Një miqësi irrituese për të tjerët (FOTO)

9 Mars 2012, 11:26Lifestyle TEMA
Një miqësi irrituese për të tjerët (FOTO)

Zgjedhjet e fundit në Rusi, si ato parlamentare, ashtu dhe presidenciale, kanë qenë shumë të kontestueshme. Rusët dhe faktori ndërkombëtar kanë hedhur akuza për manipulime nga ana e Vladimir Putin. Por, ky i fundit nuk shqetësohet shumë dhe ka festuar fitoren e tij me ish-kryeministrin italian, Silvio Berluskoni, një mik i hershëm i tij. Së bashku ata kanë qenë në një resort skish në Sochi, ndërsa i pranishëm ka qenë dhe Dimitri Medvedev. Miqësia e tyre duket shumë e fortë, por dhe irrituese ndërkohë për të tjerët, duke parë se ata konsiderohen si personazhe negative jo vetëm në vendet e tyre, por më gjerë.

7 komente në “Një miqësi irrituese për të tjerët (FOTO)”

  1. Mesila De Palma says:

    Keta duhen varur te gjithe.

    1. Marko Bocari says:

      Mesila De Palma …ke nik-un me fantastik ..bravo,..Kurse per fotot shikoji so globalizem ..se ne fund te fundit kur arin nje far pasurimi te nivelit te ketyre,njerzit te duken si milingaona pa tru qe punojne si budallenj per ty dhe ti ne cdo moment mund ti shtypesh pa tu shqetesuar ndergjegjia dhe ska te bej ne je popull Italian apo rus….

      1. armand says:

        Kam qene ne Rusi disa here dhe ne çdo udhetim ve re shume ndryshime.As qe mund te krahasohet me Shqiperine dhe mund te them se ka arritur nje nivel qe mund ta kete zili çdo vend perendimor.Sa per manipulimin e zgjedhjeve ky zoteria ka bere “mire” se ne skenen nderkombetare eshte i vetmi politikan qe mund ta mbaj te frenuar nacionalizmin rus.Mendoni sikur zgjedhjet te ishin fituar prej Zherinovskit (nacionalist dhe ekstremist i terbuar) ose nga Zhuganov(P.komuniste).Ruset kane zgjedhur per president te keqen me te vogel.

        1. Aqifi says:

          Per me teper ruset nuk jane popull i destinuar per tu qeverisur ne demoraci. Ne dy shekujt e fundit (kur u shpik demokracia e vertete) ruset vetem 10 vjet u qeverisen me metoda demokratike nga Yeltsin dhe iken per lesh si komb. Sa doli ne skene ky mjeshtri i KGB-se gjeten perseri rehat…

  2. tirona ime says:

    Putini, avash avash u bo CAR,kurse poplli njeli K,r

  3. Marko Bocari says:

    jo mer popull inatci joooooo…cdo gjo ne ket bot bohet per pare ….Berluska per pare hypi ne pushtet ne Itali,tani qe e hoqen del verdall me xhup me stem dhe flamur Rus,domethenien e te ciles ju se kuptoni dot…po ju siguroj qe jane fotomesazhe per ate qe duhet.

  4. abc says:

    gjat 2011 pati perplasie te medha interesash gjeopolitike.lufta kunder gedafit demtoj rend interesat e italis, jo vetem kaq por krijoj nje kris mes italis dhe BE. qe vazhdoj me ndjekjen e berlusconit nga pushteti.goditja e interesave italiane ne bot po vazhdon ende, dhe gjerat nuk do mbarojn ketu …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje