“Babi, pse më gënjeve për sëmundjen time?”

2 Mars 2012, 12:20Lifestyle TEMA
“Babi, pse më gënjeve për sëmundjen time?”

Kur djali i tyre 8- vjeçar u diagnostikua më një sëmundje vdekjeprurëse, britanikët Domenic dhe Caroline Stacey menduan se do ishte më mirë që ta mbanin larg tij lajmin tragjik.

Por ata nuk e njihnin natyrën ngulmuese të djaloshit. Ai kërkoi për sëmundjen e quajtur ‘këmbët e lodhura’ në Google dhe zbuloi të vërtetën.

Lil Dom, siç e ka pseudonimin, më pas u përball me prindërit e tij dhe i pyeti ata pse nuk i kishin treguar për sëmundjen.

Sëmundja e rrallë sjell degjenerimin e muskujve dhe vdekjen. Mesatarja e jetës tek këta të sëmurë është 25 vjeç.

“Ai erdhi tek unë dhe më pyeti pse e kisha gënjyer,” thotë babai. “Ne u ulëm dhe i shpjegova gjithçka. Ishte një nga bisedat më të vështira që kam pasur ndonjëherë. Që prej atëherë ai ka kaluar disa makthe dhe na thërret gjithmonë ta përkëdhelim”.

“Njëherë më pyeti nëse do kishte një kurë për sëmundjen e tij. Nuk e dija si t’i përgjigjesha”.

Çifti ka edhe dy vajza.

4 komente në ““Babi, pse më gënjeve për sëmundjen time?””

  1. coku says:

    pse ka semundje per femijet

  2. salistalin says:

    Jete te gjate dhe te gezuar djalit te vogel

  3. Adrian says:

    O Zot, ju lutem mos publikoni lajme te tilla!

  4. KYCI I JETES SE NJERIUT.
    C’je ti,o si do ece jeta tende,eshte e “shkrojtur” ne ADN-ne qe ke ne c’do qelize,si nje lloj “dhurate” nga prindrit.Nese shkenca gjen difektin e ketij femije ne ADN-ne e tij,si dhe kuren per kete difekt,ky femije shpeton.
    Jane shpenzimet e c’do shteti te perparuar qe nuk hidhen sa dhe si duhet per te zbuluar ende sekretet qe fsheh ADN-ja e c’do njeriut per te gjitha semundjet qe ajo trasmeton nga prindrit tek femija.
    Luftrat,ruget per ne kozmos,mbrojtja e mjedisit(tokes) dhe mos disiplinimi i shtimit te femijeve neper bote marin shpenzimet me te medha se sa kerkimet per ADN-ne,ndaj s’e njohim sa duhet kete substance organike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje