Flet për Deutsche Welle, ambasadorja gjermane në Tiranë, Carola Müller-Holtkemper
Zonja Ambasadore, procesi i zgjedhjes së presidentit të ri të Gjermanisë po ecën në një rrugë kompromisi. Përse ky hap, në një moment që mazhoranca mund të përsëriste të njëjtën procedurë si në rastin e ish presidentit Wulff, duke përzgjedhur një kandidaturë të sajën?
Pas dorëheqjes së z. Wulff të premten e shkuar Kancelarja Federale ka deklaruar mbështetjen e saj të menjëhershme për një kandidat mbi partitë. Kjo është në përputhje me funksionin e Presidentit Federal në Gjermani, i cili konsiderohet të qëndrojë mbi tre pushtetet (legjislativi, gjyqësori, ekzekutivi). Ndaj, gjatë fundjavës, fraksionet qeveritare dhe pothuaj të gjitha partitë opozitare të përfaqësuara në Bundestag ranë dakord për z. Joachim Gauck si kandidat për postin e e Presidentit Federal. Për informacion, Presidenti Federal në Gjermani zgjidhet brenda 30 ditësh më votim të fshehtë në Asamblenë Federale, e cila përbëhet në ½ e saj nga anëtarët e Bundestagut si dhe në pjesën tjetër nga i njëjti numër anëtarësh të zgjedhur si përfaqësues të qeverisjes lokale të landeve federale. Këta të fundit nuk duhet domosdoshmërisht të jenë pjesë e parlamenteve të landeve, por krahas politikanëve prominentë të landeve të veçanta në radhët e tyre zgjidhen edhe ish-politikanë, figura të shquara, sportistë dhe artistë.
Në fakt në “ethet” presidenciale është dhe Shqipëria, kur pas pak muajsh do të kemi zgjedhje për kreun e ri të shtetit. Sipas pikëpamjes tuaj, a mundet që edhe në Shqipëri të ketë një proces kompromisi kur të dyja krahët e politikës të arrijnë tek një emër për presidentin e ri të Republikës? E shikoni të mundur këtë fakt, kur dhe nga komuniteti ndërkombëtar po tërhiqet vëmendja për një gjë të tillë?
Për ne është e rëndësishme që Presidenti të zgjidhet në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë. Dhe Kushtetuta e Shqipërisë tregon qartë preferencën e vet për një kandidat mbipartiak si në personin e Presidentit, ashtu edhe në procedurat e zgjedhjes: Presidenti duhet të përfaqësojë unitetin e popullit, nuk duhet të ushtrojë asnjë funksion tjetër publik apo veprimtari private. Presidenti propozohet nga të paktën 20 deputetë dhe zgjidhet me një shumicë prej 3/5; vetëm në një fazë të mëvonshme mund të jetë e mjaftueshme shumica e thjeshtë, dhe përpos kësaj, në të rregullohet edhe rasti i mbetjes vakant të postit. Ky kuadër rregullator është pa dyshim i krahasueshëm me atë në Gjermani. Prej Presidentit të ardhshëm presim të angazhohet në detyrën e tij si Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë për reformën e sistemit të drejtësisë me qëllim ndërtimin e shtetit ligjor.
Duke u nisur nga ajo që ka ndodhur me rastin e fundit të ish presidentit të Gjermanisë, me angazhimin e organeve të drejtësisë, rolin e medias, apo dhe me vetë vullnetin e z. Wulff për t’u dorëhequr a e shikoni një praktikë të tillë që mund të funksionojë dhe në realitetin shqiptar? E kam fjalën qoftë për punën e organeve të drejtësisë, qoftë për barazinë para ligjit për cilindo qytetar të këtij vendi, apo për rolin e medias në luftën kundër korrupsionit?
Pavarësisht përgjegjësisë eventuale penale, e cila mund të përcaktohet si e tillë vetëm nga një gjykatë përkatëse, në Gjermani toleranca e shoqërisë kundrejt një çështjeje korrupsioni apo edhe vetëm në dukje si të tillë është shumë e vogël. Një rol të madh në dorëheqjen e z. Wulff kanë luajtur një rol të rëndësishëm një shoqëri e fortë civile, mediat dhe opinioni publik por edhe sistemi i pavarur i drejtësisë. Ligjet e shkruara janë njëra anë. Por institucionet shtetërore, edhe drejtësia, nuk punojnë boshllëk, ato ndërvaren ngushtë me faktin që pjesa më e madhe e popullsisë respekton rregullat dhe gjithashtu pretendon respektimin e tyre. Kjo e përforcon pavarësinë e drejtësisë në kuptimin e ndarjes së pushteteve dhe i mundëson asaj të përmbushë rolin e vet kushtetues. Kandidati mbipartiak për postin e Presidentit Federal, z. Joachim Gauck, shihet prej shumë analistëve si një instancë morale, i pakorruptueshëm, besnik ndaj parimeve dhe i pavarur. Emri i tij është i lidhur ngushtë me angazhimin për liri dhe demokraci si aktivist i të drejtave të njeriut në ish-DDR dhe si Drejtuesi i Parë Federal i ngarkuar me dosjet e Shërbimit të Sigurimit të Shtetit, i cili kishte të drejtën të hulumtonte në ato akte dhe t’u lejonte personave përkatës aksesin në atë dokumentacion.
Intervistoi: Arben Muka, DW
pirdh pirdh se lirohesh
Po te behesh me mjeker dhe me ta kesh emrin Abdul el ezbollah po do marim shembull, ndryshe jo
O Taqi ! Ja e kemi me mjeker ate tuajin qe duket si mysybet , dhe prape nuk eshte gje —
——Se andej nga vjen ai mjekrroshi juaj, ata korbat e zinj mbuluar me rrason e zeze dhe me mjekra deri ne brez e floket e bere
bishtaleca pale pale prape jane bere hale fare, sado qe EU po ju jep miliarda ata prape ne hale po shkojne
Pra S’qenka gje as mjekra, o Ta-qi
Konsesnual eshte fjale e fjalorit te pucistve. JO. E vendos Sal Berisha se kush duhet me u zgjedh ne keto poste dhe pik.
Ka vetem nje emer: Ksenofon Kristavi, jurist i shkelqyer, ekspert nderkombetar, ambasador, inteligjent dhe elokuent, foles i anglishtes dhe italishtes, po edhe i greishtes, e meriton.
Ik ore, po ky tipi eshte super feminist, super matrapaz dhe super mashtrues. Eshte nje mafioz qe ja ka fut edhe Majkos, edhe Nanos, eshte gati me ja fut edhe Bajkos, se ka gjet nje qoshe aty ke universiteti i Henri Cilit dhe tall koqet me femijet tane. Ik ore mos e permend ate emer, se eshte jazek!
JO nuk marrim shembull nga Gjermania neve e nderuar zonje…per zgjrdhjen e Presidentit!! Talebani i shpelles se Albanistanit nuk mer shembull nga Europa , ky dallgauku ka marre eksperience nga vendet Islamike nga Kadafi nga Moubarak etj.. Neve do futemi pa viza ne afganistan irak iran azerbajxhan liban etj.
Ik moj horre ambasadash.U bere ti te na japesh mend. Ne jemi aq transparente sa Obama e kemi aq rritje ekonomike sa Gjermania.
E vertete duhet marre shembull.
Por fillimisht ta nisim me ndonje “Hitler” ta zbrase Shqiperine nga kërmat qe s’na lene te marrim fryme dhe me pas te “emerojme” ndonje Wulff a Gauck se per ne shqiptaret mes tyre nuk ka as me te voglin ndryshim.
Ndoshta ndonje qime me gri, po hajt se kaq s’e kemi problem…
Edhe ne do veme Nanon nga inati. Ka me konsensual se ai?! Drejtesia do te jete e garantuar-nuk do kete me pagesa per emerime gjyqtaresh sic bente Topi. Eshte tipi i tille qe nuk ben dot nga keto. Sala thote ne asnje menyre fatosin president. Edi sikur u zbut. Lsi eshte dakort. Sala do rezistoje, se nuk e sheh dot me sy kete “kriminel” dhe “mamuth korrupsioni”. Pstaj do ti luten keta nderkombetaret, qe nga Arvizuja i pari dhe me zor do thote nje ”po” me gjys zeri, dhe hop,qe raundin e pare zgjidhet Tos Nanua president. Dhe do na lavderoje gjithe Europ-Amerika. Kurse ne rast se Saliu do thote qe tani, qe ne do propozojme Nanon si PD per president, fap, del Edi dhe thote :Jo, jo dhe jo ate,Nanon… Si konkluzion: MEGJITHESE SE BEHET FJALE PER TE NJEJETIN PERSON, NANON, KEMI DY TIPE NANOSH:1-KONSENSUAL PO QE SE DO TE ZGJIDHET ME MENYREN E PARE; 2-JOKONSENSUAL PO QE SE KERKON TE BEHET PRESIDENT SIPAS MAREVESHJES TE TRINISE SALI-ILIR(SK.I)-FATOS …U kuptuam more shokeni??? EH,SA MIRE ME KEN SHQIPTAR O EH-EH!
eshte e dhimbeshme te degjosh mbrockulla te kesaj natyre.keto ambasadore
e njohin jeten dhe problemet prapa perderve te ambasadave.gjeja qe me shqeteson eshte se pothuaj te gjithe ambasadoret dhe dipllomatet po na trajtojne si popull shume inferior.Ne kete rast do te theksoja se a jane
kushtet njelloj per gjermanine dhe shqiperine???
A E DI ZONJA QE ME URDHER TE TIJ JANE VRARE 4 PROTESTUES ME DUAR NE XHEPA.
A E DI QE KA VJEDHUR DHUNSHEN VOTIMET 1996.2009,2011
A E DI QE KY KANIBAL KA SHQYER DYERT E KM ME ARKIVOLIN E AZEM HAJKARIT????A E DI QE KY KA THYER EMBARGON E NATOS NE 1993-1995
DUKE FURNIZUAR ME NAFTE FASHISTIN MILLOSHEVIC.HABITEM ME KLASEN POLITIKE
SHQIPTARE,AMBASADORET DHE SHQIPTARET E NDERSHEM QE TOLEROJNE NJE DEBIL-DEVIL SI MONSTRA BERISHE..A THUA KEMI MARRE FUND SI KOMB ????
Ju te merrnit shembull nga ne, jo ne nga ju! Po ku dini ju se cfare eshte kushtetuta dhe si zbatohet ajo!!