“Pandeli Majko dhe Ilir Meta, dy protagonistët e padiskutueshëm të jetës politike të rinisë socialiste mishëruan për një kohë të gjatë suksesin si edhe të dy anët e medaljes së atij suksesi. Anën e pastër dhe atë të pistë të vetë politikës”
Nesër bëhen 20 vjet nga krijimi i Forumit Rinor Eurosocialist. Asnjë organizatë rinore në Shqipëri s’e ka pasur në këta 20 vjet as historinë dhe as impaktin e Fressh-it në jetën politike shqiptare. Histori e mbushur me dritë e hije. Si çdo histori e gjatë politike ndoshta, por jo thjesht. Fressh-i ishte forca që çau perden e hekurt mes Partisë së sapokrijuar Socialiste dhe opinionit të sapozgjuar publik që fundosi regjimin komunist. Një grup të rinjsh, ndër ta edhe pjesëmarrës në Lëvizjen Studentore, patën kurajon e një imagjinate largpamëse. Dhe zgjodhën me idealizëm apo instikt politik krahun e kundërt të historisë së atyre fillimeve përmbysëse. U rreshtuan me Partinë e dyshuar Socialiste dhe bënë histori. Takimi i tyre i parë në Pallatin e Kongreseve ishte një erë e re ndryshimi që fryu mbi skenën e transformuar të politikës nga vendosja e pluralizmit në Shqipëri.
Fressh-i i dha PS-së shtysën jetike drejt hapjes me shoqërinë dhe i dha shoqërisë mundësinë të shohë përtej perdes së hekurt të paragjykimeve të rënda që PS-ja mbartte nga e shkuara në misionin e saj historik të vendosjes në ekuilibër të demokracisë së sapoardhur me yryshin revanshist që imponoi komunisti Sali Berisha në krye të PD-së. Pandeli Majko dhe Ilir Meta, dy protagonistët e padiskutueshëm të jetës politike të rinisë socialiste mishëruan për një kohë të gjatë suksesin si edhe të dy anët e medaljes së atij suksesi. Anën e pastër dhe atë të pistë të vetë politikës, të cilat sot në distancën që na mundëson koha janë lehtësisht të lexueshme. Madje si për të lehtësuar ende më shumë këtë lexim, njëri, Pandeli Majko, gjendet në këto momente në New York në pritje të një emërimi në rangjet më të larta të Kombeve të Bashkuara, tjetri, Ilir Meta, pret në shtëpi vendimin e gjykatës pas kërkesës së prokurorisë për disa vite burg si pasojë e një skandali të bujshëm korrupsioni botërisht të njoftuar në mediat e mbarë planetit.
Të dy u bënë në periudha të lavdishme për Fressh-in kryeministra të Shqipërisë, ndërsa vetë Fressh-i u bë ndoshta e vetmja organizatë politike rinore në botë që i dha vendit të vet njëri pas tjetrit dy kryeministra. Në mënyrën e tyre të dy i dhanë Shqipërisë një kontribut të konsiderueshëm në krye të qeverisë së vendit, paçka se në rrugëtimin e tyre politik Majko përfaqësoi vijimësisht një Shqipëri me dinjitet, kontradikta e kufizime të vetë kohës, ndërsa Meta u kthye përgjatë rrugës në përfaqësuesin e Shqipërisë së marramendur prej fuqisë abuzive dhe parasë së fituar babëzisht matanë kufijve të ligjit (edhe Fressh-it kryeministrimi i tij problematik i la asokohe një faturë të rëndë imazhi). Vazhdojnë të jenë që të dy në skenë si për të dëshmuar me praninë e tyre praninë në jetën politike të të dyja Shqipërive në mjedisin ku jeton sot gjenerata më e re e fillimviteve ’90.
Një tjetër gjenerate i ka trokitur sot ora për të treguar çfarë mund ose s’mund të bëjë për të lënë shenjën e vet në historinë e organizatës së rinisë socialiste e progresiste. Mes të dyjave ka patur një periudhë boshllëku, inercie dhe apatie. Nesër është dita e re e fillimit të përpjekjes së kësaj gjenerate pasuese për t’u dëgjuar nga opinioni publik dhe provuar në harkun e këtij viti të 100-të të pavarësisë së Shqipërisë, nëse është ose jo në gjendje të lerë një gjurmë në historinë e Fressh-it e të vetë vendit për vitet që vijnë. Sulmi i nisur me të gjitha bateritë nga ana e pushtetit përmes altoparlantëve të vet kundër projektuesve të risisë RE:FRESSH për të bërë histori të re në vazhdën e historisë politike të organizatës rinore socialiste e progresiste, është një shenjë inkurajuese. Ashtu siç është shumë inkurajues fakti se në krye të kësaj përpjekjeje nuk janë vetëm ata që vijnë në këtë pikëtakim të përvjetorit të 20-të të Fressh-it nga rruga e militantizmit partiak, po edhe ata që vijnë nga rruga e militantizmit qytetar. Protagonistë të spikatur të MJAFT-it të orëve më të mira janë pjesë e grupit që ka projektuar risinë. Kundërshtarët sulmojnë në këtë pikë sepse kjo është një pikë e fortë. Jo vetëm pse është një vlerë e shtuar në përpjekjen për t’i dhënë organizmit rinor socialist e progresist përmasën e ndryshimeve shoqërore, po edhe një mesazh i qartë për vizionin e ri që duhet të mishërojë ky organizëm.
E thënë ndryshe, Fressh-i s’mund të jetë më ai që ishte sepse koha s’është më ajo që ishte, shoqëria s’është më ajo që ishte, sfida s’është më ajo që ishte. Ja pse projektuesit e rinj të riorganizimit thonë RE:FRESSH dhe ja pse RE:FRESSH është e reja që PS përkrah sot pa asnjë rezervë, me bindjen se gjenerata e re e shqiptarëve kërkon një pikë të re referimi për të dhënë kontributin e vet në kërkim të ndryshimeve të domosdoshme politike e shoqërore sot. Një organizatë politike rinore moderne, pa korniza shtrënguese. Një hapësirë transversalisht e hapur për individë, grupe interesi, organizma autonomë të rinjsh me energji e prirje drejt temave të posaçme. Një ombrellë federative ku organizata tradicionale e Fressh-it është padyshim shtylla vertebrore, po ku RE:FRESSH-i prezumon shumë më tepër se sa vetëm ripërtëritjen kapilare të asaj që buron nga e djeshmja. Një projekt për të ardhmen.
Projekti është shumë i mirë pikërisht sepse niset nga shoqëria siç është sot e nga interesat e sotme të gjeneratës më të re, duke ofruar hapësirë për të gjithë dhe më anë tjetër duke synuar t’i kundërvihet deformimit të frikshëm të përfshirjes së rinisë në betejën politike vetëm përmes favoreve e parasë. Që janë dy këmbët mbi të cilat ecën prej kohësh organizimi rinor i PD-së apo LSI-së në funksion të qëllimeve ngushtësisht elektorale. Eshtë një projekt që bazohet tek qëllimi i madh i jetësimit të një politike të re për të rinjtë, duke tentuar me guxim të tregojë se rruga e përfshirjes së të rinjve në jetën politike nuk kalon medoemos përmes rekrutimeve me favore apo me para. Nuk duhet të kalojë kurrsesi përmes favoreve, parasë apo lidhjeve të gjakut ose tribës as përfshirja e të rinjve në administrimin publik. Shqipëria Europiane s’ka gjasë të ndërtohet pa ndërtuar rrugën e meritës për të rinjtë. Pa u dhënë atyre barrën që u takon në sfidën e integrimit duke u nisur nga merita e secilit. Pa i bërë ata protagonistë realë të ndërtimit të shtetit modern europian të shqiptarëve.
Prandaj ky projekt u drejtohet vlerave morale e shoqërore, të traditës më të mirë këtu e të vullnetarizmit politik të mbarëbotshëm në ditët e sotme kudo ku demokracia funksionon. Projekt i vështirë padyshim. Objekt përqeshjesh përveçse përbaltjeje me siguri. Por pa mëdyshje një projekt i dobishëm jo vetëm për familjen socialiste e progresiste, po edhe për shoqërinë e vendin. Starton nesër, në orën 11.00 në Pallatin e Kongreseve dhe vazhdon të lançohet gjatë gjithë ditës së parë, për t’u shtrirë ditë pas dite drejt të gjithë të rejave e të rinjve shqiptarë në Shqipëri e jashtë saj. Ku studion, punon e jeton një numër i jashtëzakonshëm vajzash e djemsh që edhe kur duan të kthehen në Shqipëri s’kanë rrugë kthimi përveçse duke ndjekur hartën rëndom të pamundur të lidhjeve të gjakut e të tribës që ka imponuar pushteti i sotëm i korrupsionit dhe i klientelizmit më të pafre të historisë së shtetit shqiptar. Edhe atyre RE:FRESSH-i synon t’u çojë nesër një mesazh. Unë kam shumë besim se mesazhi do të shkojë në destinacion gjatë këtij viti duke kapërcyer me mundim përmes baltës e mureve të cinizmit dhe gjetur veshë e zemra për të jehuar fort. Do të duhet kohë e do të duhen nerva e gjunj të fortë. Projektuesit kanë vizionin dhe idetë e duhura për të bërë një histori të re me të rinjtë e për të rinjtë. Nervat dhe gjunjtë do t’i sprovojë rruga e do t’i provojë koha që kemi përpara. Sot për sot ata meritojnë urimet e përshëndetjet më të ngrohta.
Qoftë një rrugë e mbarë për RE:FRESSH-in që i duhet nesër Shqipërisë së sotme.
Mire Edi.Pak gjate po ska gje.Freshit gezuar 20 vjetorin
Po ca mburr Majkon ore mik–Majko eshte komplet i diskretituar —
Vete ish ministri i tij Ilir Gjoni, e akuzoi Majkon se kishte 2 milion dollare
ne nje banke greke ne Qipro—-Dhe Majko muk e kundershtoi kete fakt aspak
–edhe kur e pyeti Fevziu ne emisionin Debat –Majko fliste tjeter per tjeter
–I doli boja fare ,saqe Fevziu qeshte me te…..
Ky tani na i mburr Majkon dhe shan Meten–….Mburret Majko meqense eshte spiun i grekut prandaj
–Si puna e muhabetit te Angjelit qe do hartonte strategjine e fiutores se PS-se ,prandaj e mori ne Kyresi te PS-se hahahahahahaha
Angjeli qe eshte nje i koruptuar i degraduar dhe nje spiun i felliqur fare –Komplet gje e peshtire futet perseri ne krye te PS-se –dhe pastaj
ulerin lart e poshte Edi kunder Korupsionit –Helloooo !
E thoni pastaj pse votohet Sala-
-Po ky Edushka juaj nuk eshte i besueshem fare ne ato qe thote ….
–Ik or aman…… —
-Mos harro ta fshish kete koment ti ore kaur -moderator ,se eshte kunder poltikes se gazetes Tema per lufte ndaj korupsionit ….myslyman loooooooooool
Ti je nje vemje e ndyrre. Te jesh kaur eshte nder or mbeturine turkoshake. Diferencat mes kaureve dhe turkoshakeve si puna jote jan si nga kultura qytetare qe perfaqesojne ashtu dhe dhe nga pamja e jashtme fizike. Tani mund te jesh diku jasht Shqiperise apo ke shkuar ne Tirane, por para se te ikje jetoje ne nje fshat te humbur. Flije se bashku me dhine, nuk kishe idene se cfar ishte dushi, furca e dhembeve, pjata, piruni, tavolina dhe bythen e fshije me gisht ashtu si Saliu yt. Prapambetje dhe injorance, vjedhje dhe korupsion, mafie dhe krim, kjo eshte ideologjia juaj.
boll duke lexu librat dhe editorialet…rri ti se ne fakt pushtetin e keni ti dhe berisha
Po po , ne na duhen mundesisht analfabete ata qe na qeverisin. Nuk duhet ta njohim kryeministrin e ardhshem se c’na duhet, ja kete qe kemi e qe mos e pafshim, e njihnim e njohim mire, po prape ka ca qe e duan. E cfare do ti zoteri, pervec shtjellimit te programeve e ideve te opozites. Une jam dakort me cdo fjale. Me Saliun perballe, cdo rruge e lirise limitohet ne kulm.
Bravo Edi, ky duhet te jete nje rifillim per te gjithe, sidomos perballe kesaj qeverie te korruptuar deri ne palce.
Duhet shume pune, shpresoj qe Fresshi ti ngjaje kryetarit aktual te ps qe tani e tutje, jo si me pare. Duhet te jemi te gjithe ne balle.
Duam te kthehemi e te kontribuojme dhe ne, po te vesh, aty per cdo mundesi ka gjashtembedhjete xhepa qe jane fryre e nuk mbushen. Pune te mbare, ne jemi gjithmone me ju.
Pergezime Edi! Nuk prisja ndonje koment ndryshe. Je tipik si babai yt shpirteror Enver Hoxha ne drejtim te shtremberimit te historise dhe baltosjes se figurave me shume kontribute!
Baben tend shpirteror e ke ne pushtet qe te vret e te vjedh me siguri te ka klonuar dhe te ka trasformuar si qen bastard per te lehur per te duke te dhene ndonje kocke
Ik vrit veten ti lavazhier
E kuptova qenke lavazhieri i parave te korrupsionit te asaj figures me shume kontribute
Jo re e ke gabim. Une jetoj me qera, edhe pse kam bere lek te madh me lejet e ndertimit per 12 vjet. Une jetoj vetem me rrogen, edhe pse marr cdo dite kokaine 3 mije euro
Gimi puros je ti?
Jo, jam erjon veliaj
U kujtua ky per fresshin? Apo pasi beri lemsh gjithe partine hodhi syte dhe kuptoj qe fresshi mund te jete fasada me e mire e rradhes per tu treguar ndryshe.
Nese do ta donte kaq shume fressh, te pakten keto 5 vite mos ta kishte rrenuar fare!
Nejse, gezuar festen FRESSH, shpresojme qe kete here te rinjte te mos zhgenjehen perseri.
FIlloi dhe sulmi i PD – e di, e di, nuk e keni me Ramen, por me fjalen e lire. Ju doli para ajo dhe ne Kosove me Vetevendosjen e u rate dhe atyre, po nuk mund te mendojne te gjithe shtetaret shqiptare vetem per te vjedhur e rrjepur popullin e vet, ka dhe nga ata qe duan te punojne. E me sa duket keni shume frike nga keta, se mos gjate punes ju zbulojne zullumet. Kafe me Meten e Bashen te Rogneri, shume pune ka ky Kryeministri perderisa takon dy figurat me te perfolura per korrupsion ne Shqiperi. Ca do tregoje, qe eshte Kumbari i te dyve. E dime! Prandaj do iki ai, e bashke me te edhe ju.
Pergezime z. Rama, ne emigrantet ju mbeshtesim juve. Jeni shpresa jone qe te kthehemi ne nje vend normal, ku te mund te jetojme nje jete dinjitoze. Suksese ne rrugen tuaj
Freshi tu tregoje rrugen te rinjve qe rrine gjithe diten ne kafe/eurolloto/internet. Duhet te jemi te gjithe me aktive, qe te kemi goje te kerkojme nje vend me te mire per ne e fmailjet tona. Perpara me Edi RAMEN!!!!!!!!!!!
Freshi tu tregoje rrugen te rinjve qe rrine gjithe diten ne kafe/eurolloto/internet. Duhet te jemi te gjithe me aktive, qe te kemi goje te kerkojme nje vend me te mire per ne e fmailjet tona. EDI RAMA
Ps ka ndryshuar, Shqiperia ka ndryshuar (per keq) Fresh duhet te jete ne nje hap me ndryshimin, duke u bere e gatshme per te prodhuar edhe njehere kapital per vendin. Jam dakort me edin, jo me keta kopetentet qe bejne kritizerin pas ekranit ndersa ne jeten e perditshme, hic fare, nuk bejne gje, vetem mbahen me te madh. Pas asaj qe po shohim perdite me korrupsion e kapje te shtetit, nuk mund te durojme kete qeveri asnje dite me shume. BE me Saliun, o kuje. Jo me kot mendojne se nuk jemi ne rregull ne Shqiptaret. Me ate ne krye duhet te jemi te terbuar politikisht
Bravo Turki, me pelqeve. Analfabete per ne, shqiptaret ne dy anet e kufirit. Sot ne Veri te Kosoves jane arrestuar pothuaj e gjith kryesia e Vetvendosjes. Duhet te flase per ta Rama, se dhe ata jane te rij qe kerkojne ndryshim, si Fresh ne PS. Dueht refresh gjith politikanet, se mbetem 20 vjet me nje surrat, cdo dite e njeta gje. Duam te heqim Doktoren, e pastaj me zamet, edhe Kokmadhin.
Me pelqen ky editorial, si te tjeret ka nje stil te vecante te Rames, si publicist qe i ka lene pas me kohe keta qe duan te duken keto dite. Problemi duhet shtjelluar, dhe eshte e goditur qe ka kapur krahasimin Meta-Majko, qe sot duhet te na tregoje ndarjen mes dy rrugesh, asaj drejt pasurimit, asaj drejt suksesit. Duart e ndyra te Metes po na qelbin ende sot, ndaj besoj duhet te luftojme per tu liruar prej tyre.
Kunder Sali HATASE te gjithe bashke, me Fresh e ca ka, se duhet te ndryshojme nje here e mire kete vend e keta pushtetare te papergjegjshem te cileve u ka dale komplet turpi e tani dlain e na pijne edhe kafe ne mes te dites. Te gjithe hajdutet jane bere bashke, njerezit e hajrit duhet te bashkohen kunder tyre, perndryshe te jete per HATATE do kete 21 Janar perdite.
Fresh ka nevoje qe Rama te jete gjithmone aty me ta. Si kryetar i te rinjve, qe ka mbeshtetur gjithmone ndryshimin, kjo eshte lidhja me natyrale, e sigurisht edhe me funksionale per PS qe te vije ne pushtet. Edhe njeqind vite Freshit, dhe prodhofte sa me shume talente e suksese, e sa me pak zhgenjime!
Do jemi aty te gjithe neser. Kjo feste, ky fillim i ri eshte nje fije shprese ne te gjithe kete batak ku ka rene qeveria, e po perpiqet te na marre me vete te gjitheve. Shpresoj qe neser te fillojme te levizim te gjithe larg kesaj qeverie interesash te pista e njerezish te kalbur.
Go Fressh!!! GO RAMA!!! And get the f… out, Sali Berisha!
Te jepet nje porosi dhe te punohet shume qe te rinjte, pra edhe keto te Re-Fressh-it, te mesojne, te marrin vleresime te merituara, diploma te merituara.
Shkaterroni Berishizmin!
Rrofsh Edi, si gjithmone brilant ne shprehje plot kuptim. Gezuar FRESSH it. Krahasim shume i gjetur Majko-Meta. Urime me Edin ne ball per fitoren e madhe, rruga ka nisur. Te gjith bashke.
Ne komentet e mia kam shprehur edhe nota pesimiste ndonjehere nga meraku se vendin tim te dashur dua ta shoh zonje dhe jo nje lecke qe duhet shkelur me kembe prandaj kesaj here jam optimist me te drejten e Zotit se frenat e fatit tone ky popull do i marre ne dore.
Kemi kaluar periudha te veshtira nder shekuj dhe shpesh here kemi shkuar deri ne shfarosje por ne saje te ndihmes se Zotit dhe njerzve vertete patriote kemi mbijetuar.
Shqiperia dhe shqiptaret nuk kane vdekur,por jane te gjalle,vitale si asnje komb tjeter ne bote si vete populli i zgjedhur i perendise Izraeli qe pavaresisht vuajtjeve deri ne shfarosje sot eshte nje komb model dhe i zhvilluar.
Vuajtjet dhe mundimet ne na kane dhene solidaritetin dhe forcen e shpirtit per ta dashur dhe mbrojtur kete toke te dashur dhe te dhembshur te shpirtit tone fisnik,prandaj vellezer dhe motra shqiptar kudo qe jeni ne Shqiperi,Kosove,Macedoni,e kudo tjeter te ngrihemi si nje trup i vetem per bashkimin dhe vellazerimin e te gjitha trojeve shqiptare duke shporrur se pari tradhetaret e kombit.
Zoti ju bekofte juve qe e doni me shpirt popullin dhe vendin tuaj.
ne fakt kryetari i pare i freshit ishte majko, nje djal i ri dhe me vizjon te qart por iliri me metodat e tij servile e te pamoralshme shiti moniken te nano dhe i zuri vendin majkos
Freshit i ka kalluar koha.kur rrish 20 vjet aty pa vepruar kunder keqqeverisjses,nuk ki pse te pretendojsh me per nje pjesemarrje ne politike!
Duhet nje organizate tjeter per rinine tone:VV po vjen edhe po ju tregon se si duhet vepruar!
Fressh u formua ne nje logjike tjeter,kur ishim mesuar me organizaten e rinise,e kto gjera.Strukturat kushtojne fonde,por mund te koncentrohen.Pak si e gjate pershendetja,dhe e marre me shume me dy profile personash,si dy faqe te monedhes.Konkretisht Edi,çfare do behet me 21 janar?Do vini lule patjeter,po a nuk ka sens te qendroni ndonje ore stoike perpara kryeministrise me njs shkrim gjigant:Ne perkujtojme viktimat e pafajshme te krimit shteteror.