Arvizu: Mazhoranca dhe gjykatat të pranojnë ekspertizën e FBI për 21 janarin

19 Janar 2012, 22:41Politika TEMA
Arvizu: Mazhoranca dhe gjykatat të pranojnë ekspertizën e FBI

(E PERDITESUAR)- Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, ka shprehur shqetësimin e tij në Top Story të Sokol Ballës se mos gjykatat përdorin si precedent rastin Meta për të mos marrë për bazë ekspertizën e FBI për 21 janarin. Arvizu tha se ndryshe nga rasti i videos Meta- Prifti, kësaj herë ekspertiza është zyrtare. Madje Arvizu thotë se janë siguruar që çdo vulë të jetë e rregullt dhe e siguruar disafish, që të mos thuhet se ekspertiza nuk ka qenë e rregullt. Arvizu: Të hetohet kush dha urdhër për të qëlluar. Gjeni më poshtë pjesë nga intervista e Arvizu.

 

Për vendimin për Metën

Nuk kam asnjë koment. Di që shumë njerëz kanë folur për këtë.

Ka qenë një kompani amerikane që është kontraktuar dhe ka ofruar ekspertizë dhe kjo provë nuk është pranuar nga gjykata. Jam shumë kurioz për hetimet e 21 janarit. Por shpresoj të mos jetë një precedent i gjerë që të mos pranohen ekspertizat e huaja.

PER 21 JANARIN

Përparësia më e madhe ka qenë që të mbështesim prokurorinë në hetime dhe kjo ka ndodhur. E di që njerëzit janë pak të frustruar pse ka zgjatur kaq shumë dhe ka arsye për këtë. Pas 21 janarit, që ka qenë një ditë e tmerrshme, ne u shprehim edhe njëherë ngushëllime anëtarëve të familjeve. Është e rëndësishme që të dallojmë përgjegjësinë për njerëzit që kanë organizuar dhe kanë ndërmarrë aktivitete të dhunshme. Berisha, kur u takova sot, ka shprehur frustrimin se komponenti që ka lidhje me organizatorët nuk ka bërë progres. Edhe Ina Rama është e frustruar për këtë, por ajo ka thënë se do bëjë përpjekjet e saj. Do kemi një raport ekzekutiv për gjetjet tona.

Meqenëse ky është përvjetori i parë dhe ne kthehemi e shohim pas, jo për të nënvlerësuar disa nga tensionet politike që ekzistojnë, por atmosfera krahasuar me një vit më parë është si nata me ditën. Më kujtohet vitin e kaluar njerëzit sikur e dinin që diçka e pakëndshme do ndodhte. Kështu që atmosfera është krejt e ndryshme. Shumë gjëra kanë ndryshuar. Shumë njerëz janë lënduar. Por ajo që mbetet e njëjtë është se ka pasur persona që u mungojnë njerëz në tavolinat e tyre.

 

Për ekspertizën amerikane për 21 janarin

Po, ekspertiza ka mbërritur. Ka pasur kërkesa të ndryshme nga prokurorët. Nga ajo që unë kuptoj, është pjesa më domethënëse e asaj që është kërkuar nga FBI, kjo punë është përmbushur. Ndoshta mund të ketë disa shtojca që mund të ketë informacion shtesë. Por pjesa kryesore është kryer dhe përfunduar në fillim të janarit. Jam takuar me asistent drejtorin e FBI dhe vërtet e vlerësoj shumë që e kanë marrë përsipër këtë kërkesë. Ata kanë bërë më të mirën e mundur. Ndjesia ime është që prokurorët janë të kënaqur me bashkëpunimin. Dua të nënvizoj se ky është hetimi i Ina Ramës, por ne na është kërkuar që të ofrojmë ekspertizë ligjore dhe të gjithë në qeveri kanë deklaruar se e mbështesin këtë.

 

Për serverin e kryeministrisë

Është një pyetje spekulative, por më lejo të përgjigjem në këtë mënyrë. Ne gjithmonë, dhe po flas për serverin, ne gjithmonë kemi kërkuar që prokurorët të ndjekin çdo indice që zhvillohet. Kështu që ka pasur një zhvillim në këtë zonë, nëse ata kanë dorëzuar kërkesë për analizë ligjore, ne jemi përpjekur që të ndihmojmë me sa mundemi.

A do e pranojë mazhoranca ekspertizën e FBI?

Shpresoj që të ndodhë kështu se kjo ka qenë pritshmëria ime që nga fillimi. Më kujtohet që vjet ishte shumë e rëndësishme për mua që të merrja siguri nga kryeministri dhe qeveria që ata do bashkëpunojnë me hetimin. Ndjej se nuk ka pasur mbështetje nga disa persona sa duhet, por ajo që ka qenë e rëndësishme për mua është që qeveria të mirëpriste konkluzionet e hetimit. Nga Berisha kam marrë sigurinë që FBI është e paanshme, që nëse qëllimi është të shkojmë të e vërteta, kjo nuk është diçka partiake. Në këtë frymë ne shpresojmë që gjykata do të pranojë këto prova.

 

A i pranon gjykata shqiptare provat e FBI?

Nuk e di përgjigjen specifike të kësaj. Sa i përket gjykimit Meta- Prifti, e kemi ndjekur me interes të madh se ka qenë një kompani amerikane e përfshirë në vlerësimin e provave, por nuk ka qenë rol zyrtar. Por për 21 janarin ka një rol zyrtar dhe rezultatet janë nga laboratorët e FBI. E kemi bërë këtë me mbështetje diplomatike. Unë dhe kolegët e mi kemi qenë tejet të hollësishëm që çdo firmë e vulë të ishte autentike për çdo provë e ekspertizë. Ne duam të jemi trefish të sigurt se nuk do ketë boshllëk, të cilat nuk do pranoheshin nga gjykatat shqiptare.

 

Nëse nga provat, prokuroria bën arrestime, a do ketë rezistencë nga qeveria si një vit më parë?

Ky është një hetim shqiptar dhe ne po ofrojmë asistencë teknike e ligjore. Unë nuk jam një ekspert ligjor. Nga ajo që di është se prokurorët shqiptarë kanë zhvilluar rastin dhe kanë mbledhur provat. Nuk mendoj se amerikanët nuk kanë prodhuar diçka që shqiptarët nuk e kanë pasur, por ka prova më të gjëra.

 

Për mitingun e opozitës

Çdo ambasadë është e detyruar të këshillojë për potencialin e çdo tubimi. Më herët gjatë javës kemi nxjerrë informacion se do kishte disa ceremoni përkujtimore. Jam takuar me Ramën për drekë, kemi folur për shumë gjëra. Ai më shpjegoi atë që gjykonte të bënte PS dhe ka qenë konsistente me atë që kam dëgjuar.

 

Për kërcënimet e Berishës për opozitën

Berisha është shumë i qartë dhe kjo është ana pozitive. Në më shumë se një rast kam menduar se ndoshta mund të kishte shprehur të njëjtin mendim në mënyrë më të matur ose diplomatike. Mund të kishte qenë më i matur dhe të kishte përcjellë të njëjtin mesazh.

 

Për urdhrin për të qëlluar

Disa persona kanë dhënë urdhra gardës për të qëlluar dhe kjo duhet hetuar dhe kjo është arsyeja pse i kemi dhënë vëmendje kësaj. Kjo gjë ka ndodhur dhe nëse hetimi do të shkojë në mënyrën e duhur. Dikush ka qëlluar dhe ka vrarë katër persona, por ka rrethana të tjera, kështu që nëse hetimi do bëhet i plotë, çdo shqiptar do të thotë se është e mundur në këtë vend që drejtësia të përmbushet.

 

Për komisionin hetimor për 21 janarin

Ne kemi thënë që autoriteti i duhur për këtë hetim është prokuroria.

 

Për Edi Ramën

Do i përgjigjem kësaj pyetje në mënyrë të ndryshme. Unë dhe Rama pas një viti kemi një kuptim më të mirë dhe mendoj se zoti Rama ka një kuptim më të mirë për atë se si SHBA e shohin situatën.

 

Për Sali Berishën

Nuk mendoj se ka pasur një ndryshim material. Duhet të pyesni se si ndjehet ai. Por nuk mendoj se ka pasur një ndryshim. Ai ka qenë president më parë.

Për presidentin konsensual

E dija që do vinte kjo pyetje dhe nëse do thoja duhet zbatuar Kushtetutën, do thoni mbështet Berishën, nëse them ndryshe do thoni se u rreshtua me ambasadorët e tjerë. Unë sigurisht do shpresoja dhe prisja që do ketë njëfarë konsultimi mes mazhorancës dhe opozitës përsa i përket kandidatëve të ndryshëm për këtë pozitë të lartë. Jam ngurrues të përdor shembullin e Avokatit të Popullit. Problemi është se njerëzit kanë pritshmëri të ndryshme. Është e rëndësishëm që të ketë ndarje të pushtetit, por nuk mund të kesh aty një obstruksionist. Sepse duhet të jetë dikush që të punojë me qeverinë, por të jetë njëfarë pavarësie me të.

 

Për ardhjen e opozitës në pushtet

Fillimisht ka pasur persona nga opozita, të cilët kishin dyshime për mua. Gjithsecili ka të drejtë të ketë opinionet e tyre. Mendoj se opozita duhet të më emërojë personin e vitit, sepse nga fillimi jam përpjekur të këshilloj për forcimin e opozitës.

Unë nuk po sugjeroja rotacion dhe kërkoj ndjesë nëse ka pasur keqkuptim sepse kështu nuk funksionojnë demokracitë, ndryshe pse do ketë zgjedhje. Në teori megjithatë është mirë që të ketë rotacion. Por pala tjetër duhet ta meritojë.

 

Për intervistën e Xhon Uidhers

Xhon e do shumë. Por nuk bie dakord që ka shkuarje prapa këtu. Por mendoj se do ishte më mirë që përparimi është ngadalësuar në mënyrë dramatike dhe në disa raste po qëndron në vend.

21 komente në “Arvizu: Mazhoranca dhe gjykatat të pranojnë ekspertizën e FBI për 21 janarin”

  1. Robi says:

    O shokeni qe komentoni ne kete blog,o Mero Baze!More vellezer.Eshte ora22 dhe po ndjek kete Arvizu-n ne Top Story.Nuk jam i pire,as budalla por s’po marr vesh se c’po thote.Po flet shume e s’po thote asgje.Aman o Mero te keqen me ndrico nje cike.Ndoshta kam harruar shqipen,ndoshta s’po perkthen mire kjo goca.Si eshte puna?Mund te talleni me mua po deshet,por une s’po marr vesh gje.Pune muti.

    1. LORA says:

      Robi,une vendosa te merrem me pune te tjera me me vlere.Nuk ja lejoj vetes te humbas kohen time per arixhiun e rruges se Elbasanit.

    2. plaku says:

      Robi,
      Une kam mendimin se, ai nuk mund te fliste me shume. Ai paguhet qe te jete i pa anshem. Ndryshe, pala qe ai kritikon do te thoshte se ambasadori amerikan po hyn ne punet e brendeshme te vendit tone.
      Robi, ti e di se, dje ambasadori amerikan vajti ne zyrene e Berishes dhe dje ardhi nga FBI analiza qe kishte kerkuar prokuroria shqiptare ne lidhje me 21 janarin. Pos sot ne Tema online, horri Berisha thote, per here te pare se, 4personat mund te jene vrare nga plumbat rikoshet te gardes. Une personalisht kam mendimin se, ekspertiza e FBI mbeshtet faktin se 4 personat jane qelluar nga ushtaret e gardes, se ndryshe horri Berisha nuk do te thoshte “nga plumbat rikoshet te gardes”.
      Kam mendimin se, ne duhet te perpiqemi te lexojme MIDIS RESHTAVE intervistat qe japin diplomatet te huaj. Une personalisht e quaj si pozitive intervisten e ambasadorit amerikan. Kam mendimin se, Sala do te kete shume te veshtire punen me boten e jashteme. Ai eshte mjeshter ne bisedimet me fshataret shqiptare por kur vjen puna me te huajt ka probleme sepse, ka bere shume zullume ketij populli. Une personalisht shof fillimin e nje renje te shemtuar te Sales ne arenen politike shqiptare. Eshte bere i padurueshem me budallalleqet qe thote dhe kam mendimin se, mos denimi i Metes nga gjykata e korruptuar shqiptare i tregoi perendimit se Sala shkoi shume larg dhe se i duhet vene kufiri tek thana. Per mua thenja e Sales se, 4 vetat mund te jene vrare ( jo nga thikat me helm dhe cadrat me maje ) nga plumbat rikoshet te gardes konfirmon shpresen time se, do clirohemi me ne fund nga nje horr injorant. Pershendetje.

  2. Dean says:

    Shum von u kujtuat,Zoti Ambasador,shum von.
    PSIKOPATI i Vucidolit eshte QEN qe kafshon te zotin.
    Eshte i lindur i LIG dhe INJORANT,prandaj edhe arriti deri ne kete pik.

  3. altin says:

    Shume zhurme per asgje. Z. Arvizu foli si gjithmone me dorashka dhe pa i rene ne thelb gjese.

    Jam dakort me Robi-n

  4. brazili says:

    Ti kishte te gjithe ambasadoret Amerika,si Arvizu,voj me det,thone tironcit.Ky do kete ndonje mik te modh ne Usa,qe punon ne diplomacine amerikane.Aspak intiligjent si natyre,aspak diplomat.

  5. Nika says:

    O zoti ambasador nuk mund ti kerkosh ti “BURRIT TE SHTETIT” te pranoje ekspertizen e FBI.Ne kemi ekspertet tane qe bejne te fitoje drejtesia 5 me 0.

  6. jeta says:

    Miqte tane te respektuar:…..Duhet ta kuptoni se SH.B.A. nuk mund te nderhyjne hapur ne problemet e qeverise sepse i luftojne duke ju vene si ….nderhyrje ne ceshtjet e brendeshme te shtetit……Ata jane te matur dhe shume te zgjuar dhe ligjet i dine shume mire….Me ne fund u degjua zeri i tyre, kjo eshte nje thirrje dhe presion per korrupsionin ne SHqiperi……f.l.m.

  7. Niko Maloku says:

    Se pari, me duhet te them se ambasadori Arvizu vazhdon, ne menyre shume diplomatike te jete ne krah te Sali Berishes dhe bandes se tij.Aresyet e verteta i di ai, por edhe ne kemi mundesi te abstragojme.Ne menyre, shume te holle, le te kuptohet se do te ishte dakord qe Berisha te zgjidhej perseri president. Ne mos Berisha vete, nje “Berishe” tjeter si zonja Topalli. Ne kete rast une do t’i beja vetem nje pyetje Arvizuse:Ne Mars 1998, pasi Topalli organizoi marrjen peng te Prefektit te Shkodres si dhe djegiet e komisariatit te policise atje, nga ambasada e atehershme amerikane u leshua nje njoftim “gjysem-zyrtar” qe e konsideronte Jozefina Topallin si terroriste. Tani, a eshte dakort ambasadori i SHBA-se qe ne Shqiperi te zgjithet si presidente nje terroriste, kur vete SHBA po i ndjek terroristet (te pakten keshtu propagandon) ne te gjithe boten, dhe i bombardon edhe me avione?
    Se dyti, ambasadori, po ne menyre te holle, shprehet dakord me kanosjen pere vrasje qe kryetari i qeverise shqiptare, Sali Berisha, ia ben per se dyti, pas nje viti kryetarit te opozites.Ambasadori shprehet i pezmatuar pse kjo kanosje behet ne menyre ” shume te qarte” dhe jo “ne menyre te matur dhe diplomatike”. Pra, nuk thote qe ne nje shtet demokratik, anetar i NATO-s dhe aleat i SHBA-se, kryeministri nuk duhet kurrsesi te kercenoje per vrasje pjesetaret e tjere te shoqerise, dhe aq me pak, kryetarin e opozites.
    Ketu do te jemi dhe koha do te provoje motivet e qendrimit te ketij ambasadori.
    Niko

    1. LORA says:

      Per mua Niko koha ka qene e mjaftueshme,bile me tepri,per te provuar motivet antishqiptare te arixhiut te rruges se Elbasanit,Arvizu.
      Sidoqofte,jane momente shume delikate te historise sone,na nevojitet nje bashkim solid shqiptarizme dhe nerva te hekurta.

  8. tomori says:

    SA POSHT AMERIKA DHE ARVIZUJA.U ka hyre frika ne palc dhe kan frik te zene ne goje vrasesin sal ram berisha.TURP PER AMERIKEN.

  9. Sali serbi says:

    Turi qen Arivzi
    Nese Berisha duhet te pranoje ekspertizen e FBI kjo nuk do te thote apsolutishte se duhet ta pranojme edhe ne te tjeret.O qen i ndyre, kujt ja shet keto kodoshlleqe ti. Nuk eshte Saliu qe ka ngritur akuze kunder Saliut ooo mashtrues rufjan, eshte populli qe ngre akuzen per kete plehre krimenel dhe eshte populli qe me peshtyma ne surat e priti edhe komentin tend ” se Saliu eshte burr shteti”
    FBI nuk i ka dhene askush atributet te vendos ne se Saliu eshte kriminel apo jo. Keto atribute i ka vetem drejtesia popullore ( derisa drejtesia zyrtare ka humbur legjimitetin)
    Shporu plehre para se ndonje shqiptar te humbase durimi e te peshtyje ne surat ne mes te Tiranes. E ke halla se i dole’ krah nje krimineli qe vret popullinb e tij.

  10. Bardhi Tolabi says:

    Ne ndryshim nga heret e tjera,opinionet e Ambasadorit Arvizu jane diplomatike,por ama gjen ne to dhe qendrime krejt ndryshe nga ato te shprehura prej tij ne periudhat e mepareshme.Kjo tregon se ne Washington gjerat kane ndryshuar.Berishes po i mblidhet laku dhe ne kete kuader Z.Arvizu nuk ka nga te levize,sepse ai percjell politiken zyrtare Amerikane.Ajo qe nuk me pelqeu eshte “pudrosja”qe i beri kercenimit te Berishes ndaj Edi Rames:”Berisha eshte i drejt perdrejte dhe kjo eshte pozitive”.Dhe me tej e “justifikon” se le ta bente kercenimin,por ne menyre me diplomatike.Zoti Ambasador Arvizu,si do me pergjigjej nje politikan Amerikan apo ju,ne se Presidenti Obama do te kercenonte me jete drejtuesin e Partise Republikane Amerikane?A do te mjaftohej ai me pergjigjen tuaj se kete kercenim duhej ta bente ne menyre me “diplomatike” apo do te kerkonte ndjekjen penale te tij,si kercenim publik per vrasje te nje njeriu dhe aq me teper nje drejtues te Partise rivale te tij?Ja kjo nuk me ngjall shpresa tek Arvizu,se me duket eshte akoma nen trusnine e Berishes,nuk eshte i lire ne gjykimin e tij ndaj Saliut.

  11. tonij says:

    Po si ju duk ajo deklarata se ka ardhur koha per rotacion ne 2013?!!! Pak interesante he?!

  12. Ardian says:

    Rotacion duhet te kete por opozita duhet ta meritoje.Dmth qe edhe 2013 ska rotacion.Vet socialistet duhet ta kuptojne pse amerikanet po thone keshtu

  13. Claus says:

    Kam dyshim se eshte nje hile e tij per te kaluar ashtu paq lumin me 21 Janar.
    Perse erdhi pikerisht ne kete kohe ekspertiza e FBI-se?

    Me “shpresen e madhe” se ekspertiza e FBI do te sqaroje shume gjera, dyshoj se Arvizu ka per qellim te vere ne gjume popullin ne kete situate para-21 Janar.

    Te gjithe presin Godone!

    Ne fund te fundit ekspertiza e FBI-se do te interpretohet nga “specialistet” shqiptare.

    Sa te jete Berisha nuk mund te kete interpretim dhe gjykim te te drejte per vrasjet e 21 Janarit.

    Pesha dhe forca e 21 Janarit 2012 nuk duhet te bjere ne asnje rast, perkundrazi duhet te rritet.

  14. :) :) :) says:

    tani u kujtove te “reflektosh” z. arvZI?
    tani qe e kuptuat ju amerikanet qe sali- mafia talli menderen me ju duke ju premtuar se do ju leshonte kosoven si patate ne preher dhe kur e pate se sala ju leshon vetem pordhe qe vine ere serb dhe rus, tani e “kuptoni” se paskeni bere gabime!!!!

  15. pelivan says:

    Nuk e di por ky titull me renqethi…Me kujtoi diten e par a te dyte te votimeve ne 8 maj,ku saliu tha:”Partia socialiste te njoh rezultatin ,ndersa rezultatet gjitheandej tregonin qarte per fitoren e te majtes…

  16. TrevisoK says:

    Sheqyr qe erdhi momenti qe te thuash te vertetat zoti ambasador.
    Te falenderojme per ndihmen qe idhate prokurorise Shqitare.
    Keto probleme qe ju keni nxjer ne dukje opozita ka kohe qe ikerkon.
    Nje fjale e urte thotr: Me mire vone se kurre.
    Tani do fitosh zemrat e shqiptarve.
    Te falenderoj, emigranti.

  17. qytetar says:

    Me fjalen e z.Arvizu se mazhoranca dhe gjykatat duhet të pranojnë ekspertizën e FBI për 21 janarin, vjen nje perceptim i rendesishem i SHBA se, i cili konfirmon se gjykatat dhe maxhoranca eshte nje.
    Kjo tregon me se miri origjinen e deshtimeve te njepasnjeshme te drejtesise ne sy te opinjonit publik shqiptar dhe nderkombetar, per ceshtje te cilat kane rrritur te frenojne Shqiperine ne rrugen e saj dret integrimit ne BE.

  18. melo says:

    Po pse o milet cfare doni nga Arvizuja,te vi me ushtare dhe te hedhe Salen dhe ju te rrini kafeneve.Po s’kuptuat edhe tani harram ju qofte!Ju keni share deri tani me shume Withersin dhe Arvizune se sa Berishen.
    Arvizuja nuk mund te flase direkt se i thone pse fut hundet,por ama Withers qe tani nuk ka post shteteror foli si qytetar i thjeshte dhe me formim demokratik ,keni degjuar te flase njeri ne Shqiperi si ai? Jo sepse asnje politikan dhe asnje qytetar ne Shqiperi nuk ka formim te mirefillte demoktarik,por ka “formim” klanor,tribuje.E keni pare kafshen kur i merr femijen apo akoma me keq kur ja vret se cfare eshte ne gjendje te beje,te versulet te shqyen,ndersa njeriut ne Shqiperi i vret babane,i vret djalin dhe rrine pasiv,pra nuk mund ti thuash si kafshet por mund te krahasohen me ndonje specie te vecante qe nuk mund t’ja gjej emrin se ti thuash kafshe i lavderon/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje