Arratisja, Kumbaro ka shkuar në Kinë. Britanikëve u ka kushtuar 100 mijë stërlina

11 Dhjetor 2011, 15:17Politika TEMA

E përditshmja britanike “Daily Star”, në një artikull të ditës së dielë, hipotetizon se Ilir Kumbaro tashmë ndodhet në Kinë.

Një javë pasi i shpëtoi gjyqit të ekstradimit për në Shqipëri, ku drejtësia e kërkon për akuzat e torturës gjatë kohës së shërbimit të tij si agjent i SHIK-ut,  gazeta citon “burime të mirëinformuara”, ndërsa informon se Kumbaro ka përdorur pasaportën e tij britanike për të udhëtuar në Kinë disa herë më parë dhe tashmë dyshohet se ndodhet atje i fshehur.

Në artikull, “Daily Star” tregohet shumë kritike me autoritetet britanike, që “nuk verifikuan prejardhjen e Ilir Kumbaros, i cili u fut në Britani si shtetasi kosovar Shaqa Shatri, që vinte për të shpëtuar nga lufta në Kosovë, ku i kishin vrarë gruan dhe djalin. Më pas, pikërisht me gruan dhe djalin e vrarë ai bënte një jetesë luksoze në Londër, falë të ardhurave që i derdhte shteti për paaftësinë fizike dhe mendore që kishte pësuar nga “trauma”. Fatura e tij mund të llogaritet në mbi 100 mijë paund dëm ndaj taksapaguesve britanikë, gjatë kohës së qëndrimit në Angli”.

Ilir Kumbaro fitoi një betejë të mëparshme ndaj shtetit shqiptar kundër ekstradimit, për shkak të dokumentacionit të parregullt, por autoritetet tona riparaqitën dosjen në Britani, ku u fiksua një seancë gjyqësore për të përcaktuar se çfarë do të bëhej me kërkesën e ekstradimit.

Në seancën e fiksuar në fillim të dhjetorit, 56-vjeçari nuk u paraqit dhe që prej atëherë është shpallur në kërkim nga policia, pasi askush nuk e di se ku ndodhet. Kumbaro kërkohet për pengmarrje dhe torturë nga shteti shqiptar. Besohet se është çelësi për zbardhjen e misterit të Remzi Hoxhës, shqiptaro-maqedonasit që figuron i zhdukur që prej vitit 1995, pasi u mor në pyetje nga Shërbimi Informativ Kombëtar (sot SHISH).

Gazeta britanike e së dielës ‘The Daily Star Sunday’, në shkrimin me titull “Bosi i Torturës ju kushtoi juve 100 mijë Sterlina” shkruan se Ilir Kumbaro, i cili tashmë është në arrati ka mjelur taksapuaguesit britanikë duke i kushtuar shtetit 100 mijë sterlina ose 170 milionë lekë. 

Ish-bosi i shërbimit sekret tashmë është objekt i një operacioni mbarëkombëtar për gjetjen e tij pasi Scotland Yard lëshoi një apel publik për gjetjen e tij.

Gazeta shkruan se sot po zbulojmë tërë historinë e gënjeshtrave të cilat mashtruan autoritetet britanike për më shumë se një dekadë nga të cilat ai përfitoi shumën gjashtë shifrore në përfitime sociale.

Gazeta ‘The Daily Star Sunday’ shkruan se Kumbaro gënjente kur deklaronte se ishte nga Kosova.

“Isha paralajmëruar nga policia se nëse do të merrja pjesë në demonstrata të tjera, do të burgosesha dhe do te vritesha”.

Kumbaro mori shtetësinë britanike me emrin Shaqa Shatri dhe me atë pasaportë udhëtoi deri në Kine. Kumbaro arriti të marrë banesë nga shteti dhe për të paktën një dekadë, shkruan gazeta britanike merrte ndihma për paftësi fizike dhe  depresion dhe për shkak të depresionit nuk punonte dot pasi kishte frike se gruaja dhe fëmijët i ishin vrarë në Kosovë.

Ai arriti mesa duket të mashtronte edhe mjekët  se shihte ëndrra të këqija sikur shikonte të afërmit dhe miqtë e vrarë nga policia serbe në Kosovë.

Në fakt kur policia bastisi shtëpinë e tij në Londër ata gjetën një grua e cila besohet se është gruaja e tij Vjollca.

Ai mendohet se ka dy djem që jetojnë në Britani. Ajo që mjekët nuk dinin ishte se ai jo vetëm që nuk ishte viktimë e torturave, por i dyshuar për rrëmbim dhe torturë te Avdyl  Loshajt, Ziso Kristopullit dhe Remzi Hoxhës.

Gazeta citon një burim në Agjensinë Britanike të Kufirit e cila ka deklaruar për gazetën se “Kumbaro është një njeri inteligjent i cili në mënyrë të qartë  ka luajtur me sistemin duke dhënë të dhëna bindëse punonjësve të emigracionit e duke pretenduar se ishte viktimë e torturave në Kosovë dhe të merrte ndihma nga shteti britanik.

Djali i Kumbaros Endrit, tashmë ka humbur 10 mijë stërlinat e vëna garanci pas mosparaqitjes së tij në gjykatë. Në shtëpinë e Endrit në Forest Hill, në juglindje të Londrës, shkruan gazeta një grua e cila tha se ishte gruaja e Endrit  tha se burri i saj kishte shkuar në Paris.

Menjëherë pas kësaj ajo dhe fëmijët e saj u larguan nga shtëpia me bagazhe dhe u larguan nga miqtë e tyre me makinë, shkruan gazeta e së dielës The Daily Star Sunday. /TCH

20 komente në “Arratisja, Kumbaro ka shkuar në Kinë. Britanikëve u ka kushtuar 100 mijë stërlina”

  1. fule says:

    Cfare i kushtonte drejtesise angleze ti terhiqte pasaporten, apo masa te tjera te ngjashme deri ne perfundim te gjykimit. Po te dyja gjykatat e paskan pergatitur per rruge te gjate gjithe kete kohe.

    1. LORA says:

      Fule,drejtesise angleze i duhej te nxirrte nga ky biznes(jam e bindur per kete,kam qene ne Angli) me shume se 100000 paund (kostua e trajtimit te Kumbaros nga taksapaguesit angleze)
      qe sic duket paska qene programuar te shkoje ne xhepa individesh e jo ne arken e UK-se.Hejhrih Hajne,poeti i famshem gjerman,i quante britaniket tartakute ne raport me parane e paska pasur absolutisht te drejte.Kete cilesi,sic duket nga ikja inkonjito e tij,Kumbaro e paska pikasur mire e si rrjedhim i paska bere llogarite me shpejt.

  2. Drejtesia do vendoset. says:

    Ilir Kubaro ka punuar para viteve 1990 për shërbimet Angleze. http://bit.ly/jAL5ep.

    1. Epirioti II says:

      O Hamiti, je absolutisht njeriu me abuziv ne blogjet shqiptare pas Turkofagut. Boll or burri i dheut spekulove ne cdo artikull se u bere i merzitshem. Po fiton efektin e kundert te asaj qe do me arrit

      1. Defrim says:

        Po të siguroj se nuk ështe Hamiti.

  3. Tironci Lugano says:

    Bente nje jete luksoze thote gazeta.

    1. Vorra bomsi says:

      Burre me te ndyre dhe servil te sales nuk ka pasur, por desha me te pyet se vertet bente jete luksoze me ato sterlina qe merte? apo thjesht jetonte si nje vemje emigracioni sepse ti tironc jeton ne lugano dhe e di shume mire se sa jete luksoze behet me ndihmat e emigracionit!

      1. Tironci Lugano says:

        Vorrabomso
        Me vje mire qe me kupton.Dhe ne Angli per em teper
        pershendetje

  4. nastradini says:

    Shikojeni o milet kete kafshe-VAMPIR te Sali DEMONIT. Qe vret shqiptaret dhe te huajt si zogj pule. pa ja bere syri terr fare. sic i vriste edhe enver ANTIKRISHTI. Kur i therriste truni i semure prej SADISTI-HOMO. Shikojini keta sigurmista te partise se Punes. si fshihen tani me pasaporta te reme dhe kur zbulohen nuk kane guximin dhe dinjitetin minimal te perballen me Drejtesine. Shikoni o milet keta kafshe-VAMPIRE Sali DEMONIT.

  5. Luli says:

    Po kjo angli si e la te dilte nga aeroporti? Tallin b…-n me ne o Milet, jemi bo per te ardh’ keq! Eshte sikur I thote Anglia KRIMIt shqiptar: bjeru deleve e derrave,QITI fare, NEVEt na duhet Shqipnia pa shqiptaret, duam aty vec mafiozet bythpalare /Shpellare. Merrnie mire vesht o Milet kamkum, r reformat thone TE TERE se shqiptar I mire eshte nje shq. I Vdek… shto dhe shqiptar kriminel …AMA mafioz sadist pervers ‘ibreti jalem’ qe vret t’amen per karriken – llum-PROVINCa ne pushtet!!!! Ej, ene Mao ce dungu e kishte ket mesim , Terrorizmit I thuhet ‘revolution kulturor’, pra mesimi shkurt: ‘ FSHATARI rrethon QYTETARIn’…dhe u be ‘diktatura proletariatit’=demokracia me e NALTA. o Milet, nigjo e mbaj vesh …Hapi gavat/ syte shih kush na e fut..

  6. vali says:

    Tallu o Ilir se je sigurimësi i Enver Hoxhë.

  7. arsen says:

    Mos e ngit mutin se i vjen era!
    Zhdukja e Kumbaros eshte treguesi me sinjifikativ i sundimit te Botes nga mafia!
    Mafia e donte te vdekur Remzi Hoxhen.
    Mafia do qe Sali Berisha te shese arme, te vrase me 21 janar, te pervetesoje pronen e te tjereve, te strehoje islamike, te dergoje ushtare ne Afganistan, ti shpalle lufte Iranit, te zhduke hartat e Detit Jon, ti shese Shqiperine Fazllicit me shoke, te jape Pasaporta Biometrike per kriminele, te djege arkivat, te zhduke hipotekat, te SUNDOJE injorantet….
    Pra?!!
    Ilir Kumbaro di shume gjera. Ai ose duhet vrare,ose duhet shpetuar.
    Harojeni drejtesine o njerez!
    Vetem diktatoret e luftojne mafien.
    Vetem diktatoret luftojne fondamentalizmin fetar!
    Bota eshte shume prane Luftes se III Boterore. Zotim na ruajte!

  8. Alketa says:

    mos u matufepsi njerez, Ilir Kumbaron e kane vrare kriminelet e Saliut, ate po e gjeten e gjejne vetem atje ku e varrosen. Keto lajme jane vetem e vetem te ju dizinformojne.

  9. mos u cudit says:

    te tera ne kete bote lahen!

  10. ivani i madh says:

    Ne doni te dini se ku ndodhet kumbaroja ja u them une ,se pari interpoli te izoloje berishen dhe ti ngrere padi penale ne HAGE se dyti te mos e kerkoje ne Kine po ne Argjetine se aty jane strehuar kriminelet e nazizmit e me qarte ne ishujt malvine koloni e anglezve sepse menjehere pas marjes se vendimit te ektsardimit te tij eshte vene ne levizje mafja e berishes ne kombinim me agjenturen angleze per ta sitemuar kete deshmimtar kyc qe do ti nxirte te palarat berishes ne lidhje me takimin e Ohorit te berishes, grigorovit e miloshevicit ne dem te KOSOVES e mbare kombit shqiptar. Paraja po derdhet lume vetem qe te mbrohet tradhetia .

  11. coko says:

    Mbrapa Kumbaros ndodhet i fshehur Saliu,kjo nuk do men e kalem mbasi ku ka gish Sala nuk kapen,nuk gjykohen,nuk zbardhet Asgje,
    Azem hajdari u Vra,e nxorren ne prite
    Trebicka doli per gjah,i vetmi deshmitar per Shkezenin e Berishes
    Gerdeci??,
    21 Janari??Ceshtja Meta-Prifti???
    ku eshte Drejtesia???eshte ne shtepine e Berishjaneve,
    Shqiperia po edh valle per Demokracine me Halle.

  12. Bardhi says:

    Remzi Hoxhaj,dyshohet me themel se ishte njeri i UDB-se serbe,e cila si gjithmon kishte nene mbikqyrje degen e saj ne Shqiperi,Partine Socjaliste,siq e ka edhe tani.Nese dikush eleminoj nje te dyshuar per tradhti kometare,c’keni ju o te mjere qe aq shume jeni te shqetesuar.Su mba vendi se nje dite do te keni fatin e Remzi Hoxhes per tradhtit e medha qe po beni kunder shqiptarise,ju klyshet e Edi Rames.Po mendoni se do ua falin shqiptaret takimin e Kretes,Begoviqin,e te ngjashme.Mos harroni se sa here qe Kosova e ka punen pisk Ju gjeni ndonje sebep per te destabilizuar Shqiperine.Kur them Ju u drejtohem Ju socjalisteve shqiptare qe fatkeqesisht jeni dore e zgjatur e serbit dhe grekut.per te qene fatkeqesija edhe me e madhe edhe Salo me bashkepunetoret ka marr mjaft nga ju dhe eshte lidh jo pak me Fazlliqet e te ngjashem.shpresoj dhe jame shume i sigurt se do dal nje force e re ne shqiperi qe do u nxjerr nga skena shqiptare si ju si Salihun dhe normalisht se tradhtaret denohen kudo ne bote.Jo rastesisht amerika ruan me cdo kusht denimin me vdekje ne ligjet e saja.

  13. SADIKU says:

    PASAPORTEN FALLSO JA KADERGUAR SALI BERISHA PER TE SHPETUAR LEKUREN E TIJ NGA AKUZA PER TORTURAT DHE ZHDUKJEN E REMZI HOXHES.
    SALA DHA URDHEE PER ZHDUKJEN E TIJ ASHTU SIC BERI ME KOSTA TREBICKEN ,

  14. Janua says:

    O popull sigurimsin e Enver Hoxhës shokun Kumboron e ke sot ne Amerikë.

    1. Bazarxhevap says:

      Ashtu si eshte edhe Merahmet Hila e shume te tjere, nje ordiner kriminel qe ka vrare e ka burgosur ne kohen e diktatures me mijera veta.

      Keto Bajga duhet ti gjejne dhe ti zhdukin vete Shqiptaret duke vendosur ne vend drejtesine e munguar nga ky shtet koti.

      I gjeni dhe plumbin kokes, se do ju urojne nenat qe keta monstra i lane me te zeza. Nuk duhet qe te kete meshire per kriminelet!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje