Çmenduria e reklamave: Të blesh edhe emrat për motin!

2 Shkurt 2012, 13:08Lifestyle TEMA

Shefat e marketingut për kompaninë BMW janë akuzuar se kanë shkuar shumë larg me veprimin e ndërmarrë së fundmi. Ata blenë të drejtat e sponsorizimit për frontin e ftohtë që ka përfshirë së fundmi Europën. Gjiganti i makinave vendosi ta quajë frontin aktual Cooper, për t’i bërë reklamë makinës Mini Cooper, në pronësi të saj prej disa kohësh. Shumë ekspertë thonë se kjo është një çmenduri, që dikush tani të dalë dhe të kërkojë të blejë një stuhi, një tornado apo një tjetër sistem atmosferik.

Për më tepër duket se marketingu nuk ka qenë aq i mirë, pasi shumë njerëz po vdesin nga i ftohti. Një zyrtar për marketingun në BMW pranoi se lëvizja ishte e tepërt. “Mirë është që të paraqitet Mini si një makinë që i reziston çdo kohe dhe temperature. Por kur njerëzit po vdesin si miza nga i ftohti dhe kur duket se nuk ka një fund për të, atëherë lëvizja ishte e tepërt”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje