Mitt Romney kritikohet ashpër sepse flet ... frëngjisht

13 Janar 2012, 20:09Politika TEMA

Kandidati i republikanëve për president në SHBA, favoriti Mitt Romney, është akuzuar ashpër në një spot televiziv pse flet frëngjisht.

Spoti është përgatitur nga rivali i tij, Newt Gingrich, që kërkon të heqë paralele mes zotit Romney dhe një tjetër politikani nga Massachusetts, demokratit John Kerry.

Spoti mban titullin French Connection (Lidhja franceze) dhe në të shfaqet Romney duke folur frëngjisht në Lojërat Olimpike Dimërore.

Korrespondentët e BBC thonë se sulmi ndaj frëngjishtes së Romney-t është një përpjekje për të portretizuar atë si elitist dhe liberal i stilit evropian.

“I moderuari nga Massachusetts, Mitt Romney- është gati të thotë gjithçka për të fituar. Dhe njësoj si John Kerry, edhe ai flet frëngjisht”, thuhet në spot, që shoqërohet në sfond nga muzikë franceze.

Kur John Kerry u kandidua nga republikanët përballë George W. Bush, republikanët thanë se ai ‘dukej si francez’.

Milioneri Romney ka kaluar dy vite në Paris dhe Bordeaux duke punuar si misionar mormon.

22 komente në “Mitt Romney kritikohet ashpër sepse flet … frëngjisht”

  1. Argita_B says:

    Epo kur shajne dhe amerikant francezet!!
    Sa shume i manipulojne mediat popullin si dele, dmth per nje amerikan te dukesh si francez eshte turp!!
    Sa popull injorant qe jane, dhe sa duan ti mbajne ne injorance.
    Ne vend qe te thone nje gjuhe e huaj eshte nje dritare e haupr drejt botes, thone te kunderten, te zgjedhin me mire nje tjeter si Bsuh-i qe u be president e nuk dinte emrin e presidentit te Meksikes…

    1. Edi Detroit says:

      Haha,po cju duhet ferngjishtja, apo te kendojne Marsejezen, by the way: ku bie Franca?.Ha ha popull dele? Kthjelloi shqipot o zot,,,

      1. Rani says:

        O Ed “ça gjuhe te huaj ke bo ne shkolle”? Kam pershtypjen se edhe anglishten si shumica e shqipeve e ke mesuar atje apo jo? Ti kujton se eshte burreri mos te dish te flasesh gjuhe te huaja? Amerika eshte nje konglomerat i madh njerezish qe eshte bere superfuqi ne saje te gjenialitetit te nje elite te vogel te popullsise emigrante se shumica e amerikaneve te sotem jane injorante duke perfshire edhe klasen e mesme te popullsise. Keshtu qe heres tjeter para se te besh si ironik informohu se francezet njiheshin kur Amerika nuk ekzistonte akoma dhe kete edhe vete amerikanet e pranojne. Ke pyetur ndonjehere ndonje shok amerikan se ku bie Shqiperia qe te eshte pergjigjur ne menyre te sakte?

        1. Edi Detroit says:

          Rani, ne shkolle kam bere anglisht por kur erdha ketu , kuptoja por nuk flisja dot,ish komplet si te them ndryshe.Mu desh kohe te komunikoja mire, edhe sot pervec aksentit, bej edhe gabime.Natyrisht qe te dish gjuhe te huaja eshte mire, por ne kohen tone te internetit,nqse di angl. i ploteson te gjitha nevojat dhe kerkesat tende ne jet. Eshte e vertet qe eurpianet e kan bere kjo qe eshte sot, por nuk e kuptoj si mund ti thuash ketyre dele,apo shtreses se mesme sic thua ti.Usa eshte 300 e kusur banor,ka te zgjuar, budallenj te pasur e nga te gjithe shtresat, si cdo komb, por dele.Kufir i varferise per nje familje me 4 pers. eshte rreth 26.000.Qe ke disa njohuri per Amerik. kjo duket, ketu nuk te pyet njeri nga je, dhe Shqiperine shume pak njerez e njohin, por kjo nuk eshte injorance, duke llogaritur distancen, madhesine etj etj.Amerikanet jane pragmatist, njohin sh.mire punen e tyre, dhe bejne jeten e tyre qe ndryshon, nga evropianet,por thuash dele, dhe budallenj se nuk dine ku bie Albanistani, apo nuk dine ferngjisht
          kur per pothuajse cdo gje jane nr 1, per arsimin, ekonomi shkence,mjekesi, cdo gje.Bushi ish budall, thote kjo goca, 8 vjet governator i Texasist, fliste 2 ore pa leter.Mund te behesh, president i Amerikes vetem nga mbiemri.U shperndava pak,te me falesh, por edhe tema ishte e gjate dhe kohe nuk kam.

          .

          1. çimi says:

            Amon mër amon sa t’flaktë ini ju amerikont e Shqipnis. Të shau amerikont, sikur të shau lagjen! Po ti lagjen e ke t’mosha t’keqen e bathores e t’kombinatit t’morme bashk, mër jahu.

            Mahu içik se nuk ka lezet kshu. Nuk osht keq me dit dy fjal ene kinezçe me qen.

            Tobestrafkulla, ene kte e pash. Me t’sha robi pse di nji gjo ma teper, s’kisha nigju nojher. Kshu veç Amarildo si hante fara ke cepi rrugës ka pas sha ate që u bo doktor tashi.

            1. Argita_B says:

              Hiqe theksin tirons se dukesh me gjuhe te huja masnej..
              Ate po them dhe une, nese me argumentin se di gjuhe te huaja dhe ngjan me evropian arrijn ti mbushin mendjen popullit se kjo eshte diçka negative, konkluzioni eshte i thjeshte, populli eshte i trashe qe te pranoje kete.
              Edi me siper flet per vlefte monetare per kufirin e verferise, pasi ne Amerike te gjithe flasin vetem per parane, po harron te thote se Detroit ku jeton eshte nje fshat gjigand ku dhe para te te japin nuk jetohet, ku njereze i kane kthyer ne produkte qe vetem konsumojne, qe te ze temerri te futesh neper super market se ne çdo 4 vete nje eshte mbi 100 e kusur kile.
              Amerika e miliardereve i shitet botes si vendi me i begate e me i bukur ne bote, po kjo amerike perben 15-20% te saj, pjesa tjeter çohen ne mengjes, pine kafen ne makine, punojne, hane nje hamburger te madh me soda ne dreke, kthehen ne darke ne shtepi, lahen, hane dhe me nje birre i ze gjumi nga lodhja te ulur ne kanape perpara televizorit, perpara ndonje filmi me stalone.
              Kete e bejne per dite, dhe perveç dollareve qe fitojne, as vet se dine pse jetojne.
              Shqiperia eshte vendi me i varfer ne Evrope, po te krahasosh nje shqiptar me nje amerikan per kulture te pergjitheshme eshte si nata me diten, amerikani, perveç shtepise dhe punes e tij, ekipit te basket apo te baseball nuk di nga lidhet gomori.

              1. Edi Detroit says:

                Argita eshte e kote te diskutosh me ty, kam pershtypjen( qofsha i gabuar qe je depertuar nga ketej),Kulture te pergjithshme,kane shqiptaret, qe harxhojne nga 7 ore ne dite ne kafe, dhe pjesen tjeter duke share gjithe boten.Nuk e di sa amerikan ke takuar ne jeten tende, por ke te drejte, shqiptaret nuk krahasohen nga kultura e pergjithshme dhe zgjuarsia mencuria, jo me amerikan, por me asnje vend ne bote.Jemi popull shume i kulturuar.

                1. Argita_B says:

                  Edi,

                  Nese jeton ne Detroit e ke te qarte mire se perse flas, dhe ne Bathore qe kane jetuar maleve te izoluar perpara popullsie dhe shkon policia kur ke nje problem. Provo te jesh e (i) bardhe dhe te futesh ne 8 miles & Co dhe merre policine ne telefon te vij te te ndihmoje.
                  jane dhjetra mijera amerikane qe mbahen ne injorance, qe jetojne me asistenca, trafiqe, mos merr eliten amerikane per shembull, po popullin, ata qe ngrihen ne mengjes me pagu bills ne fund te muajit. Katastrofat sociale te Detroit nuk i gjen as ne vendet qe sapo hyjne ne Evrope.

      2. Tironci Lugano says:

        Edi
        Amon o burre mos na shaj frengjishten edhe pse ka humbur tashme terren kudo.Jo per gjo po na prek interesat e shokeve.
        Salut

      3. wert says:

        Mos je edhe ti si shumica e shqiptareve qe erdhen ketu e akoma kane mbetur tek viti 1991???

        Boll na lavderove ameriken, se eshte vend qe po ben corap gjithe boten. Po te mos ishte franca keta kushedi se ku do ishin sot.

        VIVE LE FRANCE

      4. raimondi says:

        ……….Tani sa e tha Gingrich ne CNN i pyetur nga Erin Burnett tek emisoni i saj ne CNN , “ERIN BURNETT OUTFRONT”
        se c’te keqe ka te flasesh french

        Gingrich u pergjigj qe kjo ishte dicka per fun .per humor me shume ,si video e Herman Cain
        dhe nuk duhet qe ju ta overthink it, pavaresisht se kjo video eshte perhapur shume ne Ju tube…..!!!!!

        Megjithate ky Gingrich e ka perdorur kete gjuhen frenge ne videon e tij
        me shume per te abuzuar me ndjenjat e nacionalsiteve injorante ketu ne USA ….por qe prapeseprape kjo nuk ze vend aspak

        Romney po humbi, do humbi nga genjeshrat qe thote se ka hapur 100,000 vende pune,
        kur ne fakt nuk ka hapur as cerekun e asaj shifre qe thote… dhe tv ketu po genjeve te diskretiton –

        –Ky Romney eshte tipi i Sales, qe genjen shume…por perfiton. se eshte milioner biznesmen
        dhe njerezit mendojne se ky mund ta regulloj ekonomine..

    2. Shkelzeni says:

      Argita moj cupke,

      i mbani keta “francezet” andej nga Evropa se ne ketej nuk i duam. Ne duam nga keta “injorantet” qe nuk dine emrin e presidentit te Meksikes dhe le te na dale keq. Po rregulluat gjerat aty ne Shqiperi ju me Sali malokun dhe ju mbeti pa ndrequr Amerika tani.

    3. raimondi says:

      Nuk eshte e verte kjo qe thote BBC–Nuke te sulmon njeri ketu pse flet ferngjisht –Kjo eshte turp ta thuash

      BBC kujton se eshte ne Angli lol

      Edhe Jim Kerry nuk humbi pse fliste ferngjisht,por sepse u tregua me moral te dobet dhe genjente here pas here

      –Ndaj edhe e quanin Flip -Flopper,njeri qe ndryshon qendrimin sa here kanevoje –

      —-Pastaj Jim Kerrin e demtoi shume kur genjeu se kishte qene ne nje varke duke luftuar ne lufte ne Vietnam. Ketu u diskretitua krejt , se keta nuk te lejojne te genjesh–I vertetojne gjerat

      Rmoney kritiokhet sepse kur ka folur njehere para ca vjetesh eshte shprehur hapur duketreguar nje natyre tepameshireshme te kapitalsitit te eger kur tha
      se : “…..Une kenaqem kur pushoj njerezit nga puna..” —

      dhe kete deklarate mizore po ja zene ne goje kandidatet e tjer dukee etiketuar
      si njeri te pashpirt ndaj nejrezve te thjeshte–Edhe CNN e jep kete deklarate te tij here pas here ..

      PO ashtu Romney po genjen edhe per 100,000 vendet e punes qe thtoe se ka hapur ,
      kur ne te njeten kohe ai ka pushuar me dhjetra mijera nga puna

      –Dhe keto do jene pikat e tij me te dobeta, nqs fiton ne partine Republikane, ne debat me Obamen

      –Por sidoqofte keta jane gabim qe zgjedhin Mitt Rmoney,pasi ai nuk fiton dot perballe Obames
      —Obama eshte shume oratorik dhe Ramney ka plot pika te dobeta gjate punes se tij si milioner biznesmen dhe ke ku e godet

      Nga republikanet me inteligjenti eshte Rn Paul –Ai eshte shume smart dhe lakonik ne pergjigje
      –Absolutisht brilant ,por republikanet e kane frike ate se ai thote qe
      “…te gjitha trupat amerikane qe jane neper bote te kthehen ne USA….”

      Ky Paul ka edhe nje pike te forte tjeter se ka premtuar te shkurtoje deficitn buxhetor me 1 trilion dollare –dhe gjithe rinia eshte pro tij

      Nqs do fitonte ky,Obama do ishte ne pozite me te vertete te veshtire ,
      sepse ky nuk ka qene asnjehere ne drejtim dhe nuk kaasnje ;pike te dobet ku ta kapesh ,
      shto pastaj qe ky eshte nje debatues shume superior ,dhe flet ne menrye teper teper te rjedheshme si asnje tjeter …

  2. king says:

    Ja pra kesaj i thojn se si e ka vleren gazeta me nder e me then Tema /Kritikon nje kandidaT QE E KA FTOREN 100 per qind

  3. vaso says:

    Nje filozof gjerman i shekullit te XVIII-te ka thene: Nje gjuhe e huaj eshte nje arme ne luften e jetes. ( A foreign lenguage is a weapon in struggle of life.)Tung.

  4. goni says:

    Hej o king nga e dike ti se e ka fitoren 100%. Jo per gje por jeta na ka mesuar se kurre nuk ekziston 100%. Uroj qe Romney te fitoi sepse duket si i vetmi kandidat qe mund te konkuroi Obamen.

  5. velo says:

    Hani hamburgera o derrat e amerikes veshur me pizhama dhe kombinoshe pune se nuk mund te shkoni pertej kapacitetit medioker te njeriut qe i kane bere lavazh truri. Me mire qe nuk e dini qe jeta shijohet ne Europe dhe veçanerisht ne nje vend si Franca…destinacioni turistik Nr. 1 ne bote me 80 milion turiste te regjistruar ne 2011. Vive le Champagne!

  6. E verteta eshte se po te dish a gjuhen ANGLISHT merresh vesh ne cdo cep te botes qe mund te shkosh dhe prandaj ajo eshte me e rendesishmja.Por ai person qe di edhe gjuhe te tjera kryesishte te vendeve te zhvilluara europiane tregon se ka kulture me shume . Gjithesesi ANGLISHTJA /Is important for us!

  7. aleksandri i madh says:

    arme ne luften e jetes eshte per ne shqipot sepse skemi shtet jo per amerikanet sepse atyre nuk u duhet te shkojne ne emigracion….

  8. wert says:

    Amerikanet jane populli me i prapambetur mentalisht.
    Kur jane edhe goje keta e shajne Francen…puupupupuup.

  9. Cakalli7 says:

    turmat e trasha qeverisen me lehte, mendo turmat qe e kane alergji dijen jane parajse per kafshet qe kane mbi krye

  10. ALBAN DEGA says:

    ZOT SHPETOJE AMERIKEN NGA INJORANTET

    – Aq sa gjuhe te huaja di aq here njeri di … Cdo gjuhe e huaj eshte nje ure me qyteterime te tjera… Cdo gjuha e huaj te afron me nje kulture, me nje popull dhe thesaret e tij… Jane keto shprehje te arta te popujve te ndryshem.
    Ish- kryetari Kongresit amerikan dhe kandidat per President ne zgjedhjet e nentorit te ketij viti Gingrich mendon ndryshe. Ai e akuzon rivalin e tij Romney si “lidhje franceze” si “liberal evropian” Gati gati sa nuk quhet socialist apo komunist sic e quajne krahu skajor dhe “tea Parties” republikane te Palin Presidentin ne detyre Barack Obama, per reformat qe ka premtuar dhe qe po ia sabotojne me te gjitha mjetet.
    Hajde injorant hajde… Mjere Amerika po te vihet ne krye te saj nje koke- lope si puna e tyre. Zot shpetoje Ameriken nga injorantet!
    Aq injorant sa e sulmon rivalin e vet ne nje pike te forte te tij, sic njohja e nje gjuhe te huaj si frengjishtja… Nje reklame falas per cdo votues amerikan qe i ka dy mend ne koke !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje