La Repubblica: Dhjetë milionë në Shqipëri për spitalin që nuk mbaroi kurrë

29 Shkurt 2012, 11:17Kronika TEMA

Me këtë titull gazeta italiane “La Repubblica” botoi në numrin e datës 27 shkurt një investigim të gjerë mbi abuzimet, vjedhjet, evazionin dhe humbjen e miliona eurove në projekte që nuk u realizuan kurrë. Autorët e kësaj dosjeje janë mbështetur në të dhënat e Gjykatës së Llogarive të Italisë dhe në një pjesë të kësaj dosjeje përmendet edhe spitali që do të ndërtonte Fondacioni “Zoja e Këshillit të Mirë” si një amanet të Nënë Terezës, por që për fat të keq nuk u ndërtua kurrë. Në këtë dosje thuhet se Farnezina italiane ka akorduar 20 milion euro. 10 milion janë lëvruar dhe ato janë tretur. Pra janë marrë nga Fondacioni për të ndërtuar spitalin, por ai spital nuk u ndërtua kurrë. Ja paragrafi për Shqipërinë :

“Një tjetër shpërdorim me përmasa kolosale përmendur nga Gjykata e Llogarive të Lacios është ajo e 20 milion eurove të ndara prej Ministrisë së Jashtme për ndërtimin e spitalit “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë, Shqipëri. Spitali nuk përfundoi kurrë: prej 20 milionëve të dhëna nga Farnezina, 10 u zhdukën para se projekti të revokohej si i pamundur që të përfundonte.

Këtë aferë të rëndë e ka denoncuar edhe programi ‘Hapur’ e përkatësisht gazetari Ilir Yzeiri, që ka realizuar dy reportazhe investigative me titullin “Përse nuk u mbajt amaneti i Nënë Terezës”. Në ato reportazhe është treguar me dokumente se qeveria shqiptare vuri në dispozicion të Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë” 100.000 metra katrorë tokë prapa Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, aty ku do të ndërtohej dikur spitali nga Konti Ferra. Qeveria shqiptare duke shfrytëzuar një VKM që lejon shitjen apo dhënien në përdorim të tokës për nevoja të interesit publik në fushën e shëndetësisë e të arsimit, ia shiti këtij Fondacioni këtë sipërfaqe toke me 0.01 lekë m2. Pra 100.000 katrorë tokë janë shitur me 1000 euro. Këtë ngjarje e ka denoncuar gazetari Ilir Yzeiri që në vitin 2010. Mirëpo asgjë nuk ka ndodhur. Në vend të saj Fondacioni “Zoja e Këshillit të MIrë” e ka paditur në gjykatë dhe kërkon dëmshpërblim deri në 100 milion lekë sepse sipas tyre ky investigim u ka prishur imazhin. Përveç gazetarit Ilir Yzeiri është paditur edhe drejtori i programit ‘Hapur’, gazetari Andrea Stefani.”

Publikimi i këtij lajmi në gazetën “La Repubblica” nuk lë më asnjë lloj dyshimi për abuzimin kolosal dhe shpërdorimin gjithashtu me fondet publike italiane nga ana e Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë”. Ky fondacion jo vetëm që nuk e ndërtoi spitalin dhe nuk e mbajti amanetin e Nënë Terezës, por nuk ka dhënë ende asnjë shpjegim se ku i çoi këto fonde, por edhe shumë fonde të tjera që iu dhanë për ndërtimin e spitalit. Dhe e fundit përse qeveria shqiptare nuk ia merr tokën që ia dha me një çmim qesharak për të ndërtuar spitalin. Mbi atë tokë është ndërtuar një universitet privat që ka veç të tjerash qëllim fitimi dhe jo bamirësie.

3 komente në “La Repubblica: Dhjetë milionë në Shqipëri për spitalin që nuk mbaroi kurrë”

  1. Horri bulevardit says:

    Kur na boni Hona ate qametin ne Shkoder, erdhi uji nga deti dhe i perlau paret dhe i ktheu prap anej ka ju italjona, shifni kontrolloni ke breu juj se aty duhet te jen, mos na kerkoni pare, e ka fijin Hona qe u rrotullu pa na thon dhe na solli qametin.

  2. artur says:

    kishaaaaaaaaaaa shikoni se c’ben kishaaaa.
    ua beri mire CELENTANO ketyre mostrave….

  3. artilieri says:

    Po kush do igjej ato miliona?ME sa u gjeten ato te rruges se kombit ?me siguri ika perlare ndonje zyrtar apo servil i pd si fjala vjen tritan preshi.po dhe shume mos te lodhemi se i gjen astrit pallozi.Keta jane gati te bejne cdo pisllek e poshtersi qe te mbajne pushtetin e vjedhur-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje