Rruga që do e çojë Kosovën drejt rrënimit

13 Janar 2012, 19:51Politika TEMA

Një shkrim i publikuar në portalin e rëndësishëm ‘Transitions Online’ nxjerr në pah rrezikun e falimentimit të Kosovës nga ndërtimi i rrugës Vërmicë- Merdare. Shkrimi ka për autor Andrea Lorenzo Capussela, ish- drejtor për çështjet ekonomike dhe fiskale në Zyrën Civile Ndërkombëtare, e cila mbikëqyr pavarësinë e Kosovës.

Në shkrim thuhet se rruga do i kushtojë shtrenjtë buxhetit të dobët të Kosovës dhe mund të provokojë një krizë financiare. Sipas autorit, rruga është e panevojshme dhe tepër e shtrenjtë. Autori thotë se nuk qëndron as argumenti ekonomik për ndërtimin e “Rrugës patriotike”.

“Tregtia mes Kosovës dhe Shqipërisë është minimale, në pesë vitet e fundit vetëm 3 përqind e importeve të Kosovës janë nga Shqipëria dhe rreth 12 përqind e eksporteve të pakta të Kosovës shkojnë atje. Nuk është as rrugë e rëndësishme transporti. Vetëm pesë përqind e importeve vijnë në Kosovë nga Shqipëria,” thuhet në shkrim.

Autostrada ka nisur të ndërtohet pa plan, pa studim fizibiliteti dhe pa asnjë projekt financimi. “E vetmja arsye për ndërtimin e saj qëndron tek emri: është një akt patriotizmi,” shkruan autori.

Në shkrim thuhet se oferta e Bechtel Enka ishte një çmim që varion nga puna që bëhet. Kështu ka bërë Bechtel dhe në Shqipëri e në Rumani. Për Shqipërinë projekti nisi për 418 milion euro dhe përfundoi në mbi 1 miliard euro. Edhe në Rumani rasti ishte skandaloz pasi Bechtel fitoi kontratën për një autostradë 415 kilometër dhe vetëm për 54 kilometra kishte marrë 1.3 miliard euro. Tenderi, shkruan autori i shkrimit, ishte plot shkelje. Një firmë konsulence doli kundër, por mendimi i saj nuk u mor parasysh edhe pse ajo firmë ishte paguar 1.7 milion dollarë për të dhënë mendimin e saj.

Në fund, autori thotë se ndryshe nga Shqipëria e Rumania, Kosova mbikëqyret nga ndërkombëtarët. Po përse nuk kanë reaguar ata?

Autori thotë se zyra ku punonte ai, që drejtohet nga Pieter Feith ka heshtur dhe nuk ka ndërhyrë. Në një intervistë Feith ka thënë se nuk kishte dijeni për problemet me kontratën. “Megjithatë në shënimet e mia për kontratën është edhe komenti i tij,” thotë autori për ish- shefin e tij. I pyetur nga gazeta kosovare se përse nuk ka pasur dijeni për problemet, Feith është përgjigjur thjesht: “Pyesni amerikanët”.

13 komente në “Rruga që do e çojë Kosovën drejt rrënimit”

  1. Smajl Kemali says:

    Ky Karpussela duhet te jete nje bythlepires i serbeve.E ardhmja e kosoves dote jete edhe per ekonomine me Shqiperine.Tash per tash Berisha e zara te tjere krijojne pengesa ne tregti e etj, por shpejt besoj se do te ndryshoje.

    1. Aishja prej Sauku says:

      O Smajl djali.Te prishish hekurudhen e te ndertosh mbi te autostraden kjo eshte puna e Serbit mre cuno i bukur,sic boni Basha e Berisha qi mbi trasene e Trenit Milot– Rreshen,ndertoi rrugen e kombit.Bota nderton hekurrudha ne i shkatarrojme.Te harxhosh miliarda euro ,kur keto rruge ne te vertet kushtojne shume me pak eshte kulmi i tradhtise. Turqit pasurohen,ndersa populli fukara paguan gomarlliqet e pulitikanve tane.Cfare eksporton Shqipnia ne Kosove more Smajl,ajo per vete i ka syte tek Serbia qe te furnizohet me buke.Ne jemi nji popull qe vetem konsumojme dhe prodhojme mbeturina.

      1. xhomlliks amerikon says:

        Ishe…. une te mbaja per kokl..po e di qe me pelqen me kete koment..ka fillu katunari me u ftillu …Bravo..meriton duartrokitje!!!!

      2. raimondi says:

        Ajo ruge NUK do e coje Kosoven drejt renimit ,por drejt BASHKIMIT

        __ Ajo eshte ruga e Bashkimit me Nenen Shqiperi

        –Ndersa qe te mos vjedhi ajo firma turke –Politika kosovare te perdori nderkombetaret per ta mbikqyrur …

        1. ataljoni says:

          patriotizmi eshte streha e fundit e idioteve!

  2. elinor says:

    Mos me falni por, kujt po i plas??

  3. Luani says:

    Të themelosh një veprimtari të vogël me dy a tre veta të duhet plan i menduar gjatë, e le më një shtet të pavarur. Dështimi është bërë i qartë në muajt e parë, por shkallën e korrupsionit dhe të plaçkitjes së buxhetit së popullit dhe lëmoshës së dhënë nga të huajt nuk e kam pritur as nga vetë dreqi.

  4. ALBAN DEGA says:

    PATRIOTIZMI ESHTE STREHA E FUNDIT E TE GJITHE MASKARENJVE

    Faik Konica

    Nuk bejen perjashtim nga ky percaktim patriotik as keta tanet…
    Deliri i madheshtise dhe patriotizmi yne folklorik jane nje fatkeqesi kombetare.
    Patriot me fjale… Tradhetare me vepra…
    Otrantoja Greqise … eshte vetem njera prej ketyre deshmive!

  5. Pershtypje says:

    Me beri pershtypje fjLia fundit: ‘pysni amerikanet’ ….mes tjerash, merreni me mend rrogen e Feithit dhe sa Pune bon djali dhe pra si shkojne paret ne Kosoven e vorfen!!!

  6. loni says:

    po le te falementojne edhe keta kosovaret se na kan care pallen me patriotizem,,fusin hundet ne shqiperi sikur e ndertuan ata shqiperine jo se e ndertuam vete ne si popull,,ju kosovaret ne tere historine tuaj keni punuar per serbin,,por nuk ju rri bytha qe te dukeni duke futur hundet ne punet e shqiperise,,prandaj dhe po falementuat mua nuk me plas fareeeeeeeeeeeee,,,,,,,,,,,sepse kurr nuk na keni pare si vellezer por si armiq….

    1. Arben Kosova says:

      Ik o fare e çelbur.Merru me plehrat Greke ti ske qfar kerkon ketu.Zhduku nga kjo faqe.

  7. Shefqet Cela says:

    Boll jane tallur shume Kosovare me shqiptaret qe kane patur ankesa per zullumet e bera tek RRUGA e KOMBIT. Tani eshte radha juaj zoterinj.
    Rruga e Kombit tek ne u be pa projekt, pa preventiv, pa studim paraprak te terrenit dhe pa kritere ekonomike, pra te studjohej aspekti ekonomik per te pare sa eshte leverdija, sa jane shpenzimet e mirembajtjes, sa do te jete qarkullimi ne te e keshtu me radhe. Me nje fjale u be ne tym.
    Ka patur nje shkak per tymin dhe mjegullen qe e mbuloi kete veper. Dihet qe ujqerit kerkojne mjegulla.
    Atje u be Vjedhja e Kombit, dhe hajdutet, shkelesit e ligjit, akoma jane te qete dhe ne komande.
    Me keqardhje degjojme se e njejta praktike ndiqet dhe ne Kosove. Nuk e di ne se e keni marre infekaionin nga ne apo e kini ne gjirin tuaj?
    Po te ishte per patriotizem mund te veprohej ndryshe: Te ndertohej nje apo dy korsi (aq sa eshte domosdoshmerija) dhe, kur te jemi me te pasur, behen zgjerimi.
    Pse duhet te rrezikohet e ardhmja e Kosoves pa qene urgjenca? Se ashtu duan hajdutet ketej dhe andej.

  8. nastradini says:

    Doli me ne fund nje perkrahes i nastradinit. Qe ka vite me apelin e tij per rrugen e ANTI-KOMBIT Durres-Kukes. Rruge e filluar pa bere me pare fisibilitetin, pa projekt, pa preventiv dhe pa situacioneve te punimeve te kryera, Rruge RUMPALLE per hajdutet dhe hajnite dhe SEZAM i Ali Babait me 40 hajdutet per Saliun dhe Bashen si partnere te denje te firmes mafioze anadollake BECHTEL. Kusaret dhe hajnite e kesaj firme i fshehin me emerin e SHBA-s. Po keshtu bejne edhe mafiozet e blere me paret e shqiptareve dhe sic duket nga ky artikull edhe me paret e kosovareve. Pse kjo frime “famoze” nuk nderton autostrada ne SHBA. Apo ne BE? Por ka kapur si VAMPIRE vendet me pushtet te korruptuar si Shqiperia, Rumania dhe Kosova? Kjo eshte ceshtja qe duhet te zgjidhin shqiptaret me veten e tyre dhe me pas t’i japin nje shqelm mafiozeve turq te BECHTELIT. Qe duan t’i bejne shqiptaret me Patriotet ne Bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje