Një person është qëlluar me armë zjarri pasditen e sotme në Bulqizë, duke humbur më pas jetën. Ngjarja është shënuar në Shupenzë të Bulqizës, ku është plagosur shtetasi Shukuri Xhepa 24 vjeç. Mësohet se Xhepa është qëlluar me pistoletë në gjoks, në ambientet e një lokali në periferi të asaj zone, pas një sherri për motive të dobëta që ka pasur me autorin e krimit, i cili dyshohet të jetë 23 vjeçari Dritan Uka, raporton Ora News. I plagosuri është dërguar menjëherë drejt spitalit të Peshkopisë për marrjen e ndihmës mjekësore, por si rezultat i plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rastit.