Qeveria përgatitet të kërkojë para nga FMN, por përballet me kushte të forta. Arabët i japin Bodes kredi koncensionare

14 Dhjetor 2011, 10:46Politika TEMA

Qeveria ka pranuar realitetin e zymtë ku ndodhen financat shqiptare dhe po përgatitet që të shtrijë dorën ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar për ndihmë financiare. Siç njofton e përditshmja Shqip, qeveria pritet të përballet me kërkesa të forta nga FMN në rast se dëshiron të marrë kredi prej saj. Kështu, ato që dikur ishin rekomandime të FMN për uljen e pagave dhe për rritjen e taksave, do kthehen tani në kusht për marrjen e parave. FMN do kërkojë me çdo kusht uljen e nivelit të borxhit, të cilin qeveria po e rrit rregullisht.

Ndërkohë që qeveria është në krizë të thellë për para, çka e tregoi edhe fakti se nuk arriti dot të japë shpërblim për të moshuarit, ministri i Financave ka arritur të marrë një kredi nga Emiratet Arabe. Ai ka nënshkruar një kontratë për kredi koncensionare, shkruajnë mediat e Emirateve. Bëhet fjalë për një shumë prej 50 milion dollarë për projektin e rrugës Tiranë- Elbasan.

6 komente në “Qeveria përgatitet të kërkojë para nga FMN, por përballet me kushte të forta. Arabët i japin Bodes kredi koncensionare”

  1. Vlora says:

    po ku kemi kurriz ne mo te mbajme gjithe keti borxhe…
    me se do ti shlyejne shqiptaret e shkrete gjith keto para……….

    1. armand says:

      O Vlora ne duhet te na vije turp qe disa bije sorash ne 97-en na ndalen ne mes te rruges duke na hedhur hi syve.Ky k. qe kemi ne krye i kish mbushur breket po biri i sores,nano se bashku me grekun dhe serbin, e kthyen mbrapa duke i dhene garanci per jeten dhe familjen.Ate qe ndodhi me pas eshte historia e vuajtjeve tona.Keto dite soraku nano e nxorri koken dhe kerkon postin e presidentit.Me revolton me shume heshtja e opozites.Zoti Rama deri me sot po luan rolin e amortizatorit midis popullit dhe qeverise por duhet te keshe kujdes, nano president eshte nje peshe e madhe edhe per ty,ka per te thyer ne mes dhe zoti na ruajt nga ajo qe mund te ndodhe.

  2. aron says:

    Çajme male,bejme rruge,bejme tunele moderne…..me borxhe.Nga nje qeveri e votave te vjedhura çte presesh vetem hi syve.Ja çorri masken DRITAN PRIFTI,I LUMTE.Jemi vendi qe rritim pagat(NEPUNESVE QE JANE TE POLITIZUAR SHUMICA),por qe rritim dhe çmimet dhe kjo rendon gjithe shqiptaret ,te ngrihesh te vret te heshtesh je i vrare me breza,te ndryshosh duhet por kur se ben dot,jep mendimin tend qe sta degjon kush.

  3. plaku says:

    He more qen bir qeni, e largove FMN para dy vjetesh se nuk kishe nevoje per te, tani e do. Pra cfare peshtyve po e lepin. More idiot, Gjeramnia ka me dhjetra institute te studimeve ekonomike, vjen ti nje injorant nga ana ekonomike dhe meson Merkelin te mos risi taksat ( ajo ne fakt ne muajin tetor 2011 i uli per reth 7miljard Euro ) sepse do ritet rezkiku i invazionit ( artikulli i sotem tek Temoonline ).
    Kur nuk ngriti kembet horri qe po na merr ne qafe.Eshte per te vene duar ne koke. Kush na drejton. More ky horr horri i ben te gjitha. Gjermanet thone : “Njeriu mund ti haje te gjitha, ti pije pothuaj te gjitha por nuk mund ti dije te gjitha.” E njef fjalen “kolegjialitet” ky horr apo jo ? Do sorollatet do sorollatet dhe prape do pranoje kushtet e FMN se ne tregun e kapitalit boteror me bonitetin qe ka Shqiperia nuk i blen asnje investitor bonot shqiptare.
    He kur nuk vdiq horri.

  4. Burreli says:

    Nuk i japin borxhe se e dine qe asht hajn.

  5. loni says:

    FMN,,do jete ajo qe do ta rrezoje sali berishen,,ashtu sic shkaterroje para disa vjetesh edhe argjentinen,,do jete gabimi me i madhe qe sali berisha bashke me qeverine e tij te marri kredi nga FMN sepse do bie vete ne gracke dhe bashke me te i gjithe populli shqiptare,,dhe nuk do ta ngrime koken asnjehere sa te ekzistojme si popull,,prandaj sali berisha mos u ngaterro fare me FMN se do jete gabimi me fatal per te gjithe ne si popull,,por edhe per ty se ata nuk te lene te levrishe i lire mbasi te ken rrezuar,,mos harro se edhe gadafin ishte po FMN qe e rrezoi ngaqe gadafi kurre nuk fuksiononte me bangat boterrore,,dhe kjo ishte nje nga arsyet per ta kontrolluar ate shtet sesa bilona dollar kishte te bllokuara pa i deklaruar asnjehere,,kujdes sali FMN,,se as greku nuk eshte ngaterruar tek FMN se i di pasojat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje