Sa e vështirë që të hetosh një gjykatës

6 Shkurt 2012, 20:12Politika TEMA
Sa e vështirë që të hetosh një gjykatës

Nga Besar Likmeta*, BIRN

Prokurorët thanë në një deklaratë se tre të dyshuarit kanë tentuar të ndikojnë në gjyqin e Vilson Millarajt në Gjykatën e Lartë, i cili ishte dënuar me 20 vite burg për vrasje.

“Nga përgjimet telefonike ka dalë se dy të dyshuarit po mblidhnin shuma gjigante parash për të zgjidhur çështjen në favor të Millarajt,” thanë prokurorët.

“Personi që premtonte zgjidhjen e çështjes në Gjykatën e Lartë ishte Agron Lumeshi, një i afërm i drejtuesit të gjyqit, Gani Dizdari,” shtuan ata.

Megjithëse Gjykata e Lartë në maj të vitit 2011 vendosi të linte në fuqi vendimin për Millarajn, prokurorët këmbëngulin se të dyshuarit janë informuar se ishin nën vëzhgim dhe se ata u njoftuan për vendimin e gjyqit një ditë përpara se të bëhej publik. “Nga përgjimet rezulton qartësisht se të dyshuarit ishin njoftuar për vendimin e gjykatës një ditë përpara se të jepej,” thuhet në deklaratë.

Përmes zëdhënëses së Gjykatës së Lartë, gjykatësi Gani Dizdari tha për Balkan Insight se ai nuk ishte në dijeni të ndonjë komunikimi mes të dyshuarve dhe panelit gjykues.

“Gjykata e Lartë ka dhënë vendimin më 11 maj 2011 dhe vendimi është ai që është,” tha Dizdari.

Gjykata e Lartë ka qenë nën kritika të ashpra nga publiku dhe media, e akuzuar për arsyetime të dyshimta në mbylljen e disa gjyqeve të profilit të lartë për korrupsion, me të akuzuar ministra të qeverisë.

Prokurorët në Shqipëri janë penguar seriozisht në hetimin e gjykatësve, për shkak se ata kanë imunitet sipas ligjit.

Kryeprokurorja Ina Rama ka bërë thirrje disa herë për një amendim kushtetues që do të kufizonte imunitetin e gjykatësve, në mënyrë që të forcohej lufta kundër korrupsionit në gjyqësor.

“Nëse Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm kërkon autorizim për të hetuar në gjykatës për akuzën e korrupsionit, hetimi është bërë tashmë publik dhe është vështirë që të ecësh përpara,” tha ajo gjatë një konference për reformën në gjyqësor në tetor të vitit 2009. “Është e pamundur të hetosh një gjykatës për korrupsion nëse ai e di se po hetohet,” tha Rama.

Megjithatë gjykatësit e Gjykatës së Lartë kanë qenë shumë të prirur për të mbajtur imunitetin nga hetimi dhe kanë dalë publikisht kundër një propozimi të tillë.

Në një deklaratë të paraqitur në një konferencë më 18 nëntor 2011, në emër të Gjykatës së Lartë, gjykatësi Ardian Dvorani tha se Shqipëria “nuk ka kushtet e duhura demokratike për të hequr plotësisht imunitetin e gjykatësve”.

6 komente në “Sa e vështirë që të hetosh një gjykatës”

  1. kashuri says:

    o Tema jeni bere me keq se ZP-ja
    Nejse mire beni, se vijne militantet e PS-se dhe e shfryjne dufin ketu.
    Me mire para kompjuterit, se tju marri Edvini e tju coje te kasapi para Kryeministrise

    1. Ton says:

      Po mire o plehre e ndyre e Saliut…po kalove para Kryeminstrise duhet qe te pushkatohesh?

      1. Thana says:

        JE I SIGURTE QE ESHTE PLEHRE E SALIUT DHE JO VETE AI?

      2. fule says:

        O pushkatohesh ose te var kashuri te palma e motres se vet. Une do preferoja kete te dyten…sinqerisht.

        p.s. kashuri eshte Tom Ndreca i kolegjit, po mbron koleget

  2. Ton says:

    Po kur thote…: t’u coje te kasapi para Kryeministrise.
    Dhe vete e dine qelbesirat e Saliut qe e kane kasapin te kryeministria. Ptu, fare e keqe.

  3. ALBAN DEGA says:

    FYTYRA E VERTETE E NJE QEVERIE TE PAFYTYRE

    – Cfare mund te presesh me teper nga nje qeveri gangsteresh me vota te vjedhura?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    “Qeverie gangsteresh” e ka quajtur regjimin e Berishee se asaj kohe gazeta prestigjioze e Londres “ The Gardian” ne vitin 1997. “Kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit”, e ka quajtur mbreti i shtypit te lire “ The New York Times” para dy vjetesh qeverisjen e tij fill pas tragjedise se Gerdecit. Keto percaktime jane vetem maja e ajsbergut te korrupsionit te kesaj qeverie me vota te vjedhura.

    Kur do te vije demokracia ne Shqiperi!?

    Aq i madh eshte korrupsioni i qeverise se votave te vjedhura ne Shqiperi, sa sic e pohon me gojen e vet, per emerimin ne postin e Kryeinspektorit te Inspektoratit Qendror Teknik, IQT, Zoti Virgjil Joti kishte paguar nomenklaturen e zeze emeruese te korrupsionit me shumen 500 mije euro.
    Kush i mori keto para te zeza me siguri nga krimi i organizuar dhe larja e parave te pista!? Sigurisht qe emeruesit e tij. Pra ose ministri i Ekonomise se zeze Z. Dritan Prifti ose shefja okulte e personelit dhe burimeve njerezore te qeverise A… M… B ose kryetari i qeverise Z. Sali Berisha. Ose, ose i kane ndare te tre me njeri- tjetrin. Eshte detyre urgjente e Gjykates se Krimeve te Renda te hetojne deri ne detaje dhe zbulojne mekanizmin jo vetem te ketij emerimi te zi, por edhe te qindra doganierve, tatimoreve e bosave te tyre.
    “Une do te besoja se demokracia do te vendoset ne Shqiperi vetem ate dite kur nderrimi i qeverive nuk do te sjelle edhe nderrimin e doganiereve“, shkruante kohet e fundit publicisti i mirenjohur Pellumb Kulla. Une do te shtoja jo vetem te doganiereve por edhe tatimoreve, te prokuroreve, te gjykatesve, te policeve dhe te cdo personi ku ndodhet paraja dhe mundi, hallet dhe interest jetike te popullit shqiptar.

    Vjedhja e votave dhe tenderat e posteve

    Pse ! Sepse mafia e korrupsionit ne Shqiperi ka krijuar rrethin e saj vicioz. Sepse kjo qeveri qe qeveris me vota te vjedhura sot ne Shqiperi eshte po aq ne mos edhe me e korruptuar se paraardhesja e saj me mikun e Berishes, Fatos Nano ne krye.
    Pse! Sepse vete kjo qeveri bashke me votat e popullit ka vjedhur edhe mandatin e qeverises. Si i tille ky mandat eshte jo vetem i paligjshem, por shume me teper se aq. Eshte i kunderligjshem dhe krejt kriminal. Asnje qeveri me shume se kjo e sotmja nuk e meriton jo vetem titullin qeveri gangsteresh, por nje bande qeverisese, nje bande vjedhesish votash.
    Ky eshte burimi i te gjitha te keqijave ne Shqiperie ne cdo fushe te jetes se saj politike, ekonomike, financiare, sociale, kulturore, artistike.
    Maja e ketij korrupsioni fillon qe ne hallken e pare te saj, qe ne emerimet nga shkalla me e ulet e deri ne shkallen me te larte te saj. Cdo emerim ne cdo hallke te saj eshte kthyer ne nje tender okult kur postin e merr ai qe paguan me shume.
    Pse !? Sepse mafia e korrupsionit ne Shqiperi eshte duke e cuar ate perdite e me shume, edhe me keq edhe me shpejt se ish- mafia qeveritare greke vendin e saj , drejt gremines, ku 1997 do te na duket lule ose limonate.
    Vete fakti qe huamarrja e qeverise se sotme eshte gati shtatefishuar gjate muajve te fundit eshte treguesi me i qarte se cfare qeverisje kemi ne krye. Vete fakti qe cmimet e te gjitha mallrave e sherbimeve ne Shqiperi jane tre-fishuar gjate 6 vjeteve te fundit tregon mechanizing e reverses shqiptare.

    Dukuria Joti dhe paniku i humbjes

    Konkretisht po analizoj vetem kete dukuri… Virgjil Joti fitoi tenderin e postit te kryeinpsektorit te Inspektoratit Teknik te Shqiperise me shumen 500 mije euro. Sapo merr postin ai mendon vetem se si te rifitoje dhe shumefishoje sa me shpejt shpenzimin e tij per bosat qe e emeruan. Duke llogaritur afatin 4 vjecar te qeverisjes qe e emeron ai ben llogarite dhe fillimisht ve nje gjobe prej 10 000 dollare per cdo anije me gaz. Cdo gje eshte ne rregull. Ka kohe per te shumefishuar investimin e bere ne tenderin e tij.
    Cfare ndodh!? Opozita fillon protestat. Besimi se kjo qeverisje hajdute me vota te vjedhura do te qendroje 4 vjet ne fuqi tek Virgjil Joti tronditet. E kupton se po te bjere qeveria, bashke me te ikin 500 000 eurot e karrikes se tij te florinjte.
    Alarm…Panik ! Faktori kohe e hedh ne veprim te metejshem. Joti dyfishon gjoben nga 10 ne 20 mije dollare per cdo anije me gaz…..
    Kjo ndodh me kryeinspektorin e Kontrollit Teknik. Kjo ndodhe me kryeinspektorin e Doganave. Kjo ndodh me Kryeinpsektorin e Tatimeve. Kjo ndodhe me kryeinspektorin e KESH-it… Kjo ndodhe ne cdo hallke te qeverisjes ku eshte paraja, mundi dhe djersa e popullit.
    Cfare ndodhe me biznesmenet perkates. Ata nuk jane futur ne biznes per te humbur, por per te fituar. Gjobat nga lart rriten. Si te ruajne e shtojne fitimin!!? E vetmja rruge eshte rritja e cmimeve te mallrave dhe sherbimeve. Kjo eshte arsyeja kryesore e rritjes se cmimeve te cdo lloj produkti e malli duke filluar nga buka e preshi e deri tek cdo mall apo sherbim tjeter qe ne Shqiperi eshte prej 2 e deri pese here me i larte se ne shtetet fqinje, per te mos i krahasuar me SHBA-ne me te cilen kjo diference shkon deri ne dhjete here me shume ne Shqiperi se ne vendin me te zhvilluar te Botes. Pse !?

    Rrethi vicioz i korrupsionit

    Shume kollaj per ta kuptuar… Nga vota e vjedhur, nga vota e korruptuar korruptohet cdo hallke e shtetit dhe e demokracise. Pushteti legislativ miraton ligje pa pasur legjitimitetin e votes per veten e vet. Votuesit e tij ne Kuvend, deputetet kane nje mandat te dyshimte e per pasoje te paligjshem dhe jane gati te bejne gjithcka vetem per te tuajtur privilegjet dhe pushtetin e vet te paligjshem.
    Pushteti ekzekutiv zbaton ligje pa qene i ligjshem per veten e vet qe ne themelin e tij pasi ai votohet nga nje Kuvend me legjitimitet te dyshimte, qe komandohet pikerisht nga shefi i ekzekutivit .
    Pushteti juridik jep drejtesi dhe zbaton ligjin duke qene i paligjshem qe ne fillesen e tij, emerimin e gjyqtareve dhe prokuroreve ne baze te interesave dhe ne sherbim te dy hallkave te mesiperme dhe me konkretisht nga i njejti person qe komandon te dy pushtetet e para . Akush me mire se ata nuk njohin fuqine e parase dhe te ryshfetit qe eshte kryeligji i pjese se kurruptuar te pushtetit juridik.
    Cfare ndodh konkretisht. Arrestohet Virgjil Joti. Fillon procesi penal ndaj tij me shume vonese rreth 6 muaj pasi pala e demtuar kishte njoftuar me SMS te mbyllura e me leter te hapur drejtuar vete Kryeministrin Berisha…
    Cdo SMS edhe per nje celular te vjedhur nga ndonje cironke apo nga ndonje rrenje kanabis sativa ne kopshtin e nje plake me nje kembe ne varr mberrin menjehere ne syrin e veshin e tij. Jo letrat e hapura per dhjetra mijera dollare gjobvenie nga peshqit e medhenj si Virgjil Joti.

    Vjedh nje cent perfundon ne burg…vjedh miliona behesh milioner

    Cironkat denohen deri tre vjet burg per nje celular qe kushton 3- 5 mije leke. Jo ata qe per nje anije te isnpektuar vetem per anet teknike fusin ne xhep me nje dore 20 mije dollare!… Kesaj i thojne shkurt e bukur vjedh nje cent perfundon ne burg , vjedh miliona behesh milioner!
    Pasi kryhen hetimet , fillojne zvarritjet, fshihen provat, shuhen a humbasin shiritat e pergjimeve dhe filmimve, ‘aksidentohen “ apo zhduken deshmitaret….. tejkalohen afatet e hetimit dhe …. Perfundimi: Gjykata e Larte pushon ceshtjen. A nuk u veprua keshtu me ceshtjn e ish- Ministrit te Transportit Z. Lulezim Basha per mega- vjedhjet mbi 250 milione euroshe te “rruges se kombit” , me dosjen e ish- Ministrit te Mbrojtjes Z. Fatmir Mediu per ceshtjen tragjike te Gerdecit, te paguar me jeten e 26 viktimave, perfshi edhe bebe….
    Pse!? Kontrolloni pasurite e vilat e gjyqtareve, prokuroreve, hetuesve, kryepoliceve… deputeteve. ministrave. Me cka u bene ato!?
    Ka edhe me keq… Jane po keta gjyqtare, po keta prokurore qe me nje te shkelur te syrit nga lart, ku tenderohet dhe percaktohet, ku urdherohet e vendoset emerimi apo mosvotimi i tyre, sic ndodhi ditet e fundit me gjyqtarin Vangjel Kosta, jo vetem mbyllin hetimet, por edhe demshperblejne shkeles ligji te vertetuar, te incizuar, te filmuar edhe nga mediat nderkombetare.
    Shperblimi i gjeneralit Agim Shehu, ish- drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit me shumen 140 milione leke nga gjykatat e Berishes dhe me postin e Zevendesdrejtorit te Pergjithshem te Tatimeve te Republikes se Shqiperise nga dora e Berishes eshte me tipiku. Ne fund te fundit se mos jane parate e qeverise. Jane taksat dhe parate, mundi e djersa e popullit!

    Ndeshkimet shembullore te Berishes ndaj korrupsionit

    E kam pare ne ekranet e CNN-it e lexuar me syte mi ne faqet e gazetave me te medha amerikane, spanjolle, angleze, italiane … urdherat e tij per te ushtruar dhune kunder liderve te opozites jo vetem kunder tyre, pleqve, grave por edhe kunder gazetareve te huaj me 28 maj 1996 dhe “gjykatat e pavarura e demokratke” te Berishes e nxjerrin te pafajshem dhe e demshperblejne me 140 milione leke Agim Shehun , qe se bashku me Gjeneralin e gjendjes se jashtezakonshme ne 1997-en Bashkim Gazidede jane dy nder xhelatet me te eger te asaj katrahure kombetare e nderkombetare, qe e vendosi Shqiperine nen protektoratin e Evropes demokratike per te siguruar mbijetesen e saj, me mbi 10 mije viktima.
    A nuk ka plotesisht te drejte Berisha kur thote se ‘ une nuk dal mbi gjykaten” Nuk ka si del kurrsesi, sepse ne fakt ai eshte kryegjykatesi. Si mund te dale kryegjykatesi i Shqiperise mbi gjykatat, qe kurre nuk kane vendosur e as behet fjale per te marre vendim kunder tij!?
    A nuk ishte po ky Sali Berisha qe qe betuar e sterbetuar se mamuthet e korrupsionit, se peshkaqenet e korrupsionit, se … terrci e verrci do te perfundonin ne bankat e te akuzuarit.
    A nuk eshte po ky Sali Berisha qe dite e nate mburret e rrah gjoksin, tund e shkund bajrakun e “sukseseve te tij ne luften kunder korrupsionit” !?
    Le te me thote emrin e nje ish- ministri a ish- zevendesminstri te qeverive te meparshme, per te mos folur per te sotmen, qe qeveria e tij te kete denoncuar para drejtesise dhe gjykatave shqiptare!? I kerkoj falje Sali Berishes per kujtesen time te dobet… Harrova se “e ka ndeshkuar shume ashper” “akademikun e Harvardit per korrupsion” Dritan Prifti, duke e bere minister te Ekonomise ne qeverine e sotme!?
    Vetem dy dite pas kapjes ne flagrance te kryeinspektorit te tij Virgjil Joti , Zoti Prifti heq edhe drejtorin e pergjithshem te KESH-it per ta zevendesuar me nje tjeter. Si gjithnje nuk u dha asnje shifer se sa ishte vlera e ketij tenderi te ri… Hajde hajgare hajde… Hajde llogje Kavaje hajde!
    Gojet e liga thone se Berisha e ka ndermened te ndeshkoje edhe me ashper “krye- mamuthin e korrupsionit“, “Padrinon e Mafias shqiptare”, Z. Fatos Nano. Do ta vervise drejt e ne kolltukun e Presidentit te Shqiperise per paudhesite e tij pa fund korruptive .

    Korruptimi i demokracise

    Ketyre pushteteve u bashkohet edhe pushteti i katert , media- shtypi i shkruar apo vizual qe eshte kthyer ne nje sherbetor te paguar e kontrolluar teresisht nga tre pushtetet e mesiperme. RTSH-ja, ATSH-ja, “Klani” , “Gazeta 55”, “Koha Jone” per te mos folur per gazetat partiake jane shembulli me i qarte i korruptimit te te gjitha pushteteve kryesore ne Shqiperi.
    Pse? Sepse e vetmja rruge per te mbijetuar dhe per te perfituar sa me shume ato eshte grazhdi i tenderave dhe spoteve mediatike per qeverine. Ndaj ato flasin, shkruajne, lavderojne apo kercenojne njesoj si qeveria, njesoj si deputetet e qeverise, njesoj si ministrat e qeverise, njesoj si kryetari i qeverise Z. Sali Berisha!
    Korrupsioni ka krijuar rrethin vicioz te korruptimit te krejt hallkave te pushtetit dhe te jetes politike ne Shqiperi. Diktatura komuniste kishte percaktuar me nenin numer nje te Kushtetutes Shqiperine si shtet i diktatures se proletariat it, pra si diktature e nje personi qe quhej Enver Hoxha .
    Sot ndeshemi me te njejtin paradoks vetem nen maska gjoja demokratike, nen maskat e pluralizmit politik, nen vellon e ekonomise se tregut , ku ne fakt per gjithcka vendos nje person qe ben ligjin dhe Maliqin. Vetem se tashme ky person nuk e ka emrin Maliq as Enver , por e ka emrin Sali Berisha.

    Nuk mund te sherohet asnje semundje pa luftuar shkakun

    Cila eshte zgjidhja!? Disa thone te organizojme protesta kunder rritjes se cmimeve, kunder rritjes se papunesise, kunder pasojave te kesaj qeverisjeje.
    Kyci i zgjidhjes se tyre nuk eshte lufta e pasojave, por lufta kunder shkakut te tyre. Asnje semundje qofte edhe fizike nuk mund te luftohet e sherohet pa u goditur shkaku i saj. Ky ligj ne fushen e shkences se jetes vepron edhe ne cdo qelize te saj.
    Shkaku i vertete i te gjitha te keqijave ne Shqiperi eshte qeverisja me vota te korruptuara, qeverisja me vota te vjedhura. Nuk ka korruptim me te rende, me te keq, me te rrezikshem se korruptimi i votes, se sa vjedhja e saj.
    Si baze e shtylle kryesore e demokracise korruptimi i votes dhe vjedhja e saj e korrupton, e degjeneron e vjedh vete demokracine, e kthen ate ne te kunderten e saj, ne demokraci te vjedhur,. Nje demokraci e korruptuar e vjedhur eshte kryekeput antidemokraci.
    Qe te zbulohet shkaku i saj duhen hapur kutite e votave. Brenda tyre qendron shkaku i semundjes se korrupsionit, i qeverisjes se korruptuar, i demokracise se vjedhur. Ky hap i pare eshte pikenisja e rivendosjes se pushtetit te demosit, e demokracise ne Shqiperi, sipas standarteve te saj amerikane dhe te Evropes Perendimore ku synojme dhe aspirojme te integrohemi.
    Ashtu sikurse asnje ligj nuk ka vlere reale po te mos zbatohet, ashtu edhe demokracia dhe vlerat e saj universale do te mbeten sllogane pa asnje vlere nese nuk zbatohen pike per pike e me rreptesi standartet e saj ne Shqiperi!

    SHKRUAR E BOTUAR PER HERE TE PARE ME 7 QERSHOR 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje