Fotografohet fisi që nuk ka kontakte me botën

1 Shkurt 2012, 11:56Lifestyle TEMA
Fotografohet fisi që nuk ka kontakte me botën

Këto pamje të rralla janë të një fisi indian në pyjet e thella të Perusë. Fisi nuk ka kontakte me botën dhe jeton në juglindje të Perusë.

Edhe më parë ka pasur fotografi nga ky fis, por këto janë imazhet e kapura më afër se kurrë.

Fisi jeton me mjete pune të krijuara nga drurët dhe dhëmbët e kafshëve. Mendohet se fisi ka disa qindra anëtarë. Klani që jeton pranë lumit ka rreth 60 anëtarë. Fisi jeton sipas kodit të tyre social, që përfshin edhe praktikën e rrëmbimit të grave e fëmijëve nga fiset e tjera.

Në Peru ka rreth 15 fise pa kontakte me botën me një total prej 1500 personash. Me ligj është e ndaluar që të afrohesh pranë zonave të tyre as me varkë. Por ligji shpesh nuk zbatohet. Pak kohë më parë një anëtar i një fisi u vra me armë zjarri, çka rriti ndjeshëm tensionet dhe bëri që fiset të tërhiqen më tej në pyje.

5 komente në “Fotografohet fisi që nuk ka kontakte me botën”

  1. si durojme says:

    Ngjan me fisin e saliut dhe ai bodigardet i ka nga i njejti fis ,hajdut e vrases e rrembyes(Remziu,Trebicka ) ja qe jetojne.

    1. Ramy says:

      keta jane me te avancuar
      saliu para se te vinte ne tirane jetonte ne peme

  2. daku says:

    Doli prap Edi Rama nudo.ahahahahahah

  3. anja says:

    Keta me siguri jane shoket e Edvinit…:)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje