Mbikalimi në Japoni kalon mespërmes zyrave (FOTO)

30 Janar 2012, 19:28Lifestyle TEMA
Mbikalimi në Japoni kalon mespërmes zyrave (FOTO)

Inxhinierët e shkathët japonezë nuk lënë që një ‘problem’ i vogël si mungesa e hapësirave të pengojë projektet e tyre. Kështu ata kanë arritur të ndërtojnë një rrugë mespërmes një godine zyrash në Osaka. Kjo foto tregon se si mes një godine 16 katëshe kalon një rrugë. Godina quhet edhe zgjua bletsh për shkak të intensitetit të lëvizjeve. Japonezët e kanë ndërtuar këtë mbikalim për të lehtësuar trafikun. Rruga është një qeramarrëse në godinë dhe paguan edhe ajo si zyrat një pagesë mujore. Ashensori i godinës kalon përmes kateve pa ndaluar, nga kati 4 në të 8-in. Arkitektët e kanë rrethuar rrugën me një strukturë që mbron godinën nga zhurma dhe dridhjet.

7 komente në “Mbikalimi në Japoni kalon mespërmes zyrave (FOTO)”

  1. nd-ih-ma says:

    ju lutem hiqeni se po ta shohin sala me lulin do gjejne menyren ta prishin

    1. Voica says:

      Ore, mire e ke ti. Te kujtohet qe sa erdhi prishi zogun e zi? Po me te drejte harron njeriu i shkrete, po te kete nga nje gafe diten cdo minister a deputet… Po ky per kapricio te merr jeten, une them Zogu i zi qe duket sikur ka ndodhur para eres sone.

    2. artiles says:

      Qeka si mbikalimi i Zogut te Zi! Duhet me u prish!

  2. todi says:

    Ta shikoje shpellari yne me gjithe ata injorantet qe ka mbledhur rreth vetes, sepse kalimi mbi Zogun e Zi, u prsh prej tyre nga qe dukej shume i larte dhe prishte imazhin e qytetit. Pjelle e keqe qe nuk lejojne te behet asgje e mire ne kete vend. Fatkeqesi per kete komb.

    1. pal ndue rrok mirdita says:

      mbikalimi Zogut Zi u prish vetem se e beri Edi Rama dhe sepse qe nje veper moderne ..dicka qe nuk i pelqente serbeve dhe grekerve qe paguajne kopilin e Sheqere Llapes

  3. TONI_JON says:

    Kete e kane projektuar Japonezet , mbikalimin te zogu i zi e projektuan shqiptaret e Ed Rames………….

  4. ylli i shamunaqes says:

    Mbikalimin e zogut te zi nuk e deshen biznesmenet qe po benin ndertime atje se u hiqte klientelen, thoshin ata. Prandaj paguan Salen me Lulushin qe te gjenin ato argumente prej loqesh e ta prishnin. Kush nuk i do leket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje