare te shikoje, ndryshim total i Rusise.
Nese po me etiketoni si “maloke” gaboheni rende!Jam aq “maloke”sa nje e lindur ne Tirane ashtu si prinderit dhe gjysherit e mij.Gjithsesi ndryshe nga ju nuk kam paragjykime as per “maloket”e jugut e as per ato te veriut.Kam plot paragjykime per ata qe i etiketojne dhe i paragjykojne njerezit.Ju jo vetem jeni sic shpreheni,nga te vetmit qe flasin me fakte dhe gezoni konsensusin e nje pjese te madhe te forumit por jeni dhe me “modesti”nder to.Argumentimi juaj nuk me bind aspak sepse nuk eshte e vertete qe Putin nuk do ta ulte veten te korruptonte zyrtaret e huaj…sigurisht nese kjo gje do te ishte e mundur(gje te cilen une nuk e besoj aspak).Sa me i madh eshte pushteti aq me te medha jane lojrat per ta mbrojtur ate.Te medha ne sensin qe perfshijne nivelet nga me i uleti te me i larti…dhe sa per korrupsion Rusia e viteve te fundit eshte shembulli i qarte i kesaj.Eshte Rusia e manjateve me te shkuar te dyshimte,eshte Rusia e gazetareve te vrare per te mos treguar te verteta perveluese,eshte Rusia e nje komunizmi te ri shume te njejte ne thelb por me fytyre te patinuar.Putin nuk ul veten te korruptoje zyrtare thoni ju por ul veten te infiltroje spiune ne shoqerine civile amerikane per te operuar ne ne nivelet “e uleta”te kesaj shoqerie.Sigurisht spiunazhi eshte tradite e konsoliduar e politikes ruse,por korrupsioni gjithashtu.Sinqerisht nuk shoh paralelizma mes Rusise dhe Shqiperise,aq te medhenj jane ata dhe aq te vegjel ne.Ju shihni te ne vota te vjedhura dhe korrupsion zyrtaresh te larte nderkombetar…per mua jane legjenda urbane qe lindin nga nje tradite e vjeter e politikes tone te semure qe vrapon te denoncoje vjedhje sa here humb zgjedhjet(flas per te shkuaren e te dy paleve)dhe korrupsion sa here merr deklaraten e rradhes qe e ndeshkon(duke perfshire dhe elektoratin perkates).Une zgjedh te mos i besoj legjendave por fakteve.