Policia përdor gaz lotsjellës ndaj protestuesve,dhjetëra të plagosur

14 Janar 2012, 14:33Politika TEMA

(E PLOTESUAR) – Policia e Kosovës ka ndërmarrë aksionin për lirimin e rrugës në Podujevë. Me këtë rast ata kanë përdorë gaz lotsjellës, si dhe kanë arrestuar disa persona.

Në mesin e të arrestuarve janë aktivistët Naser Shatri, Fisnik Ismajli, Gani Krasniqi, Salih Zyba, Blerim Manqastena, Hysen Durmishi, Durim Jasharaj, Skënder Merturi dhe disa të tjerë.

Vetëvendosje po ashtu ka bërë të ditur se dy aktivistë të saj, Hysen Kaqiku (1958) dhe Besfort Morina (1988), janë lënduar dhe gjenden për trajtim mjekësor në QKUK.

Vetëvendosje tani konfirmon që Albin Kurti nuk është arrestuar, por është dërguar në një autoambulancë për mjekim dhe pastaj i është bashkuar protestuesve.

Sipas informatave të dhëna nga Vetëvendosje, thuhet se rreth 30 protestues po mbahen në stacionin policor në Podujevë.

Ndërkaq, protestuesit janë shpërndarë në pjesë të ndryshme, duke u strehuar nëpër oborre të shtëpive përreth për shkak të gazit lotsjellës.

Ndërkaq, nga ana e protestuesve në drejtim të policisë janë hedhur gurë dhe gjësende tjera.

Policia ndaj protestuesve që ende po qëndrojnë në afërsi të tyre ka përdorë edhe ujë nga cisternat, në tentim për t’i shpërndarë ata.

Aksioni i policisë për shpërndarjen e protestusve ende po vazhdon!

Sipas njoftimeve të fundit nga gazetari i Kohës Ditore në Podujevë, konfrontimi ndërmjet policisë dhe Vetëvendosjes ka marrë përmasa më të mëdha. Policë të njësisë speciale ROSU kanë intervenuar edhe me topa uji për të shpërndarë protestuesit, kurse këta janë përgjigjur me gur. Raportohet për dhjetëra persona të plagosur nga të dy palët, kurse autoambulancat kanë filluar tashmë të bartin të plagosurit.
Policia ka arrestuar disa persona, kurse sipas disa njoftimeve ndër të arrestuarit është edhe aktivisti Fisnik Ismajli, autori i Newborn-it.  Policia e Kosovës, e pajisur me maska anti-gazlotsjellës, ka filluar ndërhyrjen për të shpërndarë aktivistët e Vetëvendosjes të cilët janë mbledhur në Podujevë.
Pasi iu dha 5 minuta kohë për t’u shpërndarë, aktivistët nuk pranuan t’i binden urdhrit dhe policia nisi shpërndarjen e tyre me forcë.
Policia ka urdhër që të arrestojë edhe persona me imunitet të deputetit, nëse do të ketë rezistencë ndaj ligjit.

Policia ultimatum, 5 minuta kohë për ta liruar rrugën

Policia e Kosovës, ka kërkuar nga protestuesit e Vetëvendosjes që ta lirojnë rrugën. Atyre u është dhënë afat prej pesë minutash që ta bëjnë një gjë të tillë, përndryshe do të jenë të obliguar ta bëjnë këtë gjë ata vetë.

Siç raporton reporterja e “Zërit” nga Podujeva, në këtë pjesë janë tubuar të gjitha forcat e policisë, si dhe shihen edhe cisterna me ujë.

E pas këtij ultimatumi, Albin Kurti ka thënë se Vetëvendosje nuk po e bllokon rrugën, por mallrat e Serbisë.

Kurti: Me trupat tanë do ta ndalojmë Serbinë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që ta lirojë rrugën në mënyrë që protestuesit të mund të vazhdojnë rrugën për në Merdarë.

“Nuk jemi ne ata që e bllokojmë lirinë e lëvizjes, por janë urdhrat e ministrit Bajram Rexhepi që e bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë Kurti para të pranishmëve të mbledhur në Podujevë, pranë Hotel “Besiana”.

“Problemi ynë i vetëm është Serbia, është ky vend që është vetëshpallur armik i Kosovës. Do të përdorim trupat tanë për të ndalur kamionët e Serbisë të hyjnë në Kosovë”, tha Kurti para mbështetësve.

Ndërkaq, Shpend Ahmeti nga kjo lëvizje, ka thënë se përderisa nuk kalon asgjë nga Serbia në Kosovës, ne do të mbesim këtu.

“Ne i kemi edhe aktivistët tanë matanë, asnjë kamion dhe asnjë makinë nga Serbia nuk ka kaluar, sipas të dhënave që kemi. Përderisa nuk kalon asnjë kamion nga Serbia, ne mund të rrimë këtu ditë e natë”, ka thënë Shpend Ahmeti.

Ndërkaq, në drejtim të pikës kufitare Dheu i Bardhë, aktivistët e Vetëvendosjes janë ndalur nga një kordon i Policisë së Kosovës, rreth një kilometër larg kufirit.

Aktivistët e Vetëvendosjes po qëndrojnë në rrugë përballë policisë, dhe deri më tash nuk kanë bërë përpjekje për të kaluar më tutje. Atyre iu është drejtuar Ismajl Kurteshi, i cili ka kërkuar që të jenë të qetë dhe të mos bëjnë asnjë incident.

Rrihen përkrahësit nga Shqipëria

Aktivistë të Vetëvendosjes raportojnë se në pikën kufitare të Morinit, 2 autobusë që janë nisur nga Shqipëria për t’iu bashkëngjitur protestës së Vetëvendosjes, e kanë kaluar kontrollin kufitar të Shqipërisë, mirëpo janë ndaluar nga Policia e Kosovës dhe nuk po lejohen të hyjnë në territorin e Kosovës.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje raporton se autobusë të organizuar janë nisur nga çdo qytet i Kosovës, nga Tirana, Shkupi, Tetova, Gostivari, Kërcova dhe Struga. Gjithashtu, shumë qytetarë janë nisur me makinat e veta.

Ndërkaq, gjithnjë sipas aktivistëve të Vetëvendosjes, pasi njëri prej protestuesve të Shqipërisë ka nxjerrë flamurin kombëtar, Policia e Kosovës ka filluar t’i rrahë përkrahësit e ardhur nga Shqipëria./Zeri

22 komente në “Policia përdor gaz lotsjellës ndaj protestuesve,dhjetëra të plagosur”

  1. kristian says:

    keta nuk jane police shqiptare,jane serbe!

    1. armand says:

      “Policia e Kosoves ka filluar te rrahe pjesmarresit nga Shqiperia kur njeri prej tyre ka shpalosur flamurin kombetar (kuq e zi)” Ore jeni te sigurt qe ishin ne Kosove? Serbi na e paska sjelle kufirin perseri te dera e shtepise.Shqiptaret akoma se kane kuptuar qe hasmi i ka folur gjithmone ne gjuhen e nenes.

    2. X says:

      hidhjuni bomba me molotov atyre mut police.

  2. Shkelzeni says:

    Cunami kuq e zi filloi ,e s’mund ta ndale me ASKUSH .

  3. BERISHA LARGOHU. KUR DO TE NGRITEN SHQIPTARET KUNDER BERISHES??? says:

    Policia e Hashim Thacit te mos bej rolin e policise e Serbise, por te respektoj demokracine per protesten.!

  4. Arbeni/Tetove says:

    Asesi nuk mund ta kuptoj se si vetem neve shqiptareve na ndodhe qe te udhehiqemi nga disa debila si ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni! E tmershme! O zot na ndihmo!

  5. peci luku says:

    populli duron por kur shperthen politikanet e te tjeret qe jane kunder interesave te popullit fshihen si miu sali berisha ka qene njeriu me i keq qe prishi shqiperine hapi fukarallekun vodhi piramidat mbron serbet shiti armet qe populli i kish blere per te mbrojtur vendin i shiti detin greqise ai njeri nje varje esht e paket saliu do mbahet ment si armiku me i math i shqiptarve spiun i komunizmit

  6. geno says:

    Po ne Shqiperi kunder ketij kryeserbit Sali Berisha, kur do kemi levizje te tilla, apo kur te martohet Edi Rama per here te 10 dghe kur te martohet Edi Paloqa per here te 20?

  7. Fatos says:

    A nuk duhet te behet protesta e rradhes ne kufirin shqiptaro-shqiptar per ta rrezuar perfundimisht ate kufi dhe ta shkulim pergjithmone ate pike kufitare?!!
    Albin,je Gjergj Kastrioti i koheve moderne

  8. luis says:

    Nuk jam per nje patriotizem ekstrem por ne kete rast e perkrah me gjithe forcen e shpirtit kete aksion per arsyen e thjeshte se ne si popull i kemi lene gjithmone te huajt te tallen me ne dhe jemi kenaqur me pak kur ata na kane dhene disa te drejta.
    Jo vellezer duhet ndergjegjesohemi dhe duhet ti perkrahim ne maksimum sepse ata nuk po kerkojne me shume se cna takon.
    Kombi i shqiptar eshte i shqiptareve dhe jo i mercenareve te shitur si Berisha dhe Thaci qe pranojne gjithcka te padrejte ndaj kombit te tyre me qellimin qe te rrine sa me gjate ne pushtet.
    Populli duhet tua tregoje vendin plehrave te historise.

  9. loni says:

    bravo THACIT bravo dhe BERISHES,,,keshtu ne kete menyre duke goditur popullin tuaj qe po ju mban me buke,,i beni qefin SERBITTTTTT,,shikoni populli SERB cfare ben per te rrembyer perseri kosoven,,por nga ana e tyre une nuk shikoj asnje reagim qe policia SERBE te godasi popullin e vete qe kerkon te marri perseri KOSOVEN,,kurse ne SHQIPTARET jemi me te zgjuar,,kur skemi ci bejme GOMARIT ( dmth SERBIT ) i bime samarit,,,,godisni popullin shqiptar o THACI bashke me BERISHEN se keshtu i beni qefin njeriut tuaj SERBIT,,bravo bravo

  10. DRAGOLUP says:

    Nje gje nuk kuptoj,po keta Shqipetaret cfare m….. duan ne Kosov,nuk e shef kane ndreq Shqiperine,e lane batall Kosoven,mos qofte e thane qe keto dy shtete te bashkohen,se do te hane njeri tjetrin me dhambe,kosovaret jane njerzit me te keqinje ne bote,qe vetem Serbi i bante zap,po edher Shqipot po aty jane.Nuk ishin budallenje te paret e Evropes,qe e coptuan dhe e masakruan kete kombe,se pa se cfare xhevarish e drejtonin,dhe sote mbas 100 vjete po e drejtojne po ato.Serbi ka bere sic i ka dash qefi si ne Shqiperi e ne Kosove,qeverite gjithmon kane qene nene kontroll te Serbit,si tani ne Kosove,ashtu edhe ne Shqiperi,pasi dihet se cfare influence ka patur dhe ka U.D.B.ku gjysma e kosovarve,te shqiptarve,dhe shqipot e Maqedonise,jane bashkpuntor te saje,e cvfare pret njga nje komb i tille i dhjere.Prisni o Shqipetar se do ja degjoni kengen,bashkimit unik kombetar,nese tani jeni vertet nene tutelen e malokve,diheni se me unifikimin,do te dyfishohet kjo tutel,dhe do te kendohet kenga,bjen daullja e ciftelia,gezim te madhe ka malokeria,u shkaterua e gjithe Shqiperia.

    1. Perralla me Mbret says:

      DRAGOLUP Mrrsh jebemti majku!

  11. DRAGOLUP says:

    e ka pare dikush mikun tim cakalli7 keto dite?

  12. Votren says:

    Eshte e vetmja here qe jam pro VV.E perkrah pa rezerve aksionin e saj te sotem.Ashimi e Bajrami te shkojne ne pjesen veriore te Kosoves e te heqin barikadat.Njerez te ligj e te shitur.(Dragolup-p.matku).

  13. besim says:

    Tema definitivishte po me benei nervoze pse spo i postoni shkrimet e mija deshmoma ti tema qe nuk eshte evertet qka une po flase

  14. tomi says:

    POSHT ata qe rrahin vellezrit tan .Keta nuk jan SHQIPTAR por serb

  15. mira says:

    Levizja Vetvendosja paralel me protasta duhet te orientoje opinionin publik kosovar qe te bojkotojne tregetimine mallarave serbe dhe le te quhet kjo nje levizje per interesat e kombit.

  16. hahaha says:

    policia ne kosove ka perdorur cisterna me uje dhe gaz lotsjelles per te shperndare protestuesit?!

    ne 21 janar shqiptaret ne mes te kryeqytetit te tyre u shperndane nga policia dhe garda e kerrmes berisha me plumba!!!!!

  17. Joni says:

    Me vjen shume keq per te rinjte kosovare, per protestuesit qe ashtu si ne Tirane ne 21 Janar e provuan ndyresine e qeverive qe kane per pjese.

  18. Pranvera Shqiptare te fillon dhe ti largojm keta Gjarprinje te Gjakut Shqiptare keta Agjenta Sekret Serbe qe udheheqin me dy qeverit Shqiptare-VDEKJE THAQIQIT DHE BERISIQIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje