Policia i shkatërron makinën pse nuk vuri rripin e sigurimit (FOTO)

3 Shkurt 2012, 11:31Lifestyle TEMA
Policia i shkatërron makinën pse nuk vuri rripin e sigurimit (FOTO)

Kur udhëtoni me makinën tuaj, duhet që të vini gjithmonë rripin e sigurimit. Kjo, jo vetëm për të shmangur dëmtimet në raste aksidentesh, por edhe sepse mund ta pësoni si biznesmeni 73-vjeçar britanik, Robert Whatley.

Ky i fundit është përballur me një ngjarje të pazakontë ndërsa ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij tip Range Rover në vitin 2009. Një polic, teksa e ka ndaluar pse nuk kishte vënë rripin e sigurimit, në vend që të trokiste lehtë në xhamin e makinës së tij që ta hapte, ka goditur xhamin e përparmë të makinës plot 15 herë me një shkop, duke e shkatërruar atë.

“Policët ishin çmendur. Me siguri po të ishte dikush aty do të mendonte që unë kisha grabitur ndonjë bankë,” tha Whatley. Gjykata vendosi që ta dëmshpërblejë atë me 20 mijë paund.

8 komente në “Policia i shkatërron makinën pse nuk vuri rripin e sigurimit (FOTO)”

  1. kola says:

    duhet te veprohet dhe ketu ne shqiperi keshtu , per te rrespektuar rregullat policia duhet te veproj , nuk eshte e vertet qe polici ja ka thyer xhamat pa i kerkuar qe ai ti hapi , policat angleze jane teper teper te rregullt dhe te rrespektuar me gjdo lloj rrace , duhet pare dhe komentet e policit qe kreu aktin ,

    1. Shqiptari says:

      O Kol, nuk behen me kanun keto pune. Edhe nese ai nuk e hap xhamin, policia (sidomos ajo angleze)ka protokolle per te ndjekur.
      Kete e mbeshtet edhe vendimi i gjykates.
      Punet e mira ne Shqiperi nuk behen me dhune, por me edukim, deri sa te zbuten shumica e “kafsheve” pastaj mund te veproje dhuna e ligjit. (jo e policit)

  2. salistalin says:

    Ne britani thyerja e xhamit te pare te makines behet zakonisht nqse paraqitet nje rast i mundshem i nje ikje te metejshme nga i ndaluari. Kjo metode perdoret per te shmangur nje ndjekje te rrezikshme me makine.
    Qarte qe ne kete rast policet kane abuzuar me detyren.

  3. beni uk says:

    shikojeni pak kete nuk esht se ai nuk vuri rripin po ai nuk i ndaloi policis ne ndlekje.kur ndaloi theu chamin mendonin se ishte person problematik. http://www.walesonline.co.uk/_services/ajax/ajax_controller.cfm?event=kyteURL&t=video&u=channels/396762/992320

    1. Ore ta diskutojme nje here mos e ka fajin Saliu dhe ketu:P
      O gazetare kshu i transformoni lajmet ju?
      Mos ngatarroni Kekun me Byrekun se lat nam

  4. skifteri says:

    plak legen, o gazetar nga e ke gjet kte lajm, nuk e shikon ne video qe ska te bej fare rrypi, a e shikon qe dhe deren e makines ja ka mbyllur nga brenda, ca do bente polici do i lutej qe te hapte xhamin? informohuni para se te vini lajmin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje