Kjo është arsyeja se përse demokracia nuk funksionon?

1 Mars 2012, 12:12Lifestyle TEMA

Ky studim do të bënte të lumtur Hitlerin, Stalinin, por edhe shumë diktatorë të tjerë.

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se teoria e demokracisë ka një problem të madh: shumica e publikut nuk ka aftësinë për të zgjedhur kandidatin e duhur për shkak se u mungon inteligjenca.

Sipas teorisë së studiuesve të universitetit Cornell, procesi demokratik nënkupton se në të vërtetë duhet zgjedhur kandidati më i mirë. Por studimi tregon se zgjedhjet demokratike prodhojnë lidership dhe politika mediokre. Shkak për këtë është se njerëzit nuk janë të aftë që të gjykojnë përgatitjen dhe nivelin e një personi tjetër. Për shembull, nëse njerëzit nuk kuptojnë nga taksat, nuk e kuptojnë se për çfarë flasin kandidatët. “Shumë njerëz nuk e kanë aftësinë për të kuptuar se sa e mirë është një ide ose një propozim,” thonë studiuesit.

Një arsye tjetër e fortë sipas tyre është se njerëzit kanë iluzione kur bie fjala tek aftësia e tyre intelektuale. Edhe ata që kanë një nivel shumë të ulët intelektual, mendojnë se janë mbi mesataren. Testi i realizuar edhe me ndihmën e një procesi zgjedhor të simuluar në kompjuter arriti në përfundimin se në demokraci nuk zgjidhen thuajse kurrë liderët më të mirë.

4 komente në “Kjo është arsyeja se përse demokracia nuk funksionon?”

  1. Rena says:

    Ka kohe qe shume prej nesh qe edhe kemi dije ne fushen e politikave dhe kemi punuar me grupe shoqerore te ndryshme,na rezulton i njejti problem, teoria e demokracise eshte e paafte te pengoje jo vetem mediokritetet, por edhe te inkriminuar qe te fitojne voten e njerezve, te cilet nuk kane faj sipas meje. Demokracia shfaqet keshtu mes Asamblese se Athines antike, qe denoi per turpin e vet Sokratin dhe Fidian, dhe Ligjit romak, qe percakton detyrimet dhe te drejtat. Per me teper, ne demokracite atipike si kjo shqiptare, ngerci eshte edhe me i mprehte dhe pengues per shoqerine, deshiren e kemi, enderra shikojme, bejme fushata, i gezohemi fitores se kandidateve, por realiteti eshte gjithnje e me medioker

  2. elinor says:

    E rendesishmja eshte se ne demokraci nuk sundon nje njeri i vetem, edhe sikur ky te zgjidhet si pasoje e injorances se elektoratit. Prandaj, sado i paafte qe ai te jete, ai nuk mund te beje ne koke te tij.
    Nje dicka tjeter qe duhet te kemi parasysh eshte se, zakonisht, kandidatet e paraqitur nga partite e ndryshme jane njerez me nga 2 diploma universitare dhe prandaj eshte gati e pamundur qe ai ose ajo te jete nje zgjedhje aq e rendomte sic e portretizon studimi.
    Per mendimin tim, nje nga problemet kryesore qe ka demokracia eshte menyra se si mendojne politikanet. Te gjithe i caktojne objektivat brenda nje periudhe kohore 4 vjecare dhe per kete arsye ata nuk bejne ate qe duhet bere ne termin afatgjate. Vjen njeri dhe i ben sallate ceshtjet ekonomike politike dhe, mbas 4 vitesh, tjetri qe e zevendeson mundohet t’i rregulloje sadopak vetem per t’u pasuar nga i ardhshmi i cili na kthen ne gjendjen e meparshme, ose edhe me keq. Une mendoj se politikanet duhet te mbahen te pergjegjshem per gabimet e tyre, kur eshte e qarte se keto gabime jane si rrjedhoje e nje neglizhence te madhe dhe perfundojne ne demtime te renda te buxhetit apo ekonomise ne pergjithesi. Duhen gjetur incentiva qe t’i inkurajojne politikanet te marrin vendime duke pasur si synim realizimin e objektivave afatgjate ekonomike dhe politike, pavaresisht se ato mund perfundohen kur mandati i tyre te kete mbaruar me kohe. Eshte filozofia e atij plakut 90 vjecar qe po mbillte rrenje ulliri dhe u pyet nga nje i ri nese ai mendonte se do te jetonte aq gjate sa ta shijonte rezultatin e punes se tij. Dhe plaku iu pergjigj qe nuk po e bente per vehten e tij por per brezat e ardhshem. Per fat te keq, kjo filozofi ka kohe qe ka vdekur. Duhet te gjejme nje menyre per ta ringjallur ose, pak nga pak, edhe njerezimi do te vdese bashke me te.
    Jam dakord me studimin deri ne njefare pike. Injoranca e masave eshte nje problem qe duhet zgjidhur sadopak me futjen te subjekteve politike dhe principeve ekonomike qe ne shkollat e mesme. Atehere them se njerezit do ta kene me te qarte se si funksionojne kerkesa dhe oferta ne tregje dhe roli qe ato luajne tek cmimet. Ose do ta kuptojne me mire ndikimin e madh qe qeveria mund te ushtroje ne tregje nepermjet politikave fiskale dhe monetare. Nuk po them qe te behemi te gjithe ekonomiste por keto qe permenda jane koncepte baze qe nuk eshte shume e veshtire per t’i kuptuar.

  3. jola says:

    Kjo eshte shume e sakte,po te vesh re ne vendin tone verioret votojne gjithmone per PD qe eshte nje parti e djathte,jam e sigurt se duke pare nivelin e tyre ekonomik aq te ulet ata as qe jane ne dijeni qe partite e djathta jane partite per shtresat e pasura.Per te mos folur per manipulimin aq shtazarak qe ju behet ketyre shtresave me nje thes miell per ca vota,ky eshte standart Afrikan pastaj..!!

  4. denkoka says:

    ky studimi vlen per amerikonet…jo per pjesen tjeter te botes….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje