Pas rizgjedhjes së Vladimir Putin në krye të Rusisë, opozita ruse të shtunën mezi mblodhi disa mijëra njerëz në shesh. Përpara protestës organizatorët thanë se do grumbullonin 50 mijë njerëz. Por në fakt vetë ata tani deklarojnë se në shesh ishin mbledhur 25 mijë njerëz për të protestuar për zgjedhje të lira. Policia thotë se nuk ishin as 8 mijë njerëz. Dhe ta mendosh se koha ishte e mirë. Një muaj më parë, kur temperaturat ishin minus 20 gradë, në rrugë dolën mbi 50 mijë njerëz.
Tre muaj pas shpërthimit të papritur të valës së protestave, “Revolucioni i Dëborës” ka humbur dinamikën. Dëbora është akoma në Moskë, por protestat kundër Putinit po shkrihen.
Protesta e sotme nuk kishte as entuziazëm e madje shfaqi edhe përçarje. Disa persona mbanin një parullë ku lexohej: “Liri për të burgosurit”. Disa kërkonin liri për biznesmenin Aleksej Koslov, të tjerët bërtisnin: “Mos na e përmendni më atë emër”.
Olga Metlikina, që vazhdon studime e doktoraturës, thotë se ka dalë në çdo protestë të opozitës. Por kësaj here ajo nuk ishte në shesh, por doli të bënte pazar. “Opozita nuk ka një udhëheqës dhe një plan se si do i çojë gjërat përpara,” thotë ajo. Më shumë se gjysma e votuesve kanë mbështetur Putinin. “Nëse do kishte manipulim, bëhet fjalë për disa përqind, që nuk do e ndryshonin rezultatin,” thotë Metlikina.
Kjo Olga qëka me të vërtetë për doktoraturë…
Ka lezet,sa mirë i shef gjërat dikush që është me shkollë…
Mos moj Ollga. I le keta qente e Rames pa shpresa.
Keshtu tha edhe nje i mencem andej nga anet e tua…
– Une e mor vesh qe po me genjen,…po e di ti??? Me paska lezet-!!!
Prandaj edhe Putini qau ne Sheshin e Kuq pasi doli rezultati.
Qau dhe i dha opozites leje te protestoje..Pse??
Sepse per 6 vjet “nuk e lu as topi”…
Keshtu ja fut populli vehtes!!! Pranon te zgjedh ate qe ja fut me fort edhe sikur te fitoje 50%+1!
Turme!
nuk krahasohet sali berisha me putinin se jane si miu me ariun
Opozita ne rusi nuk eshte si opozita shqiptare dhe ska Edi Ramen e Fiqiri Xibrin qe paguaje 30 mije lek per te marre pjese ne protesta dhe mezi arrije te 20 mije vtea.ahahahahahahahahahahah
C’jane keta qe gezohen per fitoren e agjentit te KGB per te treten here ne Rusi. Mos bejne paralelizem me kete agjentin serb qe kemi kryeminister sot ne Shqiperi? A duan qe dhe ky qe i ka hipur popullit shqiptar ne qafe dhe e ka “udhehequr” per ne gremine e jashte Europes, te “fitoje” (te vjedhe) zgjedhjet perseri? Allah allah, mjerane te shkrete qe pelqejne te dhunohen nga kamzhiku, po ashtu si muzhiket rus qe e kane kamzhikun rreth fytit nga gangstere te tipit Putin.
daku,te paska pjell nena te squt mor qerata.