Legalizohen kioskat e kunatit të Bashës, do të qëndrojnë gjithë kohën

26 Dhjetor 2011, 17:55Politika TEMA

Kryebashkiaku Lulzim Basha vendos të legalizojë kioskat e ngritura nga kunati i tij, në qendër të Tiranës, pranë Rrugës “Murat Toptani”. Pasi i dha leje 1 mujore kunatit të tij Erion Isufi, që të ngrinte në zemër të kryeqytetit një minifshat me birrari dhe mëngjesore, ku nga ky projekt do të fitonte rreth 90 mijë euro, Basha vendosi t’i legalizojë kisokat e këtij biznesi, me pretendimin se kështu do të ndillen turistët e huaj, të cilët janë gjithnjë në kërkim të gjërave të veçanta nëpër qytete e shtete të ndryshme të botës.

Sipas projektit më të ri të Bashës, i cili do të bëhet realitet gjatë vitit të ardhshëm, pedonalja ngritur për qytetarët do të shndërrohet shpejt në një pazar me kioska dhe tezga, ku papuçet dhe shallet e leshit, do të shihen dhe shiten nën tymin e qofteve dhe përmes gotave të birrave. Si kryebashkiak i metropolit, Basha mendon kështu të sjellë një treg të ri për qytetarët, të cilët nuk do të kenë një rrugë të qetë vetëm për ta, por një rrëmujë njerëzish dhe produktesh nga ato ushqimore, deri tek veshmbathjet apo suveniret. Ky pra është vizioni më i ri i Bashës për rrugën “Murat Toptani”, e cila nëse përgjatë viteve e shekujve ka përçuar vlera të mëdha historike e kulturore tashmë do të njihet dhe identifikohet si rruga e birrës dhe qofteve të kunatit të Bashës. Themi kështu, sepse për gjithë këtë ndryshim historie, u desh iniciativa e kunatit të Bashës, i cili në ditët e para të dhjetorit nguli në këtë rrugë rreth 40 kioska, nën emrin “Qyteza e Festave të Fundvitit”. Projekti me mungesë të theksuar transparence mbi procedurat e tenderimit, parashikonte që për çdo kioskë kunati i Bashës të fitonte 3 mijë euro. Sipas këtij projekti, qyteza do të funksiononte nga data 6 dhjetor-6 janar. Por, nisur nga fitimi që ka rezultuar me këtë biznes, Basha ka parashikuar që në 2012, “shtëpizat” të cilat më mirë mund të quhen kioska, do të qëndrojnë pothuajse gjatë gjithë vitit, madje do të shtohen dhe tezga, që e gjithë rruga të konceptohet në formën e një tregu.

Rruga “Murat Toptani”, gjithë vitin panair 

Në projektbuxhetin 2012, kryebashkiaku Lulzim Basha ka parashikuar krijimin e një panairi të artizanatit, i cili sipas tij, do të ndikonte pozitivisht në eksperiencën e një turisti, pasi ata vazhdimisht kërkojnë diçka autentike nga qyteti i Tiranës. “Përqendrimi i produkteve të artizanatit në një treg të vetëm e bën shumë më tërheqës këtë treg dhe akoma më shumë rrit dëshirën e turistëve për të blerë një produkt artizanal dhe si rrjedhojë dhe shanset që kjo blerje të realizohet”, parashikohet në buxhet. Funksionimi i një panairi të tillë mund të realizohet gjatë fundjavave pranë rrugës “Murat Toptani”, e cila ka disa avantazhe: është rrugë me akses vetëm për këmbësorët; është shumë afër atraksioneve kryesore të qytetit; është shumë afër qendrës së qytetit; shumë lehtë e arritshme (ka akses të madh si me makinë, me autobus, apo me këmbë). Sipas projektit të Bashës, kështu do të përfitonin dhe artizanët, të cilët do të ishin më të motivuar për ta mbajtur të gjallë traditën e tyre, pasi tashmë produktet e tyre do të ishin më pranë konsumatorëve dhe do të kishin rritje të nivelit të shitjeve dhe gjithashtu të fitimeve. Përsa i përket instalimeve të nevojshme për ndërtimin e tregut, ato do të jenë të çmontueshme, pasi tregu do të funksionojë vetëm në fundjavë dhe gjatë periudhës prill-tetor, ku dhe niveli i reshjeve është më i ulët dhe temperaturat më të larta, si dita më e gjatë falë ndryshimit të orës me 60 minuta. /Sot

23 komente në “Legalizohen kioskat e kunatit të Bashës, do të qëndrojnë gjithë kohën”

  1. hysni dajaku says:

    e kan bere vetem per Njazi Kosovrastin,qe mos ta bej shurren nga dritare bashkise po te vej tek kisoskat si ate qente qe e bejne tek pemet!!!

    1. Ramy says:

      Shume pozitive madje shpresoj projekti te preki edhe gjithe gjatesine e lumit te Lanes, sic qe dikur me ndertime. Nuk e di pse ju kamunistat jeni kopleksuar nga tirana e para vitit 2000… do kthehemi ne identitet tani. Ne keshtu na pelqen.

      1. Albann says:

        hahahahaha….Tamam Identitet…S jetojme dot pa ca plehra neper kembe…I kemi ne gjak s shkeputemi dot prej tyre…Mundesisht ftoni familjet rome te vendosen me kasolle ne qender te Tiranes,ju siguroj qe qyteti do behet me i zhurmshem e me me gjalleri…A nuk jane keto pjesa e identitetit tone!!!???

  2. tak fak says:

    Qoftet kishin pune shume, vendim i drejte, si Lul-i

  3. plaku says:

    Djema, une kam idene se edhe ne Shqiperi, lavdi Zotit, kemi nje ekonomi pak a shume tregu. Kunati i Bashes mund te hapi sa te doje kioska ne Tirane. Kjo eshte gje e mire se rit konkurencen midis kioskave. Ne se kunati i Bashes ka nje business-plan te mire ai do te mbijetoje, ne se jo edhe ai do marri rruget e mutit. Tregu nuk pyet se i kujt eshte dyqani. Suksesi varet nga oferta dhe kerkesa dhe jo Basha por as edhe nje njeri ne bote nuk e ndryshon kete ligj. Jane horra te ndyre. Populli ja fut gjumit dhe Sala dhe Basha bejne qejf.
    Shpresojme jo per shume kohe.

    1. Landi- Sverige says:

      Ekonomi tregu??!! Konkurence e lire??!! Plaku, mos te ka goditur shampanja apo e ngateron me tregun zviceran? Sala, Basha dhe familjaret e tyre do te kene “sukses”, per sa kohe do te kene ato poste, sepse ata kontrollojne gjithshka, ku nuk mund te perjashtohet tregu dhe konkurenca e “lire”. Shpresojme jo per shume kohe.

      1. deso74 says:

        je i sakte LANDI,me thane qe era e qofteve qelb gjithe zonen perreth,,hajde turisem hajde,,,,,aaaaaaaaaaa,,harrova e ka fjelen per malesoret e Kosoves dhe atyre nga DRAGOBIA,se ata terheq ky lloj tregu………

    2. reformer says:

      Kjo eshte ekonomi tregu aq sa nje “plak” mund te jete djale i ri! Sigurisht ti do te kishe shume te drejte, nese kete privilegj (sepse vetem bufi nuk e kupton qe ky eshte nje privilegj) Luli do t’ja kishte dhene nje tregtari te shquar dhe te suksesshem, me nje plan prespektiv dhe me ide te reja per zhvillimin e nje tregu shume special ne qender te kryeqytetit. Por ngaqe eshte nje privilegj shume i madh, ai i dha kunatit, duke marre persiper gjithe keto llafe dhe duke u fshehur pas teorive te ekonomise se tregut alla shqiptare. Eshte si puna e asaj, vajza eshte shume e ndershme, vecse eshte “pak” me barre!

    3. Kioskezim again says:

      Plaku, ajo rruge eshte per kembesoret per t’u qetesuar ne stola nen hijen e rrapeve dhe jo te kalojne mes tymit te qofteve dhe karrigeve qe kane zene trotuaret. Po ashtu ne ate rruge jane disa biznese qe asfiksohen nga qendrimi i kioskave para biznesit te tyre. Ekonomia e tregut s’hyn fare se per qofte 20 lekshe dhe birra 70 lekshe nuk jane mangut shqiptaret. Dikush e tha mire, po kthehet epoka e kioskezimit perseri. Une punoj me te huaj shume prane asaj rruge dhe ata s’shohin asgje interesante ne kete katrahure. Gjithcka duket si pazaret e lindjes se mesme dhe te larget. Mezi po prisnim te vinte data 6 Janar per t’i hequr, por s’eshte e thene me keta bastarde.

  4. timo says:

    Filloi kioskëzimi i Tiranës. Pas pak kohësh do të shohim parkun rinia të kioskëzuar dhe më pas gjith qendrën.Tirana do të na mbushet me turistë!!!Po nga ku do të vinë?!!

  5. Albogentivlora says:

    Ne Tirane dikur ishte nje privilegj te shkoje, ndersa sot eshte kthyer ne nje hale qe kundermon era kerme. Sikur te jene mbledhur te tere injorantet dhe te pashkolluarti aty. Le ta gezojne maloket Lul Bashen se per ata eshte mire ai. Po e kthen Tiranen ne nje qebabtore.

    1. Tironci Lugano says:

      Albogentivlora
      Nuk e di kujt kohe i refrohesh asaj qe kishe qef te shkoje ne Tirane?une dhe pse isha ne Tirane spata kohe ti shikoja.Me thane qe kishte dale dicka e bukur.Por pervec kesaj qe mund te jete gjykim personal mos bjer pre e propogandes dhe Tirana nuk eshte kthyer ne qebatore
      pershendetje

      1. Albogentivlora says:

        Tironci te thote vllai qe isha ne Tirane ne fillim te dhjetorit. Kam disa miq atje dhe shpenzova nje dy dite para se te kthehesha ne Angli. Tirana miku im ka qene nje privilegj per te gjithe njerezit qe banonin diku tjeter, por tani realiteti eshte ndryshe. Mund te jete mire per biznesmenet por jo per njerezit e thjeshte. Une e pashe me kendveshtrimin e nje personi qe ka qene ne Tirane ne fillim te viteve 90′ e ketej. Sado te jesh i dashuruar me ate qytet duhet te pranosh realitetin.

      2. TIRONCI I VJETER says:

        Po cfare bohet keshtu mer laa,prape kyna firaun do me e bo TIRONE me kioska qe nuk kane ase hale ku me bo shurren mileti trubestrafkullai.Tashtina kena me kerku EDVIN RAMEN ene skena me e gjet cfare bome ne TIRONCIT nven me fy vetllat qit syte me kete kapil qe hyni ne bashki si ruspije pazari nji ktona desh me shkruite lala.

  6. s says:

    e zgjodhet ne krye te bashkise le ta mbani me shendet….njerezit qe punojne nuke vleresohen ne shqiperi.. EDI punonte ju nuk e donit ta gezoni kete njerez kjoskat po kthehen perseri urrraaaaaaaa..

  7. ai Burri says:

    Ka lezet, do haje prape bathorja mish qeni ne mes te Tirones.
    Promovim i turizmit malesor, a ka thene k/ministri!!
    Hajdeni o turiste te shihni loket ne mes tirones si hajne qofte me mish qeni te bere kurban tek Bashkia perballe…

  8. mergim tari says:

    Ndjej vetem turp, urrejtje dhe dhimbje qe Tirana kthehet ne origjinen e kioskave te Sali Berishes, Sali Kelmendit, Sali Brojkes, Sali Shabanit etj.. ZOTI marrte hak.

    Ato kioska jane legalizuar qe te shkoje ai qeni i OSBE (si e ka ai) VOLFKHARI se ai ka ardhur ne Shqiperi per te pire birre dhe ngrene salcice. TURP dhe ZOTI befte mrekulline ndaj vrasesit te 21 Janarit qe tani po vret edhe shiprtin dhe bukurine e TIranes…. Mallkuar qofsh bir bushtre.

  9. Gjergj says:

    O zzzzot i madh, filluan kjoskat.
    Nuk mjafton qe te gjitha vilat e Tiranes po behen qebaptore (pa leje), por edhe kjoskat na duhen.
    Tani do i kemi cecenet (kta quhen turiste tani) ne qender te Tiranes 24 ore.
    Ta gezojme Bashen!

  10. Shefqet Cela says:

    Gje e priteshme! Kot nuk e beri ate gjithe vjedhje spektakolare te votave. Siç duket u jane mbaruar parate e PIRAMIDAVE dhe po krijojne burime te reja, per te vjele lek me thes, duke shperfytyruar qytetin e Tiranes, qe kishte marre nje rruge te mbare, moderne si ne Evrope.

  11. ? says:

    nuk ka shume rendesi, pse hap nje kjosk dikush!por si ka mundesi qe u legalizokan keto kjoska vetem miqve te pusht-e-tareve?ta provoje dikush nga ne, te hap nje kjoske?!eh si e kane ber shqiperin pacavure………..

  12. sheqerja says:

    edhe nje rruge pedonale e bukur qe u be u pordh nga sala dhe luli .kulmi qofte te pjekura midis teatrit kombetar dhe galerise se arteve dhe gjasme intelektualet heshtin dhe hane te lumtur qofte ke daja.pastaj kioskat do kalojne te park rinia pastaj te lana dhe era e shurres do perhapet bashke me tymin e qofteve e lumtur mbi tirane .se skenderbeyu e ben shurren ne breke sepse e kane vendosur mbinje lines .

  13. dane dyfeku says:

    O Tironci Laguno.Shko ta shijosh Tironen me shurtoret e lul vrasesit,se te offron nje vend pune si mbeshtes te tije,me pastru shurtoret. Mos ma mer per keq se te shkon per shkrimet qe ban.

  14. SKENDER BEU I VJETER says:

    ARADHET E INJORANTEVE PD ISTAN DHE LSI STAN JO KAQ POR ME KEQ DO E KATANDISIN POPULLIN E TIRANES ,NE EMER TE PERPARIMIT PER XHEPIN E SPEKULLIMIT.HAJDUTI NUK E HEQ VESIN VECSE SHTON MAKINACIONET PER TE MBULUAR VESIN.COHU O POPULL I TIRANES DHE VERI BENZINEN KETYRE KIOSKAVE DHE VETE KAREKLLES SE KRIE TRAPBASHKIAKUT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje