Ngjela: Grusht shteti nëse presidenti kalon pa 84 vota

7 Janar 2012, 11:13Politika TEMA

Opozita është tepër e vendosur për të qënë e sqaruar në lidhje me zgjedhjen e Presidentit, duke pasur parasysh se në tre raundet e para duhet të jetë kuorumi prej 84 deputetësh që të votohen kandidatët, njëlloj si për ligjet në Kuvend ku duhet të jetë prezenca prej 71 deputetësh.

Nga ana tjetër Partia Socialiste dhe opozita i ka të hapura dy skemat për çështjen e presidentit. Të çojë kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për interpretim të nenit për kuorumin e nevojshëm përpara zgjedhjes së kryetarit të shtetit dhe po kaq e mundshme edhe pas këtij procesi, duke zbatuar precedentin kosovar, ku Kushtetuesja atje rrëzoi Pacollin si President. Por për kreun e PLD, avokat Spartak Ngjela, çështja nuk ka pse të ketë debate politike dhe juridike për këtë çështje.
“Në rast se do ta zgje¬dhë presidentin me 71 vota parlamentare, pa bërë kuorumin me 84 në tre raundet paraprake, është grusht shteti. Opozita do ta pranojë grushtin e shtetit? Unë them se jo”, shprehet Ngjela, shkruan sot e përditshmja “shqiptarja.com.”

Ai ka nënvizuar, madje faktin, se nuk është as e nevojshme që palët t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për këtë pikë të ligjit, pasi vendimi i Kushtetueses në shtetin fqinj në Kosovë është i mjaftueshëm për t’u konsideruar precedent.

24 komente në “Ngjela: Grusht shteti nëse presidenti kalon pa 84 vota”

  1. beso says:

    Kur ishin kohet e nxehta te paktit per ujerat e detit,te gjithe komentuesit ne gazeta ulerinin se Myslim Pashaj duhej president.Mirepo,siç ndodhin gjerat ne atdheun e absurdeve,patriotizmi i vertete eshte n je çudi qe nuk zgjat as tre dite.Tani qe eshte koha per te propozuar nje president,prit se do gjendet kuorumi,prit se nano e paska lene piejn e rende dhe ia paska filluar ujit te gazuar,etj si keto,dhe askush po kujtohet se presidenti duhet te mos jete politikan,qe te mos behet pale politike.Nese kemi ndonje patriot me vepra me te madh se Myslim Pashaj le te ngreje njeri doren dhe te thote.Do fillojne bagarrat boshe alla shqiptare,dhe ose president do jete prape Topi(se ai mesfushor eshte..),dhe Rames nuk i duket i keq,dhe saliut nuk i prish status quo-ne me ndonje parti te re koti(se topi po u be prape president e le per shekullin tjeter projektin e tij kot te partise se re).Po qe se kjo s’do ndodhe,zamet e keni Astrit Patozin,ose po s’u pelqeu ky Aldo Bumçi eshte ne kembez,si zevendesi i grave tek nje film me Mirush Kabashin.Kam idene se shume njerez si ne qe perplasemi ne forume nuk ia dime vleren vetes dhe ti imponojme politikes nje president qe ben per ne dhe na duket me atdhetar se te tjeret si M.Pashaj.Une per vete jam jashte strukturave,se jam emigrant,femijet i kam te vegjel qe ti kerkoja Presidentit te mi bente ambasadore,keshtu qe kete ide e kam thjesht per shqiptari,thjesht per te vene ne vend nje premtim qe shqiptaret iA BENE NJE NJERIU TE THJESHTE QE PERBALLOI NJE PRESION te jashtezakonshem,se berishes duhet t’ia kesh bere borxh te te quaje sharlatan;duhet te kesh qene superatdhetar qe te te thote berisha sharlatan.

    1. Mallakastrioti says:

      …I Nderuar @Beso..ishte fate i madhe per ne Shqipetaret qe doli Myslym Pasha, nje Specjalist i Talentuar ne Fushen e Topografise, dhe i tha jo Marrveshjes per Ujrat detare me greqine..Tani eshte nga Mallakastra apo nga Shkodra, nuk ka rendesi, ..dhe po te Pyesesh keta “Kurvat” qe merren me Politike ne Shqiperi,(Sepse ne te vertet nuk kane haber nga Politika)..te gjithe do ti bien Gjoksit dhe do te thone se te gjithe jane “Patriot”, por keta “Patriottet”, na kane bere vasale te Greqise..shiko Gjysma e Shqiperise, Fluturojne Avjonet Greke, si dhe Vasale te Beogradit..Politika e Berishes eshte e kordinuar me ate te Beogradit..(Shkolla Serbe ne zemer te shqiperise)….
      Pra miku ime, sikur te mos kishte dale nje Myslym Pasha..deti Shqipetare ju Dhurua greqise, tani me Dasheje apo nga Injoranca, me e mundshme eshte e para.
      Sali Vicidollovici, e Akuzoj Myslym Pashen , me fjalet “Sharlatan”..por ne te vertet “Sharlatan” dhe i shitur eshte pikerishte Berisha…
      Ajo qe dua te them, ne Lidhje me Presidentin, e gjithe “Banda” Politike, ne Shqiperi,eshte e enderruar per Karrigen e Presidentit..tani a kane Vlerea per kete post??Pergjigja eshte si ne Shqiperi:Po pse me i mire eshte ai se une…pra x-i nga y.-ni..
      Pra Politikanet “Kurva” te Shqiperise(90%), nuk munde ta “Pertypin” nje Kandidature, te Pavarur, dhe thellesishte Kombetare si e Myslym Pashes..Por nese Myslym Pasha do te kerkonte te behej president, kame besime se te gjithe Shqipetaret e ndershem , njerezve qe u dhimbset Shqiperia, kane per tja dhene voten Myslym Pashes..(Shpjegim:Nuk kame lidhje Fisi apo gjaku me Myslymin..por kame nje lidhje teper te fuqishme, Lidhjen e te qenit patriot)..Shkurt nese ka Shqiperia njerez me Vlera te tilla si Myslym Pasha athere le te zgjedhin keta per president…Dhe jo “Kurvat” Politike te Dekompozuara neper kazinot e Montekarlos, apo Politikane te Shitur, qe nuk kane asnje vlere Patriotizmi…lol

      1. shpati says:

        Mallakastrioti TRIM,I ZGJUAR DHE ATDHETAR,koloneli MYSLIM PASHAJ ka bere me shume per Shqiperine se cfare ka bere ISMAIL QEMALI!!!Ka luftuar i vetem kunder nje shteti mafioz dhe anti shqiptar ku agjenti i Serbise Sali Ram Berisha nga Kaukazi i zbritur vone ne Vicidol,ju sul si bishe e terbuar,se i prishi planet e tij keiminale per SHITJEN E DETIT TONE,GREQISE!!!Nuk e kuptoj pse opozita socialiste nuk ngre PADI PENALE PER SALI BERISHEN,QE ZHDUKU NE MENURE MAFIOZE LIGJIN EKZISTUES PER KUFIJTE SIKUR SHQIPERIA TE ISHTE PARA VITIT 1913-te,kur Europa percaktoi kufijte perfundimtare te Shqiperise!!!Si Zogolli dhe Berisha,te dy MALOKE kane punuar kunder Shqiperise!!!Te dy kane shitur TOKA SHQIPTARE!!!

        1. Epirioti II says:

          Shpati, Myslym Pash meriton jo vetem ti heqesh kapelen por ti jepet medalja me e larte qe ekziston per merita te jashtezakonshme per ceshtjen kombetare. Por te thuash ishte i vetem eshte naive. Ate e perkrahen shume media, shume intelektuale dhe analiste dhe mbi te gjitha PS qe jo vetem e coi ne Kushtetuese por i beri edhe nje mbrojtje shume te mire juridike.

          1. rimondi says:

            Kushtetuta nuk kekron kuorum per pjesmarje ne parlament diten e votimit te presidentit ,ndaj Ngfjela ja fut kot

  2. nd-ih-ma says:

    I nderuar Avokat. Nuk eshte grushti i pare i shtetit ,veqse i radhes. Mjaft e, qarte keni folur prej kohesh por jeni rjeshtuar ne nje rjesht qe jo vetem sjeni ne vendin e duhur por kam frike se nga deshira e mire per te kontribuar se kuptoni ku jeni.Opoziten e ka trullosur shpellari.Imagjinoni te kish bere nje tjeter ato qka bere satrapi,ku do kish perfunduar.Avokat ndihme diqka nuk shon mire ,shqiperia ka intelektuale te zgjuar dhe te pa njollosur,nuk mjaftohet me qkeni thene e bere,diqka duhet levizur ndryshe.

    1. fule says:

      I lumte Avokatit, respekte. E “ngriu” shpellari qe 4 muaj pas 2005 se nuk durojne era shtet dhe demokraci keta.

      Sic u tregaa burre kur ja perlasi ne fytyre krye-cecenit ne ate mbledhje te incizuar, burre po tregohet dhe tani.

  3. Drini says:

    I nderuar z.Ngjela ,lufta qe Ju beni e me te drejte eshte si puna e atij qe te drejtohet me arme por pa fisheke te te vrase,por viktima e di qe arma eshte pa fisheke e per kete arsye Ju i nderuar nuk e trembni viktimen dot!Kjo eshte edhe ironia e fatit ne kete vend sepse s’ka burre nene qe te trembi nje “burre shteti”edhe kur ai vret edhe kur denon,edhe kur zhduk,edhe kur eleminon kundershtare edhe kur zgjedh presidente.Ai siç e ka theksuar dhe e thekson ne mesazhet qe jep here pas here i ngjane R.Reganit(duke e lene ta nenkuptojme se R.Reganit nuk kishin ç’fare ti benin pasi qe perpara se te kandidonte per president ishte i rekrutuar e vene ne sherbim te CIA-s,-lexoni deshmite e tij).Ndaj i dashur ne doni quajeni “grusht shteti”,ne doni quajeni veprim “burre shteti” ai e ka imunitetin me vedi!

  4. Kalciani. says:

    Po edhe ne se Berisha e zgjedhe me 70 + 1,Ju c’do beni!?Nje vere ne uje,si deri me sot.E VETMJA RRUGE ESHTE VIDHISJA ME DHUNE,DHE NXJERRJA PARA LIGJIT E BERISHES DHE GJITHE PLEHRAVE SI META ME KOMPANI.A UA MBANE!?Nuk besoj,se jeni “bythepambuke” thoshte Mehmet Shehu dikur,ndaj hani me mire nga nje K O S te Portokallise.

  5. EDI RAMA LARGOHU SE SHKATROVE SHQIPERINE says:

    ASHTU ESHTE Z:NGJELA ME VOTA NUK PO MUND TA MERRNI ME GRUSHTET NDOSHTA E MERRNI ME 21 KERKUAT 1000 QE TE JENE TE VRARE TANI SA TE VRARE DUHET TE JENE?

    1. fule says:

      ??? Referojuni njehre te vrarve dhe atyre qu i vrane o shpellare te mallkuar. Jeni bere si k**va te keqia me spotet e ABC neper kembe.
      Dhe mos u cudit se per te zhduker koleget e Saliut ne Libi dhe Egjipt mbi 1000 te vrare u deshen.

      Ne Siri ka 5000 te vrare por asnje video qe te kete filmuar direkt ushtaret e Assadit duke qelluar. Ju kater vrate ate dite dhe 2 jane ne video.

  6. estilen says:

    Z.Ngjela…! Ju jeni kollone e peste tek e majta.’Orientimet’ tuaja per te majten do e mbajne ate ne opozite edhe nje cerek shekulli.Kur lidershipi i te majtes se bashkuar te kuptoje realisht misionin tuaj te qendisur aq bukur nga Berisha,atehere do fitoje populli dhe Shqiperia.Ti je nje jashteqitje e Berishes,por qe te kane parfumosur dhe kamufuluar bukur,si nje kukull me bateri,qe jep direktiva,sa here e ka te nevojshme padroni juaj i vertete,ai Berisha.Sigurimi i shtetit gjate periudhes se vuajtjes se denimit ne monizem,ta ka bere usta,por jo ndertues themelesh,te ka bere nje usta shkaterrues themelesh.Nje dite e verteta do te dale ne drite te diellit,dhe do shohim edhe shperblimin qe do marresh nga PADRINOJA .

  7. Erald says:

    Donkey Shot Ngjela. Ky thoshte te vriten jo nje mije por trembedhjete mije njerez. A mund ta pyesni kete pse nuk e vret veten dhe se a i dhimset jeta e vet ketij terroristi suicide bomber. Edhe Cadafi e mori pushtetin me grusht shteti po e pate mire se si e dorezoje. Ti me grusht shteti nuk po denon nje politikan qe smud te pelqej ty apo nje pjese te popullsise por i bie tju shkelish te drejten e votes gjysmes se popullsise dhe tjau heqish te drejten demokratike. Me kete deklarate nuk ben gje tjeter vecse kopjim diktature karrikesh se sjau ha palla as juve per popull as Berishes qe ka mbledhur ca maskarenje rreth vetes dhe as atij gay parade Rames.

  8. kola says:

    kete ngjelen duhet me qu ne siri , atje mund te gjeje njerez ta degjojn , se ky ka thirrje te forta , grusht shteti , jane 13 mije gati , etj etj, edhe ky kot

  9. Idriz Tafa says:

    Berishen do ta detyrojne nderkombetaret te beje kompromis me PS-ne, e cila dhe pse i kishte tre te katrat, beri kompromis me PD-ne per Alfred Moisiun, jo tani qe PD-ja mezi i ben 73-74 deputetet (po i pati dhe dy votat e çameve dhe nje vote te Gazmend Oketes se Topit). Nderhyrjen e nderkombetareve e paralajmeroi dhe ambasadori danez ne intervisten per “Javen”. Te mos harrohet se Danimarka me 1 korrik merr presidencen e radhes se BE-se. Çdo nderlikim i situates per Presidentin eshte ne disfavor te Berishes. SHBA-se dhe BE-se i duhet stabilitet gjeo-strategjik. Eshte shpejt te flitet se çfare do te ndodhe. Berisha thjesht sondon opinionin publik shqiptar dhe nderkombetaret e Tiranes.

  10. Ramy says:

    Na eshte nxehe Ngjela , easy buddy easy

  11. LILOLABJA says:

    Zoti Beso jam shume dakort me ate qe ju thoni se jam ne te njejtat kushte qe jeni dhe ju, dhe dua qe atdheu im te kete ne krye nje president qe do te zgjidhej nga populli dhe jo nga nje tufe deputetesh qe ne shumicen e tyre nuk kane as votebesimin e popullit por e kane te grabitur ate.Por ne momentin qe ky populli im akoma nuk ka ndare shapin nga sheqeri ai nuk do mundi kurre te zgjedhi ate qe do.Ne fillim populli duhet te vendose ke sistem kerkon diktature apo demokraci? ta sjelle kete te fundit ne vende dhe pastaj te zgjedhe dhe presidentin dhe sdo kete me bir k……qe do i imponoje ketij populli qe presidentti te zgjidhet me 71 apo me 84 vota.Se kemi ketu e 21 vjet qe po kjo loje luhet e ky popull sju vuri dot kufirin tek thana ketyre lolove te politikes .Duhet marre fatet e kombit nga vete populli ne dore dhe nje precedent e kemi ,me mire nje fund i tmershem se sa nje tmerr pa fund .Politika me kete kafshe ka deshtuar dhe atje ku mbaron politika te gjithe e dime mire kush fillon me kete kafshe.Keto jane lojra fjalesh jo puç shteti e jo l… Po su ngrit ky popull te vere çdo gje ne vend per funksionimin e demokracise kot hedhim uje ne hava .21Janari te jete dita qe do i jape fund kesaj diktature dhe ti hape rruge demokracise.Kaq tung

  12. VERONIKA says:

    ti do no nje grusht hundeve,po se bej une se behem njesoj si ty.te kishim ca kohera me te qarta do te tregoja mire une se kush je,jo se ti e di mire dhe ke frike nga vetja,por atyre qe te votojne,ata duhet ta dine mire kush ke qene o i *persekutuari*i GRRRAMOZIT!

    1. ardi says:

      Veronika pika pika, vur ca syze me drita! Nuk po kerkon Ngjela “Grusht shteti”, vec thote se do te jete grusht shteti nga Saliu jot po e zgjidhi vet presidentin. Qe je idiote kete e dine te gjithe ne cdo faqe interenti ku vegjeton.

    2. zefi says:

      Paske pasur ORGAZMA TE FUQISHME,prandaj po komenton si CARI I SHKREHUR!!!Haaaa!!!

  13. Abschaum says:

    Ky eshte 100% demokrat”

  14. E verteta says:

    S.Ngjela dhe A.Stefani me F.Lubonjen jane vertet BURRA SHTETI, askush s’kundershton si keta tre shqiptare me karakter, per te mbrojtur te verteten.Ju ini langaraqe para tyre qe kini rene si miza ne m.t dhe qe miratoni kodoshlleqet e kohes.

  15. Ramy says:

    o komunista presidentin do ta zgjedhim nga p.d. me 71 vota qe ju te pellcisni

  16. arian says:

    ik o taku se qe kur ike nga pd u bere legen te doli boja fare u tregove budalla se do kishe bere ndonje lek me salen tani shkruj ndonje liber me edvinin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje