Një police në Britaninë e Madhe ka paditur shefin e saj për diskriminim seksual për shkak se ai i dha një pistoletë rozë dhe kolegët e saj e përqeshën. Policja thotë se në një rast gjatë stërvitjes iu tha të gjurmonte një kuti dhe aty brenda gjeti një duzinë me revista porno. Po ashtu ajo ankohet se shefi i kishte thënë se ajo nuk ka mjaftueshëm zë për të bërtitur gjatë operacioneve. Asaj i ishte thënë edhe se nuk mund të ishte në skuadër me një mashkull, por me një femër për shkak se të dyja mund të kishin nevojë të shkonin në tualet bashkë në të njëjtën kohë. Gjyqi po vazhdon.