Komisioni Europian: PD-PS të noterizojnë paktin, ky është shansi i fundit

11 Dhjetor 2011, 19:14Politika TEMA

Komisioni Europian nëpërmjet një letre i kërkon qeverisë shqiptare dhe Komisionit Parlamentar të Integrimit të bashkojnë përpjekjet në realizimin e planit të veprimit ekzistues në realizimin e 12 prioriteve. Stefano Sannino evidenton punën e bërë deri më tani duke kërkuar që përpjekjet e deritanishme të vijojnë në përmbushjen e sukseshme të 12 prioriteve e në veçanti atyre që kërkojnë konsensusin mes mazhorancës dhe opozitës.

“Eshtë me rëndësi që Ministria e Integrimit dhe Komisioni Parlamentar për Integrimin, të rishikojnë dhe rifreskojnë Planin e Veprimit i cili duhet të marrë miratimin e Komisionit Parlamentar. Ky rishikim dhe rifreskim do të shërbejë në ndërtimin e një kalendari pune dhe masash për tu implementuar”, shkruan Sannino.

Saninno thekson në letër se për të gjitha hapat e ndërrmara nga pala shqiptare duhet të informohet Komisioni Europian në mënyrë perioidike për të patur më të lehtë monitorimin e progresit të këtij procesi për 12 prioritetet. Komisioni Europian shpreh gadishmërinë e ndihmës në aspektet teknike duke ofruar asistencë teknike dhe takime të ndërsjellta për ato çështje thelbësore të këtyre prioriteve./ora-news

5 komente në “Komisioni Europian: PD-PS të noterizojnë paktin, ky është shansi i fundit”

  1. X says:

    na cane k… keta komisioneret ketyre eshte per t’ju futur nga nje shqelm bytheve se kane 20 vjet qe perserisin te njejtat gjera.

  2. isa says:

    qfar tha fratini para 2 dite per edi ramen po ju nukepublikut

  3. maloku says:

    Po ku mer pyke saliu more, ala ke ura ju te BE-pian dhe te SHBA-kes.

  4. hajriu says:

    PD dhe PS te noterizojne halene qe kane ndertuar keto 20vjet….dava bastardesh

  5. F.Gusho says:

    BE tani ka kuptuar se dredhite e saliut s’kane fund,ndaj kerkon te caktohen data,te noterizohet pakti.Shume drejt keto duhen bere por perseri do dalin dredhi te reja,ngaqe saliu eshte miniere dredhish.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje