Nexhmija Hoxha: Kanë vjedhur dorëshkrimet origjinale të ditareve të Enver Hoxhës

2 Shkurt 2012, 11:28Politika TEMA

E veja e diktatorit hedh dyshime se Genc Pollo mund të ketë vjedhur koleksionin e pullave të diktatorit

Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit Enver Hoxha, në një letër të hapur publikuar sot tek shqiptarja.com, akuzon se nga arkivi janë zhdukur dorëshkrimet origjinale të ditareve politike dhe familjare të Enver Hoxhës. Hoxha thotë se pasi në media dolën fakte për përdorimin e ditarit të Hoxhës, ata kanë shkuar në arkiv dhe kanë konstatuar se ditaret janë zhdukur. Në vend të tyre kishte vetëm fotokopje. Drejtoresha e Arkivit të Shtetit, Nevila Nika mohon të ketë pasur ndonjë ditar origjinal aty. Kurse Nexhmije Hoxha thotë se çdo vit Enveri dorëzonte ditaret në arkiv. Po ashtu e veja e diktatorit hedh dyshime se koleksioni i pasur i pullave të diktatorit mund të jetë marrë nga Genc Pollo. Ajo shton se do bëjë padi në prokurori. “Nuk e di nëse i ka rënë në vesh Genc Pollos se ku ka përfunduar ky koleksion i rrallë se sigurisht do ta kishte shumë zili, pasi kur ishte i vogël ai ishte një koleksionist amator i pasionuar. Këtë e kam mësuar kur isha njëherë në shtëpinë e tij, për të uruar në një ditëlindje babain e tij, shokun tonë Stefanaq Pollo,” thotë Nexhmije Hoxha.

Ajo po ashtu thotë se është bërë barbari me bibliotekën personale të Enver Hoxhës. Ajo kishte rreth 25 mijë tituj, shumica prej tyre me shumë vlerë. Por ajo u dërgua për karton.

 

51 komente në “Nexhmija Hoxha: Kanë vjedhur dorëshkrimet origjinale të ditareve të Enver Hoxhës”

  1. Kalorsi i zi says:

    E moj zonje e nderuar, po perse nuk i vrate keta njerez ne ate kohe por na i bete dhurate popullit te shkrete, tani mos u qani sepse kane vjedhur me shume jete shqiptaresh sesa pullat e Enver Hoxhes

    1. Nexhmije, Ti djalli me brire qe duhesh ndeshkuar says:

      Nexhmije,Ti dhe familja jote jeni DJAJ,bashke me Ramizin,familjen e tij dhe te gjitheish antaret e Byrose tende politike.Ju te gjithe jeni pergjegjesit kryesore per te gjithe krimet e djeshme dhe te sotme ne Shqiperi,per shperfytyrimin dhe shkaterrimin e popullit shqiptar dhe te shqiperise per 70 vjet me radhe,qysh diten qe JUVE JU EMEROI UDHEHEQJA E BEOGRADIT,SI ARMIQ TE BETUAR TE KETIJ POPULLI TE PAFAJSHEM.
      LOJES TUAJ TE MASHTRIMIT,SE GJOJA NUK MERENI ME POLITIKE,I KA DALE BOJA.
      BOLL ME,O DJALL ME FYTYRE NJERIU.
      Ti mbete djall deri ne fund,sepse edhe sot po mundohesh te vazhdosh politiken tende te mashtrimit me kete popull, ne vend qe t`i kerkosh te falur atij per krimet makabre tederitanishme.
      Ti dhe Ramiz Alija jeni BOSET E MAFIES QE DREJTOJNE POLITIKEN MAFIOZE,GANGSTERE KRIMINALE-KORRUPTIVE NE SHQIPERI.
      Ligesija juaj ndaj ketij populli nuk paska te sosur dhe Ju e dini shume mire fundin tuaj.JU E FUTET POPULLIN NE VELLA-VRASJE,VETEM PER TE MBAJTUR NE DOREN TUAJ PUSHTETIN TUAJ TE DJALLIT.
      Po si te genjen mendja Ty MOJ HIJENE,DJALL ME FYTYRE NJERIU,TI VETE LIGESIJA,te vazhdosh lojen tende te mashtrimit, se gjoja te paskan zhdukur dokumentat,hijenat dhe djajt e vegjel si Gnec Pollo apo kjo e arkives,nderkohe qe ATO DJESIN GJAK PARA TEJE?
      Po Ti e rregullove dhe e pastrove arkiven e shtetit qysh ne 89-ten, dhe bere sic deshe vete dhe nuk le gje me per veglat e tuaja.
      NUK KE FAJ TI,POR FAJIN E KA MAREVESHJA MIDIS JUSH DHE PERENDIMIT NE 90-ten, QE JU LA JUVE TE VAZHDONIT QEVERISJEN, ME BESIMIN SE DO TE NDRYSHONIT,POR A MUND TE NDRYSHOJE DJALLI QE ESHTE VETE LIGESIJA.
      POR SHUME SHPEJT DO TE VIJE DITA QE VETE POPULLI DO TJUA TREGOJE VENDIN.
      MALLKUAR QOFSHIT,O PJELLA TE SE KEQES. Botoje,PER HIR TE SE VERTETES.

      1. Kalorsi i zi says:

        Ajo ka sigurisht gjynafe per te lare, por me duket se po e ngarkon me shume, nejse ti duhet te keshe prova nga Saliu qe kjo eshte Bosja e droges por jeton me pension per qef.

    2. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Nexhmije Hoxha eshte Krenare dhe e pamposhtur si Mali i Korabit.Ate dhe Enver Hoxhen do ta gjykoj historia dhe jo sherbetoret dhe puthadoret e tradhetarve te vendit.Ata bene shume gabime,por jo per tu pasuruar familjarisht por per nje ideal socialist,per nje Shqiperi pa hajduta dhe kriminele.Lufta e Klasave po vazhdon akoma,por perseri ata qe i sherbyen dje Enver Hoxhes duke i lepir bythen,..sot kane perseri pushtetin,si djali i Stefanaq Pollos,pa harruar Sali Berishen e co.Ata qe Diktatura e Proletariatit i shtypi dhe i denoi padrejtsisht si i madhi Pjeter Arbnori treguan shpirtin e tyre te madh dhe nuk kerkuan hakmarrje,nuk kerkuan me lufte klasash,sic po ndodh tani,ata donin nje Shqiperi ku te gjithe shqiptaret te gjejne vendin e tyre.Nuk ka me te poshter dhe me kriminel,se pseudo-komunisti i kthyer ne demokrat.

  2. Emigranti_UK says:

    Shqiptaret jane shkaterrimtaret me te medhenj te europes. Po shkaterrojne shtepij monomente historike e kulturore dhe shume pak kemi nga e kaluar. Mund te jemi nje nder kombet me te lashta po se do se nuk kemi histori bile dijme shume pak edhe per Skenderbeun…. Sa turp me qene SHQIPTAR

  3. sokrati says:

    Pollo koleksiononte pulla, tani koleksionon evro, dollar fragnga, universtiete. Sjetoi dhe ca xhaxhi se ja kishte shkul veshet atij kuqos se vogel.

    1. MEMEDHETARI says:

      Do ja shkulte veshet… me gjithe koke,Sokrat…:)))

  4. Vlora says:

    Ah rrace e keqe. Kjo fytyre krimineli duhet te ishte futur 7 pashe nen dhe dhe te mos dukej me.

    Mos mendo se e kalove te keqen moj bushter. Edhe femijet e tu do ti pagojne ato qe ke bere ti me tet shoq.

    1. elinor says:

      Avash, Vlora, avash! Mos t’u hyjme edhe njehere atyre debateve tani. Behet fjale per materiale me vlere historike. Sa per krime, vetem brenda pak viteve, kane bere keta te sotmit 10 here me shume se c’u bene gjate gjithe periudhes se diktatures. Dhe me e keqja eshte se keta i bene dhe po i bejne nen masken e demokrateve. Te pakten atehere ishin ligjet te atilla.

      1. Tironci Lugano says:

        elinor
        Po ligjin “te atilla” kush e beri?

        1. elinor says:

          I gjithe makinacioni qe quhej shtet, Tironci. Sidoqe te ishte puna, te pakten atehere e dije se nga te vjen e keqja. Po sot??

          1. Tironci Lugano says:

            elinor
            Sot njerzit jane te lire
            Spo te them me shume.

            1. elinor says:

              Tironci; po te ishin njerezit te lire sot, ti dhe shume te tjere do shkruanit me emrin e vertete dhe jo me pseudonime te tipit ‘tarasi’!! S’po te them me shume!

              1. Tironci Lugano says:

                elinor
                Me vjen keq qe biseden e kthen ne banalitet

                1. Ilir says:

                  Ik o Tironc . Qenke TRAP me kuptimin e plot te fjales.

                  1. Tironci Lugano says:

                    Ilir
                    Ate Trapin do kisha qef te ta ipja.Zgar qe sje tjeter.kshu eshte qe njerzit fshihen pas kompiuterit.Se kam zakon as me sha sha njeri por ty do te flisja ndryshe klysh qe sje tjeter

            2. besa says:

              ? po ku e pe lirine e njerezve? ne vrasjet qe po behen dita dites? ne semundjet e mistershme, ne zhdukjen e njerezve nga faqja e dheut per nje fjale goje?
              ne mbylljen e gojes kundrejt shumave kolosale qe po marrin gjykatesit?

            3. timo says:

              Sot njerëzit janë të lirë të vdesin përditë nga makthi i skamjes. Femrat janë të lira të prostituojnë nëpër kryeyqtetet e europës me urdhër të tutorëve tê tyre. Njerzit janë të lirë të trafikojnë drogën dhe armët.Të çojnë bebet në europë për trafik organesh. Ja kjo është liria sot o Tironc.

  5. Nga sa e njoh une spiunen dhe servilen e mjere Nevila Bujar Hoxha (Nika), nuk kam asnje dyshim se Ditaret origjinale te Enver Hoxhes jane zhdukur. Po sa e sa dokumente jane asgjesuar ?! Ashtu si me pare ne Arkivin e SHIK-ut, Sali Berisha dhe hijenat e tij “studiues e gazetare” kane zhdukur çdo gjurme te agjenteve te huaj dhe te brendshem. Me forcat e pakta qe ka Prokuroria e Sotme nuk mund te zbuloje asgje, bile as majen e ajsbergut te krimeve dokumentare qe jane bere ne ate arke (se Arkiv Qendror Historik nuk mund ta quash). Gjithsesi, ish-Drejtoresha e ISML te KQ te PPSH-se duhej me pare ta kishte bere denoncimin ne Prokurori, pastaj te dilte ne shtyp.

  6. dritani says:

    Keto lajme te bejne te kuptosh se ne c’gjendje eshte shteti sot ku edhe nje kompjuter ne Kryeministri nuk dihet se cili e ka ne ngarkim.

    Qe dokumentohej cdo pulle e liber i Enver Hoxhes. si dhe cdo kafe per vdekjen e tij kjo eshte gje e mire dhe kundershton teorine se shqiptaret nuk bejne dot shtet por zonja do te ishte mire te jepte ndonje informacion eshte per ata shqiptare qe nuk i dihet ende varri.

    Se te dishe se ku jane pullat dhe mos dish fatin e njeriut me duket pak jashte norme.

  7. jon says:

    Genc Pollo eshte legen si person nuk shef familjen qe cdo 3 muaj gruaja e tij fluturon me avjon drejt Kanadase per te ndejtur e per tu defryer me dashnorin qe ka ne Missauga dhe pasi shkerdhehet mire e mire kthehet perseri ne Tirane ky eshte nje nga ministrat e qeverise Berisha dhe kjo qe them ndodh cdo 3 muaj dhe eshte mese e vertete gazataret e Tema s leta vertetojne dhe do binden pra me pak koment ky eshte (Genci)

    1. dritani says:

      Genc Pollo eshte divorcuar…

    2. Lomi pri Baldushku says:

      Nigjo o Jono,gruja e Gencit ka kohe qi osht ish gruja, ne ajo i di vet punt e veta. Po tina bo vaki e ke topn e llafit ke Genci. Me thon t’drejtën aina osht tu u shkërdhy politikisht se për gjona t’tjera nuk e di lala.

  8. elinor bahiti says:

    Nuk i ka vjedh, i ka marre borxh se i duheshin te madhit per te rishiku vijen e Partise; revizionistet kane ngrite koke kohet e fundit prandaj duhet thellu lufta e klasave. Tani ato dokumente i kane kalu nje qerosi, me duket…

    1. Horri i bulevardit says:

      Jam shume dakort me ju zotri, ato nuk jane vjedhur, por jane marre nga udheheqesi yne, per tu informuar dhe per te pare se a e ka shkelur vijen e partise.
      Shkrimet e Enver Hoxhes, jane nje thesar i cmuar dhe studimi i tyre nga Sali Berisha, do ta coje me perpara ekonomine, plazhin, pataten e domaten, kromin edhe bakrin, por edhe qymyrin, si dhe ate qe eshte me e rendesishme, zbatimin e demokracise proletare.

  9. brace says:

    Mose u shqetso kaqe shume per doreshkrimet origjinale te ditarve te dulles,pyet nji here paseardhesin e tije komunistin tuaj,qe e keni emruar ti i ramiz pushti te drejtoje SHqiperine,ai ua ka marre me siguri.

  10. Beni says:

    Kane vjedhur hipotekat e kane fallsifikuar pronat dhe kadastrat,identitetet e njerezve,ndersa kjo na kerkon pullat apo pulat.Po ato pasurite qe u keni marre njerezve kur u futet ne Tiranen e “cliruar”nga fashistet a ja keni kthyer?Sa shpejt e ngre zerin kjo per ca copera letrash qe nuk jane fare te rendesishme?

  11. shkodrani says:

    A moj Nexhmije per cdo gja ja bajme hallall Enver hoxhes dhe i thom rahmet paste po per nje gja jo si asht e mujtun ky kriminel e tralltar qe ka nje emer sali fasllic krimineli i ka shpetuar. per kete sja bajme hallal po kyt se ka lind nane po e ka lin nej bushter o prostitut.

  12. Sokol says:

    Te vjedhi Genci?????????!!!!!!!!! Ç’është ai llaf :-P:-P ai është kokëkuqi më i ndershëm,natyrishtë mbasë Metës,Salës,Lulëkuqes(më falni Luli),të pa skrupullit Imami etj ,etj është listë e gjatë dhe kam. frikë se më mbaronë boja po ti shkruaj të gjithë ? Më vjenë keq për atë të moshuarën po asgjë nuk ka për të marr.
    P.S Për tek të ndershmit harrova ku…….. Jozefinën.
    Mos i hëngshin ato që po i rrjepin shqipëtarve.

  13. artur says:

    Vjedhja e çfarëdolloj dekumenti nga arkivi i shtetit u shërben vetëm armiqve të kombit shqiptar, të cilët e duan Shqipërinë pa histori, me qëllim që në moment të caktuar të na trajtojnë si një komb endacak dhe të pavlerë.

  14. NAMO says:

    I NDERUARI ARBEN DUKA I KA SHKRUAR (fev-ziut)

    SKISHTE BURRE TI NGRIHEJ PARA ENVERIT.

    KESHTU JU MUND TE FLISNI SA TE DONI TANI..PER FAMILJEN HOXHA…..

    ME RESPEKT NAMOOOOOO

  15. Shpresa says:

    Kjo Nexhmija eshte kaq e urryer, saqe fytyra e saj ketu e zbeh fare edhe qellimin e mire te ketij shkrimi te “Temes”.

  16. elinor says:

    Se ku eshte banaliteti ketu nuk e kuptoj, por ndoshta ngaqe nuk ke se cfare te thuash tjeter! Pseudonimin e lidha me artikullin ne fjale, jo per te te ironizuar apo banalizuar ty a ndonje tjeter!

  17. gjin pulti says:

    Kur do vije ndryshimi , demokracia e vertete . ala drejtohena prej bijve te bllokmenve. saluku, tosi, metushi, ramushi, gjinushi,topallica,pollushi,tane rrite e brymos me ideal te nanes parti (nexhmies).Kjo asht “demokracia”

  18. Aleksander says:

    GENCI i biri i Stefanaqit !-Ne fundvitet 70 shkoja gjithnje ne Korçe tek gjysherit.Me kujtohen bisedat qe beheshin mes gjyshit e gjyshes me miqte e bashkeluftetaret e tyre qe vinin shpesh ne shtepine e tyre ne Korçe.Mbaj mend nje person qe e therisnin Lalka dhe ne ate kohe banonte ne bllok ne Tirane.Midis te tjerash kam degjuar, qe gjithe shkrimet e studimet e ketij personi ishin vjedhur nga Stefanaqi,dhe ky i kish paraqitur si te vetat me pas per te bere karriere.

  19. olti says:

    ‘Shokun tone Stefanaq Pollo’, e forte fare….po mire te behet o Nexhi kur mbaje gjarperin ne gji. cfare turpi, mire hajdut tenderash por edhe HAJDUT PULLASH?????

  20. populli says:

    nexhi ku i fute ato xhevairet e Katolikeve te Shkodres qe kushtojne miliona dollare? c’a quhet kjo vjedhje o grabitje? te mos kuitojme milonat neper banga sekrete q ja grabitet shqiptareve naive.

  21. Edi says:

    Ka goje akoma kjo lavire qe duhej djegur e gjalle me kohe ptu fare e keqe

  22. Kastriot F says:

    Larg qofte ne kete histori bajate mos ka futur duart Blendi Fevziu….?!!

  23. Nabukodonosor says:

    Ik shtrige e mutit!Ti ke pjelle kelyshe si Ramiz Alia,Fatos Nano,Sali Berisha e te tjere muter.Akoma ske ngordhur.

  24. qytetari says:

    Me kete kerkese qe po ben ti Nexhmije tregon se poshtersite tuaja s kane kufije.

  25. Qitesi says:

    Copy -Past

    elinor — 2 Shkurt, 2012 në 12:28 pm

    Avash, Vlora, avash! Mos t’u hyjme edhe njehere atyre debateve tani. Behet fjale per materiale me vlere historike. Sa per krime, vetem brenda pak viteve, kane bere keta te sotmit 10 here me shume se c’u bene gjate gjithe periudhes se diktatures. Dhe me e keqja eshte se keta i bene dhe po i bejne nen masken e demokrateve. Te pakten atehere ishin ligjet te atilla.

    Nuk ke c’fare ti shtosh hapni syte c’fare po ben sote krimi sali po rron akoma dhe nuk ka te sosur pasuria qe la Enveri.

  26. JUZEFIDHJA says:

    O NEXHMIE KETU PO IKEN LOPA ME GJITH VIC,QE DO TE THOT PASURIA KOMBETARE,TI THUA KUJTIMETE ENVERIT,PO SHITET SHQIPERIA QE ENVER HOXHA E LA ME UZINA,FABRIKA, SHKOLLA DHE CDO NJERI PUNONTE,IKUUUUUUU PLAKU MERRE ME GJITH TOSUN BAC,IKU SHQIPERIA NGA ARGITA DHE SHKELZENI,HAK PA MARR E BORXH PA LARE NUK KA NE KETE VEND….

  27. mergim tari says:

    Eshte TRADHETI KOMBETARE e HISTORIKE,
    fatkeqesi KOMBETARE, qe humbin dokumente origjinale, historike me vlera Kombetare nga Arkiva e Shtetit. Mendoni se cfare behet neper Ministri ose HALE te tjera qeveritare, me dokumenta te rendesishem por jo me keto vlera.I zhdukin brenda dites.

    Mendosi se cfare behet me dokumentat e pronave ku pornaret e shkrete tallen nga
    nje qeveri antishqiptare qe tani po u jep edhe kalate grekeve.

    Ne kohen e Enverit kishte ligje. Ato per mbrojtjen e atdheut ishin te shenjta, shume te tjera barbare. Por te pakten ligjet zbatoheshin. E dinim qe po te thoje ta zeme “nuk ka patate” denoheshe. Por te pakten e dinim.

    Sot ka ligje per gjithcka, per romet, per
    te bardhet, per homot, per arkivat, per mbrojtjen dhe sovranitetin e Atdheut, per te drejten e prones dhe jetes.
    ME THONI NJE MUT LIGJI QE ZBATOHET…

    BEJ PYETJEN: ESHTE ME MIRE NJE VEND QE TE FUT NE BURG NE BAZE TE LIGJEVE, APO NJE VEND QE SHKRUAN MIJRA LIGJE, QE ME LIGJ TE MBRON EDHE JETEN, DHE ME PAS TE VRET NE MES TE RRUGES PA LIGJ DHE ME DUAR NE XHEPA.

  28. safet says:

    Arkivi, ne asnje vend nuk demtohet apo edhe humbet. Shqiperia, vazhdon te jete arene e kundershtimeve te rrepta brendaperbrenda sojit te saj pa ditur se, ne realitetin e sotem, jane humbes . Historia, ne vend se te shkruhet e te shikohet e rishikohet, ajo humbet pa shenj e pa doke.Eshte e qarte se, asnje personalitet nuk eshte i perjetshem, por asnje personalitet qe ka udhehequr shtetin nuk mund te fshihet nga historia. Perfundimisht,historia e LNC apo periudha e shtetit shqiptar nuk mund te shkruhet apo edhe nese rishkruhet apo edhe me shume, nese korrigjohet, nuk mund te heq komandantin e LNC , udheheqesin e shtetit shqiptar Enver Hoxha. Kosova, Enver Hoxhes i ka borxhin e ai eshte borxh i ngritjes tone intelektuale, borxh i ngritjet politike dhe frymezim per te luftuar kunder Serbise. Enveri ka mjaft gabime sikunder te gjithe personalitetet udheheqese qe rrijne gjate ne pushtet por, asnjehere nuk mund te themi se ai, ishte kunder Shqiperise .Prandaj, te gjykojme realisht pavaresisht nga dhimbjet qe na jane shkaktuar ne cdo epoke.Kushdo dhe kudo nuk ka te drejt te tjetersoje arkivin e shtetit.Arkivi ,pushtohet dhe vidhet vetem nga pushtuesi dhe mercenaret e tij, ne rast okupimi te territorit.Ne te kunderten, Shteti shqiptar ka per obligim qe te riktheje arkivin.

  29. hahaha says:

    moj merimanga e zeze, sa keq po te vjen qe te vodhen ca pulla dhe ca libra. po kur ti dhe yt shoq vodhet floririn dhe shtepite tokat e c’do gje tjeter qe ky popull kishte vene me djerse ju nuk pyetet

    ju ja moret tokat fshatarit apo shtepite qytetarit qe i kishin te trasheguara prej brezash me rradhe dhe ne emer te popullit i fusnit dhe nga i koqe plumbi ashtu si pa te keq.

    jam kundra cdo lloj vjedhje po mos harro moj qelbesire se -bota rrotullohet dhe per ty dhe bastardet e tu kjo eshte shume pak!

  30. Realist says:

    VEMJA,Nexmie Hoxha………….
    Cfare kane humbur ??? Budallalleqe jane te gjitha.
    Mos kujtoni Shqiptare se Vemja doli per te gjetur ca pulla,apo letra,mos u beni NAIVE tani ne 2012.
    VEMJA HOXHA po del ne Ekran sepse po shikon Fundin Politik te FEMIJEVE te saj dhe te RAmizit,Nano-s dhe Bishes,se me kete fund politik,ATA humbin dhe trashegimine e tyre Politiko-Ekonomike,sepse Sterniperit e TYRE vertet kane bere MILIARDA,por nuk mund te Riciklohen me ne Politike dhe Ekonomine SHqiptare.
    Vemja Hoxha ose VRASESJA Nexhmie,po del tani ne keto momente sepse po shikon si po merr Fund Marreveshja e KATOVICES dhe ajo e TRIESTES,dhe tashme ka ngelur vetem ajo dhe Bisha “femija” i saj,sepse “niperit” e asaj Rama-Basha,nuk do ta pjerdhin me ate dhe as niperit e saj Multimiliardere,sepse kohet kane ndryshuar,boll me Zonja VRASESE mbajtet peng kete vend dhe kete popull per 70 vjet.

    Shqiptare,zgjohuni nga GJUMI juaj 70 vjecar.
    Shikoni si “femijet” i VRASESES Nexhmie,tallen bythen me kete popull kur….
    -Demshperblyen te persekutuarit politike-u tallen
    -Ligji Komunist 7501-u tallen
    -Kthimin e pronave tek ish pronaret-u tallen
    -Ndarjen e Popullit ne Ps-iset dhe Pd-iste-u tallen
    -Luften kunder Korrupsonit-u tallen
    -Dhe me FATEKEQJA,vjedhjen e 7 MILIARDE DOLLAREVE dhe Vrasjen e 3.500 shqiptareve dhe lenien SAKAT te mbi 11.000 te tjereve ne vitin 1997,dhe per se ????Vetem per te mbajtur pushtetin e tyre KOMUNIST.
    ’97,nuk e beri as Greku e as Amerikani,por e bene USHTARET e Serbise dhe Grekut,e ata ishin SHQIPTARE.
    -Shemsie Kadria administroi 7 miliarde dollare ne Turqi,ku ndodhet sot di gje njeri ?-u tallen

    Zgjohuni o SHQIPTARE..

  31. kapo says:

    ti bushter e zeze duhet te mbyllesh gojen e jo te flasesh , se nqs po perfiron nga situata qe keta plera qe po na drejtojne duan te zbatojne ate qe po e kthejen ne kapitalizem mafioz qe e gjen vetem ne jug te italise se ne gjermani e gjetke ka shtet. kjo nuk do te thote se u mbuluan ato qe beri ajo familja juaj makbethiane. po zoti eshte i madh se po te le te zvaritesh epo ta nxjerr shpirtin nga suma se tipat si ti prandej i mban gjalle qe te vuani ne kete bote.

  32. Nuk jam i gjenerates qe ka jetuar ne kte kohe por kur shof se ne bote privatesia eshte gjeja me e shtrenjte mendoj se jeni vonuar per kte hap.Prap jam i bindur se kte veprim nuk mund ta kryeni ne rrethanat e tanishme pa nje strategji te veqant!me vje keq kur lexoje per kto shqetesime ne kohen e pretendimeve “demokratike” te veprimeve ne jeten Tone shqiptare ne teritorin e shqiperise europjane. Komenzimi veshtire se do te jet kmplet por se paku le te jet materjal dhe moral.Kerkoje falje per sygjerim vullnetar por duhet te angazhoni jurist nderkombetar per te e realizuar kte te drejte shume te vlefshme njerzore.Angazhimi i avokateve shqiptar eshte i veshtire kur ne Shqiperine europjane trendi i te mbivlersuarit te huajve (qe nuk flasin shqip) eshte ne rritje sa fitohet pershtypja se eshte shendrruar ne epidemi! E nderuar ish bashkeshortja e presidentit shqiptar Enver Hoxha vazhdoni dhe besoj se eshte mbushur kupa dhe do te fitoni.Kerkoji ndjese per gabime eventuale gjuhesore pasi qe nuk jetoj ne Shqiperi ku per fat te mire ende po ruhet gjuha shipe!

  33. Edi Pollo says:

    Moj zonje e nderuar kur shkoje ti tek shpija e StefanaQIT dhe beje dashuri me te me siguri ja ke dhene dhe pullat djalit. Por tani te ka pj… truri nga Alzheimers dhe nuk mban mend.

    Haj shnet

  34. Liro says:

    Populli shqiptar është proamerikan nga natyra dhe ky është një virtyt. Por miqësitë në politikë nuk mbahen symbyllas…Ne duhet t’ua bëjmë të qartë sot me argumente miqve tanë amerikanë fajin që ka bërë CIA dhe diplomacia e fshehtë amerikane ndaj Shqipërisë në maj 1984, ashtu si dyzet vjet para kësaj date.

    Letër e hapur drejtuar:
    – Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës.
    – Ambasadorit amerikan në Tiranë.
    – Gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen.

    Jam azilant politik në Bruksel, për shkak të një libri me personazhe realë e ngjarje të jetuara: Odiseja e një Detektivi (dy vëllime). Krerët e dy klaneve politike, blu e rozë, e njohin mirë këtë libër, mbasi policia civile e Tiranës ka paguar 100 $ për çdo kopje që u dorëzohej, kur ai u shpërnda në disa fakultete të UT. Nga ana tjetër, eksperti belg, që shqyrtoi imtësisht dosjen time për një kohë të gjatë, ka shkuar dy herë në Tiranë për të verifikuar identitetet e personazheve realë të librit dhe saktësinë e disa ngjarjeve të veçanta, të jetuara. Meqenëse unë këmbëngulja gjatë seancave të intervistës, që të ekzaminoheshin patjetër skeletet e dy heronjve që prehen në varrezat e Tiranës, Fatmir Merdari e Afrim Pahia (personazhe të librit), eksperti belg u detyrua të pohonte:

    “Nuk është nevoja për asnjë lloj ekspertize. Për vdekjen e atyre të dyve ekzistojnë dosjet përkatëse në Tiranë, ku unë kam parë edhe fotografitë e tyre kur ishin të plagosur rëndë dhe në çastin e vdekjes. Gjithashtu kam verifikuar edhe identitetet e protagonistëve të tjerë të ngjarjeve që trajton libri juaj”.
    Natyrisht, pa autorizimin e qeverisë shqiptare nuk kryhen dot veprime të tilla. Ndërsa në mars të vitit 2009 gazeta SOT botoi në tre pjesë artikullin tim të gjatë me titull: Një zë nga shkretëtira shqiptare, ku trajtohen peripecitë e mia të azilit, të cilat përbëjnë një odisé më vete. Artikulli në fjalë gjendet endé në sajtin e gazetës SOT ; kushdo mund ta lexojë në internet. Me kërkesën e shumë bashkatdhetarëve, të cilët me kohë kishin rënë në gjurmët e vëllimit të parë të librit dhe të artikullit në fjalë, prej një muaji kam publikuar nëpërmjet internetit të dy vëllimet e librit Odiseja e një Detektivi. Vëllimi i dytë i ka bërë edhe më tepër përshtypje opinionit publik me ngjarjet dhe provat që sjell.

    Në mesazhet elektronike që po marr, shumë bashkatdhetarë më bëjnë një vërejtje që më ka preokupuar:

    “Një sekret i rëndësishëm, që lidhet me fatet e kombit e të popullit shqiptar, nuk duhet lënë që ta mbulojë pluhuri i kohës në asnjë rrethanë e për asnjë arsye. Përndryshe edhe ju, si autor i librit, bëheni bashkëfajtor me keqbërësit, në një kohë që edhe Afrika po rilind, ndërsa ne po rrëzohemi gjithmonë e më poshtë”.

    Në fakt të gjithë jemi dëshmitarë se Hosni Mubarak, lideri i një populli 80-milionësh në Afrikë, u detyrua të braktiste postin prej qëndrimit unanim kundër tij të diplomacisë amerikano-evropiane, për shkak të vrasjes së 300 demonstruesve.

    Gjithashtu të gjithë e dimë se në një vend të injoruar evropian me emrin Shqipëri, në vitet 1997-1998 politika vrau mbi 3500 shqiptarë (12-fishin e vrasjeve që kreu regjimi i Mubarakut në një popullsi njëzet herë më të madhe!), plagosi mbi 11 mijë të tjerë, shkatërroi institucionet e brishta shtetërore, hapi depot e municionit për të nxitur tërthorazi një luftë të verbër civile, dogji vendin, dhe po e njëjta diplomaci amerikano-evropiane i la të njëjtët politikanë ish-komunistë në pushtet.
    Rastësi?

    Politika e të mëdhenjve e përjashton kryekëput rastësinë; madjé, ajo vepron me plane afatgjata e të kalkuluara mirë. Politikanët mëkatarë të Tiranës u lanë qëllimisht në pushtet, për tu përdorur prej diplomacisë amerikano-evropiane për punë të mbrapshta antikombëtare, të cilat po i jetojmë përditë. Është utopi e naivitet i skajshëm politik t’iu kërkosh autorëve të tragjedisë së vitit 1997-1998 të gjykojnë me drejtësi dramën e Gërdecit, apo vrasjet e 21 janarit 2011. Edhe sikur krerët e politikës së sotme shqiptare (pozitë-opozitë) të tentonin të gjykonin me drejtësi tragjedinë e Gërdecit, ustallarët e prapaskenave të politikës, ambasadori amerikan në Tiranë dhe të dërguarit e Brukselit atje, do t’iu thoshin me buzëqeshje diplomatike:

    “Dakord, por më parë duhen gjykuar vrasjet e vitit ‘97-‘98, mbasi krimet nuk parashkruhen. Pastaj u vjen radha tragjedisë së Gërdecit dhe vrasjeve të 21 janarit 2011”.

    E ç’mund të bëjnë ata atëherë, ndërkohë që dihet mirë se për megakrimin ‘97’98 përgjigjen njësoj të dy klanet blu e rozë? Mëkati i vërtetë i politikanëve të Tiranës (pozitë-opozitë) është pranimi i misionit antikombëtar për hir të karrierës së pamerituar; më tej krimi automatizohet. Pasojat merren lehtë me mend dhe janë prezente çdo ditë në faqet e shtypit, i cili gjithashtu është dyngjyrësh në shërbim të dy klaneve politike. Në këto kushte unë i bëj thirrje kryeministrit shqiptar, i cili aktualisht nuk është veçse një skllav rrethanash, të kontribuojë për denoncimin mbi baza dokumentare të aktit antishqiptar e prodiktatorial të CIA-s që sabotoi në maj të vitit 1984 komplotin kundër diktaturës, të organizuar prej 22 trimave shqiptarë të Sigurimit të Jashtëm të asaj kohe. Nëpërmjet një veprimi të tillë, kryeministri shqiptar do të shpëtonte në radhë të parë vetveten dhe bashkëfajtorët e tij prej situatës pa rrugëdalje ku gjenden, pastaj gjithë kombin e popullin shqiptar, që janë në zgrip për shkak të politikës së tij regresive.

    E vërteta e kësaj çështjeje është thjeshtësisht e verifikueshme, mbasi në arkivat e shërbimit sekret gjenden dosjet përkatëse të atyre 22 trimave, disa prej emrave të të cilëve i kam cituar shpesh. Ndërkohë po ju japë edhe adresën dhe numrin e telefonit të njërit prej tyre në Amerikë:

    Dari Meli
    3609 BROADWAY, Apt. 4L,
    NEW YORK, N.Y. 10031
    U. S. A.
    Tel. 00 12 12 ? 491 ? 12 12

    Numri i cituar i përket një linje telefonike speciale, e cila i filtron telefonatat. Mënyrën sesi komunikohet nëpërmjet një linje të tillë ua shpjegon ish-Drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Jashtëm (DSJ) në atë kohë, Ilir E. Hoxha, të cilin mund ta gjeni në selinë e Partisë së Punës të Riorganizuar në adresën:

    Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar
    Rr. “Hafiz I. Dalliu”, Pallati 172, kati i parë,
    Tiranë.

    Megjithëse kryeministri shqiptar për njëzet vjet me radhë ka harruar t’ia heqë titujt Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste diktatorit Hoxha, besoj se ai nuk do të ngurrojë t’i kërkojë sqarimet e duhura Ilir Hoxhës lidhur me problemin madhor në fjalë.

    Ato ngjarje janë një fragment lavdie i historisë së popullit shqiptar, realizuar nga 22 burra guximtarë të prejardhur prej 22 familjeve të nderuara ish-komuniste nga më të afirmuarat e kohës, siç zgjidheshin detektivët prej diktaturës. Prejardhja ime është nacionaliste e antikomuniste, por kjo nuk më pengoi të lidhja miqësi në burg me ish-detektivin më të shquar të DSJ-së, Hamit Meli, idetë dhe vlera njerëzore e të cilit qëndronin ndjeshëm mbi ideologjitë. Asnjë i burgosur nuk e njihte të kaluarën e tij, mbasi ajo ishte fshehur qëllimisht prej përpiluesve të dosjes penale të ish-detektivit. Ky u hap në mirëbesim tek unë.

    Miqësia me Hamit Melin u bë shkak që unë të lidhesha më vonë tërthorazi me grupin komplotist të Guri Stretos. Ilir Hoxha i njeh në detaje këto të vërteta të dokumentuara. Ai duhet të tregojë sot se ku gjendet ish-zëvendësi i tij në detyrë, Guri Streto, i cili ishte përkohësisht edhe baxhanak i tij (i martuar ditën e enjte më 26 janar 1984). Ilir Hoxha duhet të tregojë gjithashtu ku gjenden aktualisht dy vëllezërit Hamit e Dari Meli, si edhe të pohojë rrethanat e vërteta të vdekjes së dy heronjve të rënë në prill-maj 1984, të cilët prehen në varrezat e Tiranës. Ata u varrosën me madhështi e të dekoruar si të rënë në krye të detyrës, por e vërteta është krejt tjetër. Përndryshe unë, i burgosur politik në vitin 1984 (qysh prej vitit 1978), nuk kisha nga ta dija se Fatmir Merdari është goditur natën me dy plumba pas shpine prej një distance të afërt, ndërsa Afrim Pahia ka kryer tentativë vetëvrasjeje, duke përplasur fort kokën pas murit në çastin e arrestimit me urdhër të Ilir Hoxhës. Ka vdekur në spital. Nëse u bëhet ekspertiza skeleteve të këtyre dy heronjve (mbasi t’iu jetë bërë më parë analiza e ADN-së), gjithçka bëhet e qartë edhe për më naivin e shqiptarëve. Por, normalisht, nuk lind nevoja të ndjekësh gjurmët, kur ujkun e ke përpara syve.

    Ilir E. Hoxha di gjithçka dhe e di shumë mirë ku i ka arkivuar dosjet e kësaj ngjarjeje, një substrakt i së cilës i është treguar edhe ekspertit belg që shqyrtoi dosjen time. Është në të mirën e krerëve të korruptuar të politikës shqiptare dhe të vetë Ilir Hoxhës që gjithçka t?i bëhet e ditur sot popullit shqiptar, para se ky t?i detyrojë ata të shprehen kundër dëshirës së tyre për një gjë të tillë. Tekefundit shqiptarët në këtë rast nuk do të kërkojnë asgjë më tepër se hapjen e dosjeve të një ngjarjeje të para 27 vjetësh.

    Të tjerat vijnë vetë pastaj? Institucionet, dokumentet, historia janë pronë e popullit shqiptar, jo e qiraxhinjve politikanë. Ashtu siç janë edhe heronjtë e atyre ngjarjeve bij të popullit e jo të politikanëve. Ndërkohë normat e demokracisë amerikane, opinioni i shëndetshëm publik amerikan, media e fuqishme amerikane si një pushtet i katërt real, ia bëjnë të pamundur diplomacisë amerikane dhe CIA-s fshehjen e mëtutjeshme të një skandali që ndriçohet sadopak. Populli shqiptar është proamerikan nga natyra dhe ky është një virtyt, ndërkohë që po jetojmë epokën e qytetërimit amerikan. Por miqësitë në politikë nuk mbahen symbyllas: ky është një ves fatal, i cili jo vetëm që kushton tepër shtrenjtë, por bëhet shkak të fitosh edhe përbuzjen e mikut të pasinqertë, duke të quajtur të padenjë për miqësinë e tij. Një ndër presidentët më të respektuar amerikanë, Ronald Regan, pas pushtimit të Grenadës së vogël më 1983, deklaroi: «Nuk mund të jemi të pafajshëm në një botë që nuk është e tillë.» Ne duhet t’ua bëjmë të qartë sot me argumente miqve tanë amerikanë fajin që ka bërë CIA dhe diplomacia e fshehtë amerikane ndaj Shqipërisë në maj 1984, ashtu si dyzet vjet para kësaj date.

    Ne dëshirojmë me gjithë zemër të jemi miq të amerikanëve, por nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë që trojet tona në jug të Shqipërisë dhe në veri të Kosovës e ndofta më gjerë, t’iu shërbejnë atyre për ujdi politike me Rusinë në Afganistan, Iran, apo në hartën e re gjeopolitike të Afrikës. Ne nuk mund dhe nuk duhet të pranojmë që, për hir të një miqësie fiktive, kombi ynë, tejet i dobësuar e aktualisht në një proces shpërbërjeje të dukshëm, të tretet me kalimin e kohës si kripa në ujë në Unionin Ballkanik ? ide kjo e hedhur rishtas prej diplomacisë amerikane në marrëveshje me BE. Të gjitha shenjat janë të qarta se kush do ta dominojë Unionin Ballkanik, ndërkohë që, siç shprehej dikur patrioti i shquar Sali Nivica, Serbia është Rusia prapa kodrës dhe Greqia, Rusia prapa malit. Ende pa u formuar ky Union, Greqia po avancon lirshëm në Shqipërinë e Jugut dhe Serbia është ulur këmbëkryq në veri të Kosovës dhe në enklavat e saj brenda territorit të Kosovës. Ndërkohë Serbia, me ndihmën e Ilir Metës e të kryeministrit, pretendon për minoritet edhe në Shqipëri.

    Politikanët e Tiranës, të cilët janë të gjithë me origjinë komuniste, kanë sot një shans historik, për të shpëtuar veten e tyre dhe kombin nga baltovina e pështirë ku po fundosen çdo ditë. Njëzet ish-kuadrot e rëndësishëm të DSJ-së, për të cilët bëhet fjalë, rrjedhin nga familje të mirëfillta komuniste; kjo imagjinohet lehtë, gjersa dihet se biografia politike ishte busulla e diktaturës. Më të moshuarit e atyre burrave sypatrembur janë sot 62 vjeç dhe gëzojnë shëndet të shkëlqyer. Shumë prej politikanëve të sotëm të Tiranës ka të ngjarë të kenë miqësi apo njohje të afërta me ata të njëzetë ose me familjarët e tyre, mbasi të dy palët i përkisnin pjesës më të privilegjuar të shoqërisë shqiptare nën diktaturë. Në këto rrethana tejet të favorshme për ta, politikanët e sotëm shqiptarë nuk duhet të ngurrojnë për t?iu mundësuar atyre trimave rikthimin zyrtarisht në atdhe. Ata të njëzetë do të shërbenin si një kontingjent i shkëlqyer për zgjidhjen e situatës kritike shqiptare, mbasi gëzojnë mirëbesimin e plotë të autoriteteve amerikane dhe janë të mbrujtur tashmë me kulturën politike e qytetare të Amerikës demokratike. Si rrjedhojë, ata janë shumë të besueshëm prej autoriteteve të SHBA, mbasi kanë dhënë prova aftësie e guximi në kuota të tilla, ku politikanëve të rëndomtë shqiptarë nuk u shkon dot as fantazia. Ata trima atdhetarë do të mundësonin një fazë të re e të shëndetshme të miqësisë shqiptaro-amerikane dhe një klimë të favorshme mbarëshqiptare për një Lidhje të Tretë.

    Në kasafortat e diplomacive të mëdha ekziston gjithmonë edhe një plan B për çështjet në proces. Politikanë të Prishtinës, Gjithë duke e vlerësuar kontributin amerikan për bombardimin e Serbisë nga NATO, ne nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se politika nuk udhëhiqet kurrë prej bamirësisë, por nga kalkulimet e interesit perspektiv. Dhe kjo është e natyrshme; e kundërta do të ishte utopi. Po nuk kuptuam kaq gjë, Ndërkombëtarët kanë të drejtë të na trajtojnë si një popull naiv, i sapozbritur prej pemëve. Dymbëdhjetë vjet pas bombardimeve të NATO-s, realiteti po tregon se SHBA nuk e çliruan Kosovën me qëllim që ta bënin një shtet të fortë e të qëndrueshëm (kur u intereson, ata dinë më mirë se kushdo tjetër në botë ta realizojnë diçka), por për ta pasur si resto hesapesh politike në sirtarët e diplomacisë së tyre të fshehtë. Ndonëse Millosheviçi vdiq në burg, Serbia sot jo vetëm nuk trajtohet si shtet agresor, por dalëngadalë asaj po i krijohen konjuktura të tilla politike që e bëjnë optimiste për rifitimin gradual të Kosovës.

    Ndërkohë që Veriu i Kosovës është realisht nën zotërimin serb dhe enklavat e manastireve shënojnë plasdarmet e ardhshme të Serbisë ndaj Kosovës së rraskapitur, Greqia po anekson në mes të ditës Jugun e Shqipërisë. 354,3 km² të detit Jon iu falën Athinës nga kryeministri shqiptar. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e pezulloi atë, por kryeministri filogrek, i cili është shqiptar vetëm nga pasaporta, ka autorizuar sërish bisedime të kundërligjshme në heshtje, për ta rivlerësuar paktin antikombëtar të detit. Nuk duhet harruar për asnjë çast se ai det nuk u përket vetëm shqiptarëve të Shqipërisë, por edhe atyre të Kosovës e më gjerë. Mirëpo sipas të gjitha gjasave, kryeministri shqiptar ka ndërmend t’ia bëjë këtë dhuratë Athinës në vjeshtë, me rastin e festës së tyre. Së bashku me regjistrimin e popullsisë sipas besimit fetar.

    Natyrisht, gjersa grekët po u ndërrojnë kombësinë eshtrave të të vdekurve shqiptarë, për t?i përdorur pastaj si sinorë të Vorioepirit në Korçë e gjetkë, pse të mos bëjnë të njëjtën gjë edhe me të gjallët e një populli të braktisur prej kreut të tij?

    Ndërsa para autoriteteve të Athinës kryeministri ynë qëndron kokulur si ndonjë vajzë e ndrojtur, qytetarët paqësorë shqiptarë ai i vret pa gjë të keq në mes të bulevardit, pastaj hedh valle me eunukët e partisë së tij, disa metra matanë pllakave të përgjakura. Dhe për të gjitha këto akte antishqiptare e antinjerëzore, pa llogaritur korrupsionin më të madh në Evropë dhe ngujimet e gjakmarrjes mesjetare të mijëra familjeve, ambasadori amerikan në Tiranë i akordoi titullin burrë shteti. Dihet se për të kryer punë të pista në vendet pa zot, nevojiten instrumente të pisët, me etiketë të ndryshuar. Ky është një mësim i lashtë i historisë.

    Natyrshëm lind pyetja: Nëse SHBA do të ishin miq të sinqertë të shqiptarëve (në Kosovë e Shqipëri), a do t’i stimulonin vallë këto veprime kaq të dëmshme në vendet tona respektive? A do të akuzohej aq rëndë kryeministri i Kosovës në prag të dialogut me Serbinë dhe mandej gojët akuzuese të heshtnin si me magji, mbasi të merrte rrugë ky dialog me leverdi të njëanshme?

    Nuk është e nevojshme të jesh politikan, për të kuptuar se gjashtë milionë izraelitë bëjnë ligjin në mes të qindra milionë arabëve, duke mos zbatuar as rezolutat e OKB-së, vetëm pse janë aleatë strategjikë, pra, miq të amerikanëve. Atëherë, si mund të mendojmë ne se amerikanët na vlerësojnë vërtet si miq, ndërkohë që kombi ynë po shkon qartazi në shpërbërje graduale, populli shqiptar në Kosovë e Shqipëri po vuan të zitë e ullirit i nëpërkëmbur prej serbëve e grekëve, dhe amerikanët u thonë kryeministrave tanë ?kështu vazhdoni, se e keni mirë? ? «Miqësi» të tilla kanë kosto më të lartë se armiqësitë e shpallura. Jo, angloamerikanët kanë qenë miq të Enver Hoxhës dhe të bëmave të tij antishqiptare qysh prej Luftës së Dytë Botërore, për hir të objektivave të politikës së tyre në rajonin e Ballkanit. Këtë mbështetje të hapur ndaj diktaturës së Enver Hoxhës ata e përsëritën edhe në maj të vitit 1984. CIA vazhdon t?i mbajë edhe sot në Amerikë njëzet komplotistët që rrezikuan jetën në luftë kundër diktaturës (dy prej atyre ranë në atë luftë), ndërsa i biri i diktatorit, Ilir Hoxha, është beniamin i tyre edhe sot. Populli shqiptar duhet ta bëjë të flasë ish-Drejtorin e DSJ-së, i cili di shumë për veprimtarinë agjenturore të babait dhe të tijën. Dalja në dritë e të vërtetës së ngjarjeve të majit 1984 është domosdoshmëri jetike për popullin e për kombin shqiptar, nëse duam të kemi vërtet të ardhme të denjë. Ne duhet të bëjmë çmos që autoritetet amerikane ta njohin zyrtarisht padrejtësinë që i kanë bërë popullit e kombit tonë, t?i kompensojnë dëmet e shkaktuara konform ligjeve përkatëse dhe ta korrigjojnë në të ardhmen shënjestrën e diplomacisë së tyre ndaj kombit shqiptar. Në arkivin e shërbimit sekret shqiptar ekzistojnë të gjitha dosjet përkatëse, që mundësojnë zbardhjen e kësaj çështjeje jetike brenda një gjysmë ore. Nuk ka forcë që ta mposhtë të vërtetën. Politikanët e opozitës kosovare janë në pozicion të përshtatshëm për të dhënë një kontribut të çmuar në këtë drejtim, pa u ndikuar as prej pushtetit të Tiranës e as prej atij të Prishtinës. Popullarizimi i këtij problemi madhor do të vinte në lëvizje median e fuqishme amerikane, zëri i së cilës dëgjohet me vëmendje prej institucioneve autoritare të Washingtonit, si Kongresi apo qeveria federale. Është e sigurt se zbardhja e kësaj çështjeje jetike do të shënonte një erë të re si në marrëdhëniet amerikano-shqiptare edhe për të ardhmen e popullit dhe të kombit shqiptar.

    Zoti Ambasador Arvizu

    Dosja ime si azilant politik në Bruksel ka trajtën e një aktakuze ndaj CIA-s. Vetëkuptohet që bëhet fjalë për një aktakuzë të mbështetur në prova të pakundërshtueshme, përndryshe ajo nuk do të pranohej kurrë prej aleatëve tuaj të Brukselit. Depozitimi, pas shumë përpjekjesh, i asaj aktakuze më ka kushtuar shtrenjtë. Jo vetëm që autoritetet belge më lanë shtatë vjet e gjysmë pa dokumentet përkatëse, por gjatë gjithë kohës, edhe tani, jam i privuar nga e drejta e komunikimit me median belge, si edhe nga e drejta për të pasur një avokat. Kam shkuar edhe në Luksemburg, Francë e gjetkë, për të siguruar një avokat. Nuk ka vonuar shumë dhe ata janë tërhequr, të sinjalizuar prej dikujt. Kjo këmbëngulje për të fshehur një të vërtetë dramatike, që po çon drejt një perspektive të zymtë kombin dhe popullin shqiptar, më bënte më të vendosur për të hedhur me çdo kusht dritë mbi të, megjithëse kisha dy fëmijë të vegjël dhe po ballafaqohesha me disa vështirësi të paparashikuara, të organizuara prej atyre që teorikisht i ngrenë në qiell të drejtat e njeriut. Ju jeni diplomat karriere i një superfuqie dhe i kuptoni më lehtë se kushdo tjetër edhe ato që unë nuk i them dot në këtë shkrim. “Diplomacia është një polici me kostum madhështor”, ka thënë Napoleoni. Këto fjalë të gjeniut korsikan m’u kujtuan atë ditë kur ju i akorduat titullin burrë shteti vrasësit gjakftohtë të katër bashkatdhetarëve të mi paqësorë. Ju mund të thoni me të drejtë: “Para se të vriste ata të katër, ai dhe bashkëfajtorët e tij kanë vrarë disa mijëra shqiptarë më 1997-98, vranë fukarenjtë e Gërdecit e po tallen prej vitesh me dosjen e tyre gjyqësore, po lënë të vriten përditë familjet e ngujuara nga gjakmarrja, pastaj vranë ata të katër më 21 janar 2011. Natyrisht, ekspertët amerikanë, pas një sorollatjeje të gjatë, do të shpallin fajtorë dy-tri koka turku. Ra shi, e piu dheu. Tekefundit gjaku shqiptar dëm ka shkuar përherë”. Po, kjo nuk do të jetë një risi, z. Ambasador.

    Kështu veprohet në kolonitë e pashpallura, ku ambasadorët amerikanë luajnë rolin e diplomatëve guvernatorë. Shpresoj se kjo gjendje nuk do të vazhdojë më në trojet shqiptare, mbasi të ndriçohet e vërteta që po mbahet e kyçur në arkivat e shërbimit sekret shqiptar, si edhe në Langley. Do të ishte në të mirë të prestigjit të superfuqisë që përfaqësoni ndërhyrja juaj për ta bindur burrin e shtetit, që të urdhërojë zbardhjen e asaj të vërtete të madhe me hapjen e dosjeve përkatëse. Gjithashtu ju mund t’i sugjeroni edhe mikut të preferuar të CIAs, Ilir Hoxhës, të japë kontributin e tij për zgjidhjen e shpejtë të një çështjeje të qartë si drita e diellit. Ndihmesë mund të japin edhe katër kriminelët e afirmuar të Sigurimit të Shtetit të diktaturës komuniste, të cilët punojnë në ambasadën tuaj prej dy dekadash, së bashku me shumë kolegë të tjerë të sojit të tyre. Në një libër të botuar para një viti në Tiranë me titull Heronjtë e Kotësisë, unë kam publikuar një listë me emrat e 26 sigurimsave shqiptarë të inkriminuar, të cilët punojnë në ambasadën tuaj kundër rregullave të parashikuara në pikën 35 të formularit të aplikimit për punësim të miratuar nga DASH, i cili ndalon punësimin në atë ambasadë të ish-komunistëve, ish-fashistëve dhe ish-dëshmitarëve në hetuesi ose gjyq të të burgosurve politikë në kohën e diktaturës. Shumica dërrmuese e të punësuarve shqiptarë në ambasadën tuaj i përkasin pikërisht kategorisë të tre «ishave» të lartpërmendur, ndërsa ata të 26 kanë të kaluar kriminale. Për ilustrim po ju citoj vetëm emrin e njërit prej atyre 26 keqbërësve të popullit shqiptar, që ju vazhdoni t’i strehoni e t’i ushqeni në ambasadë. E quajnë Rrapo Hazizi, nga Skrapari. Ka qenë shef i kufirit të Jugut në Shqipëri deri më 1991.

    Prej datës 3 shkurt 1990 deri në 23 gusht 1990 (pak më shumë se 6 muaj) me urdhër të mysafirit tuaj të nderuar, Rrapo Hazizi, janë vrarë në pika të ndryshme të kufirit të Jugut 23 djem shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç, në një kohë që me ligj arratisja në këtë periudhë nuk cilësohej me “tradhti ndaj atdheut” dhe neni përkatës i Kodit Penal parashikonte si dënim maksimal pesë vjet burg. Në faqen 269 të librit “Heronjtë e Kotësisë” është botuar lista e plotë e 23 viktimave të pafajshme të kryemikut tuaj, Rrapo Hazizi, me emër, mbiemër, rrethi ku ka lindur secili prej tyre, mosha, posta kufitare ku është vrarë dhe data e saktë e vrasjes. Biznesmeni i suksesshëm amerikano-shqiptar, Geri Kokalari, i ka shkruar dy herë DASH-it për 26 kriminelët e Sigurimit të Shtetit diktatorial, që ambasada amerikane në Tiranë po strehon prej dy dekadash, duke abuzuar me nenin 35 të formularit të aplikimit për tu punësuar atje. Mirëpo gjithçka bie në vesh të shurdhër? I citova këto detaje për të treguar se, kur ua kërkojnë interesat e kamufluara, amerikanët i shkelin pa teklif rregullat dhe ligjet e tyre.

    Ashtu siç kanë shkelur edhe parimet bazë të demokracisë, duke mbështetur për gjysmë shekulli një diktator mizor si Enver Hoxha, për hir të synimeve të fshehta në rajonin problematik të Ballkanit. Natyrisht, ju zbatoni udhëzimet që ju jepen dhe kjo është normale. Mirëpo do të jetë diçka krejt anormale, sikur ju të porositni nën zë burrin e shtetit, që të mos lejojë zbardhjen e çështjes për të cilën po ju shqetësoj, ndërkohë që ajo është e vetëzbardhur, veçse duhet pranuar zyrtarisht nga Tirana dhe nga Washingtoni.

    Motra e Vëllezër shqiptarë, kudo që gjendeni

    Në historinë e dhimbshme të popujve të nëpërkëmbur, por mjaft rezistentë ndaj së keqes, ka një çast të papërsëritshëm kur Zoti i shpërblen ata, duke u ofruar mundësinë e shpëtimit të përhershëm me një çmim modest. Ky është sahati i bekuar i historisë së tyre, që vjen si kompensim i gjakut të derdhur pa hesap, i djersës së shkuar lumë në dobi të keqbërësve, i vuajtjeve shekullore të një populli që ka mbijetuar gjithmonë me shpirt ndër dhëmbë, por që nuk ka mundur kurrë të jetojë në mënyrë të denjë.

    Ky shans historik nuk u paraqitet të gjithë popujve të vuajtur, por vetëm atyre që kanë vuajtur më shumë se të tjerët dhe kanë rezistuar më shumë se të tjerët. Cili popull i Evropës ka vuajtur më shumë se shqiptarët dhe cili komb evropian është masakruar sa kombi ynë? Sot shqiptarët kanë në duart e tyre mundësinë e zgjidhjes rrënjësore të problemit shoqëror e kombëtar në mënyrë të qytetëruar. Ne jemi në gjendje t?i argumentojmë në mënyrë bindëse shtetit më të fuqishëm të botës ? superfuqisë amerikane ? se na ka borxh lirinë e sabotuar në favor të diktatorit Hoxha dhe, si rrjedhojë e paevitueshme e këtij veprimi, shkrehjen e kombit, që po shkon gradualisht drejt shpërbërjes përfundimtare. Provat për këtë janë të shumta e të shumëllojshme. Të njëzet e dy komplotistët kanë dosjet e tyre në arkivin e shërbimit sekret shqiptar, si edhe nga një album fotografish, që ilustron misionet e tyre më të rëndësishme të kryera jashtë atdheut.

    Dosja ime në Bruksel është një akuzë e mirëfilltë ndaj CIA-s për ngjarjet e atij komploti të sabotuar. Gjithë përmbajtja e dosjes është verifikuar një për një prej ekspertit belg, që ka shkuar posaçërisht në Tiranë. Si përfundim, asnjë detaj i saj nuk është hedhur dot poshtë. Ajo është vulosur e kyçosur në kasafortë. Përballë provave dokumentare, me protagonistë ngjarjesh të gjallë e të vdekur, me dosje e me albume në arkivat sekrete të Tiranës e në Langley, ato ngjarje nuk mund të mohohen dot më prej kurrkujt. Veçse duhen hedhur hapat e nevojshëm që Tirana vasale dhe Washingtoni padron t’i pranojnë ato zyrtarisht. Nuk është në stilin qeverisës dhe në natyrën e shtetarëve amerikanë që të heshtin e të fshihen si struci, kur një popull u kërkon me zë të lartë që të prononcohen rreth një akuze që bie mbi ta.

    Veçse vendosmëria në veprim është gjithmonë e domosdoshme për zgjidhjen e problemeve madhore. Ne jemi dëshmitarë të luftës heroike që po bëjnë popujt e Afrikës për lirinë e tyre. Ndërsa shqiptarëve nuk u kërkohet sot një sakrificë e tillë për të fituar lirinë dhe dinjitetin kombëtar të nëpërkëmbur. Në këto kushte, le të tregohemi të paktën një herë popull i ndërgjegjësuar e jo turma të çoroditura, të cilave nuk iu bën më përshtypje përçarja e sundimi. Ata të njëzetë duhet t’i çlirojmë ne prej CIA-s, mandej është radha e atyre të na çlirojnë prej skllavërisë së dyfishtë. Për të arritur këtë objektiv madhor, duhet të luftojmë të gjithë së bashku, shqiptarë të Kosovës e të Shqipërisë, pa dallim bindjeje politike e ngjyrash partiake thjesht si SHQIPTARË.

    Ne duhet t’i detyrojmë patjetër politikanët tanë t’i japin rrugë pa vonesë zgjidhjes së kësaj çështjeje vendimtare, për të cilën disponohet një dokumentacion i pasur, që hedh dritë të plotë mbi të gjitha detajet. Po hoqëm dorë nga zgjidhja e këtij problemi lehtësisht të zgjidhshëm, ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm se kemi hequr dorë përfundimisht nga liria dhe dinjiteti ynë si popull e si komb. Në këtë mënyrë ne do t’i nënshtrohemi vullnetarisht një skllavërie pa fund në shekullin XXI, duke mbajtur përgjegjësi për të ardhmen e zymtë të fëmijëve tanë, të brezave që vijnë, si edhe për kombin e kërcënuar nga shpërbërja graduale.

    Agim Hamiti
    P. S. Kush është i interesuar për të lexuar dy vëllimet e librit “Odiseja e një Detektivi”, për të cilin bëhet fjalë në artikullin e mësipërm, mjafton të dërgojë një kërkesë të thjeshtë në e-mailin tim: [email protected] dhe unë do t’ia nis atë falas në pdf.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje