Braçe: Dëshmia tronditëse e vëllait të Hekuran Dedës tregon se shteti është kthyer në organizatë kriminale

18 Janar 2012, 12:40Politika TEMA

Deputeti socialist, Erion Braçe, pas publikimit të dëshmisë së vëllait të Hekuran Dedës, të vrarë më 21 janar, ka kërkuar reagimin e institucioneve më të larta të shtetit, për të hetuar.

Në dëshminë e tij, vëllai i Hekuran Dedës përmendte se Fatos Skeja, shoferi i Shkëlzen Berishës, i kishte vajtur në shtëpi për t’i dorëzuar vrasësin dhe për t’i ofruar para që të priste Berishën në shtëpi.

Por, pavarësisht kësaj dëshmie tronditëse të dhënë për gazetarin Artan Hoxha në emisionin “Xhungël”, nuk ka reaguar askush, madje as opozita.

Për këtë arsye, Braçe shprehet i revoltuar, duke thënë se kjo dëshmi tregon se shteti është kthyer në një organizatë kriminale.

“Në një shtet serioz, ligjor e të së drejtës, pas dëshmisë së vëllait të të vrarit në 21 janar, Hekuran Dedës, mbi dijeninë e një oficeri të Gardës së Republikës për vrasësin, madje dijeninë e kryeministrit Berisha mbi vrasësin dhe, përpjekjen e tij për ta futur çështjen në një spirale gjaku:

Presidenti i Republikës duhet të kishte thirrur kryeprokuroren, për t’i kërkuar përfshirjen në hetim të këtij fakti të rëndë;

Kryeministri duhet të kishte kryeprokuroren për t’i kërkuar hetimin dhe sqarimin deri në detaje të përfshirjes së tij në këtë çështje të rëndë;

Opozita, mbi të gjitha opozita e vrarë, duhej t’i kishte kërkuar Presidentit të Republikës, Kryeministrit dhe Prokurorit të Republikës, hetimin urgjent të kësaj dëshmie shumë të rëndë!

Ky fakt rrëzon shtetin!

Ky fakt ndryshon natyrën e shtetit.

Ky fakt e shndërron shtetitn në një organizatë kriminale!

Por, askush nuk reagoi! Madje, nuk mbajti as qëndrim!”, thotë deputeti socialist.

20 komente në “Braçe: Dëshmia tronditëse e vëllait të Hekuran Dedës tregon se shteti është kthyer në organizatë kriminale”

  1. LORA says:

    Ja kjo,duhej thene e bertitur fort,fort,fort,,,,,,,.Brace je edhe zeri im.Faktet,e ketij shteti kriminal,i rendit perdite zoti Baze ne gazeten Tema,ju si Opozite ju mbetet vecse t’i beni me ze per gjithe shqiptaret ,kudo qe jane.
    Dilni Brace nga parlamenti i krimit,perndryshe do te ngjyheni edhe ju ne krim.Shumica e shqiptareve ju pret t’i perfaqesoni jo me shume se ju kane votuar.

  2. elinor bahiti says:

    Ka dicka qe nuk shkon ketu – ky Brace, ose eshte elektron i lire, ose ka harruar qe ai eshte pjese e opozites te ciles po i ben thirrje te ngreje zerin! Si eshte puna Erion, te ka ba ‘block’ Rama edhe ty ne facebook? Haha

    1. LORA says:

      Puna eshte se Brace eshte socialist me pare se Rama,i votuar ne menyre plebishitare ne zonen e tij.TUNG.

    2. fule says:

      Nuk eshte si Partia shokut Sal, apo ish-partia e tij, ku te gjithe viheshin ne rresht pas te parit te Fisit.

  3. Artan says:

    Llaka-llaka,llaka-llaka ketyre te kopshtit PS ju be si gripi,filloi me femijen me te madh dhe ju ngjit deri tek me te vegjlit.

    1. gallata says:

      Humor KINEZ, na shkrive trapin o tani !

  4. elinor says:

    Nuk e di Lora por vetem fjale po degjoj….Rama ne twitter; nganjehere i mbushet mendja ketij Braces dhe e shkrep nja dy here; nga te tjeret asnje nuk degjohet. Opozite me kot nuk ke ku te gjesh sado qe te kerkosh. Opozite qullace!

  5. Albert says:

    Berisha ka vendosur rekord qe nuk do ia thyeje kush ne jete te jeteve,sa kohe te ekzistoje emri Shqiperi,shqiptar dhe shtet shqiptar! Ky i mallkuar do mbahet mend si Kryeministri BANAL i Republikes BANALE te Shqiperise! Brezat qe do vijne, ne e futshin dot kete vend ndonjehere ne hulline e normalitetit,ligjit e moralit,do skandalizohen me kete periudhe tragji-komike te historise se Shiperise,qe do arkivohet me vule turpi!!! Ato thjesht do konkludojne qe edhe hasmit me te medhenj te ketij kombi me perpjekje titanike,do kishin arritur rezultate krejt modeste krahasuar me ferrin e shkaktuar nga hordhia e spiuneve drejtuar nga Berisha.

  6. gruaja says:

    Qe kur mori pafajsin hajduti me i math Ilir Meta,u duk qarte funksioni i shtetit,BEJ SI THEM UNE E MOS BEJ SI BEJ UNE……

  7. hydajet says:

    ku ishte ky mor qe stregoj ket gje qe nje vit ,sa keq dhe turp e shiti gjakun e vellait te kta socialistet nje her ja moren dhe e pren ne bes duke e len ne meshir te fatit pastaj tani e keqperdorin perseri .

  8. Opopo says:

    Tung Brace, edhe I vetem mire, KryeopozitarEdPalluHiçi do kendoje besoj maje Plehut, Liberal-liberator-IdeoLlogjs Hiçërit ngjel-ndok-zogaj po ngrohen se I ka hy e Ftohta ne palce… Te na rroje Hiç-Opozita o burra!? Ai arkivoli çunave qe ja vune gjykates dhe saliut, I bon fresk berias; sikur tja conit ke dera edvinTwitterit… Oooooooooo ju qe rrini pas edvinPalluaHiçit me twitter – palle ne dore!!, a po I boni ndonje lutje, thirrje pre meje…?! Se CFARe prisni ju mas sodit ( nga edvinPalluaTwitteri!) mbajeni per vehte! Te na rroje sa malet!, Dua une.

  9. Aliko says:

    Mire shteti qe eshte organizate kriminale po opozita cdreq do qe bie dakord me krimin.

  10. Sinani says:

    E hongri dhe Fatos Skeja!
    Me siguri do dali per gjueti!
    Ishalla shpeton!

  11. rexha10 says:

    MOSE U MERZISNI SHUME zoti BRACE .POPULLI PO TE ISHTE SICE MENDONTE QEVERIJA ME SIGURI NUKE DO VOTONTE 4 DESHMORET E 21 JANARIT,SI NJERZIT ME TE NDERUAR E TE RESPEKTUARTE TIJE.
    SHQIPRIA KRENOHET ME NJERZIT QE RANE DESHMORE TE DEMOKRACISE, DHE JO ME VRESES DHE HAJDUTE QE VETEM QEVERITAR NUKE MUNDET TE QUHEN.

  12. qytetar says:

    BRACE THOTE SE “ESHTE TRONDITESE”, JO KA VETEM NJE PERKUFIZIM “ESHTE MAFJOZE”.
    KJO TEGON SE SHTETI ESHTE NEN KOMANDEN E KRIMINELEVE.

  13. tourkofagos says:

    organizat kamikazesh……

  14. tomori i beratit says:

    Te lumte o Erjon Braçe.Djal trim e guximtar edhe pse i rahur ofenduar plaçkitur e djegur nga banditet e pd

  15. militanti says:

    Brace me mesazhet e tij tregon se eshte me i forte se PS dhe forumet e vdekura te saj.Ku eshte zeri i kryesise PS qe u mblodh dje me cfar vendimi politik per kete kohe doli.Ne vend te ketij mesazhi degjuam e lagu si i deleguar p.sh. ne Berat apo Tirane Brace e te tjeret.Pame dhe shfaqje sot me nje arkivol te FRESH me nje model proteste anemike me 10 vete si MJafti dikur.Nga keto cicerrima sales i hiqet nje cime.Opozita duhet te bucase ne sheshe dhe tribuna.Me kete strategji qullace fatkeqesia do e pllakose kete vend.Aforfe nuk vjen dot PS dhe Rama ne pushtet.

  16. falcon says:

    shteti nuk eshte kthyer o Brace ..ka qene ne dore te kriminelve qe ne 1992

  17. ALBAN DEGA says:

    STRUKTURAT PARALELE TE BERISHES APO

    SHTET ILEGAL BRENDA SHTETIT

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    … Te gjithe vartesit, te gjithe fanatiket, te gjithe sherbetoret e tij informojne Padrinon Sali berisha per gjithcka. Jo vetem brenda por edhe jashte Shqiperise, edhe ne diaspore!

    Pra, spiunimin, hafijllekun Sali Berisha e ka kthyer ne nje strukture paralele strategjike ne sherbim te karrikes dhe pushtetit. Aq i fuqishem eshte ky rrjet ilegal ne Shqiperi e jashte saj sa ai veprion si cdo hallke te shtetin shqiptar. Kjo eshte gjysma e se keqes!

    Gjysmen tjeter e zbulon konkluzioni trondites i regjizorit. Eshte jo vetem trondites, por edhe shume me vetdemaskues per krejt skenarin e sajuar te grushtit te shtetit. Sali Berisha , dora vete i deklaroi Komisionit te tij Hetimor as me pak e as me shume se “ Nuk mund të bëhej fjalë që dikush të merrte ndërtesën ( e kryeministrise) . Madje, punonjësit aty brenda ishin të detyruar të mbronin institucionin dhe të shndërroheshin në gardistë”.

    Tamam teoria dhe praktika e popullit ushtar e ish- diktatorit Hoxha kur Berisha ishte komisari i batalionit te Fakultetit te Mjekesise dhe spitaleve te Tiranes. Mjafton qe ai te jepte urdher e ata do te hidheshin ne zjarr tamam si dikur per babain idelogjik e shpirteror te tij!

    Atehere , pse dha urdher per ekzekutimin e kater shqiptareve krejt te pafajshem, krejt te paarmatosur dhe se paku dhjete meter larg gardhit te jashtem rrethues te nderteses se qeverise Zoti Kryeminister i Shqieprise!? Pse? Pse? Pse?

    Nje akt makaber qe futi vdekjen ne politiken Berisha!?

    Pse u lejua dhe nxit dhune nga provokatoret dhe te infiltruarit e tyre, nga “ skuadronet e vdekjes” dhe “Ton- Ton- Makutet” e e Gazidedes, Agim Shehut dhe Prendit duke ekzekutuar publikisht ne nje shesh publik si Bulevardi “Deshmoret e Kombit” kater shqiptare te pafajshem e duke plagosur dhjetra te tjere!?

    Kujt i interesonte me shume ky demonstrim tragjik force dhe rrenimi i imazhit te Shqiperise ne syte e Botes!?

    Vetem e vetem per te justifikuar per ti dhene dramaticet tragjik dhunes se panevojeshme, te paaresyeshme dhe te sajuar keq qe qeveria e tij i kishte dizinformuar diplomacine euro- amerikane!!! Skenari i dhunes duhej cuar deri ne fund e me cdo cmim nga regjizoret e tij!

    Cfare fshihej pas tij pervec auto grushtit te shtetit, ose ta themi troc nje puc pallati i organizuar nga Sali Berisha dhe Mafia qeveritare e korrupsionit dhe hajnave te dale krejt jahste kontrollit per te uzurpuar edhe kater institucionet e fundit te pavarura ose gjysem te pavarura si opozita, Presidenti, Prokurorja e Pergjitheshme, SHISH-i, qe ne fakt jane shpirti dhe thelbi, themeli dhe shtyllat i cdo demokracie pluraliste ne Bote !?

    Cfare tjeter pervec pucit te pallatit per te heshtur per te vendosur nen terr informativ dhe terror mediatik perfaqesojne akuzat e Berishes dhe te Komisionit te tij Hetimor per te kontrolluar tabulatat telefonike jo vetem te kater institucioneve te mesiperme, por edhe te kater gazetareve me te shquar krejt te pavarur ne Shqiperi per denocnimin dhe demaskimin e aferave korruptive dhe kapjen flagrante ne kamera te kryehajnave te qeverise se kusareve te Shqiperise!?

    Cirren maskat qe kerkonin te mbulonin hajnine e kapur ne flagrance

    Ata qe i sulmojne me se shumti e me se egri keto institucione jetike per cdo shtet demokratik jane pikerisht mafiozet me te korruptuar ne qeverine e hajnave ose telallet e tyre qe ishin dhe jane me te interesuarit per te terhequr vemendjen nga kapja e saj ne flagrance me video duke vjedhur hapur djersen e mundin e shqiptareve, pasurite e shqiptareve si Ilir Meta, Lulzim Basha, Jozefina Topalli, Fatmir Mediu, Sokol Olldashi, Majlinda Bregu dhe “Il Capo dei Capi” Sali Berisha.

    Me brutalitetin , me egersine, me cmendurine, me barbarine qe perdorin kunder ketye institucuoneve jetike ne emer te “mbrojtjes se institucioneve” te korrupsionit, te krimit te organizuar, te hajnise se kapur ne flagrance, qeveria e “Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit” shkoi aq larg sa nuk beri gje tjeter vecse corri edhe maskat e fundit te pucit te saj te pallatit.

    Ajo nxorri fare qarte ne syte e shqiptareve dhe te Botes se qeveria e saj me vota te vjedhura u kap ne flagrance e ne kamera jo vetem ne korrupsion e imoralitet, ne kusari e afera tipike per Mafian e krimin e organizuar shteteror, por mbi te gjitha duke vjedhur edhe vete Shqiperine, lirine e demokracine e saj.

    U kap ne flagrance duke ekzekutuar publikisht e ne sheshe publike qytetaret e saj te pafajshem. Pra, paniku per humbjen e karrikes i hoqi edhe masken e fundit demokratike dhe futi ne politiken shqiptare vdekjen, cka ne fakt eshte denimi me vdekje i lirise dhe demorkcise, i jetes se popullit te vet!…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje