Tryeza e programit për rilindjen e sportit shqiptar ishte një befasi e pëlqyeshme. Jo vetëm për përgatitjen mbresëlënëse që kishte bërë një grup i gjerë pune mbi bazën e një komunikimi intensiv me shumë njerëz të sportit dhe të një konsultimi serioz me ekspertizën ndërkombëtare. As edhe vetëm për pjesëmarrjen e pazakontë falë ardhjes nga e gjithë Shqipëria të plot personaliteteve të botës së sportit. Por sidomos për interesimin publik që ngjalli dhe reagimet e shumta pas zhvillimit të tryezës që mesa duket u ndoq përmes ekranit e faqeve të shtypit nga shumë njerëz. Pikërisht këto reagime më shtynë të shkruaj këtë shënim edhe pse në dukje, po vetëm në dukje, tema e një programi të ri për sportin ngjan si një luks i tepërt në këto kohë të ngarkuara me debate krejt të tjera. E mbase vetë fakti që sporti është lënë krejt në harresë ka një rol përcaktues të vetin në mbingarkesën e zymtë të kësaj kohe.
Në fakt, kur bredhim me sy në të gjitha aspektet e realitetit ku jetojmë, natyrshëm mund ta gjejmë tek dekadenca tërësore e sportit, një nga arsyet themelore të dekadencës tërësore të jetës sociale në Shqipëri. Por edhe anasjelltas dekadenca tërësore e jetës sociale shoqërore në Shqipëri, është materializuar në dekadencën e sportit vit pas viti. Sporti nuk është kurrsesi vetëm kampionate, po kulturë demokratike dhe nuk ka mundësi që një vend demokratik imazhin më të parë që i vjen para syve për sportin, të ketë dhunën e përjavshme në stadiume. Sporti nuk është vetëm punë sportistësh, po kulturë qytetare dhe nuk ka mundësi që imazhi i parë që vjen në mend kur mbyll sytë për të parë në tërësi realitetin ku jetojmë, të jetë pikërisht braktisja e sportit dhe e aktivitetit fizik nga qytetarët.
Unë besoj se sporti është edhe një instrument dhe ndoshta një nga instrumentet më efikas për ta synuar Rilindjen Shqiptare që ne socialistët e progresistët aspirojmë përmes vizionit tonë të së ardhmes. Një instrument i zhvillimit individual, komunitar, kombëtar. Sporti është një instrument pa të cilin nuk mund të ketë një politikë të suksesshme të shëndetit publik dhe padyshim, zbulim i vjetër ky, ajo çka investohet për sportin është në të njëjtën kohë një kosto e ulur në përkujdesjen për shëndetin publik. Por një kosto e ulur po ashtu dhe për shëndetin e shoqërisë falë efekteve çudibërëse që ka sporti për të luftuar të gjitha ato vese që e tërheqin rininë si një makth social apo ato boshllëqe sociale ku mund të mbyten komunitete të tëra, siç ndosh sot kudo nëpër Shqipëri.
Me këtë vizion të gjerë e largpamës për sportin ne e hodhëm një hap të parë në tryezën e programit për rilindjen e sportit shqiptar dhe duam ta bëjmë këtë program pronë të të gjithë njerëzve e të sportit duke e detajuar bashkë me ta. Por jo vetëm të njerëzve të sportit, sepse një program qeverisës për sportin në kohët e sotme të Shqipërisë duhet të jetë pronë edhe e çdo prindi shqiptar që ka interes të drejtpërdrejtë që sporti qysh në nivelin shkollor të zhvillohet dhe të jetë një mundësi e re për fëmijën e tij. Të jetë së bashku me aktivitetet krijuese e me teknologjitë e reja një alternativë e re përkundër alternativave të së keqes që ofron hapësira ku fëmijët e sotëm të Shqipërisë gjenden sapo dalin nga shtëpia. Një program zhvillimi për sportin duhet të jetë pronë edhe e komunitetit të biznesit sepse s’ka pikë dyshimi që në demokraci sporti është edhe kulturë ekonomike, instrument i fuqishëm i zhvillimit ekonomik të vendit pavarësisht se në pamje të parë ky zhvillim duket se s’ka lidhje direkte me sportin.
Sporti në shkollë, sfida sportive dhe mitet sportive janë tre elementët që ne do të adresojmë fort me politikën tonë të re për sportin. Sa shumë vajza në Tiranën e në Shqipërinë e Dinamos së famshme të Kreshnik Tartarit u tërhoqën nga sporti për shkak të mitit të Ela Tases apo të Mimoza Ibrahimit? Ajo skuadër dhe ato vajza të ngjitura në majën e suksesit u bënë katalizatorë të etheve të shëndetshme të sportit në shoqëri. Sa shumë djem në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë u tërhoqën nga sporti për shkak të Partizanit legjendar e të mitit të Agim Fagut apo të Gaz Çaçit? Fitoret e pamundura të asaj skuadre dhe sfidat e fituara të atyre basketbollistëve përballë kolosësh të ardhur nga një planet tjeër u bënë frymëzim për mijëra e mijëra të rinj që në kohën e lirë vraponin pas një ëndrre që i ndihmonte të rriteshin të shëndetshëm e të fortë psikologjikisht. Sa shumë të tjerë djem u tërhoqën nga sporti për shkak të Jani Kaçit, Perlat Mustës apo të Foto Strakoshës që patëm nderin ta kemi tryezën tonë bashkë me Janin e madh? E kështu me radhë mund të sillja plot shembuj me efekte tejet pozitive për të ardhur në anën tjetër të medaljes, atë të braktisjes së Shqipërisë nga talentet e saj e të bjerrjes së kushedi se sa talenteve në rrugët e hiçit të sotëm të realitetit social të Shqipërisë – me efekte shkatërruese padyshim për një brez të tërë që ka mbërritur të njëzetat pa mite sportive të pranishme në mjedisin e sotëm shqiptar dhe pa një mjedis që stimulon sportin për të gjithë.
Në vitin 1991 kur rrugët u hapën dhe kur shumë talenteve iu dha mundësia që në ato rrugë të gjenin edhe rrugën e afirmimit të tyre në nivel botëror disa djem, një ndër të cilët është një kampion bote që kemi nderin ta kemi në grupin tonë të punës për programin, elbasanasi i madh Luan Shabani, u detyruan të marrin nënshtetësi të tjera. Pa u menduar gjatë shumëkush u kuturis t’i quajë barbarisht tradhtarë. Por në fakt tradhtarët e vërtetë ishin ata që janë edhe sot, ulur në kolltuqet e institucioneve të sportit e të qeverisë së Shqipërisë pa sy për të parë talentet që s’duan shpenzime të pamundura për të ngritur flamurin shqiptar nëpër botë. Po edhe pa mend e zemër për të kuptuar se me shumë më pak para sesa ato që bën tym paaftësia e korrupsioni marramendës mund të ngrihen këtu në Shqipëri mite sportive me efekte të mrekullueshme për mbarë rininë. Janë po ata tradhtarë që u bënë shkak që në vitin 2011, njëzet vjet më vonë, lejuan që një djalë tjetër shqiptar me talent të përmasave botërore, Erlis Guri, të detyrohej të merrte një tjetër nënshtetësi. Edhe pse u shfaq në Olimpiadën e Pekinit me fanellën e kombëtares së Shqipërisë dhe tregoi qartë që ishte një kampion bote i lindur, u detyrua të shkojë dhe të gjejë strehë diku tjetër, ku ngriti si kampion bote flamurin e një vendi tjetër. Shteti shqiptar, qeveria shqiptare, autoritetet përkatëse të sportit në Shqipëri nuk patën mend e as zemër për të vënë në dispozicion të atij djali fuqi e natyrës një shumë që në krahasim me shumën që shpenzohet kot nga zëri i sportit në buxhet, ishte asgjë.
Këtë anë të shëmtuar të medaljes së sportit shqiptar sot qeveria e re socialiste do ta fshijë përgjithmonë nesër. Siç do të fshijë edhe pamjet e tmerrshme të dhunës së përjavshme në sport bashkë me politikat e vjetra të dështimeve me sportin. Për të pasur një sport që të konkurrojë në nivele botërore në të gjitha kulturat sportive, Shqipëria e vogël e ka të pamundur. Por për të pasur kultura sportive që kanë traditë në këtë vend dhe për të zbuluar e mirërritur talente botërore në ato kultura sportive, ne nuk do të na duhen para që nuk i kemi, por një politikë e re që na mungon prej njëzetë vjetësh.
Ne do ta kemi një politikë të re edhe për sportin, si një instrument i patjetërsueshëm për transformimin e shoqërisë, për rritjen e dinjitetit njerëzor dhe qytetar të njerëzve tanë, për forcimin e identitetit komunitar të bashkësive që jetojnë në çdo zonë të vendit dhe për vetë identitetin kombëtar të shqiptarëve. Për të cilin s’mjaftojnë disa ndeshje të ekipit kombëtar të futbollit, që edhe ai ka nevojë për një politikë të re në mbështetje në zhvillimit të sportit më të dashur të shqiptarëve. Por për këtë, një herë tjetër në rrugën e programit.
Ketu po dalin te pafajshem ndrea prendi e agim llupo, ti Rame na tregon programet. Programi qe populli do prej teje eshte pike se pari te largosh saliun sa me shpejt, dhe e dyta te vesh drejtesi per vrasjet dhe vjedhjet e kesaj qeverie.
Por ty rama nuk te shqetesoka as qe saliu te iki sa me shpejt, as te vesh drejtesi. Ti po kujdesesh qe saliu te mbaroj mandatin i qete, dhe po lejon qe vrasesit te dalin te pafajshem.
Njerzit presin me padurim tu thuash ndonje qendrim te ri per te larguar saliun, ti na tregon sesi surprizohesh ne tavolina sporti.
Je ne metro ti apo ke rreshkit krejt?
Familjet e te vrareve do ballafaqohen me gjaksit kur ti liroje gjykata e saliut kete vit, ti na flet per sport.
E ke idene ti cfare plagesh ka ky popull, dhe kripen qe u hedh ne plage qeveria.
Ti rama duhet te ndalesh qeverine qe po i shkakton dhimbje popullit cdo dite, jo ti thuash popullit duro dhimbjen dhe ca kohe se nje dite do behet me mire.
Po kot shpresojme dhe ne te ty, se ti e ke humb busullen. Para dy muajsh tu rizgjua dashuria per ilir meten kur the ti japim nje shanc te dyte, pastaj ndrrove mendje prap. Kete muaj tu rizgjua dashuria per fatos nanon, e ke njerr bashkepuntoret e tu ta perkedhelin per president publikisht. Vazhdo futja kot, se cte gjeti ty, te ka ra bingo-ja.
Shum dakort me ty. Dheeee nese PS do paraqes NANON si president shumica e votave do kalojn ne partit e reja perfshire dhe voten time.
2bravo nje mendim i mire po cuandhe nanon president do largohen shume nga kjo parti kukull …. Shyqyr qe te erdhi lymi shendosh oj lum nana …….ok
Edi Rames do ti keshilloja te dy gjera thelbesore.Propozimin nga ana e PS me konsensus e Zotit Besnik Mustafaj si kandidat per President,duke ja prere rruget Nanos dhe Topollit.Kjo do te ishte gjeja me e zgjuar qe ai do te bente,dhe e dyta te mos kandidoje me vete per postin e kryetarit te PS por t’ja lere sa me shpejt ate detyre Pandeli Majkos.Po i bere keto dy gjera ai ka me mbet i nderua,perndryshe shkaterrimi i socialistave do te ndjeki ate qe do pesoje PD e Berishes.
Material teper i mire per Pandi Lacon tek “Histori me zhurmues”.
Stuhite manjetike diellore po ndikojne ne te….
Tek “histori me zhurmues” dhe “humoret me gajasje” nuk do te gjendet vend sepse jane prenotuar per Saline tend.
Ai eshte i pa arritshem ne idjotizmat e tija. Pastaj jane edhe sejmenet po kaq idiote, qe i bejne temena, duke shikuar me bisht te syrit per ndonje kocke, qe mund tu hedhe ai.
Me fal se ta shava!
Sa per Edi Ramen, ai e ka treguar me vepra personalitetin e vet, si kryetar i Bashkise se Tiranes. Nuk ishte me vota fallco, si Lulushi yt, por te verteta. Po keshtu dhe punet i kishte te verteta. Luli yt i kaloi 100 dite pushtet dhe ka bere vetem nje qind plane ne hava. Vetem kaq.
BEN MIRE TE BESH NJE KONSULTE SEPSE JO MANJETIKE POR PSIKIKE I KE STUHITE.
O ti ne maje te thanes, po lexoje edhe njehere se c`thote ky idoli yt:
“Unë besoj se sporti është edhe një instrument dhe ndoshta një nga instrumentet më efikas për ta synuar Rilindjen Shqiptare që ne socialistët e progresistët aspirojmë përmes vizionit tonë të së ardhmes.”
E di ti Thana se dikur u mor nje metode nga Revolucioni Kulturor kinez ku te ndermarrjet benin gjysem ore gjimnastike ne mengjes?
Ishte me te vertete komike. E gjen edhe tek “Histori me zhurmues”.
Shqiperia po rripet dhe vidhet, ai do te na beje sport!
Stuhite diellore tashme kane arritur ne toke.
Claus degjoje deri ne fund ate qe thote per sportin, dhe nuk mundet ta kundershtosh asgje se cfare ai shtron cfare ka ndodhur ne kete fushe, dhe se cfare duhet te behet. Kjo nuk do te thote qe ai po harron problemet e tjera, keto jane pjese te programit, dhe teper te rendesishme.
http://www.youtube.com/watch?v=PbeOhKZ7uP8
Kam pritur 2 dite te flese per ALBPETROL-in the s’ka thene asgje.
TURP per te.
ore, sa nga ju qe komentoni, dalin ne shesh kunder kesaj qeverie kur trashen situatat apo kur vjedh votat (te cilat, per te thene te verteten jane tuajat, jo te Rames… se po na cudisni me sensin superkritik ndaj te tjereve, dhe mungesen trishtuese te sensit te pergjegjesise individuale (vetjake).
Ne s’kemi gje ne dore.E di ti qe emigrantet nuk kane te drejte vote por vetem “te drejte fjale”?
or ti thana ne maje te zeqos !
nuk e di pse more hurin dhe po i pergjegjesh nje komentuesi qe ka shkruar me kulture dhe nuk ka ofenduar njeri..nuk perputhen gjithe ato sulmet e tuaja per nje koment modest te clausit.
Zakonisht komentuesit e nderuar te temes nuk shajne ramen por rrugen qe ai ka ndjekur fill pas 21 janarit.Me shume duket sikur eshte nje personazh i nje videogame qe butonat i leviz arvizuja se sa eshte kryetar opozite.KA NJE MUAJ QE E KA HARRUAR TOTALISHT
21 JANARIN QE TREGON SE ESHTE PJESE E LOJES SI NJE FRIKACAK
I LINDUR nuk me interson fare sporti kur vriten njerez,kur vidhet
vota sy per sy..boll mo se u bete me shume se te neveritshem
Nuk kam ndegjuar qe nje ujk dhe nje dele garojne me vota ..kjo eshte teoria e arvizuse ..hajt me hajer..
Claus-aman te qafsha si do te programonte berisha politikat e reja per sportet ,me qe te Rama ka ndikuar magnetizmi . Rama ka qene edhe vet sportist me sa me kujtohet edhe i mire, ndersa Berisha te vetmin sport qe ka ushtruar ka qene vrapimi pas dhive ne Vicidol, sa per notin di stilin e -qenit-
Rama, po te bien borite nga te gjitha anet. Hap rrugen te kalojne te tjere, si brenda dhe jashte PS. Ne fund te fundit, populli shqiptar nuk ka hallin tend te behesh ti kryeminister patjeter. Nuk mund te presin te gjithe pritjen tende.
Me thuaj 1 emer qe t’i hapi rrugen EDI.
Vetem 1 qe ti mendo se ka per t’a ”shpartalluar” PSIKOPATIN e Vicidolit dhe Rregjimin Diktatorial qe eshte vendos ne Shqiperi.Pak a shume i njohim aktoret ne skenen politike dhe ne PS.
Me thuaj vetem 1 emer.Kandidatet me te mundshem jane Malaj deri diku dhe Blushi.Qe te 2 nuk jane gje tjeter vecse njerez qe s’e kane problem te bejne kompromis me BARBARIN,ne emer te ”Pragmatizmit”.Une jam ”popull shqiptar” dhe po te pyes:Me jep vecse 1 emer qe t’a votojme te gjithe.
Ne nuk kemi problem PSIKOPATIN,por Popullin Shqiptar qe nuk eshte formuar akoma.
E krijuam Italine,-tha Garibaldi.Tani le te krijojme Italianet.
Ne Shqiperi ky proces ka mbet pezull.Ne fakt nuk ka filluar akoma,prandaj edhe ne kemi keto probleme qe kemi.Sepse ne trunin IDIOT te shqiptarit,nocioni ”Shtet” nuk futet per qamet.Ne nuk e kuptojme c’a do te thote shtet,pse duhet shteti,cilat jane raportet individ-shtet.Ne i duam gjonat me thjesht,gati gati ne menyre primitive sikur as1gje nuk ka ndodh per mijera vjet ne keto troje.Ajo qe kuptojme ne eshte ,i ”mire”/i ”keq”,”trim”/”frikacak”,i”bukur”/i”shemtuar”…etj.
Dhe sipas trunit tone te paralizum,EDI nuk eshte gje tjeter vecse 1 ”Frikacak”.Por ne fakt EDI RAMA nuk o gje tjeter vecse 1 Pasqyre ku ne Shqiptaret shikojme vetveten se sa te Peshtire,Frikacak,te Pabese,Injorante,te Eger,te Paditur,…..etj.,jemi dhe per hire te se vertetes ne keto rast njeriu reagon duke qelluar pasqyren me gure.Ne fakt ky reagimi i fundit nuk eshte ”specialitet” Shqiptar,por 1 veprim Njerzor.
Keshtu pra Seni,keta jemi ne dhe kur s’na e mba bytha nga haxhi qamilet,ahmet zoget,enver hoxhet,sali berishet…ne shajme EDI RAMEN.
Prandaj edhe jemi 1 komb i dobet dhe pa pike dinjiteti.
DEAN- Pergjigjja me e sakt per ata qe thon qe EDI RAMA te hap rrugen . Po kujt tja hap? NUK E THONE . Kaq esshte fush-pamja e tyre .Pa lere se po dalin ca te tjere qe thone se shpresa e ketij populli eshte AKZ e “koke xhelit”, Nje Haxhi qamil i ri – GARIBALDI krijoji Italin e bashkuar por akoma nuk jane krijuar italianet ,shiko dallimet e jugut me veriun e italise sa diference ka . por tek ne kjo diference kulturore e politike eshte shume e thell e vetmja shpres eshte qe ky popull te provoje drejtimin e EDI RAMES shembullin e ka eshte tirana qe ai e trasformoi nga shurrore te malokeve ne qytet evropian
Jo bre Dean, si pe Skrapari je, kuptohet nuk ka njeri qe te zv, as Ramen as,Berishen as Meten, bile as Gojorin , nuk e zv njeri, ke sh. te drejte,ty problemin ta ka veriu, Kosova, ti je nga Skrapari flet si tirons, dhe kerkon si gojori,Bl,qe jugu te ndahet me veriun, per ty problemi eshte veriu,Kosova, pa pare qe problemi me i madh eshte nje idjot. nga Skrapari si I. Meta.Ndonjehere mendoj qe vertet Skrapari nxjerr vetem,,,
Emer plako,me jep vetem 1 emer ,dhe leni kunjat me mua se s’jam nga Skrapari un.
Kush te tha ty kokqyp dhe kokqep se do flisja me sinqeitet me shqiptaret une dhe t’i ofroja hollsira per identitetin tim ne internet???
A i njeh shqiptaret ti apo jo???A e njeh vetveten,o trashanik???Me shqiptaret duhet gjithmon te luash me letra te mbyllura dhe te jesh i kujdesshem,pasi nese je i sinqerte do te jete gjithmon 1 hajvan qe t’a filloje fjalimin e tij me shprehjen ”ironike”: ”si pe Skrapari qe je”.
Kupto plako????
Dean
Kupto edhe ti plako sa do qe kamuflohesh prap mbetesh mut
Po prandaj jemi Shqiptar.Edhe ti shkipetar qenke mo trim??????????????
Rezultantja e presionit te pergjithshem popullor, mund te jape nje reaksion apo aksion qe perputhet ose e duhet te perputhet me kerkesen nga poshte ( nga populli ) . Nese Edi Rama do te ishte prodhim i ketij presioni, ai do te luftonte ndryshe. Une bashkohem me nje lider te sinqerte. Bashkohem me nje lider qe mendoj se ka te njejtat aspirata me mua. Do te me vinte turp per inteligjencen time te ndiqja dike qe nuk eshte i sinqerte. Do te me vinte turp te valevis nje flamur per edi ramen dhe te zbuloj qe paskam luftuar per Nanon president. Me keq akoma te luftoj kur lideri ka pushuar se luftuari dhe ka ndaluar ne kafe. Ne ( populli ) ndoshta jemi afer zgjidhjes. Por dyshimi im i madh eshte se nuk do te jene as Rama e as Berisha ata qe mund te na shpetojne. Kam idene qe duhet te krijohen akoma “vorbulla” te tjera politike per te nxjerre ne drite emra te tjere. Me sa duket dicka e tille po ndodh.
Te them te drejten nuk i lexoj me cfare Edi shkruan. Me kete menyre opozite , sali maloku mafiozi do te sundoje derisa ta lejoje allahu.Te gjitha kushtet ia ka mundesuar Edi.. dhe populli i shkrete vuan e vuan dhe do te vuaj me kete klase politike qe ka ne krye … Fatkeqsi e mjerim kombetar..
Cfare ke shkruar me siper zoti rama per sportin nuk ti shan kush.Por ky komb ka halle te tjera shume perveluese.Meqe jemi te sportet po ta tregoj me terma boksi cfare ka ndodhur ne shqiperi dhe ju nuk po e kuptoni me dashje apo pa dashje.Ju garuat ne ringun e 8 majit kunder nje njomzaku me emrin lul bash udbashin.Ishin tre trajnere te lulit dhe te saliut dhe te tre ishin ishin dhe gjyqtare ARVIZU-VOLVARTH-SEQUI..biles “ne menyre figuartive” ato kishin vene copa hekuri nen dorezat e boksit por ju nuk e kuptoni ose ju thone beni sikur nuk e kuptoni.
Nje komentues me lart me shume te drejte po thote qe ndue llesh prendi
po tall lesht me ju me fbi dhe me arvizune.Po pate “kellqe” kerko
doreheqjen e berishes menjehere dhe qeveri teknike.Me rrugen qe ke ndjekur sipas recetes arvizuse po shkon per here te trete si capi te kasapi.Une po ta deklaroj qe tani:Nqs berisha do jete ne pushtet ne zgjedhjen e presidentit dhe festimet e 100 vjetorit jo vetem si familje
por dhe si fis nuk do marrsh voten sic ta kemi dhene gjithmone..biles
do jesh njeri i neveritshem si paraardhsit e tu “mender nano” dhe “mender meta”..
SHQIPERIA DIGJET,
BERISHA-RAMA-META-NANO KRIHEN…
lavdi heronjeve te 21 janarit!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
poshte vrasesit dhe tradhetaret!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
mua me pelqen shume sporti. me pelqen edhe piktura. por s’kam buke te ha. me pelqen edhe vallezimi. xhaxhi edi do na besh nje program per vallezimin? mundesisht vallezim per pede. me pelqen edhe vizatimi me drite hije, si nje here e nje kohe kur isha i vogel. me pelqen edhe t’i bie mandolines. ne fakt tani qe po reflektoj mbi marrezite qe po shkruaj me ndihmen e xhaxhi edit, me kujtohet kopshti i pionierit te vogel. mbaja shall te kuq flake atehere. dhe kerceja. dhe vallezoja. dhe pikturoja. dhe beja gjimnastike. pastroja thojnte dhe tregoja dorashken e paster. me pelqen edhe te qendis. une vdes te qendis trendafilin roze te ps-se tek bluza ime e bardhe me keto dockat e mia. oh sa bukur xhaxhi edi. na jep pak sport. te lutem xhaxhi edi. na jep pak sport bashke me xhaxhi fidelin. une vdes per mundje. e kam shume qejf mundjen. edhe sambo. edhe joga. vdes per te gjitha karlliqet e tua. xhaxhi edi une vdes per ty.
Ja djema keshtu enderron edi sikur i vijne letrat e dashamiresave te vet. jeton ne nje bote perrallash ku imajinon vetem per veten e tij. e mendon veten kryeminister me 2013. dhe se rruan trapin per ne. edhe na flet per sportin. bashke me ate fidelin. jane rehat fare. ndersa ne rrijme si budallejn vrasim mendjen se si PS-ja te rrezoje Berishen. Oh Berisha paske qene bythe e zgjut. Tallu me ne o te lumte trapi. per aq kohe sa s’kemi bythe te te hedhim me force rri ne kryeministri rehat se edi te rruan trapin. ndoshta arvizu&co edhe te hedh por ky eshte muhabet tjeter…
Ciao!
@tani97; jam njesoj i zhgenjyer si ti – ndoshta edhe me shume. Une nuk do te komentoj me neper tema qe kane lidhje me politiken. Thjeshte nuk ia vlen. Qe sot e tutje, vetem tek ndonje teme ‘seksi’ ndoshta mund te shkruaj nja dy fjale. T’ia dorezojme forumin e Temes idhujve te Rames si Dean e ndonje tjeter qe per hir te betejes Jugu kunder Veriut kane marre persiper ta mbrojne Rames ne kurriz te intelektit apo dinjitetit te tyre (qe kam shume dyshim se kane me cfare te mburren ne ato pika). Rama ka shume ane pozitive dhe nuk mund te krahasohet kurre me nje barbar si saliu, por ai po zhgenjen gjithnje e me shume me pasivitetin e tij.
Gjithcka po shkon vaj nen drejtimin e kryeopozitwitter-it keshtu qe mos e kini problem hic se se shpejti, mbas nja dy-tre vitesh dhe betejash te shumta gjyqesore per vjedhjet e 2013s, si dhe mbas ndonje 21 Janari te dyte me nja 40 te vrare te tjere, saliu do te largohet me ne fund.
Ta kaloni mire miq te shtrenjte. Ishte nje pakenaqesi debati me disa nga ju!
Do të ishte më mirë, që Rama të largohej nga lideri i opozitës. Nuk është vetëm RAMA, në Shqipëri, ka të tjerë, që mundë të bëjnë më shumë, për këtë vendë. I ke humbur betejat me Saliun, Metën, Lulin, prano humbjen, e hapi rrugën të tjerëve. Pastaj thonë që SALIU ka rrjedhur! Kur vriten 4 protestues, keqtrajtohen me qindra shqiptarë, drejtësia zero, rendi zero, shëndetësia zero, varfëria në maksimum, e ”TI FLET PËR SPORTIN!” A nuk duhet të mendojmë pak edhe për ty, që ke rrjedhur nga trutë!!! Vëllai im, ka një jetë që luan në Kategorinë e 2, nga sulmuesit më të mirë në Jugun e Shqipërisé, dhe e ka rrogën 60 – 80.000 lek të vjetra. Të dhjefsha sportin në Shqipëri, e ndriti PD, e ndriti PS, në 21 vitet e fundit. Talluni me popullin, nga kolltuqet e Tiranës!
Mr Edd absolutisht right.
Mund te na thoni ndonje ide mr Edd, si te argetojme turmat nepermjet sportit. Football-i sidomos, argeton, edukon dhe zbukeron te rinjte, kjo eshte e padikutushme.
Perndimi i larget na meson:
1-Kur je disable( i pa afte politikisht )gjithmone do te kesh perkrahje dhe rrahje shpatullash.
2- Kur je maniac politic( te kesh nje ndjenje te pazakont per pushtet) do te jeni gjithmone ne monitorim)
3-Kur je maddog ( i terbuar ) perndimi i larget te frenon dhe te izolon.
Momentalisht ku jemi mr kryeminister, ne monitorim apo izolim !? Come on mr Edd, keni radhen te jeni Tony Blair i Shqipetareve, nuk eshte koha per rrahje shpatullash.
Me duket qe mund te rrije ne opozite Edi Rama sepse partite e tjera po tregohen me te shkathet per te marre pushtetin ne zgjedhjet e ardhshme, partia e Topit dhe aleanca kuq e zi mund te bejne nje marveshje per te ndeshkuar PS-ne dhe PD-ne. Why not?
Nje sportist i nivelit qe permendni ne raportin tuaj do rreth 10 – 15 vjet te formohet.Nuk e di se kush jane keta specialist qe te kane dhene mend, se mund ti besh brenda nje mandati.Ne mungesen totale te tereneve sportive qe i zure me pallate ne Tirane tani te kane mbetur vetem taracat e pallateve,por edhe ato po i mbulojne.Ai sport i sukseseve, i volejbollit dhe basketbollit pa frik ka bere 20 vjet prapa,po kaq vitet te duhen per ta ringritur nga e para.Sa per shkollat ka vite qe topin e blejne nxensit me leket e tyre,Ata apo ato sportiste kane dale nga klasat sportive te cilat u zhduken nga faqja e dheut sikur ishin busti i Enver Hoxhes.Sporti eshte problem kombetar dhe nuk i takon vetem njeres pale,opozites.Per ringritjen e sportit duhet te pakten 20 vjet pune e kualifikuar dhe investime serioze.
Nje personalitet qe ndjen pergjegjesine per te ardhmen flet ne kete menyre dhe shume i hapur dhe bindes.
Shqiperia po vuan ne cdo aspekt te jetes dhe ben mire qe edhe kete problem e ve ne dukje.
Nje komb pa ekonomi te zhvilluar,pa art kulture dhe sport te perparuar eshte i destinuar te kaloj ne vetharrese.
Me thoni ju lutem sot ne Shqiperine e sotme cili eshte ai personalitet politike dhe shteteror me i afte dhe me perparimtar dhe i pa korruptuar si Edi Rama.
Une jam i bindur dhe kam shprese se shumica e popullit shqiptar i kane syte ne balle e veshet ne koke se kush duhet ta drejtoj kete vend.
Edi Rama i ka dhene provat si kryebashkiak i qytetit te Tiranes qe me nje rritje popullsie te papare ta ktheje nga nje nevojtore ne nje qytet modern perendimor.
Perpiqen se kush e kush prej ketyre politikaneve te tjere qe kane dale nga vatha e Saliut si Spahiu,Topi,Mustafaj etj qe po e kuptojne se Saliu i ka ditet e numeruara,kush me patriotizem te flakte kush me gjoja tolerancen dhe kulturen por qe ne fakt ata brenda tyre fshehin jo vetem hilet e tyre djallezore por edhe pa aftesine per te sjelle nje gje persembari.
Edi Rama te uroj nje mbaresi sepse populli i zgjuar dhe perparimtar i ka shpresat ne aftesite tuaja te padiskutueshme.
absolutisht jam te ty zoti luis
por rruga e rames eshte me absolutisht e gabuar.ishte faji i rames qe nuk kerkoi doreheqjen e berishes direkt pas 21 janarit por shkoi dhe u fut ne votime duke i humbur ato (megjithese i fitoi) Pra ishte gjyqtari i pare qe i dha pafajesine vrasesve berishe& lul.prap ti luis me ramen po tregoheni miope.ae kuptoni shprehjen e arvizue per lulzime bashen
qe eshte yll ne ngjitje..Me vjen keq por edi rama po tregon se eshte
nje dhurate e zotit per berishen.Vetem me votime nuk mund te heqesh
nje malok qe eshte tejet i sofistikuar dhe me pasuri narramendese
qe ka paguar dhe njerez & lobe “qe bejne pune” ne washington..Duhet vetem
kerkimi i doreheqjes berishes dhe qeveri teknike,…te tjerat jane
barcaleta me arvizu dhe fbi.
O njerez qe ushqeheni vetem me politike. Take a break. Its saturday night. Shijojeni kete shkrim se eshte vertet i mire
Doja te komentoja dicka te faqja ku ka nje interviste besnik mustafaj.
Nuk edi pse moderatoret nuk lejojne komentet.Me kujtohet nje tregim i vogel e mulla mustafajit tek gazeta “shekulli” nga rreth 200 komente 195
prej tyre ishin kunder.Nje rezultant te afert mori dhe merhumi mehmet elezi si mahmut i dhjere i dhjetorit.Mire se njeri ka qene nendrejtor i institutit te M-L kurse tjetri
kryeredaktor te Zeri popullit dhe nuk i paragjykojme fare cfare kane qene,por te besh rolin e disidentit apo heroit te heshtur dhe te permjerrur ne breke eshte ofendim dhe poshtrim per opinionin.Keto kane qene plehu qe kane ushqyer enver hoxhen,mender berishen dhe cilin do tjeter qe do vije.Njerez qe rrezatojne neveri vetvetiu..
Shqiperia ne krize, nuk ka sesi mos te reflektohet edhe ne sport, por dikush qe e ben publike nje program, per ta ringritur sporin shqiptar, besoj se nuk eshte gabim, as edhe faj.
Shof ketu qe e ironizojne kete problem, qe sipas meje, pikerisht keta njerez, as se kane haberin e sportit dhe qe kete problem e lidhin me humbjet apo fitoret e Saliut karshi Edi Rames.
Edi Rama nuk ka humbur dhe as nuk ka shnce Saliu te fitoje ndonjehere ndaj Edi Rames.
Qe Saliu mund te vjedhi, kete e dime tashme, por nuk do te thote se hajduti ka fituar, se mund te vi nje moment qe ky Saliu te ghindet ne pozite akoma me te veshtire, se vete Kadafi apo edhe Ben alite e veriut te Afrikes, si do te themi ne atehere se Saliu ka fituar?
Sporti dhe kultura, jane dy mjete ku cdo vend, ka mundesi te integrohet, ne boten e perparuar dhe kete thekson Edi Rama, besoj se ska shqiptar qe te jete kunder kesaj ideje, perpos salisteve qe tashme e kane dhene verdiktin e tyre kanunor dhe sesht nevoja te merresh me ta.
Une mund te them me bindje, se mbas ikjes se Saliut nga skena politike, qeveria qe do ta pasoje, do te kete veshtiresi te paimagjinueshme, se ketu vdo gje eshte shkaterruar, ku nuk perjashtohet edhe sporti.
Por problemi shqiptar ne keto momente eshte se e kane marre ne dore malokeria dhe sa te jene ata ne pushtet, Shqiperia vetem do te shitet dhe ne do te perfaqesohemi ne Europen e zhvilluar, vetem me kurvat, se vetem ato i kemi te trajnuara maksimalisht dhe qe sduan investime qeveritare, se pse jane te vetpunesuara.
Sporti do investime dhe kjo qeveri talibanesh, ska bythe te investoje ne ato kultura, ku ne duhet te perfaqesohemi bindshem.
Keto thote Edi Rama.
Nuk jam tip i shkrimeve te gjata, kjo nuk eshte cilesia ime, megjithate nga ky debat ku ndonje ndoshta me ben bile dhe militant berishist, me beri te hedh nja dy gisht-rreshta me shume se here te tjera. Ndoshta edhe per faktin se si dite e diele, e cila eshte e njohur si dite sportive, t`ia kushtoje sportit joaktiv prane tastatures se PC-s.
Ne kete debat dua te kthehem pak prapa ne kohe per te argumentuar se perse programet utopike te Rames per sportin te sjellin nje ndjenje humori te hidhur.
Edi Rama na sjell si shembuj lojtare dhe trajnere te nje kohe dhe sistemi te kaluar qe per kohen kishin arritur rezultate dhe per shume shqiptare ishin kthyer ne personazhe te bisedave te zjarrta qe sillnin nje fare gezimi dhe entuziazmi ne jeten e tyre.
Por e them edhe njehere, ata sportiste si Tase, Fagu, Kaci dhe Musta ishin prodhim i sistemit socialist, i sistemit 5-oresh dhe aq me shume qe shumica e tyre kishin dale nga klube per te cilat kujdesej Ministria e Puneve te Brendshme dhe ajo e Mbrojtjes.
Si duket basketbollisti i Dinamos, Rama, sampisti dhe mundesi po ashtu i Dinamos Fidel Ylli dhe Paulin Sterkaj paskan nostalgji per ate kohe, por harrojne qe per ta kujdesej ore dhe minute Fecor Shehu dhe Hysen Shahu, pa permendur ketu Kacin dhe Musten pjesetare te Ministrise se Mbrojtjes.
Po sot?
Sot je ne nje sistem kapitalist, ku 5-oreshi ose pjatat me makarona si dieta te asaj kohe jane hequr me kohe, nuk ke as Fecor dhe as Hysen, pra sporti zhvillohet ne kohen e lire, pas pune te pakten keshtu eshte ne perendim.
Ata qe e fitojne buken me sport jane profesioniste, ata qe e ushtrojne e bejne ate jashte orarit te punes.
Pra dilet ne konkluzion: Duhet te kesh pune pastaj te ushtrosh sport.
Nuk e kundershtoj Ramen, por kerkon qiqra ne hell, kur e ve sportin ne plan te pare per te ndryshuar jeten dhe mentalitetin e njerezve!!!!
Te jesh aktiv ne sport eshte gje e mire, por kenaqesine e ke kur ke kryer punen ne profesionin tend, ne zyre a jashte saj, kur kthehesh i lodhur dhe per nje clodhje aktive dhe regjenerim forcash ben nje jete sportive ne shoqate ose jashte saj.
Por kur nuk ke pune? Kur ke 1 milion te papune si i behet?
Kur femijet presin prinderit t`u sjellin pak leke ne shtepi te cilat ndoshta shpesh nuk i sjellin, atehere si te te shkoje mendja per sport dhe lojera tenisi dhe basketbolli, o miq.
Nje program per punesim sjell optimizem dhe shprese per njerezit e thjeshte dhe jo programe utopike ku me cinizimin me te madh e ve sportin si faktor qe do te ule semundshmerine e njerezve. A thua se ne Shqiperi njerezit vuajne nga obeziteti dhe yndyrnat e larta ne gjak?
Ky program eshte per vende si Suedia, Finlanda, Norvegjia etj dhe jo per punetorin dhe fshtarin e thinjur dhe te rudhur shqiptar.
Nje paralelizem po sjell per ju ndodhur ne vitet `88 ne nje autobuz rrangall te linjes se Laprakes.
Alia ne ate kohe mbajti nje plenum mbi Kulturen! Nje punetor ne autobuz qe ndoshta shkonte ne pune ndoshta ne Fabriken e Kepuceve pa nje pasagjer me gazete ne dore qe po lexonte fjalen e Alise per kulturen dhe rolin e saj ne jeten shqiptare.
Nuk ju durua dhe tha neper ze: “Ne nuk kemi buke te hame, ai na mban plenum per kulturen.”
Dhe me ate gazete kishte mbeshtjelle buken e tij te perditshme qe e mbante nen sqetull, ku shellira e djathit kishte depertuar ne ate gazete duke lene njolle te lagesht ne te.
A nuk ishte ai plenum tallje me njerezit e thjeshte dhe punetore?
Ja pra, qe dhe ky i sotmi, ne vend qe te merret me problemet dhe nevojat e njerezve dhe elektoratit na merret me programe sportive dhe “jetegjatesie”.
Ja pra perse them qe ndikimet e “stuhive manjetike diellore” ndikojne ne qelizat e trurit te njeriut, qelizat e te cilit, si cdo qelize tjeter perbehet ne citoplazem nga elektrolite te ndryshem.
Njeri na flet per kinezcen dhe tjetri per sportet.
Lavdi Zotit qe nuk jam militant partiak si disa ketu ne kete forum.
Dite te mbare te gjitheve
claus, ja ke fut kot fare nga fillimi n’fund po hajt mo po thu ene ti nai gjo si gjith tjeret ktu.sporti ne te gjitha venet e botes nimohet nga shteti ene atje n’amerik qe esht kampion i lirise. sa per edi ramen i jap te drejt deanit.do t’ishte fat i modh per ne nqs do t’arrinte tu bonte k.minister. nqs doni nje tjeter skenderbe keni gabu kohen historike.n’100 vjet shtet asnji se ka mor pushtetin pa luft ne shqipri.po ta njofesh pak historin e shef qe eshte e vertet. do zoti bohet edi rama i pari qe e merr pushtetin si ne cdo ven demokratik perendimor me vota jo me hile apo me luft si gjith kta te tjeret apo te dhjeret pervec ismail qemalit.shnet plako ene e djela e mare te githve kudo qe jena haperda neper bot si vaji n’laker.
Ok! Qofshin shumice njerezit me tru ne kete vend! Se po me hyn trishtim kur shoh dhe trupeshqit qe e kosiderojne perparim Kreshnik Spahiun. Ne kete vend, gjeja me e shpeshte eshte kerkesa e llogarise ndaj te tjereve, dhe me e rralla, pergjegjshmeria personale. Te shpresojme…!
Shume dakort, por diku duhet filluar, te pakten te jete nje kujdes per ata qe japin dhe medalje, se duke i injoruar, ata kampione shkojne diku tjeter dhe ngrene flamuj te tjere.
Imagjinoje volejbollin e femrave te Dinamos, ne kohen e Tartarit, panvaresisht se kujt klubi i perkisnin, ishin fenomen, por dhe basketbolli, por qe skishim dhe shume fat, se do te dilte ndonje ekip i ish Jugosllavise, qe ishin kampione, te na eliminojte, ose Makabi izraelit, qe e merrte fitoren ne tavoline, kujto shahun, ose qitjen.
Do te na duhet shume kohe te arrijme ne ato nivele, por e rendesishme eshte qe te filloje, te mendojne se me sportet, kemi me shume shance te intedrohemi denjesisht ne Europe.
Claus, me dukesh person i arsyeshem e i logjikshem… por per dicka do te kundershtoj… me duket se ti, i terhequr nga sensi kritik ndaj problemeve te renda po e thjeshtezon shume diskutimin… jeta eshte me te gjitha fushat, dhe kjo fushe ndikon te gjitha shtresat, jo thjesht per mbipeshen, por ne ne parametra cilesie jete, identiteti, dinjiteti kombetar (qe perkthehet ne te mira) etj… te lutem mos e banalizo muhabetin… mendoj se ne Rilindje (kjo me duket fjala me treguese e nevojes sone) hyjne te gjitha, pa perjashtuar njera tjetren. Nihilizmi eshte nje nga fenomenet qe veshtireson shume perparimin…
bravo ky shkrim eshte per te shijuar
Ti alke mendon qe eshte fat i madh per ne qe Rama te behet kryeminister. Une mendoj qe eshte fat i madh per te. Shiko se cfare shembulli ketu me poshte duhet te frymezonte Ramen, ne vend qe te shkruaje ( ka nje vit qe merrer vetem me shkrime ) ne twiter per vlerat e sportit.
Sot Corriere della Sera, kishte nje artikull per Rusine, qe ka nje rast te ngjashem me tonin.
Zinxhir ( 16 km ) i njerezve te kapur dore per dore ne shenje proteste kunder Putin dhe kandidatures se tij per tu rizgjedhur.
http://www.corriere.it/esteri/12_febbraio_26/catena-umana-antiputin_ff12446c-6068-11e1-aa87-12427cb0d5f0.shtml
claus ja ke fut kot! Te besoj qe nuk je militant,por te hedhesh poshte cdo gje te regjimit komuniste,ashtu sic u hodhen poshte qindra uzina me makineri e pajsje shume te mira, dhe moderne(jame habitur kur pash ne Amerike ,paisje e makineri te viteve 60),do te thote te besosh tek genjeshterat e cekut te “bardhe” amerikan te ndjerit Gramoz Pashko!!!???
Pavarsisht regjimit,emrat e sportistve te talentuar shqiptar si Pano,A.Rusi,A.Fagu,E.Tase,P.Musta,J.Kaci e qindra te tjere,erdhen fal punes se tyre ,por edhe kushteve modeste qe ai regjim kishte krijuar!
Edi Rama si kryetar i PS e ka per detyre te shkruaj dhe te paraqes programin e tij edhe per zhvillimin e sportit,ashtu sic ka prijoritar edhe zhvillimin e nxjerrjen nga erresira barbare berishiste e gjithe shoqerise shqiptare.
Edhe njehere per ata qe, ose nuk me kane lexuar, ose nuk me kane kuptuar ose me kane deformuar ne repliken time.
Ne asnje vend nuk gjen ne shkrimin qe une hedh poshte cdo gje te sistemit te kaluar, as cilesine e atyre sportisteve dhe as mosnevojen per sport te popullates. Banalizim te muhabetit nuk ke ne asnje rresht.
Nuk e di se ku jetojne disa, por po e theksoj edhe njehere se ne perendim sporti ushtrohet pas orarit te punes dhe diteve pushim si nje nevoje per te mbajtur trupin ne forme dhe per tu cliruar nga streset e punes.
Shoqatat sportive ku perfshihen disiplina te ndryshme jane te hapura per cilido dhe kane sponsore, rast i vecante eshte futbolli qe i nxjerr te ardhurat vete.
Edhe nje gje theksoj: po flasim per sport masiv sic e ka vene Rama ne program si “Rilindje Kombetare” dhe jo per ekipe sportive te klubeve te vacante.
E theksoj edhe njehere. Ne perendim sporti eshte i dobishem, por problemet shoqerore si papunesia dhe shume plage te tjera jane ne plan te pare. Kur realizon keto, hajde te merremi edhe me sport dhe kulture fizike.
Sigurimet shendetsore ne perendim derdhin buxhete per te stimuluar sportin per faktin e vetem se njerezit vdesin nga infarkte miokardi dhe hemorragji cerebrale per shkak te dhjamosjes dhe yndyrnave ne gjak. Mos shihni ate perqindje minimale qe bejne jogging nga Liqeni, por shikoni ate popullsi te gjere qe kane halle dhe per sigurimin e kafshates se gojes.
Blloku nuk eshte Shqiperia, te nderuar.
Sa per ate qe me ben nihilist, po te tregoj nje histori me ish-ministrin e Kultures Edi Rama ne vitet e para te qeverise Nano.
Ne vitin 2000 u hap ne Hannover “Expo 2000”, nje panair i rralle qe me ka mbetur edhe sot ne mendje. Te gjitha vendet e rruzullit kishin sjelle ne te kulturen e tyre, bukurite e tyre, arrritjet me te medha ne shkence dhe teknike etj,etj,etj.
Dhe a e dini se c`kishte sjelle Edi Rama si minister qe mbulonte ate Panair madheshtor:
Nje bunker te madh, me besoni, nje bunker gri te shemtuar mbuluar me lecka ku brenda tij shfaqeshin filma mbi pushkatimet dhe genocidin e diktatures komuniste.
Shemti e gjalle dhe e rralle per ate Panair.
Edhe Mongolia kishte sjelle dicka interesante, por ai nje….bunker te shemtuar.
O Zot thashe me vete, si nuk kane bere nje gje per se mbari? A thua se vetem tek ne ka patur nje diktature dhe askund tjeter?
Pra ju a them edhe njehere, jam i lumtur qe mendjen nuk ma ka marre njeri dhe te behem militant. Nje gje kam problem: Per budallenj mos te na marrin se i kemi njohur dhe i njohim mire disa politikane.
Qellimi i replikes time eshte te vere gishtin ne plage dhe te mos merret me programe boshe te bera nga sampiste dhe mundes.
E ke gabim Claus, ate bunker vertet i mbeti Rames si minister kulture, por shkoi atje me urdher te Ilir Metes si kryeminister, edhe une e kam pare dhe ne fakt sju afrova fare se isha me nje gjerman, por nje tjeter po me urdher te Ilir Metes u soll ne Kassell, si Dokumenta stadt.
Leksi te kerkosh doreheqjen e Berishes eshte njesoj si ti thuash gurit leviz nga vendi.
Nuk eshte zgjidhje vetem te kerkosh nje gje te tille per nje njeri qe eshte gati te djeg komplet vendin qe ai mos ta leshoj ate karrike,dhe e dyta a jemi ne te gatshem ta mbeshtesim Ramen ne nje opsion te tille.
Ta them une troc me bindje edhe sikur ne ta mbeshtesim fuqimisht ai eshte gati jo se eshte trim por nga mekatet qe ka ne kurriz ta ktheje vendin ne nje fushe me kufoma ku shqiptaret te hane njeri tjetrin,prandaj menyra me e drejte eshte ajo qe po ia bejne nderkombetaret duke krijuar dhe dy parti te tjera te djathta duke mos i lene mundesi te beje me aleanca shkerdhatash dhe te zhduket nga pushteti.
Pak rendesi ka pastaj se kush mund te behet kryeminister pavaresisht se Edi Rama eshte ai qe i duhet vendit sot per sot se neser njerez te tjere te devotshem do sjelle ky vend.
i nderuar luis !
rama eshte duke bere nje terheqje te vazhdueshme dhe duke i lene shume terren berishen dhe per gjera shume nevralgjike.Psh nuk duhet te merresh me teme sporti tani kur berisha eshte hedhur ne nje kundersulm si hitleri ne stalingrad.Po marr ca shembuj domethenes:Nuk duhet ta kaloje kaq lehte rama perdhosjen e rruges se deshmoreve te 4 shkurtit qe u vrane 84 shqiptare te pafajshem dhe u internuan ne kampet e shfarosjes qindra te tjere nga nazisti XHAFERR DEVA ne 1944 dhe tani pinjollet e tyre po perdhosin jo vetem martiret e 4 shkurtit por dhe heronjte e 21 janarin qe dhane jeten ne proteste kunder njeriut me te urryer te kombit shqiptar.Nuk e shikon i nderuar luis qe ne peshkopi duan te heqin titullin qytetar nderi TE DESHMORIT HEKURAN DEDA..a ka kuptim te merresh me sporte kur berisha basha dhe arvizu..po e ritheksoj ARVIZU po perdhosin per te treten here 21 janarin dhe nje komb te tere..dhe Edi Rama beson akoma ne barcaletat me FBI ????
edi rama eshte 1 miljon here me i mire se berisha por nuk mund ta mare
ose ta mbaje pushtetin..vetem nje qeveri teknike pa berishen dhe ramen
mund te rregulloje situaten ne shqiperi..duhet ajo qe ne 1991-1992
prishen filoserbet berishe dhe rajerson.. tung !
dhe mos harroni arsyen reale pse Edi shtron ceshtjen e programit sportiv:
privatizimi i stadiumeve bashke me token nen to nga ana e klubeve,
prishjen e stadiumeve me sebepin per te bere te ri jashte qytetit,
dhe ndertim ne token qe u ble per dy lek, ne mes te qytetit.
kush e njeh edin dhe fidelin e beson kete variant. te tjeret le te genjehen prape. ne fund te fundit, se mos eshte edi i pari qe po na e ve nga prapa!
Ciao!
Ah mo Tano se Po na le pa Pune … Po vertet beson se nese Rama do behet Kryeminister e ka Mendjen tek privatizimi i fushave te qymyrit te basketbollit? Tano ah sa ka qesh Imholtzi kur ka mesuar se komuentuesit e Salise tek Tema e quajne kamuniste!
qe cke me te qe aty e ka mendjen. dhe nuk eshte i vetmi qe e ka mendjen tek ndertimi. kjo nuk ndodh sepse ata nuk duan gjera me te medha. problemi qendron sepse miqte e tyre keto gjera duan. e tere ceshtja e parlamentit shqiptar te ri, per te cilin u morren tere 2011, qendronte tek tentativa per te liruar sheshin tek piramida. pronar te tokes jane disa, perfshire ketu Blendi Fevziun. Dhe pastaj i fusin disa pallate qe ne ate vend vlejne me shume se cdo tender mallrash qe prokuron shteti. e njejta histori me stadiumin e ri ne vend te qemal stafes.
mos u habit, pavaresisht pushtetit qe kane, keta politikanet tane me keto gjera merren.
e sheh edi ramen me fidelin duke bere propagande per sportin, dhe mendon se kur ka qene hera e fundit qe ketyre i ka plasur per sportin. nuk mbahet mend. nderkohe ndertimi u pelqen te dyve, madje shume. si duket ke kohe pa u kthyer ne memedhe…
Pse lodhemi jo e hedh Saliun Jo se hedh gjerat duket qe jane ndare pas 21 janarit
Bamiri krijon parti dhe mer disa deputet Te se djadhtes
Saliu bie nen 70 deputet dhe nuk nxjer dot president
Vemi ne votime Te parakohshme
E majta fiton
Denohen nja dy zyrtare Te larte per korupsion dhe jemi gati per antarsim ne BE
Keto jane diskutuar me Te huajt ( ambasadoret) per Te mos patur nje 97 tjeter Ne kemi treguar ne 97 se mund Te djegim gjithe shqiperine dhe Te vritemi me njeri tjetrin PA denuar shkaktaret e saj
Prandaj mos prisni reagime e protesta por nga maji do shohim ate qe Kane vendosur Te tjeret per ne