Toyota Corolla, makina më popullore në mbarë botën

2 Shkurt 2012, 13:25Lifestyle TEMA

Kurrë nuk do ndjeni për të pasionin e një Ferrari. Nuk do e gjeni kurrë në muret e një dhome foton e saj. Por Toyota Corolla është bërë makina më e shitur e të gjitha kohërave, duke kaluar Ford Seria F.

Makina japoneze ka shitur 37.5 milion makina që kur doli për herë të parë në treg në vitin 1966.

Sipas këtyre shifrave, rezulton që çdo 40 sekonda është shitur një makinë e tillë. Aktualisht prodhohet gjenerata e dhjetë e kësaj makine në Japoni, Brazil, Kanada, Kinë, Indi, Indonezi, Malajzi, Pakistan, Filipine, Afrikën e Jugut, Tajvan, Tajlandë, Turqi dhe Venezuelë.

Gjeni më poshtë listën e 10 makinave më të shitura të të gjitha kohërave.

 

-Toyota Corolla (1966 – aktualisht)

Shitjet: 37.5 milion

-Ford F-Series (1948 – aktualisht)

Shitjet: 35 milion

-Volkswagen Golf (1974 – aktualisht)

Shitjet: 27.5 milion

-Volkswagen Beetle (1933 – 2003)

Shitjet: 23.5 milion

-Ford Escort (1968 – 2000)

Shitjet: 20 milion

-Honda Civic (1972 – aktualisht)

Shitjet: 18.5 milion

-Honda Accord (1976 – aktualisht)

Shitjet: 17.5 milion

-Ford Model T (1908 – 1927)

Shitjet: 16.5 milion

-Volkswagen Passat (1973 – aktualisht)

Shitjet: 15.5 milion

-Chevy Impala (1958 – aktualisht)

Shitjet: 14 milion

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje