Këshilltarët e Partisë Socialiste në bashkinë e Tiranës kanë përshëndetur nisjen e hetimeve nga Prokuroria për abuzimet në projektin e sheshit “Skënderbej”. Në një deklaratë për shtyp ata kanë uruar që kjo nismë ligjore të mos përfundojë në një bllof juridik.
“U njohëm nga mediat për hapjen e hetimeve për abuzimin me projektin e sheshiot “Skënderbej”. Në emer të grupit të këshilltarëve të “Aleancës për të Ardhmen” me përfaqësimin e plotë të mandatit që qytetarët e Tiranës na kanë besuar, përshëndesim çdo iniciativë ligjore, çdo hetim, të bazuar në një kallëzim të ligjshëm nga Prokuroria. Duke shpresuar se kjo proçedurë e nisur në emër të transparencës nuk do të jetë një bllof juridik, si skandali i abuzimit më të madh financiar në historinë e këtij vendi, të rrugës që e njollosën me korrupsionin qeveritar.
I themi sot Prokurorisë, në respekt të zërit të qytetarëve, se veprimi i kundërligjshëm me sheshin “Skëndërbej”nuk është vetëm dëm financiar, por edhe shpërdorimi i detyrës përmes kapërcimit të ligjit dhe të proçedurave të parashikuara në ligj. Nuk mundet askush, kushdoqoftë, që të lejohet të veprojë mbi ligjin dhe të ndërrojë një projekt të tërë, i miratuar në transparencë të plotë, pa kaluar më parë në një instancë ligjore. Si mundet që qytetarët duhet të marrin leje për të rregulluar qoftë dhe çatinë e tyre, ndërsa zyrtarët e bashkisë nuk marrin leje për të prekur një monument kulture dhe për ta shpërfytyruar një histori të tërë urbane. Nuk mundet të lëvrohet asnjë fond pa marrë miratim në bazë të proçedurave që parashikohen”-u shprehen ata.
Ndër të tjera Këshilltarët e Partisë Socialiste kanë vlerësuar dhe shqetësimin e ngritur nga përfaqësuesi i vendit të Presidencës së Bashkimit Europian lidhur me dëmin që po i bëhet si rezultat i ndryshimit të projekteve për sheshin.
Më tej ata janë shprehur të prerë për të mos lejuar asnjë rast që abuzimi të bëhet praktikë pune, duke shkaktuar përmes tyre jo vetëm dëm financiar dhe moral, por dhe në imazhin ndërkombëtar.
Nuk e kuptoj qe u pershenetka,in advance, kryerja e detyres.Do te kuptoja shprehjen e angazhimit per te qene ne sherbim te hetimit me te gjitha dokumentet shkresore e deshmite e nevojshme per shkeljen e ligjit,per shemtiren (se perkohshme trevjecare sic prallisi kryekusari i Bashkise)qe sot quhet “Sheshi lines” .
Nese ky hetim do te jete i frutshem e do te sjelle ndeshkimin,me faturen bashkengjitur, te zullumqareve do ti kete hak pershendetjet,jo vetem nga keshilltaret por nga gjithe shqiptaret qe e mbajne organin e akuzes e te tjeret me taksat e tyre.
Nuk e marr vesh se me cfare guximi Prokuroria nuk rihapet skandalin me te madh financiar ne historine e Shqiperise, abuzimi me 250 milon dollare ne rrugen rreshen-kalimash. Te tjerat jane si karamele perpara ketij.
Fyle do rigjykohet edhe ajo çeshtje.Ne ditet e ardhshme do hapet tenderi per gjykimin e çeshtjes dhe ne gare jane gjykata e Rreshenit dhe ajo e Kalimashit.
Te gjitha zullumet shpresojme te gjykohen ,Vlora ,prokuroria e saj duhet te vijoje hetimin per pallatin ne sheshin e shkolles “Zenel Murra” qe po vijon te ndertohet ne kundershtim te plote me ligjin urbanistik dhe keshilltaret opozitare te qarkut te Vlores te mos bejne sehir keshilltaret e Tiranes por te bejne detyren qe u ka ngarkuar populli me votbesimin qe u ka dhene .Qeveria ka prishur kioska ne trualle qe kane qene trashegime te mirfillta ndersa pallatin ne fjale qe i ka themelet ne det po vijon ta lejoje te ngrihet e lartesohet per karshillek te mos ndeshkimit ne kerkese te zbatimit te ligjit.besoj se ka vend edhe kudo ne Shqiperi qe ne frymen e zbatimit te ligjit per cilindo krah qofte te zgjuhet organi qe pergjigjet per zbatimin e ligjit te vere para pergjegjesise kedo qe e shkel ate ,vetem keshtu ngjallet shpresa e berjes se nje vendi normal.
. Rruga “Irfan Tomini” (Tirana e Re). Si rezultat i kryerjes së punimeve është bërë bllokimi i qarkullimit të mjeteve që lidhin Tiranën e Re me Tregun Ushqimor dhe një pjesë të zonës së Selitës.
4. Segmenti rrugor rrethrrotullimi i “Doganës” -Ura Teknologjike.
5. Rruga “Njazi Meka”;
6. Ura “Vasil Shanto” , për shkak të kryerjes së punimeve bllokohet lëvizja e mjeteve në rrugët lidhëse si me: Bulevardin “Zhan D’ Ark”; Bulevardin “Bajram Curri” si dhe rruga “Komuna e Parisit”.
7 .Ura tek Rruga “Sami Frashëri”, për shkak të kryerjes së punimeve bllokohet lëvizja e mjeteve, në rruget lidhëse si me: Rrugën “Sami Frasheri” -Tirana e Re; Bulevardi “Bajram Curri”, Bulevardi “Zhan D’ Ark” dhe me rrugën “Myslym Shyri”.
Rrugët e amortizuara dhe me gropa
Sheshi “Skënderbej” -Sipërfaqja e këtij sheshi është komplet e dëmtuar me gropa dhe nuk është marrë asnjë masë për riparimin e saj, shqetësim ky edhe për përdoruesit e rrugës.
Rruga e “Elbasanit”; segmenti rrugor nga kryqëzimi vilave e gjermane, e deri tek kthesa e Senatoriumit është plotësisht e dëmtuar sipërfaqja e rrugës me gropa.
Rruga e “Dibrës” segmenti rrugor nga kryqëzimi i Rrugës “Barrikada” deri tek kryqëzimi i “Farmacisë nr.10”. (Unaza), është komplet e dëmtuar me gropa dhe nuk është marrë asnjë masë për riparimin e saj.
Rruga e “Barrikadave”, segmenti rrugor nga kryqëzimi me Rrugën e “Dibrës” deri te Unaza (stacioni i vjetër i trenit).
Rruga “Mihal Grameno”, (tregu elektrik)
Rruga “Mine Peza”
7. Rruga “Kongresi Manastirit”, segmenti rrugor nga kryqëzimi i Rrugës “Bardhyl” (Unaza) -Spitali Nr.5 deri tek Oxhaku.
Segmenti i Unazës, kryqëzimi i rrugës “Don Bosko” -Jordan Misja – Stacioni Trenit;
Segmenti tjetër i Unazës, kryqëzimi i rrugës “Barrikada” -Rruga “Reshit Petrela” -Ferit Xhajko kryqëzimi i “Farmacisë Nr.10”, kjo pjesë e unazës është komplet e dëmtuar me gropa dhe nuk është marrë asnjë masë për riparimin e saj.
Rruga “Bardhyl”, segmenti rrugor “Ura e Ministrisë së Jashtme”, kryqëzimi i rrugës “Hoxha Tahsim”, kryqëzimi i rrugës “Qemal Stafa”; kryqëzimi i rrugës “4 Dëshmorët”, rruga e “Dibrës” (Farmacia Nr.10).
Rruga “Lord Bajron”;
Rruga “Pandi Dardha”;
Rruga “Josif Pashko”;
Rruga “Don Bosko” në drejtim të Splitalit Ushtarak.
Rruga “Siri Kodra”, segmenti rrugor nga kryqëzimi i rrugës së “Dibrës” deri tek kryqëzimi i rrugës “Ferit Xhajko”.
Rruga “Tefta Tashko Koço”, që fillon nga sheshi “Avni Rustemi” deri tek Rruga “Bardhyl” (Unaza).
Mungesa e semaforëve dhe sinjalizimeve rrugore
Krahas problemeve të sipërpërmendura nga vëzhgimi i bërë, konstatohen mangësi në paisjen e kompletimin me sinjalistikën rrugore vertikale dhe horizontale, por kjo është problematike në rrugët e rikonstruktuara si: Rruga “Durrësit” (rrethrrotullimi sheshi “Rilindja” -Doganë -Kthesa e Kamzës), Rruga e “Kavajës” (kryqëzimi “21 Dhjetori” – Ura Teknologjike-Kombinat), Rruga “Myslym Shyri”, Bulevardi “Bajram Curri” dhe “Zhan D’ Ark”, rruga “Hoxha Tahsim”, Rruga “Sulejman Delvina”, rruga “Muhamet Gjollesha” (kryqëzimi i Rrugës “K.Parisit” -Ura V .Shanto -kryq. “21 Dhjetori” – kryq. Zogu i Zi). Si rezultat i këtyre mangësive kanë ndodhur edhe ngjarjet automobilistike, sidomos tek rrethrrotullimi i Doganës. Po kështu, duhet të rishikohet edhe sinjalistika rrugore në pjesë të tjera të qytetit.
Semaforët, megjithëse luajnë një rol të rëndësishëm në orientimin dhe menaxhimin e rrymave të trafikut të mjeteve kemi konstatuar se në kryqëzime të veçanta koha e funksionimit të tyre, nuk kryhet sipas ngarkesës së lëvizjes së mjeteve.
Vendosja e tyre në distanca të afërta njëri me tjetrin, e cila nuk rrit shpjetësinë e mjeteve dhe për pasojë krijon bllokime të trafikut;
Në ndonjë rast funksionimi i tyre në rrugët që kryqëzohen, ato ndizen njëkohësisht si dhe dhënia e lëvizjeve majtas, (e cila ndërpret fluksin të lëvizjes), duke u bërë pengesë për lëvizjen e rrymave të trafikut dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.
Këto probleme kanë bërë që të ulet siguria rrugore, e në raste të veçanta janë bërë premisa për ndodhjen e aksidenteve nga njëra anë, dhe nga ana tjetër kanë sjellë shqetësime e anomali në orientimin e lëvizjes së mjeteve, si dhe të ngarkesës së disa akseve rrugore me fluks të madh trafiku.
KETO JAN RRUGET qe jan me problemetiket qe la cuni i KRISTAQIT dhe ju qani dhe derdhni lot per edvinin ..12 vjet ene asigjo ..ENE KUJDES se kam nigju neper ruge qe thone …erdhi LULI erdh luli KUJDES se do ju a nguli…majaft mo u ban ruget carcaf ene skalojne dote robt neper trotuare se meten tu i zen KATUNARET e tu shit pislliqe …opininisti adrian hajdinaj
O ad Hajdinaj, ku ke punu ti or lal, mos ke qen postjer, apo mos je tani ke bashkija dhe ke mor ndor listen e Lulit dhe na e kallzo ne ktu.
Ne Gjermoni o lali dhe jom ke nji qytet mo i modh se Tirona, ne ktu na bllokohen rruget, se sun i lejn gjermont rruget, sic na i la saliu jot ne 97-ten.
Ene me sa di un kur bohet nji rrug e re, prishet e vjetra iher, jo si rrugt e Sales, qe sa bje shiu i par, cahet asfalti, se trecerekun e lekve te rruges, i kon vjedh.
Nqoftse je ke stafi Lulit, kom bo gabim qe po tkundervehem, se e ke nga halli, se meqe ke dal ne me emer e mbiemer, do te duhet si dokument me ja kallzu partis, per me tregu se sa shum e ke luftu antipseudodemokratikas.Boj ne ca komente kunder cunit te Kristaqit dhe futi ne dosje, se do te duhen per CV e rradhes, se mduket se qeke intelektual karriere. Nolt e mo nolt shoku, hajt te rroj partija dhe salija.
SI KA MUNDESI QE KUDO QE SHKEL KY LULEZIM BISHA KA VJEDHJE, SHPERDORIME, SKANDALE, TRADHETI KOMBETARE MADJE EDHE VRASJE.
MOS VALLE NGAQE ESHTE NJERIU ME I AFERT I NJERIUT ME TE ZI TE SHQIPERISE, APO EDHE KY ESHTE PO AQ I ZI SA ME I ZIU QE NJOHIM.