Një kopsht zoologjik njerëzor (FOTO)

10 Janar 2012, 14:24Lifestyle TEMA
Një kopsht zoologjik njerëzor (FOTO)

Banorët e njërit prej fiseve më primitive në botë trajtohen si kafshë të kopshtit zoologjik nga turistët që kalojnë aty çdo ditë.

Qindra vizitorë vërshojnë në Ishujt Andaman në Oqeanin Indian për të udhëtuar përmes një rezervati në xhungël, ku ndodhet fisi Jarawa.

Ata nisin dhe u hedhin ushqim banorëve të fisit, që kanë nisur të kenë kontakte me botën e jashtme vetëm në fund të viteve ’90. Më pas u kërkojnë atyre të kërcejnë ashtu gjysëm të zhveshur siç janë.

Në teori fisi me 403 anëtarë është i mbrojtur me ligj, por ato nuk zbatohen. Në hyrje të rezervatit ka një tabelë që thotë se nuk u duhet dhënë ushqim banorëve, për shkak të frikës nga infeksionet, por askush nuk e zbaton atë. Daily Mail shkruan se për 200 sterlina, policët bëjnë një sy qorr. Turi në këtë zonë kushton 350 sterlina dhe turistët argëtohen duke ushqyer njerëzit si kafshë. Një vajzë e re nga fisi refuzon të kërcejë, por turistët i thonë se i kanë dhënë ushqim, ndaj duhet të plotësojë kërkesën e tyre.

Fisi Jarawa nuk ka pasur kontakte me botën moderne deri në vitin 1999, kur njëri prej tyre pati nevojë për trajtim spitalor.

9 komente në “Një kopsht zoologjik njerëzor (FOTO)”

  1. Kanina says:

    Po jete nate a behet atje ?

  2. miri suedi says:

    te keqen e arapeshes, gjethe para gjethe mbrapa.me cic rehatllik.

  3. geno says:

    Ata e kane mbajtur atje kopshtin zologjik, ndersa shtaza Sali e krijoi kopeshtin zologjik ne mes te Tirane e Durresit duke sjell kafshet nga xhunglat e Vicidolit

  4. Zigur Qarri says:

    Enigmatikja eshte prania e ketyre njerezeve me pamje afrikani ne ishujt Andamanen qe i perkasin Indise por jan me afer me Kontinentin Aziatik.
    Sensacjoanale ishte edhe kodi gjenetik i tyre i perafert me greket qe habiti boten shkencore.Akademia e shkencave te Greqise megjithese e ka pranuar ne heshtje,pret sa te zgjidhet problemi i emrit te Maqedonise,pastaj te merret me çeshtjen e vellezerve te tyre enigmatik.

  5. paraziti says:

    ktu dhe grat qekan si burra!

  6. TEFTA ALIKAJ says:

    KAFSHERITE E TREGETARIT QE NUK NJEH KUFIJ PO QE SE BEHET FJALE PER MANNY “PARA”

  7. Agimi, says:

    Oooh, cfare qetesie, cfare kenaqesie, cfare relaksimi te shikosh njerez qe jane pa strese fare persa i perket zbulimit dhe paraqitjes se trupit te tyre.

  8. betim says:

    mendoj se njerzit ne kete vend trajtohen keq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje