Ulja e vlerësimit për aftësinë borxhlyese për Francën është një lajm i tmerrshëm për presidentin Sarkozi, që ka ende edhe 100 ditë për të mbyllur hendekun që ka në sondazhe sepse qëndron pas socialistit Francois Hollande.
Ndoshta në terma afatshkurtër efektet ekonomike të këtij zhvlerësimi do të jenë të kufizuara. Tregjet kishin kohë që e prisnin diçka të tillë të vinte kështu që mundet që tani të kenë përthithur ndikimin e kostot së huamarrjes së Francës.
Por si goditje politike kjo është e papëlqyeshme për presidentin.
Synimi i tij ka qenë që tu tregojë votuesve- edhe pse kjo nuk e ngroh vetë atë- që ai ka atë që duhet për të luftuar krizën.
Por ky argument duket pak i dobët kur vendi ka humbur statusin e artë nën mbikëqyrjen e tij. Dhe ai nuk mund të thotë se nuk i bëhet vonë sepse gjatë vitit të shkuar ka thënë gjithmonë se ishte një nevojë absolute që Franca të ruajë tre A-të.
Për të qenë i ndershëm, francezëve nuk është se u bën përshtypje perspektiva e presidentit Hollande. Por ky është ngushëllim i dobët për Sarkozinë.
Është rregulli i parë në politikë: nëse je në detyrë, ti merr ndëshkimin.
Mos e kini fare merak, Sarkozi do ta shlyeje borxhin me paret e helikopterave qe i shiti Saliut.
Degradimi i Frances ishte paralajmerim i nje vdekjeje te parathene, dhe eshte gjithashtu edhe nje goditje alazonis se Frances.
Eshte ne te njejten kohe nje shenje se kriza ekonomike zgjerohet dhe prek tashme edhe fuqite e medhaja ekonomike.Ne te njejten kohe,tregojn se agjensit e klasifikimit jan te plotefuqishme.Pra,tashme te gjithe frikesohen prej tyre.Kan kohe qe luajn lojen si macja me miun me Francen. Shpresoj,te behet shkak per nje rishikim ne teresi te krizes kryesisht per Greqin,te ciles ju dha nje medikament i cili jo vetem nuk kishte rezultat , por keqesoji akoma me shume gjendjen.Pa dyshim se ne lojen e agjensive do hyje tani Gjermania.Radhen e kane gjithashtu Sllovakia dhe Austria ,e cila ka nje ekspozim shume te madhe ne bankat hungareze,te cilat jan drejt kolapsi.
Ka mbi 6 muaj qe Franca merr kredi dhjetvjeçare me rreht 3%/vit, pra rreth 1 pike me siper Gjermanise.
Deri para 6-7 muajsh ne France nuk e dinte njeri se ç’fare eshte nota AAA, ishte Sarkozy ai qe i beri te njohur, ua shpjegoi, dhe u tha se do te ishte katastrofike nese do ta humbnin ate note.
Kete e beri se pari pasi duhej te kalonte reformat te cilat populli nuk i pranonte kollaj, dhe se dyti me shpresen qe deri sa te vinin zgjedhjet Franca do te ruante noten AAA.
Sot Franca kaloi ne AA, kjo eshte diçka negative po jo katastrofike.
Per ta skematizuar zhvillimi gjerman do te jete me pak i veshtire se ai francez pasi ekonomia gjermane do te kushtoje me lire per tu financuar se sa ajo franceze.
Greqia eshte rast ekstrem, pasi eshte nje numer i madh elementash qe e sollen ate krize, dhe nuk ka asnje lidhje me krizen franceze.
Sarkozi do ta shlyeje borxhin, Prit tani kur t’na drejtohet ne tani per borxh, si vendi me i suksesshem ne evrope.
Deri tani per te kaluar reformat e ashpra tundte fort karten e nje “presidenti protektor per Francen” i ra dhe “tresori AAA”.
Para pak kohe ai eshte shprehur para ministrave te tij qe po humba”triplin AAA” kundershtaret do te me presin koken .
Populli Francez do ja japi pergjigjen ne maj, ketij “protektori”.
Ne lidhje me uljen e shkalles se bonitetit te Frances ne shtypin zvicerjan shkruhet :
– Ministri francez i financave tha : ” Politiken e Frances nuk e diktojne Rating Agenturat.”
– Ulja e shkalles se bonitetit mund te shkaktoje rritjen e normave te interesit me te cilat Franca do marri kapital ne tregun e kapitalit boteror.
– Ulja e shkalles se boniteti do te kishte pasoja ne lidhje me krizen e borxheve te vendeve te Eurozones, sepse Franca eshte vendi me ekonomin e dyte me te madhe te Eurozones dhe se Franca merr pjese fuqishem ne cadren e shpetimit te vendeve te Eurozones.
– Franca ka bere deri tani dy plane te fuqishme kursimi ne nje vlere totale prej 70miljarde Euro dhe se qeveria franceze nuk ka ndermend te beje ndonje plan te ri kursimi.
– Austria nuk ka me bonitet te shkalles AAA por AA+. Gjermania, Hollanda,Luksemburg, Finlande dhe Slovakia mbajne shkallen AAA.
Itali, Spanja, Portugalia jane ulur edhe nje shkalle me poshte.
– Ne Greqi vazhdojne me rritem te larte bisedimet midis Athines dhe investoreve te huaj ne lidhje me faljen e 50% te borxheve. Paketa e dyte e ndihmes prej 120miljard Euro per Greqine do miratohet nga BE dhe FMN vetem pasi te jete rene dakord marreveshja midis qeverise greke dhe investoreve per punen e faljes se borxheve prej 50%.
– Qeveria hungareze e cila beri ligje te reja ne lidhje me uljen e shkalles se pamvaresise se bankes kombetare hungareze, duhet te ndryshoje keto ndryshime. Ne te kundert nuk do mari asnje leke nga BE dhe FMN. Hungaria ka probleme te medha per marrje kredish ne tregun boteror te kapitalit.
Per te saktesuar nja dy terma ne shqip, nuk quhet shkalle e bonitetit, por renditje e borxhit. Dhe nuk quhet rating agjenture, por agjenci renditjeje.
Agjensite e Rating jane kthyer ne agjensi ne sherbim te politikes.Ne fakt ka kohe qe flitet qe Franca mund te kaloje nga AAA ne AA+ e jo ne AA sic shkruan dikush me siper.E agjensia ka gjetur pikerisht momentin me te pershtatshem per te deklasuar Francen ne prak te fushates elektorale.Sic duket Sarkozinuk shihet me sy te mie pertej oqeanit edhe pse eshte Presidenti me pro Amerikan qe ka pasur ndonje ehre Franca.Te njejten gje beri kjo agjensi me Italine.E per hir te vertetes Kryeministri Monti po ben te njejten gje reforme sic po bente parardhesi i tij.Ishte po ko Agjensi qe me vonese me shume vonese deklasoi Ameriken nje shkalle me poshte.Ndaj me te drejte ministri i ekonomise Francese thote qe nuk jane agjensite qe diktojne politikat ekonomike te Frances.
Ben pjese ne kulturen tone qe çdo fenomen te cilin e kemi te veshtire qe ta deshifrojme ta shikojme si komplot de dikujt..
Politika eshte e kontrolluar nga paraja, dhe jo politika kontrollon parane. Agjensite e renditjeve te kredive sot po tregojne se jane duke bere ligjin ne bote, ne nje fare menyre politikanet aktuale jane duke u perballur me presionin qe ata i bene botes se financave perpara 1 viti ku kerkuan ta vinin mbi rregulla me strikte.
Nese ne France sot goditet Sarkozy, kjo nuk behet prej politikes amerikane, pasi se pari Sarkozy eshte me pro amerikani nga kandidatet e ardheshem, se dyti ishte ai qe e rifuti ne Nato Francen prej kohes se De Gaule, se treti kandidatet e tjere jane :
1 Hollande, socialist qe amerikanet nuk duan ti shohin bojen se i konsiderojne gati si komuniste,
2 Marine Le Pen, bajza e fahsistit te Frontit Nacional qe kerkon te shkepusi Francen nga bota.
1. S&P eshte ajo agjenci qe vleresoi Lehman & Brothers AAA 2 jave para se te falimentonte nga borxhet(?!), kush i njeh mire si funskionojne keto agjenci e di qe ketu ka nje konflikt te madh interesi
2. Mos valle harruat qe Moody’s i beri downgrade Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne veren e kaluar? Pune e madhe fort se i bene downgrade Frances.
Perfundimi: Besimi i tregut dhe investitoreve nuk mund te perllogaritet dot nga asnje algoritem matematikor i kompjuterave te agjensive te vleresimit, sado i sofistikuar qofte ai.
Tung,
E thene ndryshe, asnje nuk mund te pretendoje te njohi te ardhmen.