Nga Dashamir Biçaku, Shekulli
TIRANË- Krerët e Ministrisë së Brendshme dhe të policisë së shtetit, pikërisht ata njerëz që duhet të jenë në pararojë të luftës kundër krimit, udhëtojnë me makina të vjedhura. Bëhet fjalë për makina që janë vjedhur në vende të ndryshme të Europës dhe këtu janë në përdorim të krerëve të lartë shtetërorë. Ministri i Brendshëm, Zëvendësministri i Brendshëm Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë lëvizin me autovetura të trafikuara apo të bllokuara nga autoritetet e policisë për probleme me ligjin.
Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, prej një kohe të gjatë lëviz me një autoveturë të markës “Mercedez- Benz” të klasit S 500, me një motor prej pesë mijë kubikësh dhe që shpenzon si lëndë djegëse benzinën. Këtë automjet Nishani ka nisur ta përdorë dy vjet më parë kur ishte ministër i Brendshëm. Ai u largua nga detyra dhe kur u rikthye në pranverën e këtij viti mori sërish në përdorim të njëjtën makinë.
Vetura në fjalë është një mjet luksi i një niveli tepër të lartë për administratën tonë, e cila rrudhet çdo ditë e më tepër nga fondet. Mjaft të mendosh që ky mjet shpenzon aq karburant në një distancë të caktuar sa ç’do t’iu duheshin 3- 4 veturave të policisë, me një madhësi motori, modeste vetëm 1.4, benzinë, për të për shkuar të njëjtën distancë rrugore.
Për herë të fundit Nishani, është parë në publik me këtë veturë, një ditë pas shpërthimit të ndodhur në banesën e zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës, Dorian Muça. Nishani, mori një takim të nesërmen e ngjarjes, me drejtues të Policisë së Tiranës, i shoqëruar nga kreu i Policisë Hysni Burgaj, dhe zëvendësministri Avenir Peka. Vetura që tashmë mban targën “TR 0155 Z”, mësohet se i është sekuestruar me 28 janar Pajtim Serjanit nga komisariati i Policisë nr.2. Në momentin që ai po lëvizte, vetura e shtrentjë me numër shasie “WDD221861A112090”, rezultonte i vjedhur në kryeqytetin serb Beograd. Mjeti rezultonte i vjedhur me 29 nëntor të vitit 2007, në Serbi dhe mësohet se kishte hyrë në Shqipëri, pak ditë pasi mjeti ishte vjedhur në Beograd.
Gjatë hetimit dhe marrjes së deklarimeve nga hetuesit e komisariatit nr.2, Serjani iu deklaroi atyre se mjeti ishte i kushërit të tij, djalit të tezës, Gëzim Mejdanit. Duke qenë se mjeti ishte pa targa dhe pa dokumentacion, policia e bllokoi atë, ndërsa thirri për të sqaruar çështjen, pronarin e deklaruar të mjetit, Gëzim Mejdanin. Ky i fundit iu deklaroi hetuesve se mjetin e kishte blerë në qytetin e Vlorës në tregun e zi të veturave për një shumë të konsiderueshme parash. Për të provuar këtë fakt ai paraqiti edhe një kontratë noteriale, sikur mjetin e kishte blerë në Itali.
Vetë Mejdani, gjatë hetimit gjyqësor pranoi se e kishte falsifikuar kontratën noteriale. Për këtë veprim ai shprehu edhe pendesë përpara trupit gjykues gjatë procesit gjyqësor. Në të kundërt ai pretendoi se mjetin e kishte blerë tek një person në tregun e zi, por se nuk e mbante mend atë. Madje Mejdani, pretendonte se këtë mjet e kishte blerë kundrejt një vlere të konsiderueshme parash në mirëbesim. Pavarësisht këtij pretendimi, të Mejdanit, gjyqtari, Bujar Krasniqi, vendosi të dënojë Mejdanin me dy muaj burg dhe 300 mijë lekë të reja gjobë, me kusht që brenda 18 muajve të mos kryente asnjë vepër tjetër penale. Ndërkaq për mjetin e bllokuar, gjyqtari Krasniqi, vendosi që ai të kalonte në favor të shtetit. Vendimi i mësipërm me nr. 355, është shpallur, me 22 prill të vitit 2009, nga Gjykata e Tiranës. Të njëjtin qëndrim për çështjen, ka mbajtur edhe Gjykata e Apelit që refuzoi t’i kthejë veturën Mejdanit, ndërsa konfirmoi kalimin e saj në favor të shtetit.
Ky shkrim u realizua me ndihmën e Agjencisë Daneze për Gazetarinë Investigative SCOOP
Makina e Nishanit
Makina e Burgajt
nje lajm i sakt dhe urime temes qesa kohe kame qe e shikoj jo e lexoj se sja vlet te humbesh kohen me budalliqet qe shkrujne ,por meberi pershtypje ky artikull ,me mire dhe me sakt te shkruhet gjera te tilla si keto te para qdo dite se sa ca genjeshtra te pa para siq jane ca perralla per femit e sali berishes qe as nuk dihen se ku jane ,
keto lajme jane me te sakta ,me ka ndodhur qe nje makine e tille me ndaloj duke share dhe beritur dhe me dhoshte se jam policia pse nuk ndalon , un ju pergjigja se ndalem vetem makines sepolicise me emer te shkruar dhe me sinjalet qe kane siper ,per te tjerat as smeintereson ndiz fik , bertit sa te duash se se rruaj per njeri ,urime nje lajm i sakt
Per here te pare une shoh nje denoncim ku cdo gje eshtee dokumentuar.Ne rastin ne konkret behet fjale per nje veture ku ipet dhe numeri i shasise dhe detaje te thera.Opozita i ka te gjitha instrumentet qe te ngreje edhe nje komision parlamentar dhe ketij ministri ti tunde dhembet.Do ebej kete opozita? apo si gjithmone hedhem ndonje shashke dhe kaq.
Ne fakt nuk e kuptoj pse se kane kthyer makinen ne Beograd meqenese edhe gazeta ka arritur te marre nr e shasise duhet te jete e vertete. Edhe ka fytyre mustaqemiu te dale ne emisione kunder kriminalitetit.
Opozita eshte “mberthyer ” vete me makina te vjedhura… Tema bej ndonje sondazh tjeter…
Nuk eshte per te cuditur qe asgje nuk ka levizur ne mentalitetin e Ministrise se Rendit qe nga koha e Spartak Pocit.Ministri i sotem s’besoj te jete aq budalla sa te levizi si ish homologu i tij edhe jashte territorit me nje makine te vjedhur …
Jo vetem qe levizin me makina te sekuestruara dhe kjo eshte vetem pjesa e dukeshme e skanadalit por nuk e dime dhe skemi per ta marre vesh kurre se cfare trafiqesh behen brenda tyre.
Strukturat e larta te policise kane nje afrimitet skandaloz me te paligjeshmen qe dekurajon edhe me optimistin( ketu mjafton te kujtosh rastin Kolici)-No fly zone – do ta quante amb amerikan……
Ju falenderoi per mesazhin tuaj por meqene se kam interes per mbiemrin KOLICI qe ju permendni, a mund te jepni me shume sqarime? ju lutem…..
Se mos vetem keta. Po dhe femijet e tyre me te tilla makina levizin.
A thua se gjithcka eshte prone e madhe e perbashket e babait dhe familjes.
(Programi PS) Rivendosje e rendit publik – Një shtet një polici
Ne jemi tejet të ndjeshëm ndaj
pasigurisë së qytetarëve. Sikur të mos
mjaftonte krimi i organizuar dhe vrasjet
e tipit mafioz, qytetarët sot ndihen të
kërcënuar nga krimi ordiner, vjedhjet
e bankave, të shtëpive apo sendeve
personale në rrugë. Kjo histori, që
të kujton ditët e errëta pa shtet të
fillimviteve ’90-të, duhet të marrë
fund. Janë bërë vazhdë edhe rastet kur
drejtues të lartë të shtetit, si deputetë,
kryetarë komunash, gjykatës apo
agjentë të shërbimeve të inteligjencës,
ekzekutohen në mënyrë mafioze dhe
ndërkohë vrasësit zhduken gjithmonë
në drejtim të paditur. Mbjellja e lëndëve
narkotike vazhdon të jetë prezente në
ato zona të vendit ku ka varfëri më të
theksuar dhe ku mungon shteti. Mbetet
plagë e thellë edhe trafikimi i drogës
dhe qënieve njerëzore.
Për ne siguria është një e mirë
publike që shteti ka për detyrim t’ia
ofrojë qytetarëve të vet.
Koncepti ynë për sigurinë përmban
jo vetëm luftën pa kompromis ndaj
krimit, por edhe luftën e përditshme
ndaj shkaqeve të krimit – si papunësia,
varfëria e përjashtimi social.
Ne u propozojmë shqiptarëve një
politikë të sigurisë që përmban këto
dimensione: politike, ekonomike,
sociale dhe institucionale.
Në dimensionin politik: Do t’u
japim forcave të sigurisë pavarësinë e
plotë nga politika. Koha e emërimeve
politike, të badigardëve të inkriminuar
apo kriminelëve të liruar, në strukturat
e policisë do marrë fund dhe Policia
e Shtetit Shqiptar do t’u kthehet
profesionistëve pa dallim prejardhjeje
krahinore e bindjesh politike. Ky është
angazhimi ynë solemn.
Në dimensionin ekonomik:
Do të garantojmë mbështetjen e
domosdoshme financiare e logjistike
për një siguri cilësore, duke rivlerësuar
të gjithë kapitalin e çmuar njerëzor të
krijuar në vitet e tranzicionit dhe të
shpërdoruar rëndshëm nga qeveria e
sotme.
Në dimensionin social: Do të afrojmë
policinë me komunitetin dhe qytetarin.
Në kriterin e vlerësimit të performancës
së punës të forcave të rendit, do të
mbështetemi edhe në vlerësimet e
opinionit publik. Policia e Shtetit
Shqiptar do të reflektojë kulturën e
përgjegjësisë sociale që ne socialistët
duam të promovojmë.
Në dimensionin institucional:
Zgjidhja jonë është e thjeshtë dhe
praktike. Pluralizmi policor ka qenë
një dështim me kosto të lartë financiare
e sociale. Një pafundësi policish
e inspektoriatesh, uniformash e
strukturash, sa të pakoordinuara aq edhe
të panevojshme, ka stimuluar kaosin në
territor dhe mungesën e përgjegjësisë
shtetërore për garantimin e rendit
publik, pronës publike e private,
cilësisë së mjedisit dhe të shërbimeve
publike e me rradhë.
Ne do ta ndryshojmë rrënjësisht këtë
realitet kaotik dhe ta ulim në mënyrë
drastike nivelin e pasigurisë, numrin
e krimeve e të kundravajtjeve të
çfarëdollojshme në dëm të qytetarit, të
shoqërisë e të territorit.
Policia e Shtetit Shqiptar do të kryejë
për një shumëllojshmëri shërbimesh
sigurie dhe do të disponojë fuqi të
reja ligjore për t’i dhënë zgjidhje një
numri të gjerë problemesh, duke e
bërë uniformën blu garancinë e qetësisë
së çdo qytetari shqiptar.
Duke pasur parasysh se kush e jane personat qe drejtojne kete dikaster apo edhe drejtorine e pergjithshme te policise keto fakte nuk me duken edhe aq te cuditshme, mjere ne kush na i siguron koken pffffff .
Gazeta TEMA pothuajse eshte e ndaluar te hyje dhe te investigoi ne punet e mbrapshta qe ndodhin ne policine e shtetit dhe me teper ne Ministrine e Brendshme……po te hynte, atje do te gjente as me shume dhe as me pak…nje bande hajdutesh dhe te dhunshem qe merren me shitblerje trojesh, por me shume shitjen e detyrave te larta ne ministri dhe polici nga ana e Ministrit Nishani, duke cfrytezuar rezultatet e inspektimeve te inspektoreve te tije….keshtu veproi ai edhe ne ministrine e drejtesise…..vetem po te investigohet se ne cmenyre jane marre pronat nga e shoqja e ministrit ne Durres ku po na del pronarja e qytetit ne pikat me pikante te tija dhe kjo vetem kur Nishani ishte minister drejtesie,….per mos te verefikuar shitjen e licencave te notereve ku e coi vleren e gjobes mbi 100000euro dhe kjo me ane te stafit banditeske te tija te cilet i ka edhe ne ministrine e brendshme…..por une e di qe te gjitha keto Berisha i di mire dhe , per habi nuk vepron….ky kryeminister i duarve te pastra por…………i xhepave te mbushur me para te pista ama……sa turp me vjen qe kam votuar per keta perbindsha….
MOS U HABISNI ! MAKINAT E VJEDHURA,NE DUART DHE PERDORIM NGA POLICIA E SHTETIT ! E PARA,I KURSEN SHTETIT MAKINAT E VENA NE DISPOZICION PER ‘TA . E DYTA : ME QE JANE NE DUAR TE POLICISE,MUND TE GJENDET ME LEHTE PRONARI I VERTETE I KETYRE MAKINAVE (qe nuk i ka per t’ gjendur asnjehere ).MAKINAT LLUKSOZE ,NE DUAR LLUKSI. VETEM NE SHQIPERI,NDODH KESHTU .BRAVO ,MINISTRI NISHANI !
Mbreti i TRAFIKIMIT TE MAKINA TE VJEDHME ESHTE NJI,, dhe ky eshte djali i xhaxhait te Luan Mersin Rames (çilja ) dhe Fatos Nano blinte Vetura te vjedhme te ky me qejf ka 20 vjet qe merret me shit -blerje Veturash te vjedhme dhe sot e kesaj dite .
Ne kohen kur djali i xhajes se (çiles ) Luan Rama ishte Minister Rendi
ky ka bo kerrdine tu shit Makina te vjedhme te te gjitha llojeve.
Merreni me mend dhe ish Krye Ministri NANO blinte Vetura te vjedhme te ky ,ku i bente Telefon Direkt dhe e pyste a ke ndonji nga ato te vjedhmet te mira se me duhet nji??? DHE i BLINTE ME PARET E SHTETIT
Vazhdon dhe sot e kesaj dite ky biznes te Stadiumi Dinamo .
Hajduterria mbreteron ne ket qiveri te poshterr ne ket Qiveri te ndyre dhe harbute ,mjer mileti dhe Fondet Publike ku kan ra ne duart e Mafies te kryesuar nga Krimineli i Viçççidolit Sali ROM berisha.ptuuuu.
i pari skandal eshte me kete qeveri qe kemi
po ca prisni ju ti mbanje ne parking
deklarohen te vjedhura ne Serbi,,ne fakt futen nga vete UDB serbe
zoti ju malkoft keta kriminalet
Ore kot sa diskutojme.Per sa kohe qe koka e peshkut(Sali Kafshe Talebani) eshte e qelbur,normale qe dhe trupi poshte do te jete i qelbur. Ne nuk kemi drejtesi.Eshte fatkeqesi per ne qe nuk kemi disa prokurore me bole si Falkone ne Itali.Deri atehere sa te vijen ne skene keta lloj prokuroresh,keto skandale do te jene normale ne Shqiperi.
krejt strukturate shtetit jan hajdut