Skena si të Titanikut në Itali (FOTO)

14 Janar 2012, 12:49Politika TEMA
Skena si të Titanikut në Itali (FOTO)

Të paktën tre persona janë vrarë dhe mbi 4 mijë janë shpëtuar kur një kroçiere u mbyt në brigjet e Italisë.

Anija luksoze kishte pak që ishte nisur një udhëtim shtatë ditor në Mesdhe, por brenda dy orësh u fundos në det pas një defekti ë rëndë elektrik. Në bord pati menjëherë panik, ishte njësoj si tek Titaniku ku njerëzit nuk dinin çfarë të bënin. Kroçiera ishte anuar aq shumë sa nuk ishte e vështirë të hidheshin barkat e shpëtimit. Disa nga pushuesit u hodhën në det për të notuar drejt bregut të Toskanës. Për mbytjen e Costa Concordia ka nisur një hetim.

Fillimisht u tha se ishin tetë të vdekur, por më pas numri u reduktua në tre.

Një pasagjer tha se ata po hanin darkë kur dëgjuan një zhurmë të fortë. Dritat ikën dhe nisën skenat e panikut.

Një tjetër pasagjere thotë se ishte si një skenë e Titanikut.

3 komente në “Skena si të Titanikut në Itali (FOTO)”

  1. ervis says:

    cfar skene tetanicu po skenen e 97 e harruat ju ,

  2. Kodrasej says:

    Këtu do lahen të gjitha!

  3. loni says:

    Ervis te njejten gje do shkruaja,,por qellove me i shkathet,,,xon silver ka thene,,te gjitha ketu ne kete bote lahen te keqiat dhe te mirat,,Italian kane mekate per te lare me SHqiptaret,,mos harrojme 1997,,qe mbyten femijet shqiptare…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje