Vendi me rritjen më të madhe ekonomike? Para nesh edhe Etiopia, Bangladeshi, Afganistani, Kosova...

7 Shkurt 2012, 11:23Politika TEMA

Gjithsej 31 vende të planetit Tokë kanë pasur rritje ekonomike më të lartë se sa 18 për qind për periudhën 2008-2011, ose aq sa pretendon Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha në lidhje me rritjen ekonomike të Shqipërisë. 

Lajmi bëhet i ditur nga databaza e të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ndërkohë, 15 vende të tjera kanë pasur rritje ekonomike mes 15 dhe 18 përqindëshit dhe 144 vende nga 183 shtetet sovrane të monitoruara, kanë pasur ecuri pozitive ekonomike gjatë periudhës së krizës që filloi në fund të vitit 2008.

Kryeministri Sali Berisha deklaroi dy herë gjatë dy ditëve të fundit se sipas mendimit të tij, për sa kohë që rritja ekonomike e Shqipërisë ka qenë 18 për qind gjatë katër viteve të fundit, kjo do të thotë se modeli ekonomik i vendit është i suksesshëm përkundrejt modeleve ekonomike të Europës Perëndimore e SHBA-ve, të cilat rezultuan të dështuara.
Sipas llogarive të Fondit Monetar Ndërkombëtar, rritja ekonomike e Shqipërisë mes viteve 2008 dhe 2011, ka qenë 9.6 për qind dhe jo 18 për qind. Me vlerësimin e FMN, 88 vende të planetit kanë pasur performancë ekonomike më të mirë se sa Shqipëria.

Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto varet nga shumë faktorë, por kryesori është niveli ekonomik i vendit që merret në shqyrtim në raport me vendet me të cilat krahasohet. Shqipëria është një nga vendet e pakta në Europë ku niveli ekonomik është i ngjashëm me vendet e Afrikës Nënsahariane.

Fondi Monetar Ndërkombëtar grumbullon të dhëna makroekonomike nga e gjithë bota dhe i publikon ato në faqen e vet të internetit. Duke marrë për bazë krahasimi periudhën 2008-2011, rezulton se Katari ka pasur rritje ekonomike prej 55 përqindësh, si pasojë e naftës, pasuar nga Afganistani me 40 për qind, Kina me 32 dhe Timor Leste me 29 për qind.

Bangladeshi, Ruanda, Vietnami, Sri Lanka, Zambia, Indonezia, Nigeria, Uzbekistani, Laosi e të tjera, janë disa nga vendet që kanë pasur rritje më të madhe ekonomike se sa 18 për qind që pretendohet nga Kryeministri dhe shumë më të lartë se sa shifrat e FMN-së.

Krahasimi

Krahasimi i ecurisë së ekonomive të ndryshme të planetit është një degë e veçantë e ekonomisë, ku vetë ritmi i rritjes ekonomike konsiderohet një e dhënë tërësisht e pamjaftueshme për të parë performancën.

Rritja ekonomike e Katarit p.sh. nuk mund të konsiderohet sukses për shkak se varet nga sasia e naftës dhe e gazit dhe kjo e fundit varet nga vullneti i Zotit, jo i qeverisë.

E njëjta gjë mund të thuhet për Afganistanin, një vend i torturuar nga lufta e gjatë, ku mjafton ekzistenca e një qeverie qendrore për të sjellë kthim në normalitet dhe rritje të prodhimit.

Nga ana tjetër, është e njohur tashmë që prej 100 vjetësh se vendet e varfra kanë mundësi të rriten ekonomikisht më shpejt se sa vendet e pasura dhe se sa më i madh të jetë hendeku, aq më e shpejtë është rritja ekonomike e të varfërve.

Përveç avantazhit të prapambetjes, Shqipëria ka edhe avantazhin e afërsisë gjeografike, pasi ndryshe nga Afganistani, vendi ynë gjendet pranë Europës së zhvilluar.

Polonia p.sh, e cila është më afër vendeve të pasura se sa Shqipëria, por gjithashtu ka nivel ekonomik tre herë më të lartë se ne, ka arritur të rrisë ekonominë e vet me 9.5 për qind gjatë katër viteve, po aq sa është rritur edhe ekonomia e Shqipërisë sipas vlerësimit të FMN.

Kina, e cila ka të njëjtin nivel ekonomik me Shqipërinë sa i përket PBB për frymë, ka arritur të rritet dy herë më shpejt se Shqipëria gjatë kësaj periudhe krize./TCH

Rritja ekonomike 2008-2011 në %

Shqipëria-Berisha         18
Shqipëria-FMN              9.6
Katari                          55
Afganistani                  40
Kina                           32
Etiopia                        28
Singapori                    19.6
Kosova                       12.6
Polonia                       9.5
SHBA                          1
Gjermania                   1
Italia                         -3.4
Greqia                       -11.5

12 komente në “Vendi me rritjen më të madhe ekonomike? Para nesh edhe Etiopia, Bangladeshi, Afganistani, Kosova…”

  1. Aqifi says:

    Shqiperia duhet te rritet me 180% dhe jo me 18% per te arritur vendet e Europes. Por kur qeverisin Envere, Ramize, Salinj dhe Fatose keshtu eshte mbetesh ne fund dhe ecen me hapa breshke. Politike dhe politikane te degjeneruar…

  2. plaku says:

    Me pelqen shume proverbi anglez “The facts speak louder than the words”
    faktet flasin me ze me te larte se fjalet. Ose proverbi italjan : “Carta canta.”, letra kendon. Pra une kam mendimin se, artikulli i mesiperm eshte nje artikull me shifra te FMN dhe pra shume bindes. Vete gomari Sali Berisha kudo neper bote dhe i bie, si nje injorant qe eshte, trumbetave se, ai ka modeln me te mire ne Europe, model pa kriza, thote budallallekun tjeter se taksa progresive eshte takse marksiste, kur SHBA dhe BE aplikojne taksen progresive, mos valle SHBA dhe BE jane vende komuniste ?
    Nuk e di gomari se, edhe ambasadat e huaja, qe jane ne Shqiperi, dergojne fjalimet e Sales ne shtetet e tyre ku ka institute studimi. Ne keto institute studimi ekonomike, politike, shkencore, gjeopolitike etj. punojne njerez me shkolle dhe bejne studime edhe per Shqiperine. Merreni me mend se, cfare shkruajne keto institute ne materjalet qe pregatisin per qeverite e tyre. Me siguri qe, per Salen thone se eshte nje skicofren i cili duhet lidhur dhe derguar ne cmendinen e Vlores.
    Jam i bindur se do mbetet ne historine e Shqiperise si kryeministri me idiot, genjeshtar dhe injorant.

    1. anticensurë says:

      plako ke të drejtë kur thua:
      “do mbetet ne historine e Shqiperise si kryeministri me idiot, genjeshtar dhe injorant.”
      por mos harro të shtosh se:
      ne jemi gjeneratat më vegjetariane të të gjithë historisë së popullit shqiptar!
      prandaj meritojmë që një gomar të kullosë mbi këtë popull injoranto-vegjetativ!

  3. ALBAN DEGA says:

    KUR SALI BERISHA MESONTE REAGANOMIC …

    – Ne transhete e partise duke urdheruar studentet te qellonin
    mbi silueten e Reganit

    – Nga Alban Dega Nju Jork

    Kryeministri i Shqiperise shkoi javen e kaluar ne Gjermani per te marre pjese ne Konferencen Nderkombetare per Sigurine .
    Qellimi i vertet i kesaj vizite ishte te vidhte ndonje fotografi me ndonje doreshterngim te rastit me Zonjen Klinton, me Zonjen Merkel, me kryeministrin Italian ne kete “dimer te vetmise se madhe” te Kadafit shqiptar me Perendimin, fill pas hetimeve rrenuese per politiken e tij vrastare te 21 janarit 2011 te kapur ne flagrance nga mbreti boeteror i hetimit FBI-ja amerikane.
    Deshtoi…. Siguroi vetem nje takim historik me kreun e Azerbajxhanit dhe nje ftese per nje vizite brenda javes me taksat e fakirave shqiptar qe i rjep, qe i pjek , qe i grabit e qe i vret me armet e plumbat e blere me parat e tyre te plackitura.
    Sebepi i kesaj vizite historike te Sali Berishes ne Mynih ishte per tu shitur gjermaneve, anglezeve, francezeve, italianeve bile edhe danezeve, suedezeve, norvegjezeve… modelin e tij te ndritur Reganian te ekonomise !!! Ky model eshte quajtur atehere Reganomics!
    Behet fjale per modelin ekonomik te ish- Presidentit Amerikan Ronald Reagan ne vitet 1981- 1989.
    Ishte koha kur Shqiperia fakire orvatej ta paraqiste veten si fanarin ndricues te socializmit jo vetem ne Evrope, por ne mbare Boten.
    Ishte koha kur ekonomia shqiptare ndodhej ne agoni te plote pas prishjes idioteske me Kinen dhe izolimit total te Shqiperise nga e mbare Bota.
    Ishte koha kur edhe minjte thyenin koken ne vitrinat bosh te dyqaneve, kur gjithcka ishte me tallon dhe tallonat ishin si “letrat me vlere”, lexo “letrat me vrime” te Berishes per ish- te persektuuarit politike.
    “Fanar ndricues i socializmit ne brigjet e Adriatikut” dje ne kohen partise se Salise!
    Fanar ndricues i kapital- Reaganizmit ne brigjet e Atlantikut sot ne kohen e Salise se partise!
    Ne nje interviste fund e krye mashtrim dhe te paguar me rreth 50 000 dollare te teksaguesve shqiptare per revisten Forbes vjeshten e kaluar , kryeministri i Shqiperise Sali Berisha genjente pa iu skuqur fare faqja se “mrekullia ekonomike e tij mbeshtetej tek Reganomics qe ai e kishte studjuar gjate viteve 80-te ne Shqiperi.
    Qysh atehere ai perserit si nje papagall te njejten rrene. Sa me shume e perserit aq me shume i beson rrenave te tij te sajuara keq per Reaganomic-sin e tij te arnuar keqazi.
    – Nuk nxjerr fjale nga goja pa rre, themi ne tropojanet per genjeshtare te tille te pafytyre, pa din e pa iman, sic thone turqit! Pse ?
    Sepse pikerisht ne ate kohe Sali Berisha ishte nje nga fanatiket komuniste me ekstremiste qe kishin pare e njohur studentet, petagoget dhe punonjesit e fakultetit te mjekesise dhe spitaleve te Tiranes. Per keto merita ai ishte zgjedhur si skeretar i Byrose se Partise e per pasoje edhe komisar i batalionit te Mjekesise te Tiranes.
    Sepse pikerisht ne ate periudhe profesori i Kardiologjise se Fakultetit te Mjekesise i fillonte leksionet e kesaj lende me citatet e Stalinit dhe i mbyllte me theniet e Enver Hoxhes per “fanarin ndricues te socializmit !
    Sepse pikerisht ne ate periudhe per nje milimeter floke me te gjata apo per nje milimetar pantollona me te gjere ne kembeza, kaubojs, i flakte nga ora e mesimit studentet e tij “per shfaqje te huaja borgjezo- revizioniste”!
    Urra …. Perpara per fitorje te reja…..!!!! Urrrrrrrr…. aaaaaaa!
    Si mund te studjonte nje fanatik i tille komunist e stalinist Reaganmomic-sin ne kushte e rrethana te atilla!? Per kete pyesni Sali Berishen!
    Cila eshte e verteta lakuriq e dashurise se Sales se sotme per Reaganin e djeshem !? Ku dhe si e ka studjuar Sali Berisha Reaganin ne ate kohe !?
    E ka pase studjuar dhe pervetesuar ate model ekonomik te Reganit, neper poligonet e zboreve te Partise se pare te Salise!
    E mesonte Reganin ky ish- komisar i kuq i partise duke urdheruar studentet te hapnin zjarr kunder siluetes se tij dhe te Gorbacovit neper transhete e partise!
    Si nuk flasin nje fjale pa rre keta genjeshtare patologjike qe ia kane pru ne maje te hundes popullit te vet. E vjedhin, e vrasin, e rrejne diten per Diell me mrekullirat ekonomike te rrenave e horllekut te tyre!
    Pse !?
    Abraham Linkoli e ka dhene pergjigjen ketu e 150- vjet me pare! ” Cdo popull ka qeverine qe meriton” ….
    A thua kur do te arrijme deri aty ne shqiptaret!?
    A thua kur do te marrim vesh, kur do ta kuptojme e kur do ta bzatojme ne shqiptaret trima nen jorgan kete mesazh te Linkolnit !?

    1. Alban Dega,mbase nuk eshte emri yt i vertete dhe ti mund te jesh edhe ndonje nipi im apo i njohur,por s ka rendesi.
      Vertet te kesh kaq percmim per ne shqiptaret,qe mbajme keto qeveri!?Mbase ti nuk e ke babane shqiptar qe nuk qenke si ne.
      Nuk e Besoj qe Berisha te kete qene komandant zbori dhe te kete urdheruar te qellosh kunder portretit te Reganit,por e marrim per te vertete.Kur te urdheroi ty,c bere, qellove ? Apo i the= Une nuk qelloj se jam pro amerikan, shoku komandant.Cuditem si te mbajne ty ne SHBA e nuk te marrin te te hedhin me katapulte ne Kube,ti qe paske qelluar Reganin,dhe qe percmon shqiptaret qe jane populli me proamerikan ne rajon te pakten.
      Po hajde more Alban Dega te Rrenja,e mos na gjyko e udhezo duke na pare me dylbi e udhezuar me teletajp,beje ndonje pune me te mire se shqiptaret e tjere,te te nkemi ty si shembull orientimi
      Une besoj shume me teper Berishen se sa ju llafazaneve per keto arsye
      1 Shume apo pak ai punon per Shqiperine,ju prisni te thote ndonje fjale Berisha e ti kunderviheni asaj.Kjo nuk eshte pune.Kesaj i thone te besh gerr verr,dhe ju te quheni Gerrverrist.
      2 Para 4 vjeteve kur Berisha thoshte se do kemi4 apo 6 % rritje ju thoshit se ai genjen se vendi po shkon drejt krizes.Po keshtu thate edhe vitin tjeter,edhe tjetrin pas tij.E verteta ne nuk kishim krize ,por arritje,s ka rendesi se sa
      3 Pra ju keni qene per krizen,por ja qe ajo nuk hyri ketu sic parashikonit , ose sic deshironit ju,pra te deshtuar ne kete beteje jeni ju terset e Pojanit sic i thone shqip,ose ju Kasandrat qe na ndillni fatkeqesite dhe krizat.Juve qe s u gezon asgje vecse deshtimi.
      4 Kushdo korr ate qe mbjell

  4. asadi says:

    Ritja ekonimike matet me gdp en rast se e ki 1 miliarde rritja 100% thote 2 miliarde po e pate 100 milarde 1% rritje i bjen 110 miliarde pra shqiperia duhet te kete rritjen 1000% qe te krenohet

  5. SKENDER BEU I VJETER says:

    KUR DEL DHE SHKRUANKY FARE ALBAN DUKET SIKUR KA QENE SEKRETAR I ATYRE QE DREJTONIN STUDENTET TE GJUANIN ME ARME SILUETEN E REGANIT DHE GORBACOVIT.KY OSE KA QENE SEKRETAR I NDONJE SEKRETARI PARTIE NE KQ TE PPSH OSE KA QENE NE ATSH KU MBLIDHTE LAJMET DHE PREGATISTE AZHANSET PER SEKRETARET E KQ TE PPSH ,ME NJE FJALE SPIUN SOT SHAN MUTI KAKEN TE ZERE VENDIN E ME DEMEK GJOJA BIE ERE ME TE MIRE TE GJITHE NJE MUT JANE ,ME PERJASHTIM TE POLITIKANEVE IDEALISTE SI EDI RAMA E NDONJE TJETER.

  6. mallakastrioti says:

    ore po kti sales pse si thone ata qe i rrine afer qe po tallet bota me shifrat qe jep po e di ky gomari qe ekonomin e lire e kane shpikur te tjeret dhe jo ai ky vete ne amerik ne gjermani e jep leksione,i flisni se ky seshte mire i ben gjerat pa kuptuar seshte ne vete ka probleme psikologjike mua me vjen gjyna per kete ky ka nevoje per ndihme por asnje se ka kuptuar gjygjin…help.help..salen..

  7. salistalin says:

    Pu pu pu, o Sali te martofsha te 14 !
    Na e kaluan dhe paraardhesit e grekeve, ethiopianet !

  8. Gazi says:

    O Tema aman mos na ncirni me ne foto se na e keni shpif!!
    Nga do qe shkojm (cdo gazet) vetem kete fytyr mut shohim.

    Me mire me qen mut sesa SALI Byth shpmui

  9. laberia says:

    keto deklarata te SALI,RAM BERISHES…(PLAK MATUF),,mund ti besojne vetem ata..qe marrin ndonje kothere..nga vete sala..se nje njeri normal..keto deklarata i merr vetem si tallje dhe si ofendim,ne syte e botes…per ne qe jetojme jashte shqiperise prej vitesh..thjeshte..i quajme gallate dhe barsaleta me mbret,,,sepse vellezer dhe motra..merreni vesh njehere e pergjithmone..qe SHQIPERIA NUK KA NJE EKONOMI TE MIRFILLTE BAZUAR NE LIGJET E TREGUT TE LIRE…,,,ekonomia shqiptare eshte e ndertuar mbi..parate e zeza..(tregeti droge,prostitucioni,larje parash.korrupsion,monopole..nga vete politikanet),,etj.,keshtu qe nuk ka ,,shans qe te flasim per rritje ekonomie apo jo..thjesht…jemi jashte sferes.,ndikuse te vendeve me tope..dhe te zhvilluara..te evropes dhe botes..keshtu qe ne vazhdojme te shesim dengla si nje satelit i lire ne doren e BERISHES.FAMILJES SE TIJ..METES,(*KOKEMISHI),BASHA..(KAQ I RI DHE KAQ I REZIKSHEM),ETJ ETJ…ME NANON NE KRYE…EDHE GREQIA QE ESHTE NE KRIZE KETE PERIUDHE.,ESHTE ME MIRE..ku cdo gje funksionon ne ekonomi..dhe kush ka per te mare do mare..dhe kush punon paguhet…etj etj

  10. tironci says:

    DO MBAHESH MEND SALI BERISHA SI TRADHETARI ME I KEQ QE KA PASUR NDONJEHERE SHQIPERIA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje