Zbulohet femra që u bë imazh i Protestuesit tek TIME

19 Dhjetor 2011, 12:54Lifestyle TEMA
Zbulohet femra që u bë imazh i Protestuesit tek TIME

Fytyra e saj është bërë simbol i një viti protestash që u shtrinë nga Nju Jorku në Kajro. Pasi doli në kopertinën e revistës TIME si ‘personi i vitit’, do të duhej shumë pak kohë përpara se të zbulohej identitetit i Protestuesit.

Bëhet fjalë për amerikanen 25 vjeçare Sarah Mason, e cila kishte dalë në protestën ‘Pushtoni Los Angelos-in’ (Occupy LA).

Që kur imazhi i saj doli në kopertinë, ajo nuk po kapet nga gazetarët.

Mason u arrestua nga policët e trazirave për shkak se nuk u largua nga sheshi atë ditë.

Vajza e re, që punon në një galeri arti, e kishte ngjyer fashën që mbante në fytyrë me uthull në rast se policia do hidhte gaz lotsjellës ose spraj me piper.

Ajo u përfshi në protesta për shkak se kishte shumë probleme për të shlyer një borxh personal pasi u largua nga universiteti i Arizonas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje