Ministria e Jashtme ka bërë qarkore për librin ‘Kurban’ të Edi Ramës

7 Shkurt 2012, 11:01Politika TEMA

Debati i djeshëm në Komisionin e Integrimit mes deputetëve të opozitës dhe ministrit të Jashtëm, Edmond Haxhinasto ka nxjerrë në pah edhe faktin e disa qarkoreve që ka bërë ministria, të cilat janë cilësuar si të turpshme nga ana e opozitës. Deputeti Ditmir Bushati tha se janë bërë qarkore për librin ‘Kurban’ të Edi Ramës, për vizitën e tij në rajon, për Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës, për rolin e KE si paragjykues ndaj Shqipërisë, etj.

“Ka një lumë qarkoresh në shërbimin diplomatik, që për fat të mirë kanë rënë në duar të njerëzve që merren indirekt, e kam fjalën jo vetëm për qarkoren për 21 janarin, për 8 majin, të cilat u rrëzuan nga raporti i KiE, ashtu edhe nga FBI. po e shoh me shumë shqetësim që vijnë për qarkoren ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të KiE, për rolin e KE si paragjykues ndaj Shqipërisë dhe favorizues ndaj vendeve të tjera në rajon. E kam fjalën për qarkoren që keni bërë edhe për librin ‘Kurban’ të liderit të opozitës dhe për vizitën e tij në rajon. Kam frikë se për të tre janë përgjegjëse zonjat e Berishës që i keni në funksionet kryesore në ministri, ndoshta ju s’jeni informuar, por i kamë parë me shumë keqardhje kur kanë mbërritur në duart e diplomatëve,” tha Bushati.

6 komente në “Ministria e Jashtme ka bërë qarkore për librin ‘Kurban’ të Edi Ramës”

  1. xhoni says:

    Ne se eshte cituar deputeti Ditmir Bushati sakte ne theniet e tij ne Komisionin e Integrimit,eshte per te vene duart ne koke!!!Me kaq sa lexova nuk kuptova se per cfare behej fjale ne ato qarkore!!!Jane shkruar 20 rreshta lajm dhe nuk ka brenda ASNJE LAJM!!!ZOTERINJ TE REDAKSISE SE TEMES:Njerezit duan te dine jo thjesht ,qe qenkan bere qarkore,por se per cfare qenkan shqewtesuar opozitaret nga keto qarkore???Duket se ky shkrim eshte bere ne mes te nates dhe artikull shkruesi ka qene neperr gjume!!!MERRNI SHEMBULL NGA MENYRA SE SI I SHKRUAN ARTIKUJT MERO BAZE dhe mos na mbushni koken me LUME FJALESH PA KUPTIM!!!Shkrimi eshte shume i dobet,pa informacion,me fraza te gjata e te pa lidhura si ide!!!NE GAZETEN TEMA NUK DUHEN LEJUAR TE SHKRUAJNE AMATORET!!!

    1. iliri leeds says:

      nuk eshte faji i gazetes qe nuk kupton ti a me kupton?? lajmi eshte i qarte MPJ merret me qarkore kunder opozites dhe komisionereve te keshillit te europes pra me propagande politike ne vend qe te merren me interesat dhe imazhin e shqiperise neper bote pak te duket ty qe ne taksa paguesit me parate tona paguajme nje tufe militantesh te bejne fushate per saliun?? po nuk e kuptove dhe kete shpjegim problem e ke

  2. qytetar says:

    Nuk me habit ky fakt i ri. Ministria e Jashtme per te sabotuar viziten e Z Rama ne Presheve,ftoj udheheqesit e atjeshem ne Tirane, ne te njejten dite. Bërja qarkoreve edhe për librin ‘Kurban’ per KiE e KE e personalitetet e saje, me duket nje mendesi komuniste e trasheguar.

  3. turp says:

    varet o haxhi ke quan turp ti e ke quan turp edi ramma,po une them se turp eshte kur vjedh sic vodhi ilir meta.turp eshte si e ke katandisur ti dhe iliri ambasadat dhe perfaqsite shqiptare.se kush ben turp eshte populli qe te gjykon qe ti dhe iliri nuk e blini dot,sa per fajin keni demostuar qe tani per tani e blini.

  4. lesh says:

    burre i mire ky ministri!! duket nga koka, e ka pjelle sala.

  5. tomori says:

    KY HAXHIU i NASTOS dukej si biçim budallaj por qenka BIR KURVE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje