Clinton: Marrëveshja s’e cenon pavarësinë

24 Shkurt 2012, 18:29Rajoni TEMA

Marrëveshja e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për bashkëpunimin rajonal, si dhe ajo për zbatimin e menaxhimit të integruar të kufirit, janë një hap i rëndësishëm drejt ardhmërisë së tyre të përbashkët evropiane, ka thënë sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton.

“Këto marrëveshje janë në përputhje me pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës. Ato e lëvizin Kosovën përpara dhe më afër integrimit të plotë evropian, të cilin Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta përkrahin. Kosova tash do të ulet në tavolinë në forumet rajonale si partnere e barabartë, ku do ta përfaqësojë veten dhe do të flasë për veten”, ka thënë shefja e diplomacisë amerikane, Clinton, raporton REL.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, Clinton citohet të ketë thënë se këto marrëveshje do t’i hapin derën edhe kandidaturës së Serbisë për Bashkimin Evropian.

“Përparimi i Serbisë drejt integrimit evropian është gjë e mirë për Serbinë, mirë për Kosovën dhe mirë për të ardhmen e tërë rajonit”, ka deklaruar ajo, duke shfaqur shpresën se ”dialogu i lehtësuar nga BE-ja do të vazhdojë lidhur me çështjet e tjera që ndikojnë në jetën ditore të qytetarëve të të dyja shteteve”.

“Dëshiroj të lëvdoj të dyja qeveritë për fleksibilitetin e tyre dhe punën e vështirë që e kanë bërë gjatë këtij dialogu. I inkurajoj popujt e Kosovës dhe Serbisë që t’i zbatojnë këto marrëveshje me mirëbesim dhe që të përkrahin përparimin që është bërë. Të dyja shtetet mund jenë të sigurta për një të ardhme paqësore dhe prosperuese si pjesë e një Evrope të tërë, të lirë, dhe në paqe, vetëm përmes dialogut dhe besimit të rritur”, thuhet në deklaratën e Clinton.

5 komente në “Clinton: Marrëveshja s’e cenon pavarësinë”

  1. Lleshi says:

    Lavdi Presidentit Klinton dhe Shteteve te Bashkuara!
    Ata e mbajne ne pushtet presidentin reformator dhe demokrat ne Serbi dhe po punojne qe ne menyre graduale te pregatisin terenin per pranimin e kosoves nga Serbia si shtet sovran dhe i pamvarur. Politika ekstremiste e VV dhe e Bamir Topit(patriotit mbas pilafit) nuk te çojne askund.Boll me luftra!
    Lavdi Amerikes dhe ushtrise amerikane!
    Rrofte Kosova e Lire!

  2. Cakalli7 says:

    dejavu: tokat “shqiptare” perdoren si placke lufte ne tavoline, keshtu qe 100 vjet me pare keshtu eshte edhe sot. rrofte sulltani ai qe qe edhe ky qe eshte.

  3. Luani says:

    Shqiptari nuk dëshiron të jetë i pavarur nga të tjerët. Pavarësia do të thotë përgjegjësi. Pse të mbash përgjegjësi? Le të vendosin të tjerët për popullin tënd.

    Qytetarët nuk e kuptojnë se ministrat asnjë punë nuk e bëjnë, por marrin rrogë që të lexojnë vendimet nga qeveritë e huaja për vendin e tyre. Sa profesion i përshtatshëm për disa njerëz!

  4. robert th. says:

    Po, te dyja do hyjne ne Europe, zonja Klinton. Kur te hyje Serbia, kjo do deklaroje se ka hyre automatikisht edhe Kosova si pjese e saj. Pastaj europianet do fusin Kosoven. Nese EU (BE) deshton apo largon per arsye te ndryshme nga gjiri i saj Serbine ose Kosoven, kjo e para do ta konsideroje te perbashket kete largim. Po nuk e morri parasysh kete Europa, atehere ata do nxjerrin pengesat e tyre, sepse do thone: kush beri fjale per shtet te pavaruar te Kosoves!?
    Nuk ndertohet pallati pa themel ne nje ane te tij, zonja Klinton!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje