Xhufi: Pas dy vendimeve të Kushtetueses, edhe censusi duhet të shpallet i paligjshëm

12 Dhjetor 2011, 10:36Politika TEMA

Historiani Pëllumb Xhufi ka deklaruar se censusi duhet të shpallet antikushtetues. Ai iu referua dy vendime të Gjykatës Kushtetuese për të hedhur poshtë dy ligje, atë për ndryshimin e kombësisë me vendim gjykate dhe për shënimin e kombësisë në dokumentet e gjendjes civile. “Në dritën e këtyre dy vendimeve të drejta të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka hedhur poshtë si ligjin e vitit 2003 për ndryshimin e kombësisë me një vendim të thjeshtë gjykate, ashtu edhe ligjin e vitit 2009 mbi shënimin e kombësisë në dokumentet e lëshuara nga zyrat e gjendjes civile, shtrohet pyetja: a mund të jetë kushtetues një regjistrim, si ai i porsa zhvilluar në vjeshtën e vitit 2011, i cili së pari përfshin zërin “kombësi” në një dokument zyrtar, dhe së dyti lejon, madje nxit, ndryshimin e kombësisë së të intervistuarit me një deklarim të thjeshtë gojor të tij? Unë jam i bindur se jo, dhe do të prisja që një institucion a parti politike të kërkonte shpalljen si antikushtetues të këtij regjistrimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese,” tha Xhufi.

Historiani i është përgjigjur edhe një qëndrimi të deputetëve të mazhorancës se kufijtë me Malin e Zi duhet të zgjidhen me marrëveshje bilaterale. “Kjo është një gënjeshtër e paturp. Kufijtë tanë veriorë janë të përcaktuar qartë gjithashtu në vitin 1913. Vërtet, Jugosllavia e dikurshme nuk është më dhe një shtet i ri, Mali i Zi është krijuar në kufijtë tanë veriorë. Por kjo s’do të thotë se kufijtë e këtij me Shqipërinë do të jenë të ndryshëm nga ata që kishte me fqinjin jugor Jugosllavia e dikurshme, pjesë e së cilës ishte edhe Mali i Zi. Apo mendojnë ndryshe zotërinjtë e qeverisë, veçanërisht ata që kanë lidhje e miqësira të veçanta në Podgoricë? Ndryshe nga qeveria greke, qeveritë jugosllave dhe më tej, ajo malazeze pas krijimit të shtetit të Malit të Zi, i kanë njohur, e qysh, kufijtë tokësorë e ujorë me Republikën e Shqipërisë. Janë nënshkruar marrëveshjet përkatëse dhe kanë funksionuar rregullisht komisionet mikste të kufirit për parandalimin dhe zgjidhjen e problemeve kufitare. Por si për vetë historinë e shtetit shqiptar, edhe për çështjen e kufijve, “çlirimtarët” e PD kujtojnë se jeta fillon me daljen e tyre në dritë dhe ardhjen e tyre në pushtet. Harrojnë që ky shtet fillon me “baba Qemon”, me atë që Ministri pëdëist i Kulturës (i Kulturës!) dinte se prehej në tokën e Italisë. Harrojnë gjithashtu, se në kohë të tjera bëmat si ato që po gatuajnë ata quheshin thjesht tradhti dhe dënoheshin rëndë,” tha Xhufi.

 

13 komente në “Xhufi: Pas dy vendimeve të Kushtetueses, edhe censusi duhet të shpallet i paligjshëm”

  1. ana says:

    po per ne anketuesit po kujtohet njeri se ngelem pa mare rrogen.

  2. selim says:

    Prof. P. Xhufi,
    Faleminderit per qendrim tuaj te larte Atdhetar dhe per argumentimet tuaja dokumentare, ligjore dhe historike.
    Si nje nder historianet tane dhe intelektual me pergjegjesi Atdhetare te shprehur, je vendosur krahe intelektualeve te tjere te shquar qe veprojne dhe shqetesohen per perparimin e Shtetit dhe gjithe Kombit Shqiptar.

  3. Malsori says:

    Nuk do ta trepoja ne qoftese do te thoja se z.PELLUMB XHUFI duhet te jete kandidati i vetem per PRESIDENT i Shqiperise.Nje figure e kompletuar dhe qe do ti jepte shume reputacion Shqiperise.U beje thirrje te gjithe Shqipetareve dhe gjithe klases politike qe te ngrihen e te mbeshtesin kete intelektual,e jo ca figura te konsumuara qe po na e shpifin ketu e 20vjet me Fatos Nanon ne krye.

    1. Boner says:

      sugjerim shume i zgjuar Malsori..Z Xhufi eshte nga ata te paktit ne Shqiperi qe i ka trute ne vend …fatkeqsisht njerz si xhufi nuk i duhen rrotull nje egersire shpellash si cuni i Sheqers kurves ..atij i duhen injorante ,legen.felliqsira,tradhetar hajdute kurva dhe pederaste..shiko “qeverine” e tij qe eshte vetem nje cete kurvash ..fillo nga kryetarja e bordellit Sali Sheqere Berisha

    2. ai Burri says:

      Shume e zgjuar Malesor. Respekte. Ndonjehere eshte para syve zgjidhja, por nuk e shikon njeri.
      Emrin malesor jua kane perbaltur ca fshatare e kafshe malesh, njelloj si gjithe Shqipetareve ua kane percudnuar emrin injorantet e burgaxhijte e 90’es kur dolen neper bote.
      XHUFI President!!! Per mua fiton.

    3. hajriu says:

      Hallall malesori, fjala jote ne vesh te perendise

  4. qytetar says:

    ESHTE I PALIGJSHEM,JURIDIKISHT, SE FAKTIKISHT DIHET.

  5. LILOLABJA says:

    Jam plotesisht dakort me MALSORIN nuk i mungon asgje, eshte” pakete” per presidente do te thoja.Po ku ta gjejme ne Shqiptaret gjithe kete fat .Fjala jote o MALESOR ne vesh te popullit .Pershendetje

  6. Altin says:

    Sala si komunist qe eshte nuk e ka piken e fese dhe thjesht ben pazare me hoxhallar e prifterinj (katolik e ortodoks) dhe si kercet fare se c’far demi i shkakton popullit te tij, ai eshte thjesht antishqiptar qe sajon lloj lloj tollovirash me sfonde fetare dhe etnike me te vetmin qellim ti percaj shqiptaret. Edhe ky muhabeti i censusit eshte ne te njejten linje.
    Sa per z.Xhufi vertet do jete nje zgjidhje shqiptare nese ai behet president, por ne kete vend pazaresh duhet te knaqemi me mostra si Berisha, bixhozxhinj e aventurier si Nano, pabythsa si Topi apo me ndonje tyryfyle si Jozi.

  7. maks says:

    Te njeriu i vitit ne top kanal kam votuar Mero Bazen,Mustafa Nanon,Andrea Stefanin,Pellumb Xhufin dhe Myslym Pashen.
    ju bej thirje te votoni per ate qe mendoni JU QE LEXONI GAZETEN ONLINE

  8. basha lab says:

    Një sugjerim shumë i saktë,i juaji Malsori…Figura e akademikut P.Xhufi është nga më të kompletuarat për postin e lartë të presidentit…Nëse kjo gjë do realizohej,,,dhe nuk ka arësye pse të mos ndodhë…Shqipërisë do ti dilte zoti i vërtetë i saj…Një referendum popullor do të ishte hapi i parë dhe i vetëm në këtë drejtim që të lehtësohej procedura…Kushtetuta e thotë këtë gjë…Për këtë duhet nisma e ndonjë grupi intelektualësh,depudetësh,shoqatash të ndryshme..të cilët duhet të plotësonin rreth 50.mijë nën shkrime dhe fiton referendumi…A mundemi ta bëjmë këtë gjë…?Është rruga më demokratike që na con atje ku duam të gjithë shqiptarët…!Përshëndetje!

  9. Mihallaq Furxhi says:

    Shpeh respektin tim per kontributin e Zotit Xhufi kurdohere ne mbrojtje te kushtetutes dhe te drejtave te Shtetit Shqiptar dhe njeriut.
    Shqiperia ka nevoje per njerez te tille e jo per njerez qe nuk marrin pjese e nuk kontribojne(kur ishin te zgjedhur ne Parlament) dhe kane sy e faqe te rifuten perseri ne sferat me te larta te politikes shqiptare.
    Shqiperia ka pasur ka dhe do te kete Intelektuale dhe Profesore te perkushtuar per interesat e Shqiperise dhe Shqiptareve .
    Eshte e mira e Shqiperise dhe Shqiptareve qe keta njerez duhet ta drejtojne Shqiperine (Ekzekutivin,Legjislativin dhe Gjyqesorin)drejt rruges se pakthyeshme te Integrimit Europian.

    Mihallaq Furxhi
    Oakland Community College
    Michigan USA

  10. idenisco says:

    grekut i duej dhe censusi per te ditur sa Came jane ne Shqiperi sa femi kan dhe sa te ardhura kan jan ne gjendje apo jo se i duhen asfalis sekrete te vtera keto dhe si quhen dhe sa simpatizant grek ka qe u jep rrogat qe ta di jan spiuna apo jo qe mos tu japi rogat kote se duhen arsqyetuar rogat qe marin spiunat ketu apni censusin dhe shikon sa spiuna grek kemi ne parlamentin ton

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje