Ish- aktorja e serialit ‘Shtëpiake të Dëshpëruara’, Nicollete Sheridan, ka dalë përpara gjykatës pasi ka paditur krijuesin e këtij seriali se e ka goditur.
Sipas BBC, aktorja pretendon se edhe personazhi që luante, Edie Britt, u vra në një nga pjesët për shkak se ajo ishte ankuar për sjelljen e Marc Cherry, që ka krijuar serialin shumë të suksesshëm.
Avokatët e krijuesit të serialit thonë se ishte një goditje e lehtë vetëm sa për ta orientuar ku do shkonte.
Sheridan kërkon 6 milion dollarë dëmshpërblim.
Aktorja 48 vjeçare thotë se ajo kërkonte që të mbetej në tekstin e saj një thënie, por zoti Cherry u përgjigj se ajo ishte pjesë e një kënge të Beatles dhe për këtë do duhej të paguheshin të drejtat e autorit. Gjatë diskutimit, aktorja tha se Cherry i bërtiti: “Kjo është ajo që do”, dhe e goditi me pëllëmbë.
Personazhi që ajo luante u vra në sezonin e pestë. Sheridan fitonte 175 mijë dollarë për episod.