Laç, i sëmuri mendor merr peng për disa orë familjen

5 Mars 2012, 17:48Kronika TEMA

Katër anëtarët e familjes Balloku në Laç, që ishin marrë peng nga një pjesëtar tjetër i kësaj familje, me probleme mendore, janë liruar. Ata u mbajtën peng për disa orë në banesën e tyre, ndërsa ende nuk janë zbardhur rrethanat e ngjarjes. Megjithatë, mësohet se policia nuk ka mundur dot të arrestojë pengmarrësin Klevis Balloku, i cili ka mundur që të arratiset në zonat malore.

 

Një ngjarje e rëndë është shënuar në rrethin e Laçit gjatë pasdites së sotme, ku një person me probleme mendore ka marrë peng familjen e tij. Ngjarja është shënuar në fshatin Vinjollë, ndërsa policia ende nuk ka bërë të ditur identitetin e tij. Mësohet se pengmarrësi po mban në banesën e vet me anë të një arme, katër personat e familjes. Policia tashmë ka hyrë ne negociata me të.

 

5 komente në “Laç, i sëmuri mendor merr peng për disa orë familjen”

  1. BERISHA LARGOHU. says:

    Ky person nuk mund te jete me probleme mendor kur i mban te ngujuar familjen e tije duke dite te perdor edhe armen gjoja si semure.

  2. olti says:

    Tamam si Doktori ka marre peng gjithe Shqiperine, nga dashuria e tepert.

  3. aleks says:

    i lutem personit me probleme mendore te marrin peng kryministrin dhe krytaren e kuvendit,per pak se harrova edhe Ilirin te lutem

    1. M says:

      Bashkohem me lutjen tende Aleks
      Ciao

  4. ulliriw says:

    nuk me duket shume isemure pasi i semuri nga mendja nuk iken se ai nuk kupton gje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje