Certifikata e lindjes e presidentit amerikan, Barak Obama, mund të jetë një falsifikim. Kështu pretendon një sherif i Arizonas, i shumëdebatuar si personazh.
Sipas BBC-së, Joe Arpaio i kontesë Maricopa- që e përshkruan veten si sherifi më i fortë i Amerikës- zbuloi rezultatet e një testi për origjinën e dokumentit.
Hetuesit e tij kanë zbuluar se certifikata mund të jetë e falsifikuar.
Arpaio, i njohur për qëndrimin e tij të ashpër ndaj emigracionit, po hetohet në lidhje me dyshimet për qëndrim racist. Departamenti amerikan i Drejtësisë dyshon se zyra e tij diskriminon rregullisht latinët.
Shtëpia e Bardhë e publikoi certifikatën e plotë të lindjes së Obamës në prill pas spekulimeve se ai nuk është qytetar i lindur në SHBA. Nëse kjo do kishte qenë e vërtetë, Obama nuk do ishte në gjendje të mbante postin e presidentit.
u shit edhe per sot, gazeta ne amerike
Shtepia e Bardhe e ka publikuar certifikaten online, ne websitin e saj, dhe asnjehere nuk e ka paraqitur ne origjinal
Imagjinoni nje shef policie ne Shqiperi, ti gjej dokumentin fallco te Berishes qe eshte Serb dhe jo i lindur ne Shqiperi. Direkt tritol ne makinen e shefit.