Europa kursen, eurodeputetët bëjnë kokrrën e qejfit

1 Shkurt 2012, 12:23Lifestyle TEMA

Parlamenti Evropian ka tani një hit-listë të udhëtimeve të deputetëve në vitin 2010. Në vendin e parë: një udhëtim i 50 eurodeputetëve në Kinshasa, Republika Demokratike e Kongos. Kostoja: 1.025.530 euro- rreth 20.500 euro për kokë. Udhëtimi zgjati tetë ditë dhe eurodeputetët shpenzuan nga 2564 euro në ditë.

Por kostot më të larta për person i përkasin një udhëtimi të katër eurodeputetëve në Argjentinë. Për pesë ditë udhëtim- 5259 euro për person në ditë.

Të tjera udhëtime me kosto marramendëse:

-463.193 euro për 39 eurodeputetë, 4 ditë në Ekuador

-204.671 euro për 28 eurodeputetë, 3 ditë në Uashington

-176.970 euro për 11 eurodeputetë, 8 ditë në Kinë

 

7 komente në “Europa kursen, eurodeputetët bëjnë kokrrën e qejfit”

  1. analist says:

    Europa kursen….po kur eshte fjala per kursim,kuptohen budallenjte e pavlere,mileti kuptohet me fjalen Evrope.
    Kur eshte fjala per Evropa demokratike,aha,atehere del ne pah parlamenti evropian dhe te gjithe te superkorruptuarit e ketij kontinenti qe tallin prapanicen me plebejte e tyre

    1. ADRI says:

      Hallall dhe bravo Britanise se Madhe qe nuk i Bashkohet Europes. Shikoje si veprojne keta ata thone “Si them une beni si bej une mos beni”. Ketej harxhojne miliona euro per qejfe, ketej thone jemi ne krize, e hajde e merre vesh.
      Te lumte ty Angli qe nuk u bashkove.
      Vertete te zgjuar Anglezet.

  2. si durojme says:

    Po mire qe shpenzojne po sa pune bejne ,ngelen lart e poshte ne Shqiperi duke u stermunduar qe te na mbushin mendjen te behemi pjese e Europes .Ore mos valle saliu sdo qe te futemi sa ka hall se do ti japin nga xhepi i Shqiperise leke qe te bejne qejf eurodeputet.

    1. Argita_B says:

      Akoma dhe sot Shqiperia ben pjese ne vendet me risk ne Evrope, kjo prej faktit pasi dipllomatet apo ambasadoret e ndryshem perendimore, paraqesin situaten si te rrezikeshme per jeten per trupin dipllomatik, me risqe terroriste, per vrasje apo grabitje, me te vetmin qellim per te marre rogen si nje vend me risk te larte.
      Dhe pse Shqiperia ben pjese ne nje nga vendet me anormale te Evropes, kurre nuk eshte prekur dikush qe ben pjese ne trupin dipllomatik!
      Pra, eshte nje shtrese qe rrjedh nga familjet mbreterore, qe perveç llafeve nuk dine te prodhojne gje tjeter, dhe hane ne kurriz te popullit te varfer.

  3. rexha10 says:

    HAJDUTERIT BERTASIN :TE SHPENZOJME VJEDHJET
    EUROPA BERTET : TE SHTOJME HAJDUTET

  4. Fatmir says:

    Ne zgjedhjet e fundit, ne Shqiperi, vezhguesit e EU, flas per zonen time, nga Delvina e Saranda, ne vende qe te kontrollonin zgjedhjet, hanin e pinin si Ducja, ne Syrin e Kalter, e vizitonin Butrintin, Ksamilin, Saranden. Ne funde, leshojne nga nje deklarate, e ikin nga kane arrdhur.

  5. Sir Kulufi says:

    EU eshte nje eksperiment i deshtuar…dhe me shume pasoja per vendet me ekonomi te dobet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje