Pas një orë ndërprerje, Kuvendi i Shqipërisë ka vijuar sërish seancën plenare ku Partia Socialiste ka prezantuar planin afatmesëm e afatgjatë të masave që sipas saj do ta nxjerrin vendin nga situata e shkaktuar nga bora në zonat veriore dhe verilindore të vendit.
Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka prezantuar sot planin e veprimit duke renditur të gjitha pikat e tij. Ai ka theksuar se fondet e alokuara nga qeveria janë të pamjaftueshme dhe qesharake. Ai ka akuzuar qeverinë për papërgjegjshmëri në menaxhimin e situatës dhe mungesë gatishmërie për t`iu gjendur pranë banorëve. Ai u bëri thirrje komuniteteve fetare që ato para që dje qeveria i ka kaluar në dispozicion t`i kalojnë në ndihmë të banorëve që gjenden sot në gjendje tragjike, të izoluar dhe pa ndihma.
Ja plani emergjent i PS-së:
• Identifikimi i kostove të emergjencës për mbajtjen hapur të rrugëve që lidhin komunat me njëra-tjetrën, fshatrat me njëri-tjetrin dhe fshatrat me komunat.
• Hapjen e rrugëve që lidhin qytetet me komunat dhe fshatrat, hapjen e rrugëve kombëtare.
• Kthimin në eficiencë të plotë të ujësjellësve
• Furnizim të menjëhershëm me ujë të qyteteve dhe komunave
• Furnizim të menjëhershëm me barna edhe për 2 muaj, si dhe mbajtjen hapur të të gjitha qendrave shëndetësore
• Furnizim me veshmbathje në fshat e qytet për dy muaj
• Furnizim të menjëhershëm me gaz, qymyr dhe dru për 3 muaj
• Furnizim me ushqim në sasi të mjaftueshme edhe për 3 muaj
• Identifikimin e kostove për dëmet në rrugë rurale dhe kombëtare, në rrugët e brendshme të qyteteve.
• Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në rrjetin e kanalizimeve, të ujërave të bardha dhe të zeza.
• Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në shkolla në qytet dhe në fshat.
• Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në banesat e qytetarëve në qytet dhe në fshat.
• Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në bagëti.
• Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në bazën ushqimore të këtyre familjeve.
• Të alokohen grantet e planifikuara në buxhetin e shtetit për komunat dhe bashkitë në nevojë.
• Alokim i fondeve për ndërhyrje të menjëhershme
• Alokim i fondeve për ndihmën ekonomike në një masë të plotë 4-mujore.
• Alokim i fondeve shtesë për familjet që do bien në varfëri për shkak të dëmeve, në masë të plotë dhe të paktën për 4 muaj.
• Alokim i menjëhershëm i fondit të buxhetit të shtetit për ndërtimin e digave, për t’u paraprirë atyre fenomeneve që mund të ndodhin nga shkrirja e menjëhershme e borës.
• Alokim i menjëhershëm i fondeve operative për funksionimin e hidroforëve dhe kanaleve kulluese.
Patozi: Plani i masave, fantazi e Ramës
Kryetari i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi e ka cilësuar planin e masave për përballimin e emergjencës të paraqitur nga PS-së si fantazi e kreut të saj Edi Rama. Duke folur në seancën plenare të Kuvendit, Patozi theksoi se plani i PS-së është kundër banorëve të cilët kërkojnë ndihmë konkrete dhe jo fjalë boshe.
“Kuvendi nuk miraton plane, ne miratojmë ligje dhe vendime. Kanë qenë kongreset e Partisë së Punës që e bënin atë, ne miratojmë ligje dhe vendime, që u shkojnë në ndihmë e njerëzve të bllokuar”- theksoi Patozi, duke shtuar se plani i PS-së nuk është as ligj, as rezolutë, kjo e bën qesharake rolin dhe peshën e opozitës që është në kundërrymë.
Sipas tij, në kohë fatkeqësish kërkohej solidaritet e opozita në kohën që nuk ndihmon, së paku duhet të mos prishë punë.
“Në asnjë vend një opozitë normale nuk i ngatërrohet nëpër kembë një vendi në emergjencë. Njerëzit nuk ndihmohen në Twitter e as Facebook. Banorët nuk ndahen në të djathtë e të majtë. Ata njerëz pavarësish bindjeve kanë një kërcënim, borën dhe motin e keq, e kanë harruar për kë kanë votuar, por Rama përpiqet t`i ndajë në hallin e përbashkët, t`i fusë panikun me shpresë se ata do zemërohen me qeverinë” tha Patozi.
Sipas tij, Rama e ka bërë një gjë të tillë sa herë i ka ardhur rasti e nuk vë mend. “E bëri vjet pas përmbytjeve dhe përmbytjen e mori në zgjedhjet lokale. Të tillë përgjigje do të marrë gjithnjë politika e hijenës. Këtë politikë e përshkruan më së mirë patriarku i socialistëve, Agolli kur thotë se shikon tufa ujqërish në borë që kërkojnë vota dhe unë besoj këtë”- tha ai.
Patozi deklaroi se asnjë nuk kërkon nga opozita të bëjë sehir, ajo të mbajë shënim çdo defekt, të kërkojë llogari tani e më vonë, por ndërkohë të vërë një dorë për kapërcimin e situatës./ora-news
Ky Patozi mire e ka, nuk i ka ngelur cep i b… se Berishes pa lepire…
Nuk e kupton qe per te bere Ligje duhet te kesh Strategji dhe per te patur Strategji duhet te kesh Plane. Po ku ta di ai qyqari, gjithe diten duke lepire…Me sa duket i ka zene tartakuti per zgjedhjet….se ore e minute vetem permend zgjedhjet…do ti mbushe mendjen vetes qe do ti ece mire kesaj rradhe..po mesa duket ka dicka qe nuk e bind edhe vete..
Patozi eshte e vertete se eshte b..lepires i Berishes, eshte ndofta njeriu me besnik qe ka, ndaj dhe praktikon metoden, menyra me e mire e mbrotjes eshte sulmi.
Per veç formes, dhe permendjes se Emrit te Berishes ne ate qe thote, fatkeqesisht per shqiptaret, Patozi nuk e ka gabim.
Ajo qe me duket teper shqetesuese eshte fakti se pasi beme analizen dhe doli qe qeveria aktuale dhe politika e saj jane mediokre dhe e korruptuar, ngelet alternativa e prezantuar nga opozita.
Lista e paraqitur nge Braçe eshte QESHARAKE, populiste e papergjegjshme dhe tregon nje miopi e mungese kopetencash skandaloze!!!
Ne situata te tilla ajo qe duhet te karakterizoje vendimarresit apo aktoret qe manaxhojne krizen jane hierarkizimi i prioriteteve, buxhetizimi i tyre, pragmatizmi ne akordimin e fondeve e me pas percaktimin e pergjegjesive per menaxhin e problemeve te ndeshura.
Po mar vetem nje pike qe eshte esenciale dhe teper e thjeshte per tu kuptuar.
Braçe flet per akordimin e nje fondi e ngritjen e digave per parandalimin e permbytjeve gjate shkrimit te bores.
Se pari, Braçe apo kokelopa Harasani, qe ka qen drejtor i KESH-it dhe pretendon te behet Kryetar i deges se PS-se ne Tirane, akoma nuk e di se se pari duhen instaluar stacione matese neper malet qe rrethojne rezervoiret e ujit, ne menyre qe te japin te dhenat ne kohe reale, per reshjet boren e rene ne menyre qe te llogaritet prurja e lumenjeve ne kohe reale dhe te hapen apo mbyllen portat e Hidrocentraleve.
Kjo proçedure konsiston ne optimizimin e kaskades se Drinit, qe sot eshte kaskada me problematike per sa i perket prodhimit te energjise elektrike, si dhe permbytjeve ne rrethin e Shkodres.
Kete projekt kokelopa Harasani e ka pature ne sirtaret e tij kur ishte drejtor i KESH-it dhe nuk e realizoi, ashtu si parardhesi i tij, ashtu dhe pasardhesi i tij.
Pra perpara se te prezantoje nje liste Braçe gorja, duhet te pakten te dije se per çfare flet.
,,,bla,bla,bla,,,,,,,cfare faji ka nahija e spiunit patozi (me dosje qe ja u mban ngrehur dr.dhjeramani)qe di te beje vetem bla bla.A jane me pushtet ilegjitim??????Keshtu qe nuk kane asnje pergjegjesi tjeter
pervecse te bejne ligje e VKM-ra per grabitjen e groposjen e shqiptareve.Po njerzit??????Ata t’i shohe perendia e tu jape nje dore ndihme per te mesuar kinezshen,se vetem me te do te dalin ne selamet.
O PATOZ! O RRUMPALLE! TI JE NGA PATOSI SE KESHTU E KE MBIEMRIN O PALLOSH
KU I GJETE MENT MOR PATOZ APO TI DHA SALI RRUMPALLA QE FLET VETEM MALOK-
SHE ( MUE DHE TUE) DO VIJE DITA KUR SALIU DO TE THOTE O PATOZ DI TROPO-
JANCE? TI I THUA JO NUK DI ATEHERE IK FSHI BYTHEN SE NUK JE PER MUE.
P R A S I
cili qytetar qe i jep voten keti gomari patozi duhet shum te mendohet nese neser i ndodh diqka kush do kujdeset per ta ky i pjerdhur si nuk din ky kriminel te skuqet fare apo kta idota jan te zhveshur nga qdo lloj njerzie te vetmen breng e kan si te vjedhin,grabisin te mashtrojn te genjejn ,HAPNI SYT O TE MJER
Dimër bënte dhe atëherë…
Dimër bënte dhe at’herë
kur ishte shoku Enver
po kishim helikopterë
dhe për dimër dhe për verë
Kishim tanke pa hesap
çanin borën tak e fap
çonin bukën në çdo fshat
dimri qe edhe më i gjatë
Kishim tanke pa hesap
Imami i bëri skrap
dhe tanku ka goxha pluse
se kthehet në borëpastruese
Mund të bëhej goxha punë
nga një tank për çdo komunë
ta kishin për këtë ditë
se tanku kalon çdo pritë
Helikopterët në Farkë
janë prishur si çoparkë
sapo nisi emergjenca
u kuptua dekadenca
Gjysmë metro borë të bjerë
bie shteti menjëherë
për ne pastë mëshirë zoti
se kemi shtetin më koti!
Le të kish stuhi e borë
në çdo fshat kishte doktorë
kish doktorë e kish mami
jo shkretëtirë si tani!
Për sot kaq or tu ngjat jeta
janë fakte të vërteta
neve një më Nastradinin
e premë degën ku rrinim
Bo, bo, bo ku na mbyten injorantet,vetem proçkulla din te thone.
Dhe sikur maxhoranxa te ishte e afte per te perballuar situaten emergjente me ato injorante qe ka, ndihma e opozites eshte gjithmon e
nevojshme. Vetem injorantet e mbajne hunden perpjete.
Problemi nuk eshte se i ngaterron kembet por i del sekreti qe arka eshtetit eshte bosh.
diktatoret nuk njofin emergjensi …
Kujdes Unazen e davaxhiut Eri